Anekënd ku ka shqiptar shënohet e festohet 28 Nëntori dhe 103 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, gjithnjë duke e menduar Shqipërinë natyrale jo Shqipërinë londineze- mirëpo edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë “gjurmë” të të ashtuquajturës “tapi”- Aktit themeltar i nënshkruesve të Pavarësisë, për të cilin janë thurrur e plasuar versione të ndryshme nga autor të ndryshëm, kryesisht shqiptar.
Shumë herë, nëpër mediat shqiptare, qofshin ato të shkruara ose vizuele elktronike, na janë prezantuar shumëversione e ndër to kanë dominuar 3 versionet e Aktit të Pavarësisë, me supozime se njëri, tjetri, ose tjetri është origjinali !(?) Megjithate as sot e kësaj dite asnjë përgjigje të saktë zyrtare nuk kemi. Të gjitha këto versione janë zyrtarisht dhe jozyrtarisht të “sakta”, por asnjëri version zyrtarisht dhe jozyrtarisht “nuk është i saktë”.
Shumë gjurmues sidomos historian kanë bërë përpjekjet e tyre për ta gjetur ose zbuluar këtë “tapi”-Aktin themeltar të nënshkruesve të Pavarësisë. Duke iu referuar të dhënave të historianëve, arshivistëve, hulumtuesve e gjurmuesve, thuhet se Aktin e shpalljes së Pavarësisë, respektivisht të 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, e ka pasë Lef Nosi!. Dhe sipas këtyre burimeve, Lef Nosi, me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, – më 1937- ka bërë disa kopje që i ka shpëndarë ndaj besohet se ato kopje edhe sot e kësaj dite “shërbejnë” si dëshmi e nënshkrimit të 40 burrave të kombit në këtë Akt të shpalljes së Pavarësisë.
Në shënimet e shumta thuhet se Lef Nosi, (9 prill 1977 Elbasan- 20 shkurt 1945 Tiranë) intelektuali, atdhetari, politikani dhe studiuesi nga Elbasani ka qenë edhe ruajtësi i Dokumentit të Pavarësisë së Shqipërisë, 100 e sa vjet më parë. “Për të bërë të pamundur falsifikimin dhe manipulimin e tij, me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë, e fotografoi dhe e botoi duke ju dhuruar nga një kopje familjeve të të gjithë nënshkruesve dhe duke e shpërndarë botërisht. Ky botim që ruhet në shumë kopje në ditët tona, është i vetmi që kemi për Aktin e Pavarësisë. Kështu, sundimtarë të ndryshëm të Shqipërisë që u përpoqën të manipulonin duke shtuar si nënshkrues të afërm të tyre, dështuan”, ka rrëfyer në një rast stërnipi i Lef Nosit, Skënderi.
Mirëpo, nuk ka dëshmi as para 1937 e as pas 1937, e deri në ditët e sotme se cili është origjinali, respektivisht cili version i kopjes është nga origjinali i Aktit të Pavarësisë: i pari, i dyti, ose ai i treti që është fotografuar nga Marubi?
Me gjithë respektin dhe konsideratën ndaj të gjithë atyre që janë “përpjekur” ose “përpiqen” të zbardhin të vërtetën e hidhur historike për këtë dokument aq të rëndësishëm për kombin dhe shtetin shqiptar, jam i prirur me vogëlsinë time që të gjitha këto pohime ti lë anash, duke ofruar një version sado pak të argumentuar dhe krejt ndryshe, duke dhënë disa prova që mbase për ndokend mund të mos ketë asnjë vlerë. Megjithate, do të përpiqem të jap edhe sqarimet e duhura, pse vë dyshimet dhe pse dyshoj në ato versionet e publikuara të dokumentit të Aktit të pavarësisë dhe pse jam i bindur në versionin që do ta përshkruaj si vijon:
Hulumtimet, gjurmimet dhe kërkimet e mia personale dhe në konsultim me njohës të zhvillimeve historike dhe politike shqiptare, datojnë që nga 28 nëntori i vitit 1992, kur për herë të parë kam dëgjuar për Qazim bej Qemal Vlorën, djalin e Ismail Qemal bej Vlorës dhe që atëhere kam filluar të gjurmoj për ta zbardhur plotësisht rastin, rolin, figurën dhe personalitetin e djalit të Ismail Qemal bej Vlorës, që tani më po bëhen plot 23 vjet.
ثshtë e vërtetuar dhe dihet mirfilli se Ismail Qemal bej Vlora, bijt e vet i ka pasë edhe truproje edhe këshilltar dhe një ndër ata, ka qënë edhe Qazim bej Qemal Vlora, që ka qënë truproje e tij, shef i kabinetit të Ismail Qemal bej Vlorës dhe sekretar personal. Ai, Qazim bej Qemal Vlora, e ka shoqëruar babain e tij, Ismail Qemal bej Vlorën në të gjitha udhëtimet dhe aktivitetet diplomatike dhe politike para, gjatë dhe pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, e deri në rrugëtimin e fundit të Ismail Qemal bej Vlorës në Perugja, kur ai ndërron jetë në duart e Qazim bej Qemal Vlorës dhe të vëllait të tij Et’hem bej Qemal Vlora. Ky fakt mbase edhe mjafton sa për ta nisë zhvillimin e lëmshit “Nyjes së Gordit” për zbardhjen e Aktit të Pavarësisë, me supozim të mbështetur edhe në shumë dëshmi dhe argumente të tjera se origjinali i Aktit të Pavarësisë ka qënë në duart e Qazim bej Qemal Vlorës!!!
Qazim bej Qemal Vlora, duke kërkuar qetësinë e vet edhe shpirtërore, është larguar nga Shqipëria dhe është vendosur në Strugë, në shtëpinë e bashkëshortes së tij Behije Sherif Masllafi, e veja e Inajet Bej Ohrit-Qokut. Ai me vete ka sjellë bibliotekën e tij të pasur dhe gjithë dokumentacionin e veprimtarisë politike e diplomatike të babait të tij, Ismail Qemal bej Vlorës!
Për ate se ai ka pasë me vehte pothuajse tërë dokumentacionin e veprimarisë së Ismail Qemal bej Vlorës, kanë dëshmuar me dhjetra njerëz-qytetar strugan që e kanë njohur nga afër Qazim bej Qemal Vlorën. Por, pa dyshim se më së miri e kanë njohur fëmijët e birësuar të tij, që për fat të mirë, njëri akoma jeton në Tiranë, e ai është ish komandanti i aviacionit të Shqipërisë, gjeneral Edip Ohri. Për fat të keq, dy motrat e tij Edibe Ohri-Kalimeri dhe Hyrmete Ohri bashkë me vëllanë Dashamir Ohri kanë ndërruar jetë.
Për ta zbardhur sa mëshumë figurën e Qazim bej Qemal Vlorës, gjatë kërkimeve të mia, kam pasë rastin të bisedoj me shumë njerëz lidhur me këto fakte të pakontestueshme, dhe të gjithë kanë pohuar se Qazim bej Qemal Vlora, kurrë nuk është ndarë nga një çantë të cilën vazhdimisht e ka mbajtur me vehte, sa që edhe kur ka ngrënë drekë apo darkë, ose kur ka shkuar në berberhane për tu rruar ose për tu qethur, atë çantë e ka mbajtur në prehër.
Këtë fakt e ka pohuar dhe e pohon vazhdimisht edhe sot e kësaj dite gjatë bisedave djali i tij i birësuar, gjeneral Edip Ohrin, ish komandant i aviacionit të Shqipërisë, që është dëshmitari më bindës për këtë çështje. Gjeneral Edip Ohri duke rrëfyer për jetën dhe kohën e kaluar së bashku me njerkun e tij, Qazim bej Qemal Vlorën ka pohuar se sa e sa herë duke ngrënë drekë ose darkë i kanë bërë vërejtje “Pse po e mban atë çantë në prehër së paku duke ngrënë?”. Qazim bej Qemal Vlora vazhdimisht u është përgjigjur: “Nuk e dini ju se çfar vlere dhe çfar dokumente ka në këtë çantë, por do të vije dita kur do ta dini”-pohon gjeneral Edip Ohri.
Qazim bej Qemal Vlora, ka ndërruar jetë më 22 dhjetor të vitit 1953 në Strugë dhe është varrosur në varrezat muslimane të qytetit të Strugës, ku edhe sot prehen eshtrat e tij. Sapo është bërë e ditur se Qazim bej Qemal Vlora ka ndërruar jetë, shtëpinë ku ai ka jetuar, e kanë “vizituar” pjestarët e policisë dhe të shërbimit sekret të ish Jugosllavisë dhe nuk kanë lejuar askend të hyjë në shtëpi për të marrë diçka. Qazim bej Qemal Vlora, ka jetuar në Strugë, por vazhdimisht ka qënë nën vëzhgim nga organet e sigurimit jugosllav, e sidomos pas vitit 1948, pas ndërprerjes së marëdhënieve miqësore ndërmjet Jugosllavisë dhe Shqipërisë. Pra vetë statusi i tij si shtetas shqiptar, e aq më tepër që ai ka qënë djali, truproja, shefi i kabinetit dhe sekretari personal i Ismail Qemal bej Vlorës, ka qënë motiv shtesë për shërbimet e sigurimit që ta ketë nën vëzhgim të vazhdueshëm.
Pas ai ndërron jetë më 22 dhjetor të vitit 1953, me të dëgjuar për vdekjen e Qazim bej Qemal Vlorës, Belul ef. Kadiu, shok dhe mik i Qazim bej Qemal Vlorës, e ka dërguar të bijën Myzhgjane Kadiu-Qoku, ( e cila poashtu është gjallë) që nga dhoma e Qazim bej Qemalit ta merr pikërisht çantën e tij. Mirëpo, sipas rrëfimit dhe dëshmisë së Myzhgjane Kadiut-Qoku, polici që ka qënë roje në derë të hyrjes, nuk e ka lejuar të prekë asgjë! Në tentativën e dytë të Myzhgjane Kadiu-Qoku, për ta rrëmbyer atë çantë me dokumente, përsëri pengesë ka qënë polici roje, i cili nuk ka lejuar që të prekë asgjë, pos një fotografie të çiftit Behije Sherif Masllafi-Qazim bej Qemal Vlora- që është fotografia e vetme e çiftit dhe tani është pjesë e arshivit të fotografive dhe dokumentacionit që kam grumbulluar gjerë më tani.
Pas vdekjes së tij, shtëpia është bastisur, kontrolluar rrënjësisht deri në hollësi dhe pastaj është boshatisur nga shërbimet policore jugosllave; librat janë kontrolluar mirë e mirë dhe shumica prej tyre janë djegur në deponinë e qytetit, ndrësa dokumentacioni sipas të gjitha gjasave madje pa pikë dyshimi, është marrë nga shërbime policore dhe ato sekrete dhe është deponuar diku në ndonjë arshiv!
Kam bërë përpjekje të gjurmimeve në Arkivin e Ohrit, ate të Manastirit, jamë interesuar edhe në Arkivin shtetëror në Shkup, por nuk kam hasë në asnjë gjurmë. Të gjitha rrugët dhe gjurmët e këtij dokumentacioni që ka poseduar Qazim bej Qemal Vlora, supozohet se ka përfunduar në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brëndshme të ish Jugosllavisë, që tani është nën jurisdikcion dhe nën kompetenca të Ministrisë së Punëve të Brëndshme të Serbisë, respektivisht të Agjencisë së Shërbimit Informativ të Serbisë, – BIA (Bezbednosno Informativna Agencija).
Në prag të 100 vjetorit të Pavarësisë, jam përpjekur që së bashku me historianin prof.Dr. Nebi Dervishin, të vizitojmë Arkivin e Serbisë dhe të ish Jugosllavisë, mos vallë “do të mëshirohen” dhe të i hapin kasaforat e Arkivit dhe për ti gjetur këto dokumente të vlefshme jo vetëm për shtetin shqiptar por për historiografinë shqiptare dhe për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Mirëpo, për shkuarjen në Beograd, nuk ishim të pregatitur në aspektin materialo-financiar. Iu drejtuam disa biznesmenëve, por ata nuk patën mirëkuptim për këtë gjë dhe nuk na dolën në ndihmë. Më në fund, iu drejtova edhe Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, por as aty nuk hasa në mirëkuptim, mbase edhe nuk kanë pasë kompetenca për një aktivitet të tillë gjurmimi e hulumtimi. Sido që të jetë, u shënua 100 vjetori, 101 vjetori, 102 vjetori dhe tani edhe 103 vjetori i shpalljes së Pavarësisë, e Akti themeltar mungon!!!
Megjithate, për gjëra madhore gjithmonë gjinden njerëz të vullnetit të mirë, të brumosur dhe me taban kombëtar dhe tepër fisnik, që kanë treguar gatishmëri për mbështetje materiale lidhur me kërmkimet nëpër arkivat e Beogradit. Ai person, asesi nuk pranon të ia përmendi emrin në këtë rast, për arsye modestie, kombëtarie dhe fisnikërie. Kam vizituar dhe qëndruar pesë herë në Beograd në Arkivin e ish Jugosllavisë, Arkivin historik, Arkivin ushtarak dhe Arkivin e Serbisë, me kërkesë të verifikimit të materialit arkivor, fondeve, dosjeve etj. Për hirë të korektësisë, duhet të pranoj se në Arkivin e Jugosllavisë, më janë ofruar fondet e shumta, por që nuk kanë të bëjnë me fushën e interesimit tim, gjetjen e dokumenteve të Qazim bej Qemal Vlorës.
Pas disa përpjekjeve, më është kërkuar që të konkretizoj dhe të specifikoj kërkesën time për gjurmime në këtë Arkiv. Kur këtë kërkesë e kam specifikuar dhe konkretizuar me emra konkret, atëhere më është thënë tekstualisht: “Në këtë Arkiv të Jugosllavisë janë fondet dhe dosjet civile që nuk kanë të bëjnë as me çështje ushtarake, as politike, ndërsa ato janë nën kompetencat e BIA-së – Agjencisë së Shërbimit Informativ të Serbisë, shërbim që është tepër tepër vështirë të depërtohet aty, aq më tepër si shtetas i huaj dhe kur kësaj ti shtohet edhe pesha e dokumenteve të kërkuara, atëherë është shumë e qartë edhe vështërsia e realizimit të kësaj kërkese sado që unë e konsideroj fisnike.
Përkundër pengesave, opstrukcioneve, pamundësive, rreziqeve, institucionale si dhe pengesave të shumta të natyrës objektive dhe subjektive, gjendjes shëndetësore dhe asaj materialo-financiare, nuk i kam ndërprerë tërësisht dhe nuk do ti ndërpres gjurmimet, por ato do ti thelloj edhe më tepër me një këmbëngulësi dhe fanatizëm për ti shkuar qëllimit deri në fund, sepse ne si shqiptar ate e meritojmë.
Struga dhe struganët, e kanë për borxh të përpiqen të zbardhin këtë enigmë të dokumentacionit të bashkëqytetarit të tyre, Qazim bej Qemal Vlorës. Struga këtë e dëshiron dhe e meriton dhe e kemi për detyrë ta çojmë deri në fund këtë amanet.
Për ta përfunduar këtë paraqitje, këtë shkrim, do ta bëj duke përshkruar dhe shtjelluar një fjalë popullore që thot: “Lufto për popullin tënd që ta dijshë se për çka ke lindë!”
Duke iu përgjegjur kësaj thënje lakonike do të them se lufta për popullin tim është që të përpiqem ta zbardhi këtë enigmë, këtë mister, të dokumentacionit të Qazim bej Qemal Vlorës, e sidomos të “tapisë”, Aktit të firmëtarëve të pavarësisë, duke shtruar në fund edhe pyetjen për veten dhe për të gjithë njohësit e kësaj problematike, për të gjithë ata që pretendojnë se e dijnë, por edhe për të gjithë shqiptarët:
Cili është version origjinal i Aktit të Pavafrësisë: version1; version 2, ..versioni 3, apo asnjëri…???
1.received_10208152788281428
2.received_10208152789721464