10 Ushqime Per Detoksifikim Trupi

  • Hapësi i temës Hapësi i temës E3
  • Start date Start date

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Kur behet fjale per detoksifikim te trupit tone ka shume teknika qe mund ti ndjekesh dhe suplement qe mund te marresh per te kryer detoksifikimin. Por, menyra me e mire eshte qe te hani shume ushqime qe largojne helmin (detoksifikojne) nga trupi juaj.

Me poshte ke nje liste me ushqimet e shendetshme per detoksifikimin e trupit e qe pervec te tjerash do te ishin nje shtese e mire ne dieten e secilit.

Frutat

Frutat jane shume te pasura me perberje te lengshme dhe keshtu i ndihmojne trupit te shpelaje materiet toksike. Ato gjithashtu jane shume te lehta per tu tretur dhe jane te pasura me antioksidant, materie ushqyese, fiber dhe shume vitamina tjera te rendesishme sic eshte vitamina C.

Ushqimet e Gjelbra

Kur te jesh gati qe besh detoksifikim te trupit, mbush frigoriferin tuaj me laker jeshile, elb, bar gruri, spiruline, jonxhe dhe perime tjera organike me gjethe te gjelberta. Keto perime do ti dhurojne traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili.

Klorofili largon toksina te demshme ambientale nga trupi, metalet e renda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Perveç tjerash ndihmon edhe melcine ne punen e detoksifikimit.

Portokalli dhe limonet

Aftesite çudiberese te frutave citrike ndihmojne trupin qe te shpelaje dhe nxjerre jashte materiet toksike e gjithashtu edhe te startoje traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojne melcine ne procesin e pastrimit. Per te ngritur detoksifikimin fillo mengjesin me nje gote uje te ngrohte me limon.

Mos harro, vitamina C eshte nje nder vitaminat me te mirat detoksifikuese pasi transformon materiet toksike ne material digjestiv.

Hudhra

Hudhra stimulon melcine qe te prodhoje enzime detoksifikimi qe ndihmojne ne filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nese i shtoni hudher te coptuar apo te zier seciles pjate ju do e ndihmoni dieten tuaj per detoksifikim

Filizat e Brokolit

Filizat e brokolit jane shume te pasura me antioksidant dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese ne traktin e tretjes me mire se gjithcka tjeter. Filizat jane ne fakt me efektive se sa i gjithe brokoli.

Caji jeshil

I paketuar perplot me antioksidant, caji jeshil jo vetem qe shpelan dhe nxjerr jashte toksinat nga sistemi permes perberies se saj te lengshme, por gjithashtu permban nje antioksidant special qe quhet kateqins, qe njihet per ngritje te funksionit te melcise.

Bizelet

Bizelet jane perdorur nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijera vite. Jane shume te lehta per tu tretur dhe absorbojne mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

Perimet e Fresketa

Perimet jane me te mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakra jeshile, laker bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indise dhe oregano. Nje kombinim e ketyre ushqimeve te shendetshme do t’i ndihmoje melcise ti largoje materiet toksike gjate procesit te pastrimit (shpelarjes) te brendshem. Keto gjithashtu jane te pasura me sulfur natyral i cili ndihmon melcine qe te detoksifikoje kimikatet e demshme.

Farat dhe Kokrrat

Inkorporoni ne dieten tuaj sa me shume nga farat dhe kokrrat qe treten lehte. Ketu perfshihet fara e lirit, farat e kungullit, bajamet, arrat, farat e susam-it dhe farat e lulediellit. Gjersa kryen detoksifikimin e trupit shmang djathin e bere nga kokrrat si djathin nga kikiriku.

Vajerat Omega-3

Perdor vaj ulliri, vaj avokado, vaj liri apo edhe vaj kerpi kur ben detoksifikim. Keto ndihmojne ne lyerjen e mureve te zorreve keshtu duke lejuar qe materiet toksike te absorbohen nga vaji dhe te eliminohen nga trupi.

Keto pra ishin disa nga ushqimet e shendetshme qe duhet futur ne diete per te larguar helmet (materiet toksike) nga trupi.

•sherohu.com•
 
Back
Top