Kresha
A pretty face can never trick me
Në Kosovë sot shënohet dhjetëvjetori i hyrjes së trupave të këmbësorisë së NATO-s, që njihet si Dita e Lirisë së Kosovës.
Edhe pas 10 vjetësh, shqiptarët dhe serbët kanë vlerësime të ndryshme për këtë ditë. Për shqiptarët kjo përjetohet si ditë e çlirimit, ndërsa serbët e përshkruajnë si një nga ditët më të vështira të jetës së tyre.
Forcat paqeruajtëse të KFOR-it u vendosën në Kosovë me 12 qershor të vitit 1999 dhe ato fillimisht numëruan mbi 50 mijë trupa, por numri i tyre u zvogëlua vit pas viti.
Ato hynë në Kosovë pas Marrëveshjes së Kumanovës, ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s të udhëhequra nga gjenerali britanik Mike Jackson, që parashihte edhe tërheqjen e forcave policore dhe ushtarake serbe nga Kosova.
Marrëveshjes i parapriu fushata 78 ditëshe e bombardimeve të NATO-s mbi objektivat serbe dhe një varg përpjekjesh diplomatike për të ndalur luftën që po zhvillohej në Kosovë, e që la pas vetes mijëra të vrarë, rreth 1 milion refugjatë dhe shumë shkatërrim.
Me rastin e 10 vjetorit së hyrjes së trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, udhëheqësit kosovarë kanë falënderuar Aleancën më të madhe ushtarake për ndërhyrjen e saj në ndaljen e luftës në Kosovë.
Dhjetëvjetori i hyrjes së forcave të këmbësorisë të NATO-s përkon me njoftimet për zvogëlimin e trupave të Aleancës në Kosovë.
Udhëheqësit kosovarë kanë deklaruar në vazhdimësi se çdo pakësim i pranisë së forcës ushtarake të Aleancës është sinjal i mirë për sigurinë në Kosovë. /BBC/