10 vendet më romantike në botë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
اdokush dëshiron pushime romantike. Një vend ku të mund të bihet përsëri në dashuri, ku mund të ndihesh mirë dhe të çlodhesh. Nëse nuk dini se ku të shkoni, provoni një nga këto vende…

Parisi
Parisi është qyteti i të dashuruarve me ushqimin e mirë, verën dhe atmosferën e tij të mrekullueshme. Darkoni nën dritën e qiririt përballë Kullës Eifel, shëtisni në Champs Elysees dhe shkoni për një piknik në park. Parisi është i kulluar në romancë dhe për shekuj me radhë ka mrekulluar çiftet.

Shiko fotografinë 1728386

Havai
Havai është shteti më i ri nga të gjitha pesëdhjetë shtetet amerikane (21 gusht 1959) dhe është i vetmi vend amerikan që përbëhet tërësisht prej ishujsh. Bukuria natyrore e Havait, klima e ngrohtë tropikale, uji, dallgët dhe vullkanet aktive e bëjnë një destinacion popullor për turistët, sërfistët, biologët dhe të interesuarit e vullkaneve. ثshtë një nga destinacionet më të famshme të muajit të mjaltit në botë, veçanërisht për amerikanët. Qoftë në Maui ose në ishullin e madh, Havai ofron mundësi të mrekullueshme për çiftet. Plazhe tropikale, xhungla tropikale, suita luksoze, surfing etj. Havai është me të vërtetë një parajsë.

Index%20couple%20orange%20sunset.JPG

St. Thomas
St. Thomas është një ishull në Detin e Karaibeve dhe territor i SHBA. Me vendndodhje në Ishujt Virgin, St. Thomas shquhet për plazhet dhe ‘shopping’, mëngjesin në shtrat, të gjitha në një ishull që u shërben si familjeve ashtu edhe çifteve. Festat e natës janë të kufizuara, kështu që do ndieni qetësi dhe rehati ndërsa vështroni në sytë e partnerit tuaj.

img_2dolphin-stand.jpg

Venecia
Xhiroja në gondola e simbolizon totalisht romancën e qytetit. Lundroni në kanal, ndërsa rrini të përqafuar me njeriun e zemrës dhe vështroni Venecian tek shfaqet para jush. Darkoni në restorante luksoze italiane, pranë kanaleve dhe humbisni nëpër rrugicat e shtruara me tulla, ndërsa hasni kudo kisha dhe sheshe italiane. Venecia është një vend që do t’ju bëjë të bini ne dashuri edhe një herë nga e para.

2171022.jpg

Tahiti
Tahiti është ishulli më i madh në grupin Uinduard të Polinezisë Franceze, me vendndodhje në arkipelagun e Ishujve Society në jug të Oqeanit Paqësor. Tahiti është ishulli më i populluar dhe përbën 68.6% të së gjithë popullsisë së Polinezisë Franceze. Kryeqyteti Papeete ndodhet në bregun veriperëndimor. Të vendosura në Paqësorin Jugor, shtëpitë njëkatëshe të plazhit janë vende në oqean që të ofrojnë mundësinë e të notuarit në mëngjes herët. Relaksohuni në plazhe me rërë të bardhë, të rrethuar nga pemët e palmave që i fryn puhiza e erës, ndërsa njerëzit vendas ju shërbejnë në çdo moment. Perëndime me ngjyra të ndezura mbyllin çdo ditë të kësaj parajse.

Shiko fotografinë 1728387

Belize
Belize, e njohur më parë si Honduras Britanik, është një vend në Amerikën Qendrore. Belize kufizohet nga Meksika në veri, nga Guatemala në jug dhe në lindje nga Deti i Karaibeve. ثshtë një resort popullor dhe destinacion pushimesh i preferuar nga çiftet. Ky ishull në mes të brezave koralorë u jep mundësi çifteve të shkëputen prej kujtdo tjetër nëpër plazhe private, për të eksploruar ujin plot me peshq. اiftet mund edhe të dalin e të përpiqen të zënë peshk nëpërmjet ekskursioneve të peshkimit që ofron ky vend. Ose thjesht mund të shijoni plazhet dhe palmat.

belize-vacations.jpg

Maldive
Maldivet, zyrtarisht të njohura si Republika Maldive, janë një komb ishujsh në Oqeanin Indian, që është formuar nga dy vargje prej 26 atolesh që shtrihen në drejtimin veri-jug të ishujve Lakshaduip të Indisë, midis ishullit Minikoi dhe arkipelagut اagos. ثshtë në Detin Lakadive, rreth 700 kilometra në jugperëndim të Sri Lankës. Këto 23 ishuj janë një tjetër parajsë tokësore. Këto atole të vogla koralore janë pak më lart se niveli i detit dhe brezat koralore rrethuese gjallërojnë nga jeta nënujore. Të veçuar dhe të qetë, janë vendi perfekt për një pushim romantik.

maldives-honeymoon.jpg

Seychelles
Republika e Seychelles është një vend ishujsh që hapet në një arkipelag prej 115 ishujsh në Oqeanin Indian, rreth 1500 kilometra në lindje të kontinentit afrikan, në verilindje të ishullit Madagaskar. Vende ishujsh të tjerë dhe territore aty afër përfshijnë Zanzibar në perëndim, Mauritius dhe Reunion në jug, Komoros dhe Mayotte në jugperëndim. Këto ishuj të Oqeanit Indian pranë gjirit afrikan janë vendi ku disa prej njerëzve më të pasur në botë shpenzojnë kohën e tyre. ثshtë një vend ekzotik, vendndodhja larg e ishujve është vendi i përsosur për të njohur mirë të dashurit tuaj. Aty ka fusha golfi, llixha, ekskursione peshkimi dhe pije tropikale. Vizitoni këtë vend për muajin tuaj të mjaltit dhe kurrë nuk do dëshironi të ktheheni mbrapsht.

Seychelles41.jpg

Bruges
Ky qytet mesjetar në Bruksel është një mënyrë e mirë për t’u kthyer mbrapsht në kohë. Bruges është një qytet i vogël dhe i qetë që ka bërë të pamundurën të ruajë historinë e tij, duke favorizuar njerëzimin. Shëtisni përmes rrugëve antike të qytetit dhe darkoni nëpër kafenetë në ajër të pastër, duke përjetuar ndjesinë e të qenurit në një kohë tjetër.

Bruges.jpg

Toskana
Vreshta me rrush, vila dhe qytete historike italiane, i gjithë vendi është një aventurë romantike. Qëndroni në vilat historike, hani ushqimin më të mirë dhe ngisni biçikletën përmes vreshtave më të bukura, për të pirë verën më të mirë. Do të shikoni pse janë bërë kaq shumë filma në këtë vend dhe do të kuptoni pse askush nuk dëshiron të largohet prej këtu. Asgjë në Itali nuk është më romantike se Toskana.

Shiko fotografinë 1728388

/ikub.al/
 
Last edited by a moderator:
Pe: 10 vendet më romantike në botë

Bruges dhe Toskana po me pelqejne me shume:D...Dicka si me afer reales...
 
Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Tani nqs ke njeriun e duhur afer jane romantike keto vende, se po pate nje "hu" qe sja ka haberin e romanticizmit....mund te arish ti konsiderosh vendet me te shemtuara ne bote, nuk do kuptosh asnje "magji" te vendit qe te rethon.
Pastaj...nqs ke njeriun e duhur, cdo vend eshte i bukur/romantik.
Pse ne ne Shqiperi, skemi plazhe aq te bukura per vende romantike?
Se ben vendi romanticizmin, por njeriu...me mire thene cifti.
 
Zzinna ke shume te drejte......plazhet tona jane me te bukura me reale me te afrueshem si per ne dhe per turistet ja ne kete foto shiko romantizmin ne nje plazh Shqiptar Shiko fotografinë 1806408
 
Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Zzinna ke shume te drejte......plazhet tona jane me te bukura me reale me te afrueshem si per ne dhe per turistet ja ne kete foto shiko romantizmin ne nje plazh Shqiptar Shiko fotografinë 1806412

Tani nqs do te shfaqesh anen negative ( te plazheve ) te Shqiperise eshte shume kollaj ta besh....
Por kemi dhe keshtu
Shiko fotografinë 1806413
jala-beach-albania_2484.jpg

Ashu sic ka dhe Parisi, plehrat e veta ( pikerisht Champs Elysees per naten e vitit ri tregon me shume si qendra e plehrave se sa si bulevardi i te dashuruareve

Ose nen kullen e Eiffelit, qe me shume behet tregeti se sa vend per te shetitur me partnerin.
Shiko fotografinë 1806414
 
Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Ne thelb nuk jemi kunder njeri tjetrit ne mendime por dua te te them qe keto vende kane ate magjine e tyre dhe e mbajne se nuk eshte se shkove ne nje plazh ne Bora Bora dhe eshte i bukur jane shume faktore qe e bejne te bukur vendin.... Romantizmin mund ta gjesh dhe buze lumit nuk ka te beje ajo gje ketu jemi dakord ku ndihesh mire e ben por fatkeqsisht Shqiperia ne romantizem komercial eshte ne piken 0 ose minus .....
 
Pe: Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Ne thelb nuk jemi kunder njeri tjetrit ne mendime por dua te te them qe keto vende kane ate magjine e tyre dhe e mbajne se nuk eshte se shkove ne nje plazh ne Bora Bora dhe eshte i bukur jane shume faktore qe e bejne te bukur vendin.... Romantizmin mund ta gjesh dhe buze lumit nuk ka te beje ajo gje ketu jemi dakord ku ndihesh mire e ben por fatkeqsisht Shqiperia ne romantizem komercial eshte ne piken 0 ose minus .....

Eshte tek njeriu me shume,dmth cifti...Nese ti je romantik une sjam me co ne te gjitha keta vende,sdo reagoj fare,sdo ma ndjeje hic...Madje do merzitem...Por nese jemi te dy romantike,do na duket dashuria,ndjenja me e plotesuar ne keta vende,do i shijojme si dicka e vecante...Romantizmi duket edhe ne nje darke te thjeshte,nese sje romantik,do mendosh ehuuuu ushqim hesapi,shtrim tryeze cik me i vecante,ka qene ne humor kjo qe e ka bere keshtu...Dmth sdo te te krijoje ndonje ndjesi,kjo ska ndonje gje te keqe por ka lidhje thjesht me njeriun...Si e perjeton ai/ajo keta gjera....Mua sme pelqyen ato plazhet me lart,spashe ndonje gje te vecante,madje mu duken si ''fallco'',vec Burges dhe Toskana mu duken me te vecanta dhe cik me origjinale...

P.s Mbaji mend keta dy vende hera e dyte qe ti them,sdo kete here te trete...
 
Titulli: Pe: Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Po pra dhe e thashe vend romantik mund te jete dhe buze lumit eshte me shume gjendja shpirterore qe ben nje vend romantik se sa vendi vete prandaj perdora tek pergjigja ime romantizem komercial tani per tani fatkeqsisht nuk ofron dot Shqiperia dhe si po vete as ne te ardhmen ......
Message receive po kerkoj per bileta
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Po pra dhe e thashe vend romantik mund te jete dhe buze lumit eshte me shume gjendja shpirterore qe ben nje vend romantik se sa vendi vete prandaj perdora tek pergjigja ime romantizem komercial tani per tani fatkeqsisht nuk ofron dot Shqiperia dhe si po vete as ne te ardhmen ......
Message receive po kerkoj per bileta

Meson shpejt ti ,e dija une LOL
 
Titulli: 10 vendet më romantike në botë

Gazeta prestigjioze britanike “The Guardian” shpalli Butrintin dhe u rekomandon ate nder 8 atraksionet turistike per 2012.

Shqiperia, ka vende te bukura dhe te pazbuluara deri me tani per vizitoret. Kam pershtypjen se me rregullimin edhe pak te infrastruktures, kanalizimeve dhe pastertise do jete atraksion turistik per dekada te tera.

Kete e them duke patur parasysh klimen, llojllojshmerine natyrore, pasurit e saj, atraksionet si dhe afersine mes turizmit detar dhe malor.

Te rralla jane vendet e botes qe ofrojne turizen antik, detar e malor, madje Shqiperia e ka perparesi se ne kushte te rrugeve te rregulluara, keto te treja munde ti shijosh brenda dites.
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top