PiNkY
Anëtar i Nderuar
![158-600x320.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.lajmesot.info%2Fwp-content%2Fuploads%2F2013%2F04%2F158-600x320.jpg&hash=125b017b08a82a5638f00fac0462117a)
Ato mund të cilësohen në fakt, si qytetet më të frekuentuara të botës nga makinat. Dyndja e të cilave, bën që trafiku brenda tyre, të jetë një tmerr i vërtetë për banorët.
Kështu pohon të paktën një listim i fundit, kryer pikërisht mbi trafikun si të tillë dhe që ka rezultuar se kryeqyteti që e ka më të lartë këtë tregues është ai rus, Moska.
Sipas këtij studimi, mesatarja e kohës së udhëtimit të moskovitëve, është 66% më të lartë në krahasim me atë botërore, pikërisht për shkak të situatave të vështira që krijon kaosi i trafikut në këtë qytet metropoletan.
Moska në këtë aspekt, parakalon Stambollin, i cili vitin e kaluar udhëhoqi renditjen evropiane, pikërisht për treguesin e bllokimit të rrugëve nga trafiku. /noa
Renditja e 10 qyteteve me më shumë trafik në botë:
1. Moska
2. Stambolli
3. Varshava
4. Marseja
5. Palermo
6. Los Anxhelos
7. Sidnei
8. Shtutgart
9. Parisi
10. Roma
/noa/