Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

10 arsye per te ndenjur single

Love

βeℓℓe â๓e
Duke harruar pamjen e trishte te nje femre ne pantofla perpara televizorit, qe mezi shtyn oret e pasdites ne shoqerine e ndonje kafshe te vogel, sot te jesh single eshte dicka me trendi se sa kohe me pare.

Images.jpg

Dhe tani te perpiqemi te krijojme nje liste me 10 arsyet me kryesore per te cilat, pse jo ja vlen te jesh single.

1. I ben vete planet
Te jesh single ne radhe te pare do te thote te kesh mundesine qe planet t'i besh vete, pasi je ti vete ne kontroll te plote te jetes tende.

2. Look sipas deshires
Te jesh single do te thote qe te kesh mundesine te zgjedhesh vete look-un tend, pa qene nevoja qe te okupohesh me ore te tera per te patur nje look qe do te duhet te pelqehet edhe nga dikush tjeter.

3. Me shume liri, feste, feste...
Jeta ne cift e ngushton se tepermi rrethin e miqve dhe te momenteve te gezueshme te cilat mund t'i ndash me to dhe rrezikon te kthehet ne nje monotoni.

4. Nuk ke c'te ndash.
Mardhenie do te thote edhe te ndash, te ndash ndoshta gjithcka, ndersa kur je vetem cdo gje eshte tendja.

5. Gjume per qejf
Ne shtrat meshkujt jane ulurime fare, dhe ketu nuk eshte fjala per performancat mashkullore por per te gerhiturat dhe levizjet e shpeshta si te ishin duke luajtur nje loje rugby.

6. Me shume kohe me shoqet
Pergjithesisht meshkujt kerkojne shume vemendje, ndoshta me kohe te plote ose aty afer. Ne te kunderten, perkundrazi ke me shume kohe te lire per te dale me shoqet, shoping, estetisti, etj.

7. Njeh me shume njerez
Pa qene nevoja t'i japesh llogari njeriu, mund te jesh ne gjendje te zesh miq te rinj, te lesh takime, te ndjekesh hoby-te tuaja.

8. Jete me e lire sentimantale
Te qenurit single ta jep kete mundesi. Flirte te lehte, te vegjel, pa shume rendesi, pse jo edhe aventura qe mund te zgjasin vetem nje nate.

9. Financa me te mira
Kur je vetem nuk ke asgje te perbashket qe duhet ta ndash. Me mire nje apartament i vogel, brenda te cilit ti mund te krijosh tere boten tende.

10. Meson me shume nga jeta.
Jeta ne cift fillon te kthehet ne nje monotoni, pak ndryshime, gjithmone nje hap prapa partnerit. Kur je single ke me shume mundesi dhe hapsira per te ndryshuar, dhe kur gabon je perseri ti qe perpiqesh te gjesh rruge te tjera te reja. Meson duke gabuar.
Burimi: Femra.al
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

Vertet qe te gjitha keta 10 arsye qendrojne,por me pak organizim mund te arrihen edhe kur je ne nje lidhje...
 
Fix te gjitha qendrojne,,,po se kuptoj qe te tjeret gjejne 101 arsye, vetem e vetem qe te mos jene singl :)
 
Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    28.3 KB · Shikime: 0
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

Pse 10?Ka edhe me :p

Gjithsesi keto gjera arrihen edhe kur sje e tille
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

Po prandaj femrat indipendente, nuk kane deshire te kene lidhje serioze, sepse i duket vetja sikur jane te mbyllura ne kafaz.

Ti love je dakort me kete artikull???
Mua me pershtatet jashte mase.
 
Titulli: 10 arsye per te ndenjur single

sipas ktij artikulli, e kunderta e te qenurit single qenka te jesh e martuar LOL
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

LOL LOL LOL LOL te gjitha single te mbledhura ketu.......eshte dhe e 11 qe nuk e ka shkruar gazetarja... autosatisfaction LOL LOL LOL

se sa per ato pasionet apo flirtet e vogla ne 10 femra single njera e ben per nje nate dhe pendohet....eh ju femrat sa po i beni qejfin vetes kohet e fundit.
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

Po prandaj femrat indipendente, nuk kane deshire te kene lidhje serioze, sepse i duket vetja sikur jane te mbyllura ne kafaz.

Ti love je dakort me kete artikull???
Mua me pershtatet jashte mase.

Sa me kupton ti mua :) :kiss ...Plotesisht dakort!!!
 
Shumë arsye për të qenë single ..

ثshtë momenti të kuptoni që statusi single në të cilin jeni ka shumë arsye për t’u kënaqur. Ndryshe nga miqtë tuaj të cilët janë të angazhuar në një raport, ju mund të shihni të gjitha anët pozitive të të qenit i lirë. Jeta juaj mund të mbushet nga momenti në moment me alternativa nga më argëtueset e deri tek më të paprovuarat. Duke filluar me pavarësinë absolute, kohën e pafundme për t’u dëfryer, heqjen dorë nga dietat ekstreme e deri tek të flirtuarit e “pamasë”. Sepse jeni single, që do të thotë shumë arsye për t’ia vlejtur

Images.jpg

Të ka qëlluar që të jesh pjesë e një shoqërie ku të gjithë miqtë e tu, shokët dhe shoqet kanë një lidhje apo raport me të cilin plotësojnë veten dhe kohën. Midis tyre kalojnë momente që parë nga këndvështrimi yt duken interesante, tejet zbavitëse dhe argëtuese. Ajo që të shqetëson më shumë është pikërisht mungesa e një raporti të tillë dhe koha që plotësohet prej tij përmes shumë eksperimenteve, emocioneve, ndjenjave qofshin në ulje apo ngritje. Gjithsesi, pavarësisht, negativizmit karakterizues, ndien mungesën e një raporti dhe dashurie me të gjitha oscilacionet e veta. Ajo që të duhet të shohësh është jo vetëm ana elektrizuese e një pasioni apo gricjeje të munguar. ثshtë koha për të parë se pa një raport mund të bësh shumë gjëra të bukura dhe plot ngjyra, aq shumë sa që nuk mund të shkojë kurrë në mend. Duke filluar me daljet në të gjitha oraret e mundshme, festat e përhershme me miqtë (me ose pa të dashurat e tyre), heqja dorë nga dietat më ekstreme, veshja e të gjitha fustaneve apo këmishave Metallica, fokusimi absolut mbi karrierën dhe të flirtuarit e pafund me këdo dhe kurdo. ثshtë gjithçka mbi çmimin e të qenit i lirë dhe shumë të mira që të vijnë prej këtij statusi. Ajo që është vërtet e rëndësishme është të dini ta kaloni sa më mirë kohën “boshe” duke e mbushur atë me alternativat që të serviren. Dhe mbi të gjitha mos u ndieni keq për statusin që keni, duke u bërë subjekt krahasimesh me miqtë e tu. Gëzojeni lirinë dhe të mirat që ju fal beqaria.

Pavarësia, pasuri jo e gjithkujt

Ajo që bën menjëherë diferencën midis të qenit i lirë, beqar dhe i lidhur është pavarësia. Të parët kanë rastin dhe shansin më të mirë për ta shijuar fenomenin deri në fund. Ndërsa të dytët janë të destinuar ta ndajnë atë në pjesë duke u privuar nga kënaqësia e shijimit dhe përjetimit të saj. Kështu mos u mërzisni aspak nëse shoqja jote del me të dashurin në kohën e saj të lirë, sepse ti mund ta mbushësh atë me shumë aktivitete të tjera. Të qenit i pavarur do t’ju ndihmonte të argëtoheshit pa fund, ashtu sikurse do të kishit shanset e përmirësimit të vazhdueshëm. Të qenit vetëm “të detyron” në një fare mënyre të bësh shumë gjëra me forcat e tua, si të gatuarit, të bërit pazar, kontrollin e financave, apo marrjen e një patente. ثshtë mënyra më efikase për të qenë më të aftë dhe vetkontrolluar në përballjen e shumë realiteteve. Pavarësia është një pasuri e çmuar, që jo të gjithë e kanë. Ju bën më të kompletuar dhe të dallueshëm.

Paratë, vetëm tuajat

Nëse dikur keni qenë të angazhuar në një raport, e dini fare mirë se herët a vonë, një pjesë e mirë e kursimeve tuaja shpenzohen lehtësisht për fustanet e të dashurës. Beqaria është mundësia më e mirë për të provuar pavarësinë financiare, sepse s’do t’ju duhet të shqetësoheni aspak rreth darkave që u duhet të paguani apo dhuratave që u duhet të blini.Gjithsesi kjo nuk do të thotë që është koha për të kursyer para, përkundrazi, tani do ta gjeni veten duke shpenzuar më shumë në party, pije, veshje etj. Në fund të fund ajo që ka rëndësi është se jeni zoti i çdo leku që shpenzoni.

Shumë kohë për çdo gjë

Nëse jeni single, nuk do të keni asnjë arsye për të ndenjur kot, pa bërë asgjë. Do të donit të ushtroheshit në palestër për pasur një trup më të bukur, apo të luanit me shokët për orë të tëra futboll? Të rinit deri në orët e vona të mbrëmjes me shoqërinë tuaj, ashtu sikurse të fillonit një kurs për të mësuar veglën tuaj të preferuar? Askush nuk do t’ju pengonte. Jeni vetëm dhe nuk keni impenjime ndaj askujt.

Lamtumirë përshtatjes së pafund

Ajo që ndofta na bezdis të gjithëve kur jemi në një raport është të bërit kompromis. Me pak fjalë, nëse do të hiqnim dorë nga diçka e jona, apo të përshtaturit edhe me ato zakone të vogla që nuk i honepsim dot. Nëse je vetëm, sigurisht nuk do të duhet të durosh gjithçka që s’të pëlqen për hir të partnerit. Nëse dikur mbyllnit veshët teksa e dashura thante flokët çdo mëngjes, tashmë është koha të flesh i qetë. Apo të duruarit e tymit të cigares sa herë që ai do të pinte në çdo lloj vendi. Nuk ka më zakone apo vese acaruese që të duhet t’i tolerosh. Thuajini lamtumirë përshtatjeve të pafundme të cilat ju kanë “bezdisur” për një kohë të gjatë.

Pesha, jo më problem

Një tjetër avantazh i të qenit single është edhe problemi i peshës. Sidomos për vajzat të cilat duket se fiksohen pas komenteve që djemtë u japin qoftë edhe për gramët e shtuar. Në vend që të kujdeseni për linjat tuaja deri në fiksim duke frekuentuar të gjitha llojet e palestrave, jeni “të lirë” të relaksoheni duke i lejuar vetes edhe ca kile më tepër. Tashmë mund vishni të gjitha llojet e veshjeve të “ndaluara”. Këmishat Metallica të preferuara, apo xhinset e gjera nuk do të rrinë më në dollapin e përhershëm. ثshtë koha për të qenë më shumë se kurrë vetvetja duke guxuar deri në limitet e saj.

Spontan, më shumë se kurrë

Të qenurit i lirë dhe i papërfshirë në një raport do t’ju ndihmonte të ishit më shumë se kurrë vetvetja dhe i lirshëm në çdo gjë. Të guxosh për çdo dëshirë tënden është ajo që ke pasur vërtet nevojë. Një shëtitje diku me miqtë e tu, apo një festë e papritur mund të jetë alternativa më e mirë për të kaluar këndshëm. Kësaj radhe nuk do të duhet të pyesësh dikë dhe jashtë të zakonshmes mund të jesh më shumë se kurrë spontan. Në fund të fundit kjo është forca e lirisë, të qenit vetvetja me çdo kusht.

Karriera, fokusi kryesor

Dëshira për të qenë më afër pranë projekteve të punës dhe karrierës tashmë nuk mbetet larg. Dikur ishit më të përkushtuar në raportin tuaj, duke i kushtuar më shumë kohë dhe rëndësi, ndërsa tani mund të merreni fare më mirë me synimet tuaja karrieriste. Në mungesë të një marrëdhënieje, logjikisht, do të kishit më shumë kohë dhe hapësirë për t’u realizuar edhe profesionalisht. Koha që keni në dispozicion është më se e mjaftueshme për të realizuar edhe projekte ekstra të cilat, ndoshta, më parë nuk kishit mundësitë për t’i bërë. Kësaj radhe nuk keni pse dëshpëroheni pse keni sakrifikuar dashurinë për punën, sepse jeni single dhe i lirë.

Të flirtuarit, argëtimi i radhës

E fundit nga radha por jo më pak e rëndësishmja është hapësira e pafundme që do të kishit për të flirtuar. S’ka gjë më të keqe se sa një zë që të thotë gjithmonë se nuk duhet t’i flasësh brunes përballë, apo jo të gjithë komshinjtë duhen përshëndetur njëlloj. Të qenit single ju jep të gjithë lirinë për të folur, takuar, apo flirtuar me kë dhe kurdo do donit. Ndofta mund të jetë një nga gjërat që ju ka munguar më shumë. Përveç kësaj, mund të provoni më tepër sepse këto janë privilegjet që të fal statusi i të qenurit beqar.
Burimi: shqip
 
Attachments

  • Images.jpg
    Images.jpg
    103.4 KB · Shikime: 0
Titulli: Shumë arsye për të qenë single ..

vetem qeni rrin vetem e han vetem, prandaj une kam qef me ken i ngatrrum jo singel :D
 
Titulli: 10 arsye per te ndenjur single

Jeta bazohet ne dashuri, pse ta jetosh vetem?
A qe mbase duhet te presesh te gjesh ate "diken", kjo eshte pune tjeter, por jo te kesh mendjen e mbushur qe SINGLE 4 EVER!
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

ka nje zgjidhje te rrish vetem dhe te mendosh sikur jeton ne cift .....
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

ka nje zgjidhje te rrish vetem dhe te mendosh sikur jeton ne cift .....

Ne kete menyre behemi cik skizofren...
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

Kemi ''artin'' per te mos vdekur nga e verteta...
 
Pe: 10 arsye per te ndenjur single

i bejne bukur mashtrimet sidomos ato qe jane singel por edhe ato qe jane ne cifte keshtu nuk ka asnje arsye absolute pse une te jem singel apo ne cifte ...shume e gjate nuk kam kohe prandaj i rashe shkurt ....
 
3. Me shume liri, feste, feste...
Jeta ne cift e ngushton se tepermi rrethin e miqve dhe te momenteve te gezueshme te cilat mund t'i ndash me to dhe rrezikon te kthehet ne nje monotoni.
Qef o qef :P
Ku ka me mir sesa te kercesh e te pish sa te duash,sesa te te mbajn te mbyllur brenda sic bejn disa .
 
Konkursi Letërsisë

  • Gëzuar ditëlindjen dashuri

    Votat: 3 75.0%
  • Fjalë drite nga babagjyshi

    Votat: 1 25.0%
  • Diku.. Aty ...

    Votat: 1 25.0%
Back
Top