10 miliardë planete "binjake" me Tokën

Kresha

A pretty face can never trick me
Në gjithë hapësirën e galaktikës tonë ndodhen rreth 10 miliardë planete të ngjashem me Tokën por ndoshta që të gjithë të pabanuar.




Kete e ben te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, ne baze te zbulimeve me te fundit qe jane bere nga teleskopet e fuqishem tokesore. Prej pak kohesh, Boss ka publikuar nje liber me titull "The Crowded Universe" qe eshte bere best seller per te apasionuarit pas mistereve te universit.

"Kemi arritur ne perfundimin se ekzistojne 10 miliarde planete binjake te Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jete shume here me i madh", thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote; planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne nje distance as te afert por as te larget nga ylli i tyre.

Sipas Boss, planetet mund te ndahen ne tre kategori; gjigande si Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te krijuar nga gazi dhe pluhuri.

"Ne tani shikojme vetem planetet gjigande, por prane tyre ndodhen edhe te vegjelit, binjaket absolute te Tokes qe mund t'i shikojme dhe studiojme pas shume vjetesh. Perkohesisht mund te hipotezojme se vetem 10 % e planeteve te cdo galaktike jane te njejte me Token, cka do te thote rreth 10 miliarde", thekson astronomi amerikan.
Por pavaresisht kushteve te krijuara per zhvillimin e jeteve ne keto planete, Boss mendon se ne keto planete jo domosdoshmerisht eshte zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i evolucionit te materies. Nderkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, ne gjendje te vezhgoje me fuqi shume here me te madhe galaktiken tone. /tch/
 
Titulli: 10 miliardë planete "binjake" me Tokën

Cdo te thote me kete "NDOSHTA".Kur ne akoma nuk kemi dale nga sistemi diellor!!!
 
Titulli: 10 miliardë planete "binjake" me Tokën

Në gazetari thuhet: Nuk është lajm kur ujku e han njeriun,
por kur njeriu e han ujkun!

Edhe këtu, një bum do të ishte zbulimi i një planeti si Toka
i banuar, sepse për trupa qilelor e dijmë se ka pakufij!
Për, mua për të folur kësi soji, është vetëm humbje kohe,
sepse të folësh "përafërsisht" për Universin, gjasat për t'ia
qëlluar janë pothuajse zero!
 
Titulli: 10 miliardë planete "binjake" me Tokën

.......jane pothuajse te pafundme!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top