Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 vite burgim për imamin Zekirja Qazimi

  • Nga Lauri
  • Start date Start date
  • - Lajme nga Kosova dhe trevat shqiptare
10 vite burgim për imamin nga Gjilani që rekrutoi për terrorizëm

Gjykata Themelore e Ferizajt ka dënuar me 10 vite burgim imamin Zekirja Qazimi i cili akuzohej për rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes e përçarjes kombëtare, racore apo etnike.

Ish-imami që në një video dëgjohet duke thënë se gjaku i jobesimtarëve ëshët pija më e mire për myslimanët, ka qenë imam në xhaminë “El Kuddus” në Gjilan, ndërsa u arrestua në vitin 2014.






Kur ishte arrestuar, policia kishte njoftuar se ai dyshohej se ishte një ndër frymëzuesit kryesor të xhihadit.

Policia nuk ka mundur që ta arrestojë atë në shtëpinë e tij, por ai ishte i fshehur në veturën e tij në një terren malor në afërsi të shtëpisë së tij ndërsa i dyshuari i dytë është gjetur në vendbanimin e tij.

Mediat kanë raportuar për masa të shtuara të sigurisë pranë gjykatës në kohën kur pritjen vendimi për të.

Gjykata po ashtu ka dënuar edhe gjashtë të akuzuar të tjerë të cilët gjithashtu akuzoheshin për rekrutim për terrorizëm dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Gjithsej ndaj shtatë të dyshuarve gjykata ka vendosur 42 vite burgim.

Të pandehurit I. B, S. T, B.B, L. K dhe I. K, akuzohen se: me dashje kanë marr pjesë në veprimtarinë e grupit terrorist, në atë mënyrë që paraprakisht janë marr vesh që të shkojnë në luftë në Siri dhe të i bashkohen grupit të shqiptarëve që kanë luftuar në anën e organizatës terroriste ISIS, kështu që të pandehurit nga Aeroporti i Prishtinës kanë udhëtuar në Stamboll pastaj në Hatay të Turqisë e pastaj përmes lidhjeve të krijuara kanë kaluar kufirin Turqi-Siri, të cilët ndërmjet periudhës 2012 – 2014, kanë qenë në luftë në SIri me qëllim që duke luftuar, padrejtësisht të detyrojnë qeverinë Siriane që të lënë pushtetin dhe seriozisht të destabilizojnë dhe të shkatërrojnë strukturën kushtetuese, ekonomike dhe sociale dhe pastaj të krijojnë shtetin islamik Iraku dhe Levant, andaj me këtë kanë kryer veprën penale organizimi dhe pjesëmarrja në grupin terrorist, thuhet në njoftimin e gjykatës.
/Insajderi.com
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back