10+1 vendet më të çuditshme në botë (foto)

Tuana

Nada é por acaso!
Ekzistojnë disa vende në planetin tonë, të cilat janë të rrethuara nga misteri. Liqene, lumenj, male…

Alb-observer.com ka pikasur disa prej tyre, të cilat po jua paraqet më poshtë. Janë disa vende të çuditshme, me dukuri të rralla natyrore.



spanje_1.jpg

Spanjë – lumi i kuq

Lumi Rio Tinto që ndodhet në malet Siera Morena të Andaluzisë në Spanjë, është i njohur në botë. Ai është një lum i lashtë, dhe ujërat e tij kanë një ngjyrë të çuditshme, të kuqërremtë. Kjo ngjyrë vjen nga fakti se lumi kalon nëpër vende të pasura me minerale dhe guriçka, të cilat ndikojnë që të marrë këto ngjyrime të mrekullueshme.

Sigurisht që duke u kryer reaksione të ndryshme kimike në këtë shtresa mineralesh, uji humbet vlerën e tij përdoruese. Pra, ky lum nuk shërben për asnjë përdorim, por vetëm për t’u parë. Dhe pa dyshim është kthyer në një atraksion turistik.

bolovi1.jpg


Bolivi – liqeni më i madh me ujë të kripur

Ky liqen quhet Salar de Uyuni dhe ndodhet në jugperëndim të Bolivisë në Amerikën e Jugut. Ky është liqeni më i madh me ujë të kripur në botë dhe ndodhet në 3.656 metra mbi nivelin e detit.

Pamja që ofron është e mrekullueshme. Madje kur bie shi dhe liqeni ka ujë, ai kthehet në pasqyrën më të madhe në botë. ثshtë i rrethuar nga male dhe kaktuse, vullkane dhe është vendi i preferuar për fotografët. Mund të quhet pa frikë, një nga vendet më të çuditshme në botë.

austri.jpg


Austri – shpella e akujve

ثshtë “pagëzuar” me emrin Eisriesenwelt dhe ndodhet në malet Hochkogel, në zonën Tennengebirge të Salzburgut në Austri. Kjo është shpella më e madhe e akujve në gjithë botën. Ajo ka në brendësi të saj salla të mëdha të formave të ndryshme, që janë krijuar me shtresa akulli. Gjithashtu, të bien në sy kolonat dhe kullat prej akulli, si dhe ujëvara të akullta.

Shpella me gjatësinë gjigande prej 40 kilometrash, u zbulua rastësisht në vitin 1879, por banorët e zonës kishin frikë ta vizitonin, pasi u ngjasonte me portën e ferrit. Ndërsa sot e vizitojnë mesatarisht mbi 200.000 vizitorë në vit.

Në këtë shpellë temperatura është gjithmonë nën zero, ndaj akujt e lashtë nuk shkrijnë kurrë, por për shkak të rrymave të ajrit, ato ndryshojnë formë herë pas here.
gure_1.jpg

SHBA, Racetrack Playa – gurët që lëvizin!

Lumi Racetrack Playa është tharë. Ai ndodhet në Luginën e… Vdekjes, në Kaliforni të SHBA-së. Ky vend nuk është vetëm i çuditshëm, por aty ndodh edhe një nga fenomenet më të çuditshëm në planet. Gurë të mëdhenj që peshojnë qindra kg, lëvizin vetë dhe lënë gjurmë të rrugëtimit të tyre.

Ky fenomen, i njohur si sailing stones, ka “çmendur” mijëra njerëz në gjithë botën. Sipas shkencëtarëve, kjo ndodh falë erërave të fuqishme, në kombinim me përbërjen e tokës, e cila disa herë (kur bie shi) kthehet në baltë dhe pakësohet fërkimi, duke lehtësuar kështu zhvendosjen e gurëve nga era e fortë.

Gjithsesi, nuk është shpjeguar ende pse disa herë disa shkëmbinj të vegjël lëvizin në drejtime të ndryshme. Ky fakt, u jep “ushqim” të gjithë atyre që u besojnë fenomeneve metafizike. Sipas tyre, shpjegimi i mësipërm i shkencëtarëve nuk qëndron.
det_1.jpg

Deti i Vdekur – 400 metra nën nivelin e detit

Deti i Vdekur, i cili ndodhet në kufi mes Izraelit dhe Jordanisë, cilësohet si pika më e ulët në planetin tonë që ndodhet në tokë. Madje në një nga pllakat nga pala jordaneze, ai arrin në 422 metra nën nivelin e detit.

Por Deti i Vdekur nuk bëhet i veçantë vetëm për këtë fakt. Kripa që përmban është kaq e shumtë saqë praktikisht aty nuk mund të mbytet askush, sepse kripa e nxjerr menjëherë në sipërfaqe. Gjithashtu, është një nga spa-të më të mira në botë, për shkak të kripërave të tij terapeutike, por edhe të lucës që tij. Këto efekte në të mirë të shëndetit, njiheshin që në lashtësi.

socotra_1.jpg


Ishujt Socotra – vendi që është harruar nga koha

Ishujt Socotra, që ndodhen në brigjet e hapura të Jemenit, pranë zonës Keras në Afrikë, duket sikur kanë ardhur në tokë nga një botë fantastiko –shkencore. Aty ndodhen bimë të çuditshme dhe trungje të çuditshme pemësh. Nëse do t’i vizitoni këto ishuj, do t’ju krijohet ndjesia se vizitoni një tjetër botë, që mund të ngjajë me planetin tonë, por që me siguri nuk ndodhet aty. Këta ishuj janë një nga vendet më të çuditshme në botë.

E vërteta është se aty duket sikur i ka harruar koha. Ata u shkëputën rreth 20 milion vjet më parë nga Gadishulli i Afrikës dhe vazhdojnë të mbeten të paprekura. Vizitorëve u bën përshtypje fakti se një e treta e bimëve të ishullit nuk ekzistojnë në asnjë cep tjetër të botës.
islanda_1.jpg


Islanda – vendi i zjarrit dhe i akullit

Islanda është një nga vendet më të çuditshme në planetin Tokë, vend me një bukuri të egër. Avuj, flluska dhe ujë i nxehtë dalin pranë borës dhe akullnajave. Pamjet janë të mrekullueshme dhe të çuditshme njëkohësisht. Aty nuk ka pemë, ka shumë pak banorë, të cilët bëjnë banjë termale edhe në dimër, si dhe është akullnaja më e madhe e planetit tonë.

Gjithashtu, aurora polare është një nga fenomenet më të rrallë dhe më të bukur të botës, duke e bërë akoma më misterioz këtë vend.

porta.jpg

Uzbekistan – Porta e Ferrit

Nëse do ta shikoni me kujdes, do të kuptoni se nuk është vullkan. Por në këtë vrimë një zjarr gjigand mbetet vazhdimisht i ndezur, si pasojë e gazit natyror. Zjarri filloi kur një sondë shpimi ka shpuar një pikë ku ndodhej i depozituar gazi natyror, që më pas u shemb. Vendi u mbush me gaz natyror të rrezikshëm për shëndetit, i cili kërcënonte zonën e banuar përreth. Kështu, gazi e mban zjarrin ndezur, duke e kthyer vendin në një atraksion që tashmë njihet si “Porta e Ferrit”. Ky vend ndodhet pranë qytetit Darvaz në Uzbekistan.
meksike_1.jpg

Meksikë – shpella e kristaleve gjigande

Padyshim që nuk ekziston asnjë vend i ngjashëm me këtë shpellë në planetin tonë. Ajo u zbulua rastësisht në vitin 2000, si vazhdim i një miniere. Shpella ndodhet në krahinën e Chihuahuas jugore në Meksikë dhe u adhurua nga e gjithë bota, që zbuloi bukurinë e saj.

Bëhet fjalë për një shpellë me gjatësi 9.2 metra dhe gjerësi 1.2 metra. Kristalet në të janë të formave dhe madhësive të ndryshme që të lënë pa frymë.

shpella_1.jpg
Zelanda e Re – Shpella me ndriçim “natyral”

Në krahinën Waitomo të Zelandës së Re (në jug të Auckland, në ishullin verior) ndodhen një numër shpellash të veçanta, të cilat nuk janë thjesht të bukura, por kanë edhe një ndriçim të veçantë. Ky ndriçim nuk bëhet nga llampat, por nga krimbat fosforeshentë të llojit Arachnocampa luminosa, që ndodhen me shumicë në këto shpella. Këto zvarranikë varen në mure dhe tërheqin insektet me dritën e tyre të butë. Pamja është vërtet e mrekullueshme, pasi krimbat ngjasojnë me shirita të ndritshëm që varen nga muret e shpellave dhe ngjasojnë me pamjet nga filmi “Avatar” (meqenëse ky film u xhirua në Zelandën e Re).

arizona_1.jpg

Arizona – Shkëmbinjtë e skalitur

Kanioni i Antilopës, që ndodhet në tokën e indianëve Navajo, në Page të Arizonës, ngjan me një pikturë të gjallë dhe jo me shkëmbinj. ثshtë kanioni me më shumë vizitorë në Amerikë, pas Grand Canyon.

Arsyeja është se shkëmbinjtë në këtë kanion janë si të skalitur. Aty numri i madh i shkëmbinjve të bien, bëhet akoma më interesant në drekë, kur rrezet e diellit bien pingul mbi shkëmbinjtë dhe i “ngjyrosin” me të gjitha ngjyrat e spektrit diellor.

Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar këtë mrekulli të natyrës. /alb/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top