braziljania
Anëtar i Nderuar
Kanë zbuluar vrimat e zeza dhe dritat e mëdha, sekretet e botës së kafshëve dhe misteret e yjeve, të fshehtat e ADN-së dhe dhjetëra mistere të tjera që na kanë ndryshuar jetën. Ja cilët janë dhjetë shkencëtarët më të famshëm të kohës sonë...
Zhak Kusto (1910-1997)
Kush ishte?
Oficer i marinës franceze, eksplorator, autor librash dhe mbi të gjitha dokumentarësh. Ka shërbyer në ushtrinë franceze si oficer, por pasioni i tij i madh ishin zhytjet nënujore. Së bashku me inxhinierin Emil Ganjan shpikën një cilindër me ajër të kompresuar, që përmes një valvule u jepte mundësi qëndrimi më të gjatë nën ujë zhytësve. Filmat e tij janë: "Bota e heshtur", "Një botë pa diell". Librat: "Zbulimet e nëndetit", "Oqeani dhe oqeanografia" etj. Ka marrë shumë çmime.
I famshëm për...
Së bashku me Emil Ganjan, Kusto perfeksionoi mënyrën e eksplorimit të hapësirave nënujore. Teknika e shpikur prej tij, ajo e akualungut, u dha mundësi zhytësve që të kalonin orë të tëra nën ujë. Me theksin e tij francez, nga varka e tij e famshme "Kalipso", drejtoi dokumentarët e famshëm televizivë "Bota e nënujshme e Zhak Kustosë", e cila u bë e famshme jo vetëm për krijesat e mrekullueshme të nënujit që iu "servirën" telespektatorëve, por edhe për mënyrën e mrekullueshme të xhirimit dhe filmimeve, të cilat ishin një risi. Përmes këtyre filmave, Kusto na prezantoi me një botë që pa të do ta njihnin shumë pak.
Ka thënë: "Që nga lindja, njeriu mban mbi supe peshën e gravitetit. Për të qenë i lirë i duhet vetëm të eksplorojë nën sipërfaqen e saj".
Riçard Feynman (1918-1988)
Kush ishte?
Fizikan amerikan dhe nobelist për zbulimin në lëmin e teorisë së elektrodinamikës së kuanteve, si dhe për studimin në lidhje me bashkëveprimin e dritës me atomet dhe elektronet e tyre. Ka lindur në Nju-Jork dhe që fëmijë ishte i mrekulluar nga matematika dhe elektronika dhe nga fqinjët njihej si "djali që i ndreqte aparatet e radiove vetëm përmes mendimit". Ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme akademike dhe praktike.
I famshëm për...
Nuk ka qenë kurrë një krijesë të cilën të tjerët mund ta konsiderojnë një person të zakonshëm. Pikërisht kjo e bëri një nga njerëzit më të famshëm të shekullit, edhe pse pakkush e di. Ai është personi që i dha një shpjegim shpërthimit tragjik të anijes kozmike amerikane "Challenger" në vitin 1986. Ndërkohë që komisioni i posaçëm hetimor e përjashtoi idenë e aksidentit për shkak të të ftohtit të mëngjesit kur u bë lëshimi i anijes, Feyman vërtetoi të kundërtën, me një gjest shumë të thjeshtë. Futi në një gotë me akull një copë gome dhe pjesën përshkruese të asaj që ndodhi ua la në dorë specialistëve.
Ka thënë: "Jam aq i zgjuar që ta kuptoj se jam thjesht një budalla".
Dian Fesery (1932-1985)
Kush ishte?
Zoologe amerikane, fusha kërkimore e së cilës ishte përqendruar te gorillat e egra afrikane. Puna e saj bëri që të binin poshtëë shumë mite në lidhje me egërsinë e këtyre gjitarëve. Zanafilla e pasionit të saj ishin shkrimet e një zoologu amerikan në lidhje me majmunët në përgjithësi. Vendi i saj i studimit në Afrikë është kthyer në një qendër të madhe studimore. Ndër të tjera, ajo u bë edhe mbrojtëse e madhe dhe e patrembur e të drejtave të kafshëve në përgjithësi, pasi nisi një numër të madh fushatash kundër atyre që vrasin kafshët për qëllime përfitimi.
E famshme për...
Kaloi një fëmijëri të vështirë në San Francisko, por kjo i shërbeu për më vonë, kur i duhej të bëhej "avokatja" e çështjes së gorillave në Afrikë. Falë luftës së saj plot pasion, sot kemi më shumë specie të tilla në kontinentin e zi. Dian ishte njëherazi edhe mbrojtëse e të drejtave të kafshëve dhe kjo ndoshta i shkaktoi edhe fundin e dhimbshëm të një vrasjeje, autorët e së cilës nuk u gjendën kurrë.
Ka thënë: "Ai që vret sot një kafshë, do të vrasë nesër një njeri për të njëjtën arsye: pasurimin".
Stefan Xhei Gould (1941-2002)
Kush ishte?
Biolog amerikan, i dhënë pas teorisë së evolucionit të Darvinit. Veç kësaj, edhe paleontologjisë dhe autor i librave shumë të suksesshëm shkencorë. Lindi në Nju-Jork dhe u diplomua në gjeologji. Gjithë karrierën profesionale e kaloi në Universitetin e Harvardit.
I famshëm për...
Ishte një darvinist i pasionuar dhe nuk e kishte aspak problem që t‘i ndante me të tjerët idetë e tij dhe njerëzit e dëgjonin, e madje librat e tij për një kohë u bënë ndër më të shiturit në botë, pasi, veç të tjerash, stili ishte i mrekullueshëm. U mor gjatë jetës me shumë gjëra, por megjithatë do të mbahet mend për pasionin e tij të veçantë për teorinë darviniane të evolucionit, e cila kundërshton katërcipërisht atë të kreacionizmit dhe idesë së "planit inteligjent".
Ka thënë: "Teoritë më të gabuara janë ato që ne kujtojmë se janë më të saktat dhe për këtë shkak ua heqim luksin e të dyshuarit".
Xhejn Godall (1934-....)
Kush është?
Zoologe shumë e famshme britanike, e njohur për studimet e thelluara që u ka bërë shimpanzeve në habitatin e tyre natyror. Këto studime i ka përcjellë edhe përmes disa dokumentarëve të shkëlqyer televizivë. Ka vënë gjithmonë theksin edhe në rëndësinë e madhe që ka natyra për njeriun. Ka udhëtuar që e vogël në Afrikë dhe pasioni i saj ka qenë kryesisht jeta e majmunëve. Ajo u ka qëndruar aq shumë pranë atyre, sa arriti që të ndryshonte edhe përkufizimin që i ishte bërë njeriut nga shkencëtarët.
E famshme për...
Ka ndryshuar këndvështrimin tonë ndaj shimpanzeve dhe ...vetes sonë njëherazi. Vetëm disa dhjetëvjeçarë më parë të gjithë ishin dakord me thënien se njeriu është thjesht një kafshë që di të përdorë vegla pune. Ky përkufizim ndryshoi kur Xhejn pa shimpanzetë që të përdornin shkopin për të nxjerrë termitet nga çerdhet e tyre dhe më pas i hanin. Pasi i bëri të njohura gjetjet e saj, antropologu i famshëm, Luis Lekej, tha: "Tani na duhet ose të heqim fjalën ‘vegël‘ nga përkufizimi, ose të pranojmë që shimpanzetë janë njerëz".
Ka thënë: "Rreziku më i madh i të ardhmes sonë është apatia".
Stefan Hauking (1942-...)
Kush është?
Konsiderohet si një nga mendjet më të zgjuara të kohës sonë. Britanik dhe i specializuar në fushën e fizikës teorike dhe matematikës. Thelbi i studimeve të tij ka qenë natyrë e kohës dhe hapësirës, përfshi të gjitha parregullsitë e këtyre dy dimensioneve, të cilat deri në momentin e zbulimeve të tij konsideroheshin si tipare. Ajo çka e bën të veçantë nga shkencëtarët e tjerë të këtyre fushave është përpjekja për të folur për këto teori me një gjuhë shumë të thjeshtë, për ta bërë edhe publikun e gjerë të kuptojë thelbin e gjërave të vështira.
I famshëm për...
ثshtë fizikani më i famshëm e më i njohur në botë. Gjerësisht është njohur për shkak të botimit të librit të tij "Një histori e shkurtër e kohës", libër që i dha mundësi njeriut të thjeshtë të pajisej me njohuri dhe të fliste lirshëm në lidhje me vrimat e zeza dhe gravitetin kuantik. Ai është thuajse i paralizuar dhe lëviz vetëm me ndihmën e një karrigeje me rrota, për shkak të një sëmundjeje të rëndë dhe të rrallë, por kjo gjendje veçse i shton kuriozitet e mister figurës së tij, arritjeve të jashtëzakonshme, të cilat kanë synuar gjithmonë të shpjegojnë teorinë e pafundësisë së universit.
Ka thënë: "Zoti jo vetëm që luan me zar, por ndonjëherë i hedh aty ku ata nuk duken".
Mari Leakey (1913-1996)
Kush është?
Paleoantropologjist e britanike, bija e një piktori, lindi në Angli, por që herët iu desh të udhëtonte larg vendit. E zgjodhi profesionin e ardhshëm që në moshën 11-vjeçare gjatë një vizite në muzeun e Cromagnon në Francën e jugut, vend ku janë ekspozuar disa nga fosilet më të hershme njerëzore. Ka marrë pjesë gjatë jetës në shumë gërmime arkeologjike, të cilat kulmuan me zbulimin e famshëm të gjurmëve njerëzore 3 milionëvjeçare në Tanzani të Afrikës. Ka shkruar shumë vepra shkencore, ndër to edhe autobiografinë "E shkuara".
E famshme për...
Ka marrë pjesë në gërmime arkeologjike të panumërta, në të gjitha vendet e mundshme të planetit dhe ishte epiqendra e një familjeje arkeologësh, megjithatë është bërë e famshme për gjurmët që zbuloi në vitin 1976 në Tanzani të Afrikës. Ato ishin mbi 3 milionë vjet të vjetra. Këto gjurmë janë ndër provat më të rralla, të cilat vërtetojnë faktin që njeriu edhe në atë periudhë ka ecur me dy këmbë dhe jo me katër si kafshët e tjera. Bëhet fjalë për dy lloje gjurmësh: e para është më e madhe, ndërsa e dyta më e vogël. اfarë të kenë qenë vallë? Një mashkull me një femër? Nëna me fëmijën? Këtë përgjigje do të mund ta japë vetëm koha.
Ka thënë: "Dua të gërmoj e të kërkoj, sepse vetëm duke eksploruar të shkuarën do të kuptoj më mirë të tashmen e atë që do të vijë. Askush më mirë se një arkeolog nuk e kupton këtë thënie".
Karl Sagan (1934-1996)
Kush është?
Astronom i famshëm amerikan që tentoi t‘u japë shpjegimeve të vështira shkencore një thjeshtësi dhe kuptueshmëri për publikun. Studimet e tij përfshinin fusha të ndryshme si: astronomia, kozmologjia, filozofia e shkenca të tjera, por ai u specializua veçanërisht në origjinën e Tokës dhe mundësinë e jetëve të tjera në univers.
I famshëm për...
Ka lindur në Bruklin dhe një sy gjithmonë e ka mbajtur lart në qiell, aty ku misteri i yjeve i pëshpëriste çdo natë. Karl Sagan arriti që gjithë madhështinë e pafundësinë e universit ta sjellë në dhomën tonë përmes serialit "Kozmosi" me 13 seri, që ndikoi në mënyrë të pashlyeshme dhe vendimtare në formimin e një brezi të tërë astronomësh, që ndërsa e kishin vështrimin tek yjet ishin shkencëtarë të vërtetë me këmbët ngulur fort në tokë. Sagan është edhe autori i rreth 20 librave, përfshi edhe romanin "Kontakti", prej të cilit është realizuar në vitin 1997 një film shumë i suksesshëm. Ajo çka mund të jetë disi e panjohur për të, është fakti se ai ka bërë shumë zbulime në lidhje me planetin Afërdita. Para zbulimeve të tij, të gjithë mendonin se ai planet ishte një parajsë e vërtetë, por më pas doli se ylli që duket aq i shndritshëm nga Toka dhe që për ne simbolizon dashurinë, s‘është gjë tjetër veçse një planet në zheg e i zhytur në nxehtësi. Zbulimet e tij ishin edhe një paralajmërim për të gjithë në lidhje me pasojat që mund të ketë për Tokën ngrohja globale, në rast se nuk merren menjëherë të gjitha masat për të ndaluar emetimin e gazeve të dëmshme në atmosferë.
Ka thënë: "Para se të bësh një kek me mollë, fillimisht duhet të krijosh universin".
Uatson dhe Crick
Kush janë?
Shkencëtarë britanikë, që ia kushtuan gjithë veprimtarinë e tyre zbulimit të kodit gjenetik. U vlerësuan me çmimin "Nobel" dhe konsiderohen si shkencëtarët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave.
Të famshëm për...
Më 28 shkurt të vitit 1953, Uatson dhe Crick, së bashku me skuadrën e tyre të punës, bënë të pamundurën: arritën që të përcaktonin strukturën e ADN-së. Vetëm përmes këtij zbulimi të përbërësve të spirales së famshme u bë i mundur zbërthimi i mistereve njerëzore, pra i përbërësve të ashtuquajtura blloqe që formojnë qenien tonë. Zbulimi ishte kyçi i zbërthimit të kodeve tona të brendshme të ekzistencës. Ishte një zbulim që sot duket një gjë e zakonshme, por që për kohën shkaktoi një tërmet të vërtetë jo vetëm në shkencën e gjenetikës, por në të gjitha shkencat e tjera. Dy shkencëtarët morën edhe "Nobelin" për zbulimin e tyre.
Kanë thënë: "Zbuluam sekretin e jetës".
"Gjatë kërkimit tonë kemi pasur shumë probleme, por kjo nuk na ka dekurajuar për ta çuar gjithçka deri në fund, edhe për arsyen sepse gjithmonë dilte dikush që na inkurajonte dhe na bënte të vazhdonim".
spekter*