10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

e-dashura-ideale-1.jpg

Romancë
– E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duan vërtet meshkujt te një e dashur? Më në fund keni mundësinë të zbuloni këtë sepse një grup meshkujsh i janë përgjigjur pyetjes misterioze. Ja çfarë e bën një të dashur të hatashme, sipas tyre
Mbase dashuria e vërtetë nuk është aq e pamundur nga sa duket në pamje të parë. Nëse i luani kartat tuaja siç duhet, nuk do ta keni të vështirë të bëni për vete çdo mashkull. Në një analizë të fundit, vetë meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq më shumë te femrat dhe se si mund të ndikojë kjo për një lidhje më të gjatë.

Pavarësia
Askush nuk i hyn një marrëdhënie për t’u bërë dado i personit tjetër. Nëse ajo ka kaluar një ditë të vështirë dhe kërkon një shpatull për t’u ngushëlluar, kjo është shumë në rregull. Por nëse ajo duket sikur nuk funksionon dot pa partnerin e saj, kjo gjë e tremb tjetrin dhe e bën të ndihet në kurth. Kështu, ai mund të largohet sapo t’i jepet mundësia. Pavarësia është një çelës për një marrëdhënie të lumtur, si për burrat, edhe për gratë.

Inteligjenca
Naiviteti te një e dashur që ke në krah, del nga qejfi shumë shpejt. Meshkujt kërkojnë një partnere që ka një nivel intelektual të ngjashëm me atë të tyre. Një grua inteligjente vazhdimisht e befason të dashurin e saj dhe e mban atë kureshtar. Ajo nuk e lë tjetrin të mërzitet apo të bjerë në monotoni. Për më tepër, është bukur që të kesh dikë me të cilin të bisedosh çështje serioze.

Sensualiteti
Nuk kishte si t’i mungonte listës së dëshirave të meshkujve ky tipar. Ata kërkojnë që e dashura e tyre të jetë në sinkron me dëshirat seksuale të të dyve. ثshtë e natyrshme që çifti të jetë në gjendje t’i komunikojë aspektet e seksualitetit lirshëm, por për t’i bërë këto të mundura, meshkujt dëshirojnë një partnere sensuale, e cila e shpreh dëshirën e saj.

Tërheqja

Një e dashur e mrekullueshme është, mbi të gjitha, një femër që përtej pamjes së jashtme, të tërheq instinktivisht. Meshkujt shprehen se dëshirojnë dikë që kujdeset për pamjen e saj e që mbi të gjitha të duket mirë për veten. Një pamje e kuruar është ajo çka çdo mashkull dëshiron për partneren që do të ketë në krah.

Respekti

Ky tipar për meshkujt është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre, një e dashur ideale është ajo që të respekton, përndryshe ata pyesin veten përse ajo e kalon kohën me ta. Kjo do të thotë se një e dashur e merr mundimin të dëgjojë partnerin dhe të kuptojë se çfarë është e rëndësishme për të. Gjithashtu, sipas meshkujve, një e dashur e hatashme është ajo që i mban mosmarrëveshjet private në vend që t’i diskutojë në publik. Respekti duhet të jetë i përbashkët.

Toleranca

Meshkujt nuk janë në kërkim të një të dashure që përpiqet t’i shtypë apo t’i ndryshojë ato tipare të tyret që i konsiderojnë si pjesën më burrërore. Një e dashur e mirë e toleron partnerin që të jetë burri që ai dëshiron dhe i dashuri që ajo ëndërron. Gjithashtu, sipas meshkujve, të dashurat e tyre duhet ta kuptojnë diferencën midis meshkujve dhe femrave dhe të jenë tolerante ndaj kësaj.

Jo grindavece
Një ndër porositë më të vlefshme nga meshkujt është “mos jini grindavece”. Një grua i zgjidh me mençuri betejat e saj, ajo e di se kur duhet të zemërohet dhe kur duhet të tolerojë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se, nëse nuk kujtoheni ta telefononi apo t’i shkruani gjatë gjithë mbrëmjes, kjo është diçka që asnjë femër nuk e toleron, ndaj mos luani me fatin.

Shoqërizimi
Sipas meshkujve, një e dashur e shkëlqyer është ajo që shkon mirë me njerëzit tuaj. Ajo është miqësore me familjen dhe miqtë tuaj. Ajo përfshihet në çështjet e rëndësishme të familjes suaj, përpiqet të kuptojë humorin e çuditshëm të vëllait tuaj dhe dëshiron të njihet me shokët që kalojnë kohën me ju.

Dashuria
Nëse keni gjetur një grua që ju do për atë që jeni dhe jo për atë që shtireni, mos hezitoni të qëndroni me të për sa më shumë kohë. Natyrisht, të gjithë kanë vese të vogla, por nëse ajo ju do me të vërtetë, do t’i tolerojë. Mund ta kuptoni dashurinë e saj duke vëzhguar se si ju shikon dhe si ju trajton çdo ditë.

Shpresa

Nëse një grua ju jep shpresë për të ardhmen, nëse ajo kërkon që ju të jeni një njeri më i mirë dhe të arrini maksimumin për veten, keni gjetur jo vetëm të dashurën ideale, por edhe një partnere për të gjithë jetën. Një këshillë nga meshkujt për meshkujt: “Kur ta gjeni një femër të tillë, mbajeni përherë!”

*Burimi: Pop Sugar
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Eh... kush ti vlereson keto cilesi ne ditet e sotme thuj :mah:
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Mendoj qe kur i ke gjitha keto cilsi,cpo te duhet burri ,mahskulli,apo i dashuri hahahahahaha :p
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Duhet per riprodhim Nev :D

Ehh.o vajze,Eproveten e ne labarator hahahahahaha,posronin si e don bebushin :p
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Ehh.o vajze,Eproveten e ne labarator hahahahahaha,posronin si e don bebushin :p

Jam me te vjetren une, me Even dhe Adamin sme pelqejne keto risite e reja ne ket pike lool
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Me pak fjale, ne nje pike cdo vajze do ri-gjendet....keshtu qe ka nga nje te dashur per te gjithe....
Flini te qete cuna:p
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Sot ka konkurrence te madhe , se kemi problem te zgjedhim ne meshkujt lol
 
Vertet se keni problem me zgjedh ju, prandaj mezi gjeni e nje :p
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

E po thone malli i mire gjindet veshtire , prandaj ....

Vertet, prandaj po mbesin vajzat beqare, se spo gjejme mall te mire lol
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Po te jesh grindavece ta harrosh burrin dmth
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Un kur shof Pop Sugar me ngrefet shume. Sepse e di qe kam te bej me kualitet.
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Une perpiqem te evidentoj 4 tipare : pjesen e sportivitetit, te artit, te guximit e trimerise, keto tipare mendoj se gjenden me rralle tek femrat ne Shqiperi.
Sipas mendimit tim nje njeri qe ben sport, do artin dhe guxon ne jete eshte i kompletuar, sidomos femrat.
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

Te gjitha bolshit....

Të jetë vetvetja , asigja ma teper :p
 
Titulli: 10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

"përpiqet të kuptojë humorin e çuditshëm të vëllait tuaj dhe dëshiron të njihet me shokët që kalojnë kohën me ju"
. Posi posi..
 
10 tiparet që e bëjnë një grua të dashurën ideale sipas meshkujve

e-dashura-ideale-1.jpg

Romancë – E keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë duan vërtet meshkujt te një e dashur? Më në fund keni mundësinë të zbuloni këtë sepse një grup meshkujsh i janë përgjigjur pyetjes misterioze. Ja çfarë e bën një të dashur të hatashme, sipas tyre
Mbase dashuria e vërtetë nuk është aq e pamundur nga sa duket në pamje të parë. Nëse i luani kartat tuaja siç duhet, nuk do ta keni të vështirë të bëni për vete çdo mashkull. Në një analizë të fundit, vetë meshkujt tregojnë se çfarë i tërheq më shumë te femrat dhe se si mund të ndikojë kjo për një lidhje më të gjatë.

Pavarësia
Askush nuk i hyn një marrëdhënie për t’u bërë dado i personit tjetër. Nëse ajo ka kaluar një ditë të vështirë dhe kërkon një shpatull për t’u ngushëlluar, kjo është shumë në rregull. Por nëse ajo duket sikur nuk funksionon dot pa partnerin e saj, kjo gjë e tremb tjetrin dhe e bën të ndihet në kurth. Kështu, ai mund të largohet sapo t’i jepet mundësia. Pavarësia është një çelës për një marrëdhënie të lumtur, si për burrat, edhe për gratë.

Inteligjenca
Naiviteti te një e dashur që ke në krah, del nga qejfi shumë shpejt. Meshkujt kërkojnë një partnere që ka një nivel intelektual të ngjashëm me atë të tyre. Një grua inteligjente vazhdimisht e befason të dashurin e saj dhe e mban atë kureshtar. Ajo nuk e lë tjetrin të mërzitet apo të bjerë në monotoni. Për më tepër, është bukur që të kesh dikë me të cilin të bisedosh çështje serioze.

Sensualiteti
Nuk kishte si t’i mungonte listës së dëshirave të meshkujve ky tipar. Ata kërkojnë që e dashura e tyre të jetë në sinkron me dëshirat seksuale të të dyve. ثshtë e natyrshme që çifti të jetë në gjendje t’i komunikojë aspektet e seksualitetit lirshëm, por për t’i bërë këto të mundura, meshkujt dëshirojnë një partnere sensuale, e cila e shpreh dëshirën e saj.

Tërheqja
Një e dashur e mrekullueshme është, mbi të gjitha, një femër që përtej pamjes së jashtme, të tërheq instinktivisht. Meshkujt shprehen se dëshirojnë dikë që kujdeset për pamjen e saj e që mbi të gjitha të duket mirë për veten. Një pamje e kuruar është ajo çka çdo mashkull dëshiron për partneren që do të ketë në krah.

Respekti
Ky tipar për meshkujt është shumë i rëndësishëm. Sipas tyre, një e dashur ideale është ajo që të respekton, përndryshe ata pyesin veten përse ajo e kalon kohën me ta. Kjo do të thotë se një e dashur e merr mundimin të dëgjojë partnerin dhe të kuptojë se çfarë është e rëndësishme për të. Gjithashtu, sipas meshkujve, një e dashur e hatashme është ajo që i mban mosmarrëveshjet private në vend që t’i diskutojë në publik. Respekti duhet të jetë i përbashkët.

Toleranca
Meshkujt nuk janë në kërkim të një të dashure që përpiqet t’i shtypë apo t’i ndryshojë ato tipare të tyret që i konsiderojnë si pjesën më burrërore. Një e dashur e mirë e toleron partnerin që të jetë burri që ai dëshiron dhe i dashuri që ajo ëndërron. Gjithashtu, sipas meshkujve, të dashurat e tyre duhet ta kuptojnë diferencën midis meshkujve dhe femrave dhe të jenë tolerante ndaj kësaj.

Jo grindavece
Një ndër porositë më të vlefshme nga meshkujt është “mos jini grindavece”. Një grua i zgjidh me mençuri betejat e saj, ajo e di se kur duhet të zemërohet dhe kur duhet të tolerojë. Megjithatë, duhet të keni parasysh se, nëse nuk kujtoheni ta telefononi apo t’i shkruani gjatë gjithë mbrëmjes, kjo është diçka që asnjë femër nuk e toleron, ndaj mos luani me fatin.

Shoqërizimi
Sipas meshkujve, një e dashur e shkëlqyer është ajo që shkon mirë me njerëzit tuaj. Ajo është miqësore me familjen dhe miqtë tuaj. Ajo përfshihet në çështjet e rëndësishme të familjes suaj, përpiqet të kuptojë humorin e çuditshëm të vëllait tuaj dhe dëshiron të njihet me shokët që kalojnë kohën me ju.

Dashuria
Nëse keni gjetur një grua që ju do për atë që jeni dhe jo për atë që shtireni, mos hezitoni të qëndroni me të për sa më shumë kohë. Natyrisht, të gjithë kanë vese të vogla, por nëse ajo ju do me të vërtetë, do t’i tolerojë. Mund ta kuptoni dashurinë e saj duke vëzhguar se si ju shikon dhe si ju trajton çdo ditë.

Shpresa
Nëse një grua ju jep shpresë për të ardhmen, nëse ajo kërkon që ju të jeni një njeri më i mirë dhe të arrini maksimumin për veten, keni gjetur jo vetëm të dashurën ideale, por edhe një partnere për të gjithë jetën. Një këshillë nga meshkujt për meshkujt: “Kur ta gjeni një femër të tillë, mbajeni përherë!”

*Burimi: Pop Sugar
Uaaa e uaa interesante...:D
 
jennifer lopez GIF
Episode 5 Nbc GIF by America's Got Talent

Po si nuk doli një mashkull e të thotë unë vdes për shalë seksi 😋😋😆😆🙄
Po të gjithë zemrën e mendjen duan....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top