10 Keshillat me te Rendesishme te Marketingut

*deliza*

VIP
V.I.P
10 Keshillat me te Rendesishme te Marketingut

Nga Bob Leduc Secili prej ketyre 10 keshillave te marketingut eshte e bazuar mbi nje efiçence te larte- por shpesh te vezhguara mbi taktikat e marketingut. Sa prej jush jane duke i perdorur? Sa prej ketyre ju keni spikatur?

Keshilla I: Veçoni veten tuaj perballe ndikimit te ndryshimit si pasoje e rritjes se numrit te produkteve dhe sherbimeve qe ju ofroni, si dhe nga perdorimi i nje varieteti te metodave te ndryshme te marketingut. Vetem nje pjese e vogel e biznesit tuaj do te jete i influencuar nese shitjet e nje produkti bien apo reagimi ndaj nje metode marketingu nuk dha efekt.

Keshilla II: Konsumatoret jane prospekte gjithashtu. Rrini ne kontakt me ta. Gjeni ose zhvilloni produkte apo sherbime te tjera qe ju mund t’i ofroni atyre. Eshte me e lehte te besh nje shitje tek nje konsumator i meparshem i juaji, se tek dikush qe kurre nuk ka blere me pare tek ju.

Keshilla III: Shmangni te beni ndonje thirrje qe mund te tingelloj e ekzagjeruar edhe sikur te jete e vertete. Nje pretendim i theksuar me te madh krijon dyshime ne mendjet e prospektit tuaj dhe ve ne rrezik shitjet. Reduktoni pretendimet e spikatura per te arritur nje paraqitje me te besueshme.

Keshilla IV. Shprehini pretendimet numerike si numra te çfaredoshem me thyesa apo me presje dhjetore. Per shembull “Klientet tane kursyen 17,7 %” tingellon me teper e besueshme se sa “Klientet tane kursyen 20 %” vetem nese ky 20% nuk eshte numri i sakte.

Keshilla V: Per te krijuar nje oferte absolutisht te parezistueshme, kombinoni nje ulje speciale me nje seri bonuse shetese brenda te njejtes oferte.

Keshilla VI. Zhvilloni nje seri me 4 apo 5 oferta speciale te ndryshme. Perdorini ato njera pas tjetres me nje afat perfundimi. Kur njera oferte perfundon, perseriteni ate me oferten tjeter dhe me nje afat te ri perfundimi. Vazhdimisht riciklohuni permes te njejtave seri te ofertave. Kjo ju mundeson te vazhdoni perdorimin e ofertave per te gjeneruar shitje pa ju humbur kohe te zhvilloni oferta te reja.

Keshilla VII. Nese ju jeni duke joshur shume prospekte te cilet ne realitet nuk kane para’ per te blere produktin apo sherbimin tuaj… ju duhet te ndryshoni treg. Shenjestroni nje treg ku prospektet kane nje deshire te forte per perfitimet e prodhuara nga produkti apo sherbimi juaj, si DHE para’ per ta blere ate.

Keshilla VIII. Vendoseni veten tuaj menjane nga konkurentet duke ofruar nje perfitim ekskluziv dhe qe konkurentet tuaj nuk mund ta kopjojne, …apo ndonje tjeter qe ata nuk jane te gatshem ta kopjojne. Nje pronar biznesi mund te vendos numrin e tij personal te telefonit ne çdo porosi qe shet. Konkurenti i tij nuk e ben dhe nuk pelqen te filloje e ta beje veten te arritshem per konsumatoret.

Keshilla IX. Teksti i reklames prodhon reagimin me te madh kur çdo lexues mund te besoje se mesazhi eshte shkruar veçanerisht per te. Ndersa ju shkruani çdo mesazh shitjesh, perfytyroni sikur jeni duke i shkruar nje personi ne vend te nje grupi te madh njerezish. Kjo do t’ju ndihmoje te shkruani ne menyre me pak formale dhe me teper ne stil te personalizuar.

Keshilla X. Shume shitje nuk jane bere qe ne kontaktin e pare. Zhvilloni nje metode per te terhequr dhe ruajtur emrat dhe informacionet e kontaktit te prospektit i cili nuk blen prej jush. Ndiqini ata periodikisht. Nje trajnim i vogel fisnik eventualisht do t’i shnderronte shume prej tyre ne bleres.

Secili prej ketyre 10 tipeve te marketingut zbaton nje taktik marketingu te thjesht, por ama me efiçence te larte. Filloni te veproni tani per te aplikuar keto qe vute re dhe ju keni per t’u habitur nga fakti se sa biznes ato do gjenerojne per ju.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top