10 viruset me vdekjeprurese ne bote !

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Semundje te ndryshme e kane shoqeruar njerezimin qe nga fillimet e tij e deri ne ditet tona. Shume prej tyre jane vene nen kontroll, disa jane reduktuar plotesisht, por mbeten akoma ato semundje, te cilat jane akoma te tmerrshme ne forcen e plote te tyre.

Qe nga vitet 1970 jane me shume se 20 semundje, te panjohura me pare, per te cilat ende nuk eshte identifikuar nje trajtim i plote dhe efektiv. Raste te tyre shihen ne cdo vend te botes, mjekesia po monitoron zhvillimin dhe po perpiqet cdo dite e me teper ta kufizoje perhapjen e semundjeve te tilla, si dhe te zbuloje vaksina e kura te reja, pa permendur ketu zhvillimet me te fundit ne progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plote i gjenomit njerezor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia ne ndihme te mjekesise. Me poshte radhiten me te rendesishmet prej ketyre semundjeve, te cilat jane nder me te rejat, te cilat sjellin frike te ekspertet e mjekesise si dhe ne mbare popullaten.

1-Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit te tij ne Nipah, Malajzi ne vitin 1999. Megjithese ka shkaktuar pak "shperthime" aftesia e tij per t'u shnderruar dhe levizur nepermjet kafsheve e njerezve dhe vdekshmeria e larte e ben kete virus nga me te tmerrshmit e semundjeve te reja. Mendohet se bartes eshte lakuriqi i nates, por semundja eshte pare edhe tek derrat, qente e macet. Njerezit e marrin kete virus duke u ushqyer me mishin e kafshes se infektuar ose nga gervishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit eshte 4-18 dite dhe ne fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjelle konvulsione e me pas gjendje kome. Gjysma e te semureve vdesin sepse per kete semundje nuk ka trajtim per te. Deri tani 109 njerez kane vdekur.

2-H5N1- Avian Flu


Ne maj 1997 ekspertet boterore te gripit u frikesuan se mos po perhapej nje epidemi e madhe gripi, e nje masiviteti te tille te papare qe nga koha e Gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet nje djale 3 vjecar ne Hong Kong, te cilit i kish rene gripi i pulave. Normalisht virusi i gripit peson ndryshime (mutacione) gjate kalimit nga shpendet te derrat e me pas tek njerezit. Por ky tip kishte kapercyer barrieren e specieve, duke sjelle nje tip te ri virusi te gripit per te cilen njerezit nuk kane rezistence natyrale. Per kete tip gripi nuk ka kure dhe as vaksine. Ky tip gripi u ra 18 veteve, prej te cileve 6 vdiqen. Pas therjes dhe groposjes se 1.4 milione pulave, semundja u vu nen kontroll.

3. Lyssavirusi Australian i lakuriqit te nates


Ne nentor te vitit 1996, nje grua 39-vjecare nga Queensland-i qe sa kish filluar te kujdesej per lakuriqet e nates, u semur rende. Ajo humbi ndjeshmerine ne krahun e majte dhe gradualisht kaloi ne koma e me pas vdiq. Kjo eshte e para qe vdiq nga nje semundje e cila prek te gjithe popullaten e lakuriqeve te nates ne Australi. Nje tjeter person vdiq dy vjet me vone. Deri tani nuk ka kurim per kete semundje.

4. HHV8 Virusi i Sarkomes Kaposi. Kanceri i lekures


Ne vitin 1995 doktoret vune re lezione ngjyre vishnje ne te zeze, ne lekuren ose organet e brendshme te te semureve me SIDA. Ishte nje forme e re dhe e rralle e kancerit te lekures. Faktikisht kjo vjen nga nje variant i virusit herpes dhe ne ata qe kane sistemin imunitar te demtuar dhe mund te perhapet te gjendrrat limfatike e mushkerite me pasoja fatale. E vetmja tentative ngelet Kemioterapia, por rezultatet jane te pakenaqshme.

5. Virusi Sabia

Ne Gusht te vitit 1994, nje virolog shkoi ne Kliniken e Mjekesise Tropikale ne Universitetin e Yale (USA) me ethe dhe dhimbje kurrizi. U konstatua se ai kishte nje forme komplet te re te nje virusi, te indentifikuar per here te pare ne Afriken e Jugut, i cili kishte "rreshqitur" nga nje epruvete e plasaritur. Vetem dy raste jane raportuar. Nje vdiq me hemorragji te organeve te brendeshme, ndersa tjetri mbijetoi pas vuajtjeve te papershkrueshme dhe te tmerrshme. Ky virus njihet fare pak dhe nuk ka trajtim per te.

6-Hepatiti C

Hepatiti C eshte infeksion viral i melcise, gjithashtu dhe nje shkak madhor ne sjellen e kancerit te melcise, verdhezes e vdekjes nga helmimi i gjakut. Kjo semundje u zbulua per here te pare ne vitin 1989. Hepatiti C perhapet nga kontakti direkt me gjakun e njeriut p.sh nga transfuzionet e gjakut apo nga kontakti seksual. Ne menyre globale mendohet se jane mbi 170 milione persona me kete infeksion kronik dhe cdo vit kesaj armate i shtohen 4 milione paciente te tjere. Per Hepatitin C nuk ka vaksine. Ndersa Hepatiti E eshte zbuluar ne vitin 1988, ngjan me Hepatitin C, pervec faktit se mund te transmetohet nga ushqimet dhe ka me pak shanse te jete fatal.

7-HIV-Human Immunodeficiency Virus

Virusi HIV u zbulua ne vitin 1983. Ai eshte pergjegjes per SIDA- n, sindromin e imuno-deficiences se fituar. Kjo semundje eshte identifikuar per here te pare te burrat homoseksuale ne Amerike.

Qe atehere perhapja e kesaj semundjeje eshte bere me virulente ndermjet heteroseksualeve, vecanerisht ne Afrike e Azi. Ky virus

shperndahet nepermjet gjakut dhe lengjeve trupore. Nuk ka kure dhe as vaksine per te, por nje forme e re trajtimi me ilace e quajtur "terapia treshe" po jep rezultate inkurajuese.

8-Escherichia coli 0157: H7 (diarre)

Ky variant i rrezikshem i Escherichia coli u zbulua per here te pare ne vitin 1982 pas nje shperthimi te nje diarreje te tmerrshme me gjak, me origjine nga hamburger-et e kontaminuar.

Pas kesaj, shumica e infeksioneve kane ardhur nga ngrenia e mishit te grire te pa gatuar plotesisht. Te rriturit e shendetshem, zakonisht e marrin veten, por mund te jete vdekjeprurese te femijet e vegjel e tek te moshuarit.

9. Virusi Sindromes Pulmonare - HSP.

HSP u gjend per here te pare ne vitin 1993, pas hetimeve te bera per nje semundje fatale respiratore qe u vu re ne shtetet jugperendimore te USA-s. Qe atehere, 100 raste jane raportuar ne 20 shtete amerikane, shumica ne perendim. Si vecori e kesaj semundjeje, ndryshe nga shumica e semundjeve qe zakonisht sulmojne njerezit me mbrojtje (sistem imunitar) te dobet, kjo semundje ka prekur me te shendetshmit e me te fortet. Ajo vjen nga minjte e pyllit, vecanerisht nga i quajturi mi i drerit, pra nga rodentet. Pasi ekspozohen ndaj feceve te ketyre rodenteve pacientet kane ethe e dhimbje muskujsh deri 5 jave me vone, e ndjekur kjo me pas me marrje fryme, pasi mushkerite gradualisht mbushen me leng dhe ne raste ekstreme kjo sjell vdekje. Per kete virus nuk ka akoma nje trajtim kurues. Semundja fillon menjehere. Periudha e inkubacionit varion nga 6 ore - 5 dite. Pacienti ka ngerce abdominale, te vjella dhe dehidrim. Vdekja vjen nga dehidrimi (humbja e lengjeve). Antibiotiket ndihmojne per te shkurtuar semundjen.

10- Virusi Guanarito.


Ne shtator te vitit 1989, doktoret ne Venezuele filluan te shihnin nje semundje me ethe teper te larta, ne mesin e popullsise se fshatit. Shume nga pacientet u shtruan ne spitale sepse ethet nuk pushonin, kishin dobesi te pergjithshme, dehidrim dhe hemorragji te brendshme. Mbi 100 raste jane konfirmuar dhe rreth 1/3 e pacienteve vdiqen. Mendohet se semundja perhapet nga minjte. Njohurite per kete virus jane minimale.
 
semundja me vdekje prurse per mendimin tim eshte semundja e dashurise nuk besoj se ka antar te ketj forumi qe nuk vuan nga kjo semundje per mua eshte semundje e pa sherushme.
 
semundja me vdekje prurse per mendimin tim eshte semundja e dashurise nuk besoj se ka antar te ketj forumi qe nuk vuan nga kjo semundje per mua eshte semundje e pa sherushme.

ajde te shkuara
une per vete akoma nuk jame infektuare ishalla nuk eshte ngjitese
 
Mqs Zina paska permendur 10 me te rendesishmen, une po i permbledh me nje te vetme.

Jeta eshte semundja seksualisht e transmetueshme me perqindje vdekshmerie 100%.
 
po ti moj cupe ke permendur viruset vdekjeprures , ske permendur semundjet me vdekjeprurese.
ndryshoje pra titullin e temes
 
Po virusi Ebola eshte me pak i rezikshem se keta ???
 
semundja me vdekje prurse per mendimin tim eshte semundja e dashurise nuk besoj se ka antar te ketj forumi qe nuk vuan nga kjo semundje per mua eshte semundje e pa sherushme.


Vec kur mendon se nje teme do jete serioze lol, lexon kete pastaj LOL

Zzine, te mendosh se keto i kemi perqark cdo dite, obobo sa frike.
 
Virusin Hiv ate te sides e dija..si edhe hepatitin c..,hsp sindroama pulmonare edhe H5N1 se ka qene duke bere namin ne shqiperi ky gripi derrave :p

Deritani vetem me ndonje grip te lehte jam ftohur asiher kaq keq....:)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top