100 vjet shtet shqiptar, fëmija e parë është vajzë

Love

βeℓℓe â๓e
TIRANE- :fl: ثshtë vajzë, bebja e parë e lindur në ditëlindjen e 100të të Pavarësisë së Shqipërisë.

femija1.jpg


Ardhja në jetë e bebes u bë në maternitetin “Mbreteresha Geraldine”, në kryeqytet dhe gezon shëndet të plotë.

Sipas mjekeve që asistuan në lindje, vajza e vogël ka ardhur në jetë nga një lindje normale, në orën 02:15 të mëngjesit të këtij 28 nëntori 2012.

Nuk dihet se cili do të jetë emri i kësaj vajze, e cila ka lindur në një ditë të veçantë, ndërsa shumëkush mund të mendojë se mund të quhet Marigo apo Pavarësi.

Ndërsa fëmija e dytë është një djalë i cili ka lindur në maternitetin ”Koço Gliozheni” në Tiranë.

Djali, me emrin Liridon ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Burimi: panorama
 
Titulli: 100 vjet shtet shqiptar, fëmija e parë është vajzë

TIRANE- :fl: ثshtë vajzë, bebja e parë e lindur në ditëlindjen e 100të të Pavarësisë së Shqipërisë.
Sipas mjekeve që asistuan në lindje, vajza e vogël ka ardhur në jetë nga një lindje normale, në orën 02:15 të mëngjesit të këtij 28 nëntori 2012.

Djali, me emrin Liridon ka ardhur në jetë rreth orës 07:30 të mëngjesit të sotëm të 100-vjetorit të Pavarësisë.
Burimi: panorama

Ajo qe me beri pershtypje eshte koha e lindjes?????? A thua ne tere Shqiperine do duhej ora 02:15 per te ardhur ne jete nje bebe. Kujtoja se ne maternitet lindin femije me shpesh. Gjithashtu ardhja e femijes se dyte poashtu ka diferenc kohe shume te madhe dhe kjo me bene te dyshoje ne vertetesine e ketyre dy lajmeve.

Megjithate, ardhja ne jete e nje femije femer per mua do ishte shenje e mire ngase nese dikush ka kryer plotesisht me nder detyrat kombtare ne kete shekull eshte femra shqiptare. Ajo me devotshmerine e saj ka rrite trima dhe ka mbush kete truall me goca e cuna.

Femijeve u uroje jete te gjate dhe ta arrijne 200 vjetorin e shpalljes se pavaresise.
 
Titulli: 100 vjet shtet shqiptar, fëmija e parë është vajzë

ishte femija i pare i lindur ne tirane. dhe e quajten Rozalinda. nderkohe qe po sot ne mengjes kishin lindur trinjake.. ky eshte bereqet :)
 
Titulli: 100 vjet shtet shqiptar, fëmija e parë është vajzë

ishte femija i pare i lindur ne tirane. dhe e quajten Rozalinda. nderkohe qe po sot ne mengjes kishin lindur trinjake.. ky eshte bereqet :)

Bereqet me te madhe madje ::hapy: uroj te shtohet numri deri ne 100 nga gjith trojet shqiptare. dhe tjen 50%50
 
Back
Top