100 vjetori i lindjes se Enver Hoxhes,trumbetohet ne Tetove

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Atmosfera e pritjes së "100-vjetorit" të ditëlindjes së ishdiktatorit Enver Hoxha, më shumë se kudo po ndihet në Tetovë. Edhe në ditët e sotme, emri i tij duket se ngjall ende nostalgji tek shqiptarët atje. Jehona ka ardhur pikërisht përmes këngëve kushtuar atij, të cilat transmetohen çdo ditë në Radio Tetova gjatë gjithë kohës.

KثNGثT


"Enver Hoxha tungjatjeta", "Enver Hoxha, fjala jote bëhet vepër", "Enver Hoxha të qofshim falë", "Enver Hoxha...". Nuk ju flet Radio Tirana e viteve 70! Hitet muzikore të ish-Shqipërisë komuniste jehojnë thuajse çdo ditë në Radio Tetova, si pjesë e preferuar e repertorit muzikor, madje në intervalet me dëgjueshmëri më të madhe. Këto këngë, të klasifikuara edhe si himnet e diktaturës së proletariatit të krijuara para viteve '90-të në Shqipërinë komuniste për diktatorin Hoxha, qëmoti janë flakur nga emetimi, thuajse gjitha mediat elektronike të Shqipërisë dhe Kosovës, sidomos ato të cilat
si burim financimi, kanë buxhetet qendrore apo lokale. Por ato vazhdojnë të jenë në modë në Radio Tetova. Shumë dëgjues me të drejtë ankohen për repertorin muzikor paradoksal të radios, ku përmes këngëve ngrihet në piedestalet më të larta figura e ishudhëheqësit komunist Enver Hoxha, i cili nga shqiptarët, sidomos ata të Shqipërisë që e vuajtën më së shumti regjimin e tij, konsiderohet si një nga diktatorët më të tmerrshëm jo vetëm në Evropën Juglindore, por edhe më gjerë. Diktaturë, që është paguar me një faturë shumë të dhimbshme për shqiptarët, shumë gjak, internime, burgosje, deklasime e të tjera.

ELOZHE ISH-DIKTATURثS

Përveç këngëve ku i thuren lavdi diktatorit Hoxha, në repertory nuk mungojnë as ato për Partinë e Punës, për Stalinin, Mao Ce Dunin, pa harruar këtu këngët demagogjike për proletariatin, kooperativistët, brigadieren, bujqit, jetën e re, grurin, bukën e të tjera. Lidhur me kriteret, në bazë të të cilave Radio Tetova harton skemën programore dhe merr përsipër të edukojë shijet e dëgjuesve, nuk prononcohet askush prej drejtuesve të saj. Duke mos e mohuar emetimin e kësaj kategorie këngësh në institucionin ku punojnë, shprehen se nuk janë tëautorizuar për t'u prononcuar për këtë problematikë. Ndërsa i kontaktuar nga mediat për këtë çështje, drejtori i Radio Tetovës, Adem Ilazi, nuk pranoi të prononcohet, duke u arsyetuar me angazhimin e tij të momentit në një gosti familjare. Masa që do të sanksiononin muzikën, e cila "tërbon" veshët dhe mendjet e qindra tetovarëve, nuk parashihen as në Këshillin e Radio Difuzionit. Zëvendësdrejtori Ilir Ajdini pohon se këngë të tilla nuk mund të jenë të ndalura për aq kohë sa nuk nxisin dhunën, urrejtjen, nuk cënojnë të drejtat e njeriut, apo integritetin personal. "Dënohen vetëm në rast se ne konstatojmë se emetimi i tyre nuk është paralajmëruar në skemën programore, vetëm kjo është shkelje", - thotë Ajdini. Ai shton se është në dorën dhe shijet e drejtuesve hartimi i skemave muzikore, të cilat ia ofrojnë audiencës më të gjerë.

RADIO TETOVA

Krahas rajonit të Tetovës, kjo radio në frekuencat 97, dëgjohet edhe në qytetin e Gostivarit me rrethina, në Shkup, si dhe në zonat kufitare të Kosovës. Radio Tetova ka figuruar e themeluar si një institucion publik nga Komuna e qytetit, e cila gëzonte kompetencat për shkarkimin apo emërimin e drejtuesve të saj. "Pas ndryshimeve ligjore, financimi i saj realizohet në bazë të reklamave dhe jo të taksapaguesve", - pohojnë në Këshillin e Radiodifuzionit. Nga ana tjetër, nuk saktësohet nëse kjo radio ka filluar procesin e transformimit nga një subjekt publik, në privat.


KOHA
 
LOLLOLLOL i mbushi 100 vj:ptani mund te ri i qet

me duket absurde qe ende e "festojne"
 
LOLLOLLOL i mbushi 100 vj:ptani mund te ri i qet

me duket absurde qe ende e "festojne"

Jo aspak pse normal ne Spaٌ ku jam une kan pas nje diktator i quajtur Franko (rafmet past :p) ka 30 vjet qe ka vdek me duket se maj men dhe akoma busti i tij nuk eshte shmbur se e quaj pjes se historis se spaٌes dhe ditelindja ati festohet çdo vit , dhe eshte per tu çuditur sepse ka qen me i keq se enveri yn , por e kujtojn se eshte histori e vendit dhe per kete e kujtojn .
 
Dje po kujtoja ...cfare turpi. E c'varrosen dhe i shkaterruan eshtrat, si dikut turqit Skenderbeut. Sa ishte gjalle nuk i beri njeri gek-mek, te merresh edhe me skeletin, turp i ver8.

C'ne Tetovaret kaq te lidhur me keto kujtime valle ?
 
Dje po kujtoja ...cfare turpi. E c'varrosen dhe i shkaterruan eshtrat, si dikut turqit Skenderbeut. Sa ishte gjalle nuk i beri njeri gek-mek, te merresh edhe me skeletin, turp i ver8.

C'ne Tetovaret kaq te lidhur me keto kujtime valle ?

JO vetem tetovaret,por edhe shqiptaret e viseve te tjera jashte "Shqiperise Londineze",kishin patur ne ate kohe nje nostalgji dhe nje respekt per figuren e Enverit...mbase do i kene shikuar fjalimet e zjarrta nga ato kongreset qe flitet per shqiptare e ish Jugosllavise apo ku ta di une???.

P.S.Babi im me tregon se diten e varrimit te Enverit kane ecur mbi 40 km deri tek nje mik i familjes qe te percjellin nga ekrani i TVSH-se varrimin e Enver Hoxhes.
 
Personalisht mendoj se me qendrimin qe eshte mbajt ndaj figures se Enver Hoxhes,
kryesisht nga politika ,por dhe nga populli , kemi deshmuar nje mungese te theksuar kulture ,nje munges respekti ne rradhe te pare ndaj vetes ,pastaj per brezat para nesh ,per varret e te parve ,por duhet te ngushllohemi me faktin qe ka dhe me keq.
 
Jo aspak pse normal ne Spaٌ ku jam une kan pas nje diktator i quajtur Franko (rafmet past :p) ka 30 vjet qe ka vdek me duket se maj men dhe akoma busti i tij nuk eshte shmbur se e quaj pjes se historis se spaٌes dhe ditelindja ati festohet çdo vit , dhe eshte per tu çuditur sepse ka qen me i keq se enveri yn , por e kujtojn se eshte histori e vendit dhe per kete e kujtojn .
Po te kishte pas nje ndikim te mire per Shqiperine skam kundra te "festohej"
po keshtu....halllall histori qe i ka bere Kombit tone
 
YYYYyt turp ata qe ja festojne...atij 100 vjetorin e lindjes....kjo duhet te ishte dit zie per shqiperine.......se me lindjen e atij ..... linden vuajtejet e popullit tone!
 
Dje po kujtoja ...cfare turpi. E c'varrosen dhe i shkaterruan eshtrat, si dikut turqit Skenderbeut. Sa ishte gjalle nuk i beri njeri gek-mek, te merresh edhe me skeletin, turp i ver8.

C'ne Tetovaret kaq te lidhur me keto kujtime valle ?

u avash tiii, po ti je dhe historian, shkaterrimi i varreve eshte pjese e urrejtes.

po gjithe ata intelektuale shqiptare qe sju dihet varri akoma se i ka vrare ky e skane as varr? sdihet se ku jane, kane ngel vetem ne fotografi.

ketij tja kishin djeg me mire kockat qe mos vetne me nejri sot e ti bente homazhe, s evarri pjese e kujtimeve eshte.

mbretit te frances i prene koken mes parisit e luanin futboll me te plebenjte e frances
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top