10 gratë e shekullit

Love

βeℓℓe â๓e
Cila është gruaja apo vajza që në përfytyrimin tuaj e meriton një vend në panteonin shqiptar të 100-vjetëshit të Pavarësisë?
Më shumë se për ‘bëmat’, për atë se tek ajo është projektuar një dekadë a më shumë e historisë së Shqipërisë, apo se ajo ka projektuar veten në të.
Cila është ajo grua me të cilën brezat janë identifikuar duke ua kaluar më pas brezave të tjerë?
Cila është ajo vajzë a grua, që ju e keni parë si ‘heroinë’ edhe në rastin kur ‘populli’ nuk e ka parë aspak si të tillë?

  • VAاE ZELA-Fatos Tarifa; HELENA KADARE-Elisa Spiropali; LIRI BELISHOVA-Henri اili; MUSINE KOKALARI- Luljeta Lleshanaku, Amik Kasoruho, Ardian Vehbiu, Robert Elsie; DRITA PELINKU-Artan Imami; MOSKO XHAVELLA -Roland Tasho; MOTRAT QIRIAZI-Artan Lame; DORA D’ISTRIA-Moikom Zeqo; Revista MAPO-GERALDINA APPONYI


  • Vaçe Zela, Marilyn Monroe shqiptare
Fatos Tarifa, sociolog

vace-zela-300x225.jpg

Në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë nuk do të kisha menduar një pyetje më të vështirë dhe, ndoshta, më të pamundur për t’iu përgjigjur, se kjo, jo sepse është e vështirë të zgjedhësh njërën ndër shumë prej grave të shquara shqiptare të shekullit të fundit, por sepse përgjigjja që të vjen mësëpari në mendje është, po ashtu, një pyetje: A ka pasur vallë, në historinë e Shqipërisë të këtyre 100 vjetëve të fundit, ndonjë grua të tillë?

Imagjinata sociologjike më shtyn ta vë pyetjen tuaj në një kontekst historiko-politik, si edhe në një kontekst social-kulturor. Në të parin, mendoj se asnjë periudhë historike dhe asnjë ngjarje e rëndësishme historike nuk kanë ‘prodhuar’ në këto 100 vitet e fundit një figurë gruaje, e cila të meritonte atë vend në panteonin shqiptar të shekullit të Pavarësisë: as periudha që përgatiti pavarësinë e shtetit shqiptar apo ngjarja që e proklamoi atë; as periudha e viteve të Luftës së Parë Botërore apo ajo që e pasoi atë deri në krijimin e regjimit monarkik të Zogut dhe as kjo e fundit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të kenë spikatur disa gra, të cilat dhanë heroikisht jetën e tyre për çlirimin e vendit nga pushtuesit fashistë italianë dhe ata nazistë, por asnjëra prej tyre nuk bën pjesë në atë kategori që përshkruani ju. Periudha e socializmit shtetëror, më e gjata në historinë njëshekullore të shtetit të pavarur shqiptar, parë në një kontekst social-kulturor, i nxori vajzat dhe gratë shqiptare nga prapambetja e thellë ekonomike, arsimore e kulturore dhe i bëri ato pjesëmarrëse aktive në jetën e shoqërisë shqiptare. Gjatë kësaj periudhe dhe në dy dekadat e fundit, ato të Shqipërisë poskomuniste, shumë gra u dalluan dhe vazhdojnë të dallohen kryesisht në fusha të tilla si kultura dhe artet dhe më pak në ato të arsimit, të shkencës e të shëndetësisë. Sidoqoftë, e kam të vështirë të cilësoj ndonjërën prej tyre si gruan që u bë dhe mbeti simboli i brezit të saj dhe i brezave që erdhëm pas saj, veç njërës, Vaçe Zelës.

Dikush mund ta gjejë personifikimin e një figure të tillë, si ajo që kërkoni ju, te Nënë Tereza dhe ajo, vërtet, është një ndër personalitetet më të shquara shqiptare dhe botërore. Por figura e Nënë Terezës, e cila mund të quhet shqiptarja më e shquar e shekullit të 20-të, sado inspiruese ka qenë dhe mbetet ajo, nuk ka asnjë lidhje të drejtpërdrejtë me shekullin e parë të Shqipërisë së pavarur, prandaj nuk është, për mua, gruaja së cilës do të duhej t’i rezervohej vendi i nderit në atë panteon. Vaçe Zela, po. Vaçja ishte dhe mbeti një talent dhe një karakter i veçantë në muzikë dhe, më gjerë, në kulturën shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Vaçja ishte dhe mbeti një simbol i rinisë, i muzikës, i kulturës dhe i frymës shqiptare në kohën e saj dhe më pas. Vaçja u bë dhe mbetet ylli dhe simboli i muzikës pop në Shqipëri; ajo krijoi një stil të ri, një frymë të re, një shembull të ri dhe një standard të ri, i cili mbetet edhe sot i paaritshëm. Vaçja i këndoi brezit të saj dhe u adhurua prej tij, por ajo këndoi edhe brezat pas saj dhe vazhdon të adhurohet si askush tjetër. Vaçja ishte artistja e skenës, por ajo ishte, mbi të gjitha (dhe më shumë se të gjitha) artistja e popullit. Asnjë artiste shqiptare nuk është pritur në skenat tona me më shumë entuziazëm e veneracion se Vaçe Zela. Nëse Amerika e shekullit të 20-të krijoi, përveç Elvis Preslit dhe Marlon Bardosë (simboleve meshkuj), një simbol femëror të kulturës dhe të shoqërisë amerikane te Marilyn Monroe, e ngjashmja e saj në Shqipërinë e shekullit të 20-të, jo si një ‘*** symbol’, por si një symbol i asaj që mund të quhet ‘pop culture’, si edhe për adhurimin e saj popullor, është Vaçe Zela.

  • Helena Kadare, centrali im atomik
Elisa Spiropali, politikane

39583.jpg

u ndoshta supozoni që unë si femrën më interesante të 100 vjetëve të shtetit shqiptar t’u tregoj atë më të bukurën, ndonjërën që ka kapur Hollivudin për shembull, ose ndonjë tjetër që ka mësuar mbi dhjetë gjuhë të huaja, dikend që ra dëshmore në Luftën Nacionalçlirimtare, ndonjë aktore kinemaje, ndonjërën nga ato që vuajtën me dhjetëra vite nëpër burgje, një idealiste të penduar, një partizane sentimentale që e akuzuan se bëri fshehtas dashuri me një partizan dhe e pushkatuan, një shenjtore shqiptare, apo ndonjë tjetër. Këto janë të gjitha shumë interesante, shumë të mira, të gjitha meritojnë medalje dhe lavdërime, por megjithatë asnjëra prej tyre nuk plotëson kriteret e mia.
Kriteret e mia për femrën shqiptare të 100 viteve Pavarësi i plotëson vetëm njëra, emrin e së cilës, para se t’ua them, më duhet të bëj një sqarim. Ky sqarim ka të bëjë me ndryshimin mes bombës atomike dhe centralit atomik.
Për ata dhe ato që nuk e dinë, bomba atomike është shpërthimi në një çast të vetëm i një sasie uraniumi, apo ndonjë elementi tjetër, pas të cilit shpërthim vdesin me miliona njerëz dhe sëmuren miliona të tjerë.
Centrali atomik, në thelb, është i njëjti fenomen, e njëjta procedurë, me të vetmin ndryshim, se shpërthimi i së njëjtës masë uraniumi, nuk bëhet në një çast, por i frenuar, i disiplinuar, i zgjatur në kohë, dhe pas një shpërthimi të tillë të zgjatur nuk prodhohet vdekje, por energji, pra jetë.
Në përfytyrimin tim, Gjenitë janë shpërthime bërthamorë, jo të uraniumit, të trurit, mendimit, veprimit, ideve, punës. Gjenitë janë dy llojesh. Gjenitë e papërmbajtur;
Që janë bomba atomike, që kur shpërthejnë bëjnë dritë dhe zhurmë që vazhdojnë shumë pak, dhe shkatërrojnë veten, si dhe me çartallosjen e tyre privojnë të tjerët nga të mirat që do kishin nëse shpërthimi nuk do ishte bërë i menjëhershëm.
Gjenitë e përmbajtur, janë “centrale atomike”, që energjinë e përdorin në mënyrë të disiplinuar, të kontrolluar, për ta bërë të dobishme për sa më tepër njerëz. Kush pati nuhatjen, vizionin, zotësinë, përkushtimin, durimin, ta disiplinonte, ta bënte zap, “centralin atomik”, gjeniun e Letërsisë shqipe dhe botërore?
Helena Kadare. Ajo është heroina shqiptare e njëqind viteve të fundit dhe e një mijë viteve të ardhshme. Tjetër mos u lodhni kot të kërkoni, se nuk mund të gjeni.

  • Liri Belishova, një Thatcher i pamundur shqiptar
Henri اili, publicist

belishova2-232x300.jpg

Liri Belishova do të ishte zgjedhja ime, sigurisht në vlerë absolute, jo për përmbajtjen e ideve të saj politike, por për tipin politik dhe për tipin e një personaliteti puro politik, arsyeja politike në gjendjen e kulluar, po të përdorja titullin e veprës së famshme të Kantit. Liri Belishova gjatë historisë së vet të pashlyeshme, ose të fatit të vet të pashlyeshëm në këta 60 vjetët e fundit, më ka habitur gjithmonë, më habit gjithmonë: në rini të saj me luftën partizan e me dramat e veta që i kanë qëlluar në jetë, që i ka zgjedhur ose s’i ka zgjedhur; gruaja e Nako Spiros, pastaj me hrushovianizmin e saj dhe me përpjekjen për t’i shpëtuar atij stalinizmit në versionin shqiptar, që ishte enverhoxhizmi.
Pastaj me qëndresën në kuptimin e personalitetit njerëzor, në internim etj., me dramën e vajzës Drita اomo dhe pastaj me aktivitetin pas rënies së komunizmit, që nuk është i pakët. Me kujtesën e kthjellët, analizën e ftohtë të tragjikes së fatit politik të Shqipërisë komuniste dhe në përgjithësi me një lloj idealizmi të ashpër, edhe pse brenda tij mund të kishte shumë krim, shumë dhunë të kryer, ku pjesëmarrëse herë-herë ishte dhe ajo vetë, megjithëse ajo u bë vetë viktimë e saj, por gjithmonë në funksion të idealit të saj politik në vlerë absolute. Dhe ideali politik në vlerë absolute është një lloj vullneti suprem për t’i ndryshuar gjërat ose për t’ia nënshtruar gjërat dhe fatin shoqëror një vullneti politik.
Po ashtu më kanë bërë përshtypje pas viteve ‘90 dy ngjarje me Liri Belishovën: më kujtohet se ishte fushata e Spartak Ngjelës për zgjedhjet e vitit ’03, kur erdhi në zyrën elektorale të Ngjelës me idenë për ta mbështetur, për ta përkrahur për kandidimin dhe në përgjithësi për vetëdijen e saj politike.
Nga mënyra sesi foli, sesi arsyetoi, nga mënyra sesi, të themi, mori pjesë në atë bisedë, në atë shtab elektoral, m’u duk sikur kishte vetëdijen që kishte qenë Thatcher-i i Shqipërisë, që e ndiente për detyrë të vazhdonte misionin e saj politik. Kurse një herë tjetër, 3 vjet më vonë, kur isha kryeredaktor i ‘Standardit’ më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim.
Filloi të më fliste politikisht, sesa të kujdesshëm duhet të ishim si gazetarë për të mbështetur dhe për të moderuar rikthimin e demokratëve në pushtet.
Pavarësisht gabimeve të demokratëve, largimi i ish-komunistëve nga pushteti në vitin 2005 ishte shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shumë e rëndësishme të mbështetej ardhja e një mazhorance të re të Sali Berishës. Në kuptimin tim, në vlerë absolute, është figura politike femërore ideale e 100 vjetëve dhe po të kishim qenë të emancipuar dhe të hapur, me siguri do të kishte qenë një politikane absolute.

  • Musine Kokalari, individualitet kombëtar
Luljeta Lleshanaku, poete


musine-kokalari-285x300.jpg

Nëse flitet për figurat femërore më me influencë në historinë e Shqipërisë gjatë 100 viteve të fundit, apo edhe më shumë, i pari emër që më vjen ndërmend është pikërisht ai e Musine Kokalarit. E para, për vizionin e saj politik; Musine Kokalari në vitin 1943 krijoi Partinë Socialdemokrate Shqiptare, në një kohë kur gratë në botë, nuk kishin as të drejtën e votës. Qëndrimi i saj ishte i pastër nacionalist. Ajo u angazhua në lëvizjen antifashiste, dhe madje drejtoi edhe një gazetë, ”Zëri i lirisë”, në të cilën, përveç të tjerash, flitej për çështjen e Kosovës në bazë të Kartës së Atlantikut. Interesant është fakti që duke krijuar një parti socialdemokrate, ajo arriti të ngrihej edhe mbi origjinën e saj klasore, duke synuar një shoqëri e cila garanton të drejta dhe mirëqenie, për të gjitha klasat shoqërore. Socialdemokracia e Kokalarit i përafrohet demokracive më të zhvilluara të kohës së sotme në botë, dhe është akoma shumë përpara standardeve tona demokratike.

E dyta: vetëm te heroinat e romaneve apo filmave, pra në imagjinatën artistike, mund të gjesh një grua me kaq integritet, si për nga vizioni, por edhe për nga kuraja për të mbrojtur një qëndrim. Mos të harrojmë që Musine Kokalari në vitin 1945, pasi i kishin pushkatuar edhe dy vëllezërit, përfshihet në lëvizjen politike të një grupi të madh intelektualësh, të cilët kërkuan shtyrjen e zgjedhjeve të 2 Dhjetorit të atij viti, dhe nota zyrtare që u drejtohej forcave aleate për shtyrjen dhe vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri është shkruar dhe dërguar nga Musine Kokalari, një gjest jashtëzakonisht kurajoz, duke pasur parasysh diktaturën komuniste të asaj kohe.
ثshtë diçka e mahnitshme, që një femër me një konstrukt aq të brishtë si ajo, të kishte një karakter kaq të fortë; ajo përballoi plot 16 vjet burg dhe 22 vjet internim, nuk u përthye dhe kurrë nuk bëri asnjë kompromis, deri kur vdiq, e përcjellë e vetme në banesën e fundit, nga makina e ndërmarrjes komunale të Rrëshenit. Në njërin nga gjyqet, ajo e mbrojti veten me këto fjalë: “Unë s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund të quhet faj. Ju fituat në zgjedhje, por në burg nuk duhet të jem… Unë jam nxënëse e Sami Frashërit. Me mua ju doni të dënoni Rilindjen”.

Musine Kokalari ishte edhe një shkrimtare dhe studiuese me një vepër të admirueshme, e cila dallohet prej të tjerëve për humanizmin e saj, ndjeshmërinë e pafundme ndaj njeriut. Ajo nuk urrente; ishte e paaftë për të urryer, megjithëse kishte të gjithë të drejtën e botës për ta bërë. Mjafton t’i referohemi “testamentit të saj” për ta kuptuar se me çfarë shpirti kishim të bënim: “Nëse vdes, në valixhen e vogël kam disa sende me vlerë etnografike për Muzeun e Gjirokastrës. Ato pak kursime dhe gjithçka tjetër le të hyjë në fondin e shtypit, që duhet të krijohet për punëtorin e krahut, i cili është i domosdoshëm që të demokratizohet puna e krahut dhe të kultivohet punëtori i thjeshtë”.

Thuhet se një komb i fuqishëm ndërtohet nga individualitete të fuqishëm. Dhe Musine Kokalari qe e tillë.

  • Musine Kokalari, një grua përtej profilit personal
Amik Kasoruho, përkthyes

Pyetja juaj “është e rrezikshme”, njëkohësisht e bukur. “E rrezikshme” sepse mund të jenë shumë të tjera të cilat i kujtojmë kollaj, pasi janë kujtuar
për vite e vite shpesh, e bukur se më jep mundësinë të them një vlerësim të cilin nuk do doja ta mbaja të ndryrë.

Duke menduar rrugën e jetës sime, figurat femërore që më kanë ngjallur interes dhe respekt të madh kanë filluar nga nëna ime. Natyrisht, historia e saj nuk ka “bëma” të atij niveli që ta vendosnin në panteonin e njerëzve të shquar, por çka erdhi më pas, te karakteri im, u shënjuan prej cilësive të saj.

Musine Kokalari, është një emër të cilin dëshiroj ta shikoj gjithmonë e më të vlerësuar. Jo për atë që bëri, por për atë që do mund të bënte, sikur të ishte gjallë, sikur të jetonte rininë e saj në këtë demokraci që po jetoj unë vitet e fundit të jetës sime. E para grua intelektuale, me dinjitet dhe personalitet që kapërcen profilin personal të një vajze. U përball me dijen dhe nuk reshti kurrë së besuari se dituria është një armë pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëhet.

U përball me vdekjen në familjen e fisin e saj, dhe guxoi e u përpoq për një Shqipëri demokratike; U përball me gjyqin, burgun dhe internimin dhe asnjëherë nuk e uli kokën. Kujtoj që edhe për vdekjen e saj kishte dëshiruar dhe porositur një fustan të qepur bukur, edhe pse qerrja që e shoqëroi në varreza ishte metaforë e denjë për llojin e diktaturës që ajo nuk e pranoi kurrë! Musine Kokalari është shkrimtarja që mund të frymëzojë shumë poete dhe shkrimtare të reja, pasi çdo mendim, çdo ëndërr, çdo dëshirë në krijimtarinë e saj ia kushtoi atdheut, traditës, folklorit, të bukurës.

Në figurën e Musinesë dalloj tiparet e dhjetëra e qindra grave e vajzave që për gjysmë shekulli qëndruan në këmbë, pa u rrëzuar, përballë një dhune të pashembullt, e cila u privoi jo vetëm ëndrrat, shpresat, por edhe jetën e tyre të etërve, vëllezërve, burrave dhe të fëmijëve të tyre. Ajo besoi për gjysmë shekulli te demokracia, që nuk e preku dot sa ishte në jetë, po ne, të gjallëve a nuk na bie barra të shpiem të tej ëndrrën e saj – ta forcojmë dhe ta bëjmë dinjitoze këtë Shqipëri demokratike?

  • Musine Kokalari, e admirueshme në fatin e vet dramatik
Ardian Vehbiu, studiues

Në këtë panteon imagjinar do të vendosja Musine Kokalarin, një grua intelektuale, jo shumë e shquar; por e admirueshme edhe në fatin e vet dramatik, ose në përpjekjen e saj për t’u afirmuar si grua dhe si njeri – përballë një politike armiqësore, një kulture patriarkale dhe një shoqërie që gruan e ka dashur para së gjithash te vatra.

Kur isha ende fëmijë, mbaj mend si gjeta rastësisht në raft një libërth të sajin copë-copë: Siç më thotë nënua plakë, të shkruar me një shqipe për mua të çuditshme, e ku më dukej sikur flisnin plakat e familjes sime. Pyeta për të, madje pyeta edhe mos e kishim gjë kushërirë, por nuk më dha kush përgjigje. Më vonë, kur lexoja me detyrim shkollor romanin e Sh. Musarajt Para agimit, dëgjova nuk di se në ç’tavolinë se personazhi i Emirës i referohej, në fakt Musinesë.

Të vërteta të vogla, aluzione, dritëhije, për një shqiptare të dënuar: me burg e internim si grua, me heshtje si shkrimtare; të dhëna të mjaftueshme për ta shndërruar Musinenë në grua simbol të çfarë gruaja shqiptare intelektuale mund të kish qenë; një qenie e bukur, por më shumë si premtim dhe si psherëtimë. Vendi për veprën e saj që nuk u shkrua kurrë duhet lënë bosh në bibliotekat e secilit prej nesh.

  • Musine Kokalari, çau rrethimin e paditurisë së femrës
Robert Elsie, albanolog

Ajo ishte femra e parë e cila shkroi dhe botoi një libër në Shqipëri, bile disa. Ajo çau rrethimin e paditurisë dhe të pasivitetit të femrës shqiptare. Musineja është simbol i emancipimit dhe të përparimit shqiptar. Musineja është simbol i kokëfortësisë shqiptare, kur në prag të terrorit ajo ngriti zërin për një Shqipëri shumëpartiake dhe demokratike. Apo mos ishte verbëria e saj? Nuk di t’ju them.
Por e di se është simbol i tragjedisë shqiptare dhe, në mënyrën e saj, të qëndresës shqiptare. Po, pa tjetër, Musineja!

  • Drita Pelinku, pioniere e filmit shqiptar
Artan Imami, aktor

Drita Pelinku, sepse për disa breza nuk ka nevojë të pyesin kush është. Një nga pionieret e artit dhe filmit shqiptar, e cila përveç profesionalizmit kishte një nur të jashtëzakonshëm artistik, mësuese e disa brezave aktorësh, e dashuruar me skenën dhe e adhuruar nga publiku; me një portret të skalitur, ku spikasin sytë e saj të mëdhenj e shprehës; me një fizik femëror e një zë të ngrohtë e të thellë.
Me një personalitet që kapërcente çdo personazh që interpretoi, ajo ka lënë shenjë në kohë dhe emri i saj gjithmonë shoqërohet me shprehjen: Eh! Drita Pelinku, aktore e madhe.


  • Zhuljana Jorganxhi, idealja e katër dekadave
Gjergj Leka, kompozitor

zhuljana-jiorganxhi-208x300.jpg

Më në fund le të flasim për vlerat e vërteta të figurës femërore shqiptare dhe jo për pseudofemrat “vip” të radhës… Pa dyshimin më të vogël, për mua femra ideale e katër dekadave është poetesha Zhuljana Jorganxhi. ثshtë femra e teksteve më të bukura të këngëve shqiptare dhe fituesja e rekordeve të çmimeve artistike: është e vetmja femër shqiptare që jo vetëm redaktoi për 30 vjet rresht të gjitha poezitë e tekstet e këngëve në Radio Televizionin Shqiptar, por arriti të promovojë dhe të “hedhë” në tregun muzikor emra të shquar të letërsisë shqiptare: është e vetmja femër shqiptare që do të mbesë në historikun shqiptar jo vetëm për poezitë e këngëve, por edhe për thjeshtësinë e saj me të gjithë: është e vetmja figurë e femrës shqiptare që kurrë nuk u dekorua nga të gjitha regjimet dhe kurrë nuk mori një titull.
TURP Tث KENث EDHE KثTA Qث NA DREJTOJNث DHE Qث I LANث FIGURAT Mث Tث MثDHA SHQIPTARE Nث MثRGIM OSE PA ASNJث NDIHMث MORALE DHE EKONOMIKE! Meritat e tyre po i shfrytëzojnë edhe sot shtetet ku aktualisht ata jetojnë dhe punojnë. Në rastin e Zhuljanës, i uroj nga zemra vetëm të mos kthehet kurrë në këtë vend ku mosmirënjohja arrin stadin më të lartë!

  • Mosko Xhavella, me valle drejt vdekjes
Roland Tasho, fotograf

Kur isha i vogël nëna më tregonte shumë përralla, habitesha sa shumë dinte ajo dhe sa bukur i tregonte. E kundërta me babain, nuk dinte përralla dhe, ndërsa unë i lutesha, ai më tregonte për një grua kapedane që luftonte me burrat dhe për të mos rënë në duar të turqve, bashkë me shumë gra të tjera, u hodhën nga shkëmbi për të mos u dorëzuar (disa prej tyre dhe me fëmijët në gji), u kapën dorë për dore dhe duke vallëzuar u hodhën nga shkëmbi.
Në fund më thoshte që kjo nuk është përrallë, por është e vërtetë dhe kapedania quhej Mosko Xhavella dhe ne vijmë nga ky mbiemër dhe nga kjo krahinë (krahina e Sulit ). Më vonë mësuam rreth fisit dhe rreth valles së vdekjes që pati jehonë të madhe në Europë; në Paris është e njohur piktura e Dela Kruasë kushtuar grave të Sulit.

  • Motrat Qiriazi ose historia e shkollës shqipe
Artan Lame, publicist

motrat_237970913-300x177.jpg

Panteoni shqiptar ka mungesa edhe për burra, lëre pastaj për gra. Vetë ambienti ballkanik, i prapambetur, fanatik dhe i përçarë, e bën të vështirë një gjë të tillë. Sidoqoftë, më kanë bërë gjithnjë përshtypje motrat Qiriazi, Sevastia dhe Parashqevia.
Ato do të meritonin një vend në histori, sikur thjesht të kishin hapur një shkollë në këtë vend ku shkollat numëroheshin me gishta. Por ato nuk hapën thjesht një shkollë, ato hapën një shkollë shqipe.
Në një kohë kur shqipja nuk njihej ende si kombësi brenda Perandorisë Osmane dhe për më tepër në ambientin ekstremisht kundërshtues të kishës dhe shtetit grek, që kishte synimet e veta ndaj kësaj pjese të Perandorisë. Por ka edhe më. Ato nuk hapën thjesht një shkollë shqipe, por edhe ca më shumë, një shkollë shqipe për vajza. Kur e shoh me syrin e sotëm një gjë e tillë më duket gati mbinatyrore.

Këto dy gra, që rridhnin nga familje ortodokse shumë të pasura, e mbyllën jetën të harruara, të vetmuara dhe në varfëri të thellë. ا’mund të bëjë më shumë dikush për idealin e vet?
Ato kishin lindur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar. Them kështu, se në një vend tjetër jo vetëm që do kishin shkuar një jetë krejt ndryshe, por edhe kujtimi i tyre do kish qenë i shenjtë. Ndërsa këtu, me gjithë ç’bënë për vendin e tyre, morën vetëm harresën. Për t’i vënë kapak kujtimit të tyre, edhe vetë godina e shkollës së vashave në Korçë, u shkatërrua para pak kohe dhe prej saj mbeti vetëm kujtesa.

  • Dora d’Istria, Teuta e ringjallur
Moikom Zeqo, shkrimtar

Dora_dIstria-193x300.jpg

Në shekullin III para Krishtit ngrihet silueta vezulluese dhe tragjike e një gruaje, Teutës së ilirëve. E habitshme është se Teuta u bë shëmbëlltyra arketipale për gratë e famshme të historisë shekuj më pas, si Kleopatra e Egjiptit, Zhanë d’Arka e Francës dhe Elisabeta e Anglisë. Të tremb harrimi ndaj Teutës pikërisht nga shqiptarët. Duket se mijëvjeçarët e Shqipërisë janë gati patriarkalë. Nora e Kelmendit në shekullin XVII, duke i prerë kokën pashait turk, u mbiquajt nga Pjeter Bogdani me metafora biblike “si Judita që i preu kokën Holofernit”. Megjithatë, pak, shumë pak shkëlqim ka për gruan shqiptare në histori dhe epoka.
Më e shquara dhe më e hajthmja, është Helena Gjika e njohur si Dora d’Istria (1828-1888), Princeshë rumune me origjinë shqiptare, shkrimtare dhe studiuese e talentuar, ajo na kujton një pararendëse të francezes kulmuese Margarite Jursenar, autores së “Memuareve të Adrianit “, por ndoshta me më pak fat. Dora d’Istria studioi te Aleksander von Humboldt, kuptoi esencat e kulturave europiane të lashta dhe të reja. Shkroi librat e saj në rumanisht, frëngjisht, italisht, greqisht, rusisht, gjermanisht si dhe në latinisht dhe iu përkushtua çështjes shqiptare në rrafsh ndërkombëtar. U mor me filozofi, folkloristikë, teologji, poezi si dhe me pikturë dhe botanikë.
Më 1 korrik 1860 qe femra e parë që u ngjit në Mont Blanc. Pika e saj e lartësisë më të epërme qe njohja e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Letërkëmbimi i saj me De Radën është një kryevepër epistolare e pashembullt, që nuk u përsërit më deri në ditët tona. Ajo qe e vetëdijshme se kultura nuk është paradhoma e lirisë për kombin shqiptar, por vetë liria. Gjestin sfidues të Teutës e përktheu në mijëra faqe të publikuara për kombin e origjinës, të vonuar tragjikisht në rrugën e pavarësisë dhe të shtetit. E mençur dhe delikate, përmbante në veten e saj diçka titanike dhe të patjetërsueshme.

  • Mbretëresha Geraldina, pakti ynë i parë euro-atlantik
Revista MAPO

geraldina-218x300.jpg

Geraldina Appony ishte shqiptare me zgjedhje, dhe jo me rast. Martesa e Mbretit Zog me të, ishte më shumë se ceremoniali pompoz i trashëgimtarit të një klani bejlerësh nga Veriu me konteshën me nënë amerikane, bijë e një familjeje aristokrate hungareze ‘të rënë nga vakti’: Tek ai akt shtrihet bashkimi i Shqipërisë me Europën, pakti ynë i parë euro-atlantik. Më shumë se lidhje apo ndryshim i gjendjes civile, te bashkimi i një burri të pashëm në të dyzetat dhe një vajze bukuroshe në të njëzetat, ndodh triumfi i ekzigjencës estetike të shqiptarit.
Një estetikë që ndiqet nga politika dhe historia. Geraldina, mund të thuhet, ka qenë akti më mbretëror i Ahmet Zogut. Historia i dha të drejtë politikanit pragmatist. Geraldina ia ka dhënë ndërkohë përmasën e smeraldtë familjes monarkike shqiptare, e ka monarkëzuar në fakt përpjekjen e një klani, në një vend ku klanet vazhdojnë të jenë, por pa Geraldinë për t’i legjitimuar.
Pas vdekjes së Zogut I, në një spital të Francës, nën lëngatën e një sëmundjeje të pashërueshme, por edhe të Shqipërisë, së humbur për të, Mbretëresha, me lehtësi mund ta shmangte ‘gabimin’ e vajzërisë dhe të jetonte si e veja e një Mbreti. Përkundrazi, zgjodhi t’i rrinte gjer në fund fatit të saj, Shqipërisë, deri kur u kthye për të vdekur në atdheun e saj të adoptuar i cili, më shumë se gëzim, i kishte dhënë brenga.

Ajo na zgjodhi më shumë se e zgjodhëm. Një pjesë e mirë e atyre që i përlartësojmë janë, pothuajse, banorë të një bote tjetër që tani i themi Diasporë. Veprimtaria e tyre ishte një përpjekje për të mbushur pusin e ndjenjës së fajit për largësinë fizike me atdheun, brengë që e kanë të gjitha diasporat. Lidhja e tyre me Shqipërinë ishte si një hobby, një lloj pasioni, siç mund të jetë koleksionimi i fluturave, peshkimi, pullat postare e të tjera. Shqipërinë, këta njerëz mund ta kenë dashur, por nga larg. Janë shumë të tillë, burra e gra, dhe, sigurisht, kjo nuk i heq valë sizmisë së zemrës patriotike. Të falenderuar janë edhe për aq.
Burimi: mapo

 
Pe: 10 gratë e shekullit

Ka femra te mencura Shqiperia...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top