10 rreziqe të operacioneve plastike

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Koha në të cilën jetojmë na shtyn që të përballemi me një dinamikë të risive, që bartin me vete një numër të madh ndryshimesh në etikë dhe në mënyrën e jetesës. Shumë zbulime që njerëzit i konsideronin si të pamundura, para se të zbuloheshin, sot janë kthyer pjesë e rutinës së përditshme për secilin. Dinamika e ndryshimeve vërehet në të gjitha fushat; shkenca bashkëkohore zhvillohet dhe hedh hapa gjigante. Ndërhyrjet kirurgjikale, që njihen me termin “Operacione plastike” apo “Kirurgji plastike” është një fushë e mjekësisë që sot është duke arritur një zhvillim të paparashikueshëm. Vetëm para pak ditësh “Forbes” ka publikuar disa nga rreziqet dhe problemet që mund të shfaqen pas këtyre operacioneve. Operacione plastike janë ndërhyrjet kirurgjike përmes të cilave bëhet rregullimi i defekteve të lëkurës dhe të pjesëve të trupit, apo të funksioneve të tyre, qofshin të meta të lindura apo të shkaktuara më vonë në rrethana të ndryshme, siç mund të jenë dëmtimet e marra në një aksident automobilistik, në një rast fatkeqësie me lëndë shpërthyese (zjarr, gaz etj.). Realizimi i operacioneve plastike mund të jetë edhe për qëllime estetike, e thënë me fjalë të tjera, mund të priren nga synimi për të zbukuruar pjesë të caktuara të trupit. Dega kozmetike e operacioneve plastike është e lidhur me zbukurimin e organeve të trupit, e cila bëhet kryesisht në sipërfaqen e lëkurës, ose në dukjen e ndonjë organi të trupit. Shembuj të këtyre ndërhyrjeve janë edhe operacionet në lëkurën e fytyrës, rregullimet e hundës (rinoplastikë), ndërhyrjet kirurgjikale në vesh (otoplastikë), largimi i rrudhave nga pjesa e syve (blefaroplastikë), ndërhyrjet në gjoks (mastoplastikë) etj.
Hematoma
Hematoma është një mpiksje e brendshme gjaku, e vogël, e cila zakonisht largohet vetvetiu, por në disa raste mund të jetë e nevojshme edhe ndërhyrja kirurgjike. Rreziku pas avancimit me këto teknika ndodh në 1 ose 2 për qind të rasteve, sipas asaj që ka theksuar Dr.Darrick E. Antell, kirurg i operacioneve plastike, i specializuar për operacionet plastike kozmetike dhe estetike. Kjo ndodh më shpesh të meshkujt, tek të cilët mund të shkaktohet rritje e furnizimit me gjak të kapilarëve të fytyrës. Në operacione të tjera, hematoma ndodh shumë rrallë, në më pak se 1 për qind të rasteve.
Seroma
Seroma është një grumbullim i lëngjeve të trupit në trajtë uji, dhe është më e përhapur të pjesa e barkut dhe e stomakut. Kështu që është e nevojshme që gjatë kryerjes së operacioneve të merren masa parandaluese duke vendosur aparatura në formën e kanaleve kulluese për të pastruar zonën. Dr. Richard D’Amico, president i Shoqatës Amerikane për Operacionet Plasitike, i cili e ka parashtruar kërkesën e mësipërme thekson se pastrimi i kujdesshëm i plagës është i domosdoshëm. Nëse do të kryhej pastrimi dhe largimi i masave të lëngshme të padobishme nga plaga, komplikacionet do të shmangeshin në maksimum, pra do të shkonin drejt zeros.
Nekroza
Nekroza, është sëmundje e vdekjes së qelizave për shkak të ndërhyrjeve të gabuara kirurgjike, të cilat janë të paevitueshme kur kryhet një operacion. Vetë prerja për të kryer operacionin do të shkaktojë vdekje të qelizave. ثshtë e nevojshme të zgjidhet një teknikë operacioni, e ndjekur me eksperiencë dhe njohuritë e mjaftueshme, për të mos shkaktuar hapje të madhe të plagës, gjë që do të sillte rritje të furnizimit me gjak, humbje gjaku dhe nekrozë të theksuar. Duhanpirësit janë më të predispozuar për të shfaqur nekrozë të theksuar, thotë Dr. Foad Nahai, president i Shoqatës Amerikane për Operacionet Plastike Estetike, sepse duhani redukton transportin e shpejtë të gjakut të indet e lëkurës.
Dëmtimi i nervave
Me heqjen e disa pjesëve të lëkurës nga operacione të ndryshme plastike, fijet e vogla nervore pësojnë ndryshime dhe çrregullime, e sigurisht dëmtime. “Por në rastin e “ndërhyrjeve aksidentale”, kur dëmton fijet e mëdha nervore, ato që luajnë role të rëndësishme, rreziqet janë të mëdha”, shprehet Dr. Nahai. Në duart e një kirurgu me eksperiencë, rastet e shfaqjes dhe mundësive të rreziqeve të tilla janë shumë të rralla. Por aktualisht 1 në 1 000 raste operacionesh plastike të fytyrës, dëmi është shumë i madh, aq sa edhe mundësitë për ta riparuar atë janë shumë të pakta.
Infeksionet
Infeksionet mund të shfaqen pas realizmit të operacioneve dhe pas realizmit të procedurave pastrimit të plagës, tharjes së saj dhe të qepjes. Por shfaqja e infeksioneve të ndryshme mund të shkaktojë probleme serioze në organizëm, pasi mund të qarkullojë me gjakun dhe të prekë organe të ndryshme në organizëm. Për këtë në rastet e shfaqjes së infeksioneve shtrohet si kërkesë e domosdoshme rihapja e plagës dhe pastrimi i menjëhershëm i saj, në mënyrë që të mos shkaktojë helmime në organizëm. Edhe pse infeksionet janë të rralla në operacionet plastike, duhet pasur parasysh rreziku dhe të merren masat parandaluese.
Shenja Hipertrofike
Shenjat hipertrofike janë të mbushura, të sheshta, të kuqe dhe të pakëndshme. Kur dhëmbëzimi, shenjat, janë të paevitueshme në një ndërhyrje kirurgjikale, një kirurg me eksperiencë di se si të veproje, se cilat janë teknikat operacionale që duhen ndjekur për t’i larguar ato. Në këtë mënyrë shenjat hipertrofike nuk do të mbeten, do të jenë minimale apo të paperceptueshme. Në rastet kur pacienti ka kryer edhe operacione të tjera, kirurgu vëzhgon mënyrën se si reagon lëkura e tij pas operacionit për të parashikuar paraprakisht rezultatet. “Gjithmonë u them pacientëve të mi që nuk jam magjistar, dhe asnjë kirurg plastik nuk është magjistar”, thotë Dr. Nahai.
Humbja e ndjenjave
Humbja e përkohshme e ndjenjave apo humbja e ndjenjave gjatë një operacioni mund të ndodhë si në rastet e ndërhyrjeve kirurgjike në fytyrë, ashtu edhe në ato në pjesën e barkut e të gjirit. Edhe pse këto ndodhin në raste të rralla. Humbja e ndjenjave është më e zakonshme në rastet e operacioneve plastike në gji. Kjo ndodh në 10 për qind deri në 70 për qind të rasteve, në varësi të organizmit dhe sistemit imun të pacientit. “Rreziku më i lartë shfaqet në raste kur është e nevojshme të reduktohet masa e gjirit, apo të hiqet totalisht, pasi në të përfshihen procese të ndryshme fiziologjike, deri në përshtatjen e plotë të organizmit me gjendjen e re të krijuar”, thotë Dr. Nahai.
Gjakrrjedhja
Ekziston mundësia e gjakrrjedhjes, hemorragjisë, në disa tipa operacionesh. Pas realizimit të një ndërhyrjeve kirurgjike, gjakrrjedhja mund t’i kanoset pacientit, kështu që duhet të jetë vazhdimisht nën vëzhgimin dhe kujdesin e mjekut. Rreziku i dëmtimit të enëve të gjakut të syrit dhe si pasojë shfaqjes së gjakrrjedhjes është rreth 1 për qind, sipas Dr. Nahai. Rastet më të shpeshta shfaqen te meshkujt, pacientët që kanë presionin e lartë të gjakut ose që kanë konsumuar rregullisht aspirinën. Nëse operacioni do të kryhej nga një kirurg me eksperiencë, i cili zotëron njohuritë e nevojshme mbi rreziqet e mundshme, do t’i reduktonte ato në maksimum.
Ptosis
Ptosis, ose zverdhja apo venitja, nuk është një efekt i jashtëzakonshëm e i rrallë në rastet kur kryhet një ndërhyrje kirurgjike në qepallat e syrit. Pas kryerjes së një operacioni plastik në kapakët e syrit rreziqet, janë të pritshme. Kjo gjendje mund të bëhet e përsëritshme dhe e vazhdueshme, por nuk është lehtësisht e korrigjueshme as me një ndërhyrje të dytë kirurgjike. Sipas Dr. Nahai do të ishte më mirë që rregullimi dhe normalizimi i kësaj gjendjeje të kalonte vetvetiu. Dhe po sipas tij kjo ndodh atëherë kur pas ndërhyrjes kirurgjikale është vetëkorrigjuar pjesa e dëmtuar gabimisht.
Vdekja
Në operacionet kardiake, rastet e vdekjes në masën 2 për qind konsiderohen normale. Operacionet plastike në zemër sigurisht që përfshijnë një punë tepër serioze e të tejet të ndërlikuara, pasi përqendrimi i qelizave dhe enëve të gjakut është i madh. Por përsëri rastet kur rrezikohet vdekja e pacientit janë rreth 1 për qind. Por sigurish edhe pas operacionit të suksesshëm, pacienti duhet të qëndrojë pranë spitalit, për çdo rast emergjence, edhe nëse do të jetë e domosdoshme një ndërhyrje e dytë kirurgjike. Në raste të rralla nivelet toksike të anestezisë, mund të bëhen faktorë shtesë rreziku në rastet e operacioneve të tilla.
To
 
Pe: 10 rreziqe të operacioneve plastike

Mua sme pelqejne keta nderhyrjet plastike..Me duken si dicka qe i humb vleren origjinales,fundi i fundit ca fiton?Asgje vec nje pamje me te mire..Per cfare e gjitha kjo?Per ndonje kompliment me shume nga tjeret,pa kuptim...
 
Pe: 10 rreziqe të operacioneve plastike

Edhe une jam kundra nderhyrjeve plastike
 
Pe: 10 rreziqe të operacioneve plastike

Ka raste kur thuajse jane te domosdoshme, por jo ne rastet per te manipuluar me trupin.
 
Back
Top