100 Femrat më të pushtetshme në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shenja të mira për femrat. Në renditjen e pestë radhazi të grave më të fuqishme të botës, nga revista "Forbes", femrat e renditura në listë kontrollojnë 26 trilionë dollarë në gjithë botën. Gruaja më e fuqishme në botë vazhdon të jetë kancelaria gjermane, Angela Merkel. Ajo është në krye të listës për të tretin vit radhazi, si liderja e një vendi demokratik. Në vend të dytë qëndron Sheila Blari, kryetare e "Federal Depozit Insurance Corp.", duke u përpjekur të stabilizojë panikun financiar që ka pushtuar botën në fushën e kredive. Nuk dua t'ia di sa shumë flasin ministrat e mi, për sa kohë ata bëjnë ashtu si them unë", ka thënë njëherë Margaret Theçer. Ish- kryeministrja britanike e sfidoi kohë më parë thënien tradicionale se femrat mund të fitojnë pushtet vetëm duke punuar prapa skenave. Kjo mbase është dhe arsyeja pse revista "FORBES" para dy vitesh filloi klasifikimin vjetor të njëqind femrave më të fuqishme dhe me më influencë në botë. Viti 2006 që shënon dhe trevjetorin e kësaj renditjeje, gjithashtu dëshmon dhe sa jetëshkurtër është pushteti. Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, e cila për dy vitet e para ka qëndruar në fillim të listës, këtë vit është spostuar në vendin e shtatw. Vendin e saj e ka zënë, Angela Merkel, gruaja e parë që u bë kancelare e Gjermanisë, duke u klasifikuar kështu si femra më e pushtetshme në botë. Dhe Merkel nuk është e vetmja femër që po ngre dallgë në skenën ndërkombëtare. Janë 53 amerikane në listën e "FORBES", të cilat dëshmojnë rritjen e fuqisë femërore në mbarë botën. Më shumë se asnjëherë një numër i madh grash po udhëheqin vende dhe jo vetëm kompani dhe fondacione. Revista, e cila konsiderohet si Bibla financiare në SHBA, bën të ditur se klasifikimi i femrave më të pushtetshme në botë bazohet në një përbërje të imazhit (dendësia e shfaqjes në media dhe impaktit ekonomik. Ky i fundit reflekton tre faktorë: rezymenë (një kryeministre është më e pushtetshme se një senatore); masën e sferës ekonomike në të cilën një lidere ka ndikim; dhe një koeficient që synon të krahasojë kutet financiare të këtyre lidereve.
Kush është Angela Merkel
Angela Merkel përshkruhet shpesh herë si "fenomen" në politikën gjermane. Një portretizim i tillë bazohet pjesërisht në karakteristikat personale të kësaj politikaneje që do të bëhet kancelarja e parë femër në Gjermani. Merkel me profesion fizikante, mban mbi shpatulla një divorc, nuk ka fëmijë, është protestante dhe është nga Gjermania Lindore, çka nuk është tipike dhe është pothuajse pengesë në partinë konservative Demokristiane (CDU) në të cilën Merkel bën pjesë. Në anën tjetër ajo parapëlqen të paraqesë një imazh publik të dikujt që ka qenë "askushi" deri para rënies së murit të Berlinit në vitin 1989. Kjo do të thotë se ajo ia dalë mbanë që të ngjitet në mënyrë të bujshme në majat e politikës gjermane. Rritja e saj politike brenda CDU -së deri sa kjo parti e propozoi atë për kancelare të vendit ka ndodhur në mënyrë mjaft të shpejtë.
Fillimi i karrierës
Në vitin 1989 Angela Merkel u përfshi në lëvizjen demokratike pas rënies së Murit të Berlinit duke u aktivizuar me partinë e re "Demokratischer Aufbruch". Pas zgjedhjeve të para demokratike në në Republikën Demokratike të Gjermanisë (GDR) ajo u bë zëvendës zëdhënësja e shtypit e qeverisë së re nën Lotar de Maizier. Pas zgjedhjeve të para të përgjithshme pas bashkimit në dhjetor 1990 partia e saj u bashkua me CDU-në dhe ajo u bë ministre për Gruan dhe Rininë në kabinetin e Helmut Kohl. Në vitin 1994 ajo u bë ministre e Mjedisit dhe Reaktorit të Sigurisë çka i dha asaj largpamësi më të madhe politike dhe një platformë për të ndërtuar një karrierë politike. Ajo ka qenë një ndër më të favorizuarat e Kohlit dhe gjithashtu një ndër personat më të rinj në moshë të kabinetit së cilës ai i referohej me "vajza".
Lidere e Opozitës
Kur qeveria e Kohlit humbi në zgjedhjet e përgjithshme të 1998-ës Merkel u emërua Sekretare e Përgjitshme e CDU-së. Më pas, CDU-ja u përfshi në një skandal financiar që përfshiu shumë emra të mëdhenj sidomos Kohlin dhe kryetarin e partisë së asaj kohe Voilfang Shauble. Si rezultat i këtij skandali, e përzgjedhura e Kohlit përfitoi akoma më shumë. Ajo u bë kështu femra e parë kryetare e partisë. Zgjedhja e Merkelit në prill të vitit 2000 në krye të partisë ishte mjaft e habitshme pasi personaliteti i saj ofronte një kontrast të plotë me partinë të cilën ajo ishte zgjedhur të drejtonte. Ajo është një grua protestante e Gjermanisë Lindore ndërkohë që CDU-ja, një parti konservative e dominuar nga meshkujt dhe me rrënjë të thella katolike. Në nëntor të vitit 2001 pavarësisht premtimit të saj për të pastruar tërësisht partinë ajo nuk pranoi që të vazhdonte hetimet mbi skandalin financiar.
Biografia
Datëlindja: 1954
Vendlindja: Hamburg
•Studioi për kiminë dhe fizikën në Universitetin "Karl Marks" të Laipcingut
•Merr doktoraturë në Fizikë në vitin 1978
•Në vitin 1989, përfshihet në lëvizjen për demokraci
•Pas rënies së Murit të Berlinit, në zgjedhjet e para ajo zgjidhet deputete e një partie të re në RDA (Republika Demokratike e Gjermanisë)
•Helmut Kohl, e afron në rrethin e ngushtë politik të tij, duke i caktuar detyra të rëndësishme
•Merkel kthehet në një nga politikanet më aktive të CDU-së.
•Emërohet ministre e Familjes, Rinisë dhe Kushteve të Gruas, ndërsa në vitin 1994 caktohet ministre e Mjedisit. Më pas zgjidhet sekretare e Përgjithshme e Partisë Demokristiane.
•Në vitin 2000, me 96 përqind të votave, Merkel zgjidhet presidente e CDU-së.
•Në vitin 2004 ajo rizgjidhet presidente e CDU-së me 89% të votave.

Të dhëna
•Angela Merkel është e divorcuar dhe e martuar për së dyti. Nuk ka fëmijë dhe është nga Gjermania lindore. Të gjitha këto, konsiderohen si pengesë për një karrierë politike në partinë konservatore, të cilën zgjodhi ajo.
•Merkel është cilësuar si nga shtypi gjerman, ashtu dhe ai anglez me ish-kryeministren britanike, Margaret Thathcer.
•Disa i referohen asaj si "Zonja e hekurt", "Vajza e hekurt".
•Merkel është kancelarja e parë femër e vendit dhe kancelarja më e re gjermane në detyrë.
•Angela Merkel është kancelarja e parë gjermane nga Gjermania Lindore.
•Merkel është kancelarja e parë gjermane, e cila ka lindur pas Luftës së Dytë Botërore dhe e vetmja, e cila vjen nga shkencat natyrore.
•Në vitin 2006 Merkel u zgjodh nga revista Forbes si "Gruaja më e fuqishme në botë".

Lista me femrat me te fuqishme ne bote

1. Angela Merkel Kancelare Gjermani
2. Sheila C. Bair Kryetare e "Federal Deposit Insurance Corp" SHBA
3. Indra K. Nooyi Shefe e "Pepsi Co." SHBA.
4. Angela Braly Presidente e "WellPoint" SHBA
5. Cynthia Carroll Shefe "Anglo American" Britani
6. Irene B. Rosenfeld Shefe e "Kraft Foods" SHBA
7. Condoleezza Rice Sekretare Shteti SHBA
8. Ho Ching Biznesmene Singapore
9. Anne Lauvergeon Biznesmene France
10. Anne Mulcahy Ekonomiste SHBA.
11. Irene Rosenfeld Ekzekutive e "Kraft Foods" SHBA
12. Melinda Gates Bashkëthemeluesja, Drejtoresha e
Fondacionit "Bill & Melinda Gates" SHBA
13. Sonia Gandhi Presidente, Partia Kombëtare e Kongresit Indi
14. Oprah Winfrey Kryetare, Harpo SHBA
15. Anne Sweeney Kryetare, Disney Media Networks SHBA
16. Mary Sammons Ekzekutive, Presidente, Rite Aid SHBA
17. Michelle Bachelet Presidente Kili
18. Hillary Rodham Clinton Senatore, Nju Jork SHBA
19. Ann Livermore Ekzekutive, zv/Presidente, Hewlett-Packard SHBA
20. Helen Clark Kryeministre Zelandë e Re
21. Safra Catz Presidente dhe kryefinanciere, Oracle SHBA
22. Margaret Whitman Ekzekutive, Presidente, eBay SHBA
23. Julie Gerberding Drejtoreshë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve SHBA
24. Susan Arnold Zv/kryetare, Procter & Gamble SHBA
25. Patricia Russo Kryetare dhe ekzekutive, "Lucent Technologies" SHBA
26. Christine Poon Zv/kryetare, Johnson & Johnson SHBA
27. Renetta McCann Ekzekutive, Starcom MediaVest Group SHBA
28. Sima Samar Kryetare, Komisioni i Pavarur i të
Drejtave të Njeriut Afganistan
29. Margaret Beckett Sekretarja e Shtetit për اështjet e Huaja MB
30. Christine Lagarde Ministre e Tregtisë Francë
31. Marjorie Scardino Ekzekutive, Pearson MB
32. Ruth Bader Ginsburg Gjykatëse SHBA
33. Khaleda Zia Kryeministre Bangladesh
34. Suzanne Nora Johnson Zv/kryetare, Goldman Sachs SHBA
35. Wu Xiaoling Zv/guvernatore Kinë
36. Ho Ching Ekzekutive, Temasek Holdings Singapor
37. Andrea Jung Kryetare dhe ekzekutive, Avon Products SHBA
38. Neelie Kroes Komisionerja evropiane për garat Holandë
39. Fumiko Hayashi Ekzekutive, Daiei Japoni
40. Tzipora Livni Ministre e Jashtme, Zv/kryeministre Izrael
41. Beth Brooke Zv/kryetare, Ernst & Young SHBA
42. Marina Berlusconi Kryetare, Fininvest Itali
43. Laura Bush Zonja e parë SHBA
44. Tarja Halonen Presidente Finlandë
45. Gloria Arroyo Presidente Filipine
46. Mbretëresha Elizabeta II Britani e Madhe
47. Aung San Suu Kyi اmimi Nobel Myanmar
48. Nancy Pelosi Dhoma e Përfaqësuesve SHBA
49. Theresa Gattung Ekzekutive, Telecom New Zealand
Group Zelandë e Re
50. Clara Furse Shefe Ekzekutive, London Stock Exchange MB
51. Ellen Johnson-Sirleaf Presidente Liberi
52. Judy McGrath Kryetare dhe Zv/ekzekutive, MTV SHBA
53. Ann Moore Kryetare and Zv/ekzekutive, Time Inc. SHBA
54. Katie Couric Prezantuese e Lajmeve të mbrëmjes, CBS SHBA
55. Mary McAleese Presidente Irlandë
56. Linda Cook Drejtoreshë ekzekutive, Gas and Power, Royal Dutch Shell Group SHBA
57. Michele Alliot-Marie Ministre e Mbrojtjes Francë
58. Paula Rosput Reynolds Shefe ekzekutive, Safeco SHBA
59. Amy Pascal Sony Pictures Entertainment Motion Picture Group SHBA
60. Diane Sawyer Prezantuese, "Mirëmëngjesi Amerikë", ABC SHBA
61. Susan Ivey Kryetare dhe shefe ekzekutive, Reynolds American SHBA
62. Ngozi Okonjo-Iweala Ministre e Punëve të Jashtme Nigeri
63. Vaira Vike-Freiberga Presidente Latvi
64. Marilyn Carlson Nelson
Kryetare dhe shefe ekzekutive e "Carlson Cos." SHBA
65. Guler Sabanci Kryetare, Sabanci Holding Turqi
66. Dora Bakoyannis Ministre e Jashtme Greqi
67. Nancy McKinstry Shefe ekzekutive, Wolters Kluwer Holandë
68.Han Myung-sook Kryeministër Kore e Jugut
69. Meredith Vieira Prezantuese, The Today Show SHBA
70. Mian Mian Yang Kryetare, Haier Group Kinë
71. Antonia Axson Johnson Kryetare, Axel Johnson Group Suedi
72. Nahed Taher Themeluesja dhe shefe ekzekutive, Gulf One Investment Bank Arabia Saudite
73. Ana Patricia Botin Kryetare ekzekutive, Banesto Spanjë
74. Janet Robinson Shefe ekzekutive, The New York Times Co. SHBA
75. Nancy Tellem Presidente e televizionit CBC SHBA
76. Angela Ahrendts Shefe ekzekutive e kompanisë "Burberry" Angli
77. Susan Berresford Presidente e fondacionit "Ford" SHBA
78. Dawn Hudson Presidente e kompanisë "Pepsi-Cola" SHBA
79. Christiane Amanpour Korrespondente ndërkombëtare e "CNN" SHBA
80. Christie Hefner Kryetare dhe shefe ekzekutive e ndërmarrjes "Playboy" SHBA
81. Mbretëresha Rania Jordani
82. Colleen Barrett Presidente e kompanisë "Southwest Airlines" SHBA
83. Luisa Diogo Kryeministre Mozambik
84. Stephanie Burns Kryetare dhe shefe ekzekutive e kompanisë "Dow Corning" SHBA
85. Marie Ehrling Presidente e "TeliaSonera Sweden" Suedi
86. Vivian Banta Zv/kryetare e "Prudential Financial" SHBA
87. Rochelle Lazarus Kryetare dhe shefe ekzekutive e "Ogilvy & Mather Worldwide" SHBA
88. Galia Maor Shefe ekzekutive e bankës "Leumi" Izrael
89. Portia Simpson Miller Kryeministre Xhamajka
90. Gail Berman Presidente e "Paramount Pictures" SHBA
91. Maha Al-Ghunaim Themeluese e "Global Investment Hous" Kuvajt
92. Cathleen Black Presidente e revistë "Hearst" SHBA
93. Lalita Gupte & Kalpana Morparia, Drejtoresha të bankës "ICICI" Indi
94. Stacey Snider Shefe ekzekutive e kompanisë "DreamWorks" SHBA
95. Vidya Chhabria Kryetare e kompanisë "Jumbo Group" Dubai
96. Sharon Allen Kryetare e kompanisë "Deloitte & Touche" SHBA
97. Lubna Olayan Shefe ekzekutive e kompanisë "Olayan Financing" Arabi Saudite
98. Martha Nelson Redaktore e revistës "The People Group" SHBA
99. Orit Gadiesh Kryetare e kompanisë "Bain & Co." SHBA
100. Imre Barmanbek Zv/kryetare e kompanisë "Dogan Holding" Turqi
TO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top