10 vendet unike ne bote

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
10. Pamukkale, Turqi. Pamukkale do te thote "keshtjella prej pambuku". Gjithashtu eshte quajtur edhe "keshtjella e bardhe" per shkak te bardhesise se theksuar qe shkaktohet nga perqendrimi i larte i kalciumit ne uje. 17 burimet e nxehta ngrohen nga nje vullkan nentokesor. Vecorite sheruese te zones kane terhequr njerez nga e gjithe bota dhe Romaket ndertuan aty qytetin e lashte te Hieropolis.

1.jpg



9. Nente ferret e Beppu, Japoni. Ka gjithsej 2800 burime te nxehta. Radhitja e ferreve eshte: 1) Umi Jigoku “ferri i detit”; 2) Oniishibou “ferri i qerosit”, i cili e merr emrin nga balta valuese gri, flluskat e se ciles te kujtojne kokat e murgjeve budist; 3) Shiraike Jigoku "ferri i pellgut te bardhe" i cili eshte i mbushur me uje values te bardhe qe shkaktohet nga permbajtja e larte e kalciumit; 4) Yama Jigoku "ferri i malit", nga vullkani i baltes eshte krijuar nje mal i vogel i rrethuar nga pellgje te vegjel; 5) Kamada Jigoku "ferri i tenxheres per gatim", ky eshte nje koleksion burimesh te nxehta qe jane te rrethuar nga nje statuje djalli te kuq i cili paraqitet si guzhinier; 6) Oniyama Jigoku "ferri i malit te djallit", eshte nje rrjedhe shume e forte qe eshte shtepi per 100 krokodile ferrore; 7) Kinryu Jigoku "ferri i dragoit te arte", burimi dallohet nga nje dragon; 8) Chinoike Jigoku "ferri i burimit te gjakut", emrin e merr nga uji i kuq qe shkaktohet nga permbajtja e larte e mineraleve te hekurit; 9) Tatsumaki Jigoku "ferri shperthyes", eshte nje gejzer qe shperthen cdo 30 minuta dhe ka nje temperature prej rreth 105 grade Celcius.


2.jpg



8. Sanqingshan, Kine. Eshte konsideruar nje vend i shenjte qe perdorej nga Taotistet per meditim dhe besohej se shpinte ne pavdekshmeri. Ai mbulohet nga mjegulla 200 dite te vitit. Mjegulla i jep nje pamje tjeter malit, se bashku me mijera perrenj qe derdhen ne pellgje, formacione graniti qe i ngjajne siluetave te njerezve dhe kafsheve dhe peme me pamje te cuditshme.

3.jpg




7. Sheshi i kavanozave, Lao. Eshte nje nga misteret me te vjetra arkeologjike ne Azine Juglindore. Ne malet e Indokines jane 90 vende te ndryshme me kavanoze, ku secili permban 1-400 kavanoze te krijuar 300 vjet me pare. Perbehen nga rera gurore, guri gelqeror, graniti, breshia dhe konglomerati. Me i madhi eshte 2.74 metra. Ne shikim te pare duket se jane vendosur rastesisht, disa qe qendrojne drejt dhe te tjere te shtrire ne drejtime te ndryshem. Studimet kane treguar se ata formojne kostelacione te yjeve. Ka patur shume spekullime per qellimin e tyre: gota per nje race gjigande, mbledhes shiu apo urna varrimi. Shumica e kavanozeve jane bosh, por disa jane gjetur me trupa dhe mjete brenda. Eksplorimi eshte i veshtire sepse zona eshte e mbuluar me bomba te pashperthyera te Luftes Sekrete.

4.jpg




6. Liqeni me Njolla i Osoyoos, Kolumbia Britanike, Kanada. Ai ishte i shenjte per popujt e pare indian te Fushes Okanagan. Osoyoos do te thote "uji i ngushtuar" dhe perdoret per te pershkruar cfar i ndodh liqenit. Liqeni eshte nje liqen i kripur endorheik, qe do te thote se eshte uje i mbyllur - pa dalje apo hyrje nga ujerat e tjere. Liqeni ka perqendrim te larte te mineraleve te ndryshem, dhe permban sasi te larte te sulfatit te magnezit, kalciumit dhe sulfatit te natriumit. Keto dhe minerale te tjera u perdoren gjate Luftes se Pare Boterore per krijimin e municioneve. Gjate veres, kur uji thahet, krijohen njolla me ngjyra te ndryshme, varesisht nga minerali qe eshte me prezent. Liqeni eshte ne nje prone private ku lejohet shume pak vizitimi.

5.jpg




5. Ujevarat e karamelta dhe Toka e ngjyrosur, Mauritius. Ujevarat e karamelta jane tre ujevara te holla qe bien per 91.4 meter ne nje pllaje. Jane me te lartat ne Mauritius. Ne vitin 1960 u zbuluan dunat e ngjyrosura. Rera e ngjyrosur u krijua nga balta e formuar nga llava qe ftohej ne kohe te ndryshme. Kjo shkaktoi krijimin e 7 ngjyrave te ndryshme te reres: e kuqe, kafe, vjollce, jeshile, blu, e purpurt dhe e verdhe. Aspekti me i vecante i reres eshte fakti qe nese merrni te gjitha ngjyrat dhe i perizeni, ato do te ndahen natyralisht dhe do te ribashkohen me ngjyren se ciles i perkasin. Se si ndodh kjo eshte nje mister per shkencetaret te cilet jane munduar te shpjegojne natyren e reres. Nje e vecante tjeter eshte se edhe pse zona ka sezon me shi te rende aty nuk ka erozion.

6.jpg



4. Rio Tinto, Spanje. Perkthehet lumi i ngjyrosur, dhe i pershtatet plotesisht pamjes se lumit. Kjo shkaktohet nga permbajtja e larte e hekurit ne uje. Qe ne kohet e lashta, por edhe sot ne lume kerkohet per baker, argjend dhe ar. Dhe me te vertete, ne Rio Tinto gjenden minierat me te vjetra ne bote. Per shkak te gjithe ketyre minierave lumi ka aciditet te larte.

7.jpg




3. Gejzeri Reno, Nevada. U krijua rastesisht me 1916, teksa po shpohej nje pus per uje, edhe pse ai nuk u formua deri me 1960. Uji i nxehte, si duket, gjeti nje pike te dobet ne pus dhe depertoi ne siperfaqe. Mineralet krijuan nje vullkan te vogel prej 1.5 metrash te larte me shtresa dhe tarraca. Tarracat kane ngjyra te ndryshme nga mineralet qe gjenden ne uje dhe uji gjeotermal ka gjetur pika te tjera te dobeta dhe ka krijuar edhe dy gejzere te tjere aty afer.

8.jpg



2. Vale Da Lua, Brazil. Eshte nje pellg i gurte i krijuar nga lumi San Miguel. Emri perkthehet "lugina e henes" sepse erozioni i shkembinjeve nga lumi i ka lene ata te bute dhe me hije gri qe i ben te ngjajne me pamjen e henes. Lugina ka disa nga formacionet me te vjeter te shkembinjve ne bote, rreth 1.8 miliard vite. Lumi ka krijuar shpella, gremina, ujevara dhe shkembinj te cuditshem duke formuar keshtu nje kanion me mure te ngushta. E pare nga hapesira, zona eshte me e shendrritshmje ne Toke. Kuarci dhe shkembinjte e lemuar e shkaktojne ate shkelqim.

9.jpg




1. Caٌo Cristales, Kolumbi. Eshte lum ne malin Serrania de la Macarena. Zona ku ndodhet lumi eshte aq e larget saqe mund te shkohet vetem me kal, gomar ose ne kembe. Eshte i mbushur me ujevara, burime, terraca lumore me uje aq te paster saqe mund te shihet fundi. Gjate pjeses me te madhe te vitit lumi duket si cdo tjeter, me uje te paster qe rrjedh neper shkembinje te mbuluar me alga jeshile. Pastaj, gjate periudhes kohore ndermjet sezonit te lagesht dhe atij te thate - gje qe ndodh ndermjet shtatorit dhe nentorit - ai transformohet duke u kthyer ne nje lum te ngjyrosur. Algat krijojne nje lufte ngjyrash: e kuqe, blu, jeshile, e zeze dhe e verdhe. Ky lum nuk ka peshk per shkak te kompleksitetit te tij. Cano Cristales eshte quajtur "Lumi i pese ngjyrave", "Ylberi i Lengshem" dhe "Lumi qe rrodhi nga Parajsa" dhe shkaku i ketyre emertimeve eshte i dukshem.

10.jpg


Infoal
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top