20-vjeçarja digjet e gjallë

Arfenilla

Themelues i Forumit
E zhveshën, e torturuan, e goditën me hekur të nxehtë e gurë për ta hedhur më pas në një pellg benzine ku i vunë flakën. Ky është fundi tragjik i një 20-vjeçarje në Papua Guinenë e Re, ekzekutimi i së cilës ngjason më shumë me ekzekutimet mesjetare të heretikëve. 20-vjeçarja e quajtur Kepari Leniata “u dënua” nga turma e njerëzve. Ajo akuzohej nga turma se kishte shkaktuar vdekjen e një fëmije 6-vjeçar duke përdorur praktika të magjisë. 6-vjeçari ishte shtruar në spital me dhimbje të forta stomaku. Ai ndërroi jetë pasditen e së martës, ndërkohë që paraditen e së mërkurës, banorët vendosën “drejtësi duke djegur shtrigën”. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkurës. E reja u mor me forcë nga banesa e saj nga një turmë burrash dhe në sy të të afërmve. U hodh në mes të rrugës, u dhunua me hekur të nxehtë e sende të tjera të forta, u spërkat me benzinë e më pas iu vu flaka. Policia dhe zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak se janë ndaluar nga turma. Cituar nga mediat vendase, kreu i policisë lokale deklaroi se po e trajtojnë rastin si një vrasje dhe se shumë shpejt përgjegjësit e saj do të vihen përpara drejtësisë. Ndërkohë e përditëshmja vendase, “The National” përvec tronditjes së publikut për ngjarjen aspak të zakontë, thotë se 20-vjeçarja ishte nënë e një foshnje 8-muajshe.k.d
59shtriga-vrasje.jpg
 
Pe: 20-vjeçarja digjet e gjallë

Gjynahhhhhh
 
Titulli: 20-vjeçarja digjet e gjallë

Injoranca e ka bere dhe e ben ..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top