10 veshjet qe nuk dalin kurre nga Moda

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
10 veshjet qe nuk dalin kurre nga Moda
10_veshjet_qe_nuk_dalin_kurre_nga_Moda.jpg
Veshjet simbol, duke nisur që nga pantallonat, fustanet, këmishat dhe aksesorët që mund të ruash në dollap pa pasur frikë se mund të dukesh qesharake kur t‘i veshësh, janë vërtet shumë. Klasifikimi i publikuar nga "Daily Mail" klasifikon dhjetë veshjet që nuk dalin kurrë nga moda dhe janë më të preferuarat e të gjitha kohërave.

Ne vend të parë janë fustanet,në vend të dytë sipas klasifikimit renditen xhinset, të konsideruara si të domosdoshme dhe të pandashme për të gjitha brezat pa dallim seksi apo moshe. Më shumë se gjysma e femrave të intervistuara tregon se nuk mund të bëjnë dot pa to. Në vend të tretë pozicionohet Wonderbra, reçipetat e "mrekullive" të hedhura në treg 17 vjet më parë për të nxjerrë më në pah dekoltetë në një fushat publicitare ku modelja Eva Herzigova thoshte: "më shiko në sy... të thashë në sy". Në vendin e katërt është minifundi i krijuar nga Mary Quant në vitet ‘60.

Minifundi ndiqet nga çizmet kauboj të gjata sipër gjurit dhe takat e holla gozhdë që nuk dalin kurrë nga moda. Mes "veshjeve" kult nuk mungojnë edhe syzet, model aviatori si ato të përdoruara nga Tom Kruizi në skenat e filmit "Top Gun", që duket se këtë dimër janë pjesë e pandarë e koleksioneve për meshkuj.Pasja me radhë bikini, i konsideruar si kostumi i banjës i kohës atomike, pasi e mori emrin nga atoli i Paqësorit ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës eksperimentonin forcën e tyre nukleare. Bikini sapo ka mbushur 60 vjeç. Me më pak histori mbi shpinë, vijnë këpucët "pashmin", shumë elegante të prodhuara në Nepal prej shekujsh dhe të ardhur në përëndim
vetëm prej pak dhjetëvjeçarësh.

Pastaj spikat xhuboksi si motoçiklist në lëkurë të zezë, ai që amerikanët e quajnë perfekt, i veshur nga Marlon Brando që nga vitit 1954 në setin e filmit "Il Selvaggio".

Fustanet.jpg
Fustanet


Tashmë një copë e historisë së kinemasë dhe i motorit. Në fund, zhartjerët, të shfaqura që nga 1986 për të ndezur dëshirat erotike të meshkujve. Më pas lista vazhdon edhe për veshjet me më pak histori, por shumë të rëndësishme për t‘i pasur në gardërobë. Lista vazhdon me të famshmen këmishë e bardhë me prerje mashkullore e prezantuar në fillimet e saj nga Katherine Hepburn dhe e ripropozuar nga dhjetëra stilistë mes të cilëve edhe Gianfranco Ferra dhe Ralph Lauren. Por të mos harrojmë setin e bluzave, që pasi fisnikëruan shumë femra të bukura nga vitet pesëdhjetë e më pas, filluan sërish të shkëlqejnë të veshura nga biondja Nicole Kidman.

Kemisha.jpg
Kemisha


Po ashtu edhe trikuartet, të ideuar në fillim të shekullit të kaluar nga Thoms Burberry e të cilësuara veshje ushtarake, sot janë padyshim veshja më e pëlqyer për shumë nga yjet e kinematografisë dhe muzikës. Kështu, divat e kinemasë amerikane, nga Uma Thurman te Charlize Theron, e duan të gjitha, madje nuk ngurrojnë ta veshin sipër fustaneve elegantë në mbrëmjet gala. Pastaj, sërish në modë edhe këpucët e sheshta, aq të preferuara nga Brigide Bardou dhe pantallonat në stilin "Capri", të dashurat e Marlyn Monroe. Edhe vargu i perlave, të vërteta apo false, siç predikonte "Chanel", dhe gjithashtu "Kelly", çanta e ideuar nga Hermes për t‘i bërë homazh Grace Kelly-t, edhe sot e pamundur për shkak të rekordit të shitjeve. Veshje që pëlqehen, sepse nuk njohin kufij mes brezash, sepse mund t‘i veshësh edhe kur je 18 vjeç, por edhe kur
je 70.

Aksesore.jpg
Aksesore


Sepse përgjatë viteve i kemi parë të vishen nga femrat më të famshme në botë, që nga mbrëmjet elegante e deri në plazhin e St.Tropesë. "Janë dhe do të jenë gjithë kohës në modë, sepse janë
veshje që nuk vdesin kurrë", tregon stilisti i mirënjohur, Roberto Cavalli, "Mund të vazhdojnë të përdoren, mjafton që të dish t‘i përziesh me veshje më bashkëkohore dhe t‘i bësh aktuale me pjesë të reja", tregon. Ndonjë shembull? "Që perlat mund t‘i vësh edhe me një veshje sportive, këmishën e bardhë po ashtu mund ta veshësh dhe nëpër mbrëmje, mjafton që të jetë material i mëndafshtë, ndërsa këpucët e larta mund t‘i veshësh edhe me xhinse. Kjo është pikërisht ajo që unë dua të bëj në koleksionet e mia. Të përziej çdo gjë, mjafton që të duken bukur".TO
 
tani me sa di une, veshjet qe nuk kne dale deri me sot nga moda dhe sipas stilisteve nuk do dalin jane:
cocktail black dress
tweed suit
ballerinat

dhe kelly bag
 
Foto e pare eshte nje nga veshjet qe preferoj, dhe e perdor shpesh. Edhe ne dimer sidmos xhinse me nje kemishe te lezetshme ose me bluze te ndryshme...Cizme me taka.
Ngjan shume bukur, sidomos kur ke trup te bukur, dhe veshjte mbas trupit rrine ok.
 
Pe: 10 veshjet qe nuk dalin kurre nga Moda

Vertet ka veshje qe sdalin kurr nga moda,por une mendoj se moda sillet dhe kthehet mrapa...Sot po shohim kthim ne mode te veshjeve te viteve '60 ose dhe me vone...Ndoshta jane ne formate te tjera,por gjithsesi cdo gje eshte e bukur ne kohen e vet...
 
Pesë gjerat që duhet t’i ketë çdo femër

Pesë gjerat që duhet t’i ketë çdo femër​

Moda është kalimtare, prandaj është me rëndësi që të blihet me mençuri. Sa herë ju ka ndodhur që diçka që keni blerë sezonin e kaluar, këtë vit as që mund ta shikoni?

Pikërisht për këtë, ju sjellim pesë gjërat me të cilat nuk do të gaboni, ndërsa mund t’i vishni në mënyra të ndryshme dhe në çfarëdo evenimentesh.


Xhinset klasike

Secila femër në dollapin e saj fsheh së paku një palë xhinse. Nëse jeni admiruese e trendeve dhe preferoni modele të ngushta ose të gjera, mendoni pak më mirë dhe blini një palë xhinse me qepje klasike, të cilat janë ideale për çfarëdo eventi dhe për të gjitha trupat e femrave. Xhinset e tilla komode përshtaten për dukje zyrtare, elegante apo dukje seksi, ndërsa mund t’i kombinoni me take të larta, atlete ose sandale të rrafshëta.

xhinset-3551.jpg

اantë pëlhure

E bartin tinejxheret, ndjekëset e trendeve dhe nënat, ndërsa është shtesë e përsosur e modës, e cila edhe kombinimit më të thjeshtë mund t’i japë freski dhe ta ngrejë në nivel më të lartë të modës. Njëngjyrëshe ose shumëngjyrëshe, të vogël ose të madhe, me çantën e pëlhurës nuk mund të gaboni.

antat-355-moda1.jpg

Rripi i hollë

Nëse ende nuk e keni blerë, doemos duhet t’i siguroni vetes një shtesë të tillë mode, në çfarëdo ngjyre, sepse rripi i hollë ‘shpëton jetë’. Ky detaj i vogël mund që këmishën e gjerë ose tunikën ta shndërrojë në veshje seksi, ose thjeshtë të vendoset mbi një fustan të shkurtë. Por ekziston një rregull: Rripin kapeni një vrimë më gjerë sesa duhet, pasi që ai duhet ta përshkojë në mënyrë komode dhe të përshtatshme belin tuaj.

rripi-355-moda1.jpg

Tunika – fustan

Kjo veshje, e cila vjen me ngjyra dhe materiale të llojllojshme, u përshtatet të gjitha tipave të femrave, ndërsa mund të vishet në çfarëdo rasti. Ndërtojeni dukjen verore dhe visheni në plazh, plotësojeni me rrip të hollë rreth belit dhe visheni si fustan ose lëreni të lëshuar mbi xhinse. Me tunikën nuk mund të gaboni.

tunika-355-moda1.jpg

Këpucët me platforma

Edhe pse të gjitha fermat i admirojnë taket, kjo nuk do të thotë se atyre u pëlqen që t’i mbajnë ato. Nëse dëshironi ta zgjatni figurën, më mirë zgjidhni platforma komode me të cilat është shumë më lehtë të ecni, madje edhe të vraponi. Përveçse janë hit i sezonit, platformat pritet të dominojnë edhe gjatë vjeshtës, edhe atë në formë të këpucëve dhe çizmeve. Për ato që nuk i duan lartësitë, gjeni mini-platforma të cilat janë të larta vetëm 3-4 centimetra dhe janë shpëtim për shtyllën tuaj kurrizore.

izmet-355-moda1.jpg

Telegrafi​
 

Attachments

  • xhinset-3551.jpg
    xhinset-3551.jpg
    12.6 KB · Shikime: 0
  • antat-355-moda1.jpg
    antat-355-moda1.jpg
    11.4 KB · Shikime: 0
  • rripi-355-moda1.jpg
    rripi-355-moda1.jpg
    5 KB · Shikime: 0
  • tunika-355-moda1.jpg
    tunika-355-moda1.jpg
    13.4 KB · Shikime: 0
  • izmet-355-moda1.jpg
    izmet-355-moda1.jpg
    10.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top