10 gjërat që mund t’ju mësojnë librat për lidhjet në çift

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Librat kanë qenë prej kohësh një mësues i mirë për njerëzit, por a mund të na mësojnë ato disa hile për marrëdhëniet në çift?

libratDisa probleme në çift janë shumë të mëdha sa nuk mund të zgjidhen duke u trishtuar, duke ngrënë akullore pafund apo duke telefonuar mamanë. Nëse jeni në shkrirjen apokaliptike të një lidhjeje të rëndësishme për ju, drejtohuni për nga mençuria e librave.


librat-209x320.gif


1. Nëse ai nuk ju puth në publik, lëreni

Ju ka ndodhur që një djalë t’ju thotë shumë gjëra të sinqerta përmes telefonit, online apo në dhomën e tij dhe dy ditë më pas kur e hasni në një festë, ai bën sikur nuk ju sheh? Nuk bën ashtu vetëm ngaqë është i turpshëm. Ai ose është një leshko ose ka një të dashur. Nëse jeni me një djalë që dëshiron t’ju mbajë të fshehtë, me siguri diçka nuk shkon, për këtë arsye mos ngurroni të zbuloni të vërtetën.

2. Mund të keni cilindo që dëshironi

Askush nuk është i paarritshëm, ndaj bëjeni për vete djalin ose vajzën tuaj të ëndrrave, edhe nëse ju duket e pamundur. Nuk mund ta dini rezultatin e një nisme, pa e provuar më parë. Historitë e mrekullueshme të dashurisë në libra tregojnë për heroina femra që nuk e ndienin veten mjaftueshëm të bukura, por që në fund marrosën djemtë më të kërkuar. Jini ai lloj femre, mos e nënvlerësoni veten, besoni tek ato që jeni të afta të bëni.

librat-1 libart-2 librat-3 librat-4

3. Kushtojini vëmendje “personazheve” joprotagoniste

Ashtu si në libra, personi ideal për ju mund të jetë më pranë nga ç’e keni pritur që nga fqinji simpatik deri te kamerieri që mban mend porosinë tuaj. Nga David Koperfildi mund të mësoni se nuk duhet ta mbivlerësoni dashurinë e jetës suaj. David e kishte personazhin e Agnes gjithë kohës pranë, por ai ishte i verbuar nga Dora, ndaj iu desh vite të gjente dashurinë e vërtetë tek e para. Në një novelë të Kazuo Ishiguros, dy personazhet kryesore ishin rritur bashkë dhe pas shumë peripecive kuptuan që qenë bërë për njëri-tjetrin. Vështroni afër.

4. Njeriu ideal mund të mos jetë ideal për ju

Në letërsinë amerikane janë të shumta historitë e personave që i shohin të tjerët si ideal dhe të përsosur nga të gjitha kuptimet, por kur i njohin më mirë kuptojnë se nuk janë ata me të cilët duan ta kalojnë jetën. Qartësoni në mendjen tuaj imazhin e njeriut perfekt dhe shkoni pas tij, jo pas njeriut ideal që ëndërron dikush tjetër. Lidhja në çift ka si qëllim t’ju bëjë të ndiheni mirë në çdo rrethanë.

5. Nëse përqendroheni vetëm te lidhja, po humbisni shumë energji

Mënyra më e mirë për të mos e lënë një marrëdhënie t’ju errësojë shikimin, është të keni gjëra të tjera për të cilat të kujdeseni. Shtojini interesat tuaja dhe mos u bëni partnerja e fiksuar pas dashurisë që në fund i humbet të gjitha, ose më saktë vetëm dashurinë. Shtojini gjallëri jetës suaj dhe do të shikoni që horizonti i botës do t’ju zgjerohet gjithnjë e më shumë dhe gjërat do t’ju dhembin gjithnjë e më pak. Kurrë mos i mbyllni sytë sapo të bini në dashuri.

6. Nëse doni dikë arrini të prisni

Dashuria është për shumë gjatë dhe e vetmja mënyrë për të provuar se është e vërtetë është të mos nguteni. Pothuajse në çdo roman dashurie ekziston një çift që nuk harrohet pavarësisht nëse kalon shumë kohë apo u duhet të presin gjatë. Futeni faktorin kohë në pjesën e rëndësishme të lidhjeve tuaja. Jini të durueshëm, të mirëkuptueshëm dhe mos hiqni dorë shpejt. Dashuria e vërtetë e gjen rrugën e saj herë brenda pak ditëve e herë tjetër për shumë vite.

7. Mos u martoni pa qenë të sigurt që keni gjetur njeriun e duhur

Derisa të jeni 100 për qind të sigurt, mos u martoni. Shikoni protagonistet e librit Ana Karenina dhe Madam Bovari, dy femra të palumtura dhe me martesa të palumtura që e kërkojnë dashurinë gjetkë. Martesa mund të bëhet kopshti juaj erëmirë, por vetëm nëse keni gjetur tokën e duhur. Mos u nxitoni derisa të vërtetoni se keni gjetur personin me të cilin doni të kaloni jetën.

8. Nëse dyshoni për tradhti, ka gjasa të jetë e vërtetë

Instinkti femëror është shpeshherë i vërtetë, arsyet që mund t’ju kenë çuar drejt dyshimeve do të provohen shpejt ose ngadalë. Janë të paktë librat ku dyshimet kanë dalë të pavërteta. Më mirë një tradhti e zbuluar shpejt sesa një tradhti e gjatë që nuk e tregon fytyrën e saj.

9. Ju mund të dashuroni përsëri

اfarë mund të bëni nëse jeni martuar dhe rezulton që ky ishte një gabim i madh? Të qëndroni përgjithmonë vetëm dhe të penduar për zgjedhjet që bëtë nuk është mënyra më e mirë. Do të filloni të dashuroni përsëri, ndoshta edhe më fort edhe më bukur dhe me siguri do të gjeni lumturinë që meritoni.

10. Seks i mirë, marrëdhënie e mirë

Mos i besoni atyre që mendojnë se seksi nuk mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj. Seksi i keq mund të mos ju japë plotësimin e nevojshëm trupor. Për më tepër dy njerëz që shkojnë seksualisht vërtetojnë tërheqjen kimike mes tyre.



Mos u besoni njerëzve që janë tepër aktivë kur jeni vetëm dhe bëhen shumë të heshtur kur jeni në publik, po shtiren

Ideja që dashuria merr fund nëse jeni zhgënjyer një herë është plotësisht e pavërtetë, ndaj bëni forcë dhe dashuroni përsëri

Një lidhje s’mund të jetë e vetmja gjë e rëndësishme në jetën tuaj, plotësojeni veten me shumë gjëra të tjera që të mos bini në pusin e errët të një dashurie të verbër.
G.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top