10 gjërat që duhet t`iu dhuroni çdo ditë fëmijëve tuaj

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shumë prindër, shumë gjëra duhet të bëjnë çdo ditë, ja çfarë është më e rëndësishme t`iu dhurojnë fëmijëve të tyre. Përqafime dhe puthje: Tërë familja duhet çdo ditë të ndjejë dashurinë tuaj. Jo vetëm fëmijët, por edhe partneri. Lirisht mbërthejini ata me puthje dhe përqafime. Njerëzit që dashurojnë, jetojnë më gjatë apo së paku, do të duhej të ishte ashtu.
Thuajini që i doni: Të gjithë duhet të ndihen të dashur. Edhe pse ndoshta e shfaqni dashurinë me gjërat që i bëni për familjen, por e rëndësishme është që edhe ti thuani atyre, fjalët e rëndësishme: Të dua.
Thuajini që të zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj: Fëmijët duhet të dinë të zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Këtë mund ta thuani jo vetëm me fjalë, por sidomos edhe me sjellje. Fëmija do të ndjehet i veçantë, kur për të, bëni diç të veçantë.
Ushqejini shëndetshëm: Nëse në vend të pudingut të çokolatës i ofroni mollë, jo vetëm që i jepni fëmijës një model të mire, por edhe e mësoni atë me zgjedhje të drejta.
Lexojini atyre: Leximi për fëmijët, nuk është vetëm mundësi për të qenë së bashku por njëkohësisht i mësoni shprehi të mira dhe dashuri për librin. Fëmijëve të cilëve u lexohet dhe të cilët lexojnë, zakonisht kanë koeficient më të lartë të inteligjencës, fjalorë më të pasur dhe aftësi më të mira komunikuese.
Flisni: Do të duhej që për çdo ditë, të dini se çfarë bëjnë fëmijët tuaj, ku dhe me kë ishin. Nëse flisni me fëmijët për këtë, njëkohësisht krijoni shprehi që të flitet hapur në familje. Të gjithë duhet të jenë plotësisht të sinqertë.
Ndani kohë për secilin fëmijë veçmas: ثshtë shumë e rëndësishme që të qëndroni me secilin fëmijë, nëse keni më shumë. Secili fëmijë duhet të ndjehet i rëndësishëm dhe i veçantë. Duke kaluar kohë me fëmijët tuaj veçmas, do ti ndihmoni atyre të mos ndjehen të humbur në grup.
Mësojini sjellje të mira: Shembulli, është mënyra më e mirë ta mësoni dikë të sillet mirë. Nëse gjithmonë i përshëndetni komshinjtë tuaj, u thoni “ju lutem” dhe “faleminderit”, edhe fëmijët tuaj do ti mësojnë këto sjellje.
Jini të durueshëm edhe kur nuk mundeni: Nuk është e lehtë. Ndoshta do të mund të gjendeni ndonjë ditë, në ndonjë situatë kur humbni durimin. Për këtë është e mirë, që ta ruani durimin për ditët që do të ju duhet.
Jini në dispozicion: Nëse silleni si shok i vërtetë, kuptohet që duhet të jeni në dispozicion. Do të ishte e udhës, që fëmijët do të mund të bisedonin me ju për të gjitha, të ju shtrojnë pyetje të cilat i mundojnë dhe që asnjëherë të mos mendojnë, që nuk keni kohë të lirë për ta./bebaime
Cute-Baby-Smile-640x960.jpg
 
Pe: 10 gjërat që duhet t`iu dhuroni çdo ditë fëmijëve tuaj

thuaniiiiiiiiiiii qe eshte jeta joneeeee...:)...ku ka si femija..o zote gezimi dhe lumturia e kesaj jete.!
 
Pe: 10 gjërat që duhet t`iu dhuroni çdo ditë fëmijëve tuaj

une i them:jeta ime, drita ime, oksigjeni im, ylli im,dielli im, :D.
 
Titulli: 10 gjërat që duhet t`iu dhuroni çdo ditë fëmijëve tuaj

Nje nene e pyt nje her femiu i saj (Kush eshte gezimi yt mami?) e muar femiun e afroj te pasqyrja dhe i tha ja shiko cili eshte gezim im:kiss

ps.me duekt e kam lexu ketu ne forum ke thenje ? dhe pikrisht i shkon temes.
 
Back
Top