Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 pyetjet më të këqija në një intervistë televizive

Ka plot folës/gazetarë që intervistën e quajnë punën më të lehtë. Një intervistues i papërgatitur dhe që mendon se pyetje është çdo fjali që ka pikëpyetje në fund – bën pyetjet e më poshtme.
Këto pyetje i kam dëgjuar shpesh si të veçuara dhe për fat të keq edhe si “paketë”

1. Cili është mendimi juaj për zhvillimet e fundit?
2. Në këndvështrimin tuaj si i gjykoni zhvillimet e këtyre ditëve?
3. ا’mund të na thoni më shumë rreth kësaj çështje?
4. X thotë se ….ju si e komentoni këtë deklaratë?
5. Cilat janë shqetësimet tuaja kryesore?
6. Domethënë ju ka bërë përshtypje….po tjetër?
7. Për teleshikuesit më tepër a mund të sqaroni pak më hollësisht?

8. Le të ndalemi tek një çështje që është debatuar gjatë këto ditë. Aksidentet. Janë shtuar dhe po shtohen. Ju si i keni parë këto?
9. Po mbaron edhe koha që kemi në dispozicion nga regjia….a keni diçka për të shtuar….
10. Jo. Atëherë kam një pyetje: ku do të kaloni pushimet? Nëse i keni bërë. Po. Dmth.. ku I kaluat? Si ishte?

Pyetja që të vjen natyrshëm kur dëgjon xhevahire të tilla, është: pse është bërë kjo bisedë?
Dhe pyetja më e rëndësishme që mungon dhe më e mira që mund të ndihmojë në intervistë është pyetja e thjeshtë, e shkurtër, e qartë: PSE?
Nëse nuk njeh problemin, nëse nuk njeh personazhin e ftuar, nëse nuk ke hulumtuar rreth temës që do të flasësh, nëse nuk di të komunikosh dhe të ndërtosh intervistën, nëse nuk e ke idenë se çfarë do të thuash…atëherë nise dhe bitise intervistën me 10 “pyetjet” e mësipërme. ثshtë e provuar se i mbush 10-25 minuta. Nëse jo, atëherë tund kokën dhe bëj shenjë me duar të ftuarit t’i japë gojës. Vetë bëj sikur mendohesh, merr një pozicion… sikur i di mirë këto gjëra, por nuk ja ke shumë ngenë. Tunde kokën lehtë….

Burimi Lutfi Dervishi Facebook
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back