1 vit burg për ish-drejtorin e spitalit

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
1 vit burg për ish-drejtorin e spitalit të Gjilanit Xhavit Hajdari

xhavit_hajdari.jpg

Por ishin të kota lutjet e Hajdarit pasi që trupi gjykues i kryesuar nga Sahit Borovci e shpalli fajtor atë dhe e dënoj me 1 vit burgim efektiv dhe dy vite masën e ndalimit të mos ushtrimit të profesionit të mjekut.
Borovci duke e shpallur aktgjykimin tha se Hajdari është gjetur fajtor se më 19 korrik 2012 në restorant “Bujana”, Xhavit Hajdari në cilësinë e drejtorit ekzekutiv ka kërkuar përfitim material për vete, respektivisht nga e dëmtuara Sevdije Demolli, pronare e kompanisë “Toni” ka kërkuar shumën prej 2000 eurove në mënyrë që mos t`ia ndërpresë të dëmtuarës kontratën e themeluar për pastrimin e objekteve në spitalin e Gjilanit.

Fillimisht i pandehuri në mënyrë të kundërligjshme e me qëllim përfitimi të dobisë pasurore kërkon nga e dëmtuara shumën prej 500 eurove në muaj në mënyrë që kompania e të dëmtuarës të mund të vazhdonte ofrimin e shërbimeve për spitalin e Gjilanit, në të cilën kërkesë e dëmtuara nuk pranon nën pretekstin se është e papërballueshme për të dhe më pas i pandehuri zbret shumën e kërkuar në vlerë të 200 eurove në muaj.
Pasi merren vesh i pandehuri dhe e dëmtuara me vajzën e saj takohen tek restoranti “Bujana” ku e dëmtuara nxjerrë shumën prej 2000 eurove, dhe ia dorëzon në dorë të pandehurit i cili i merr paratë dhe i fut në xhepin e majtë të këmishës dhe arrestohet nga policia në flagrancë.

Gjyqtari Borovci tha se palët kanë të drejtë ankese pas shpalljes së aktgjykimit. I pari që ka kërkuar ankesë ishte përfaqësuesi i aktakuzës nga ana e Prokurorisë Komunale dhe më pas edhe avokatët mbrojtës të Hajdarit. Ndërkaq e dëmtuara Sevdije Demolli edhe të premten në fjalën përfundimtare ka specifikuar se Xhavit Hajdari i ka kërkuar para për tenderin e fituar në vitin 2011 dhe atë 1000 euro dhe 1000 euro tjera për tenderin e fituar në vitin 2012.

Pas shpalljes së aktgjykimit Demolli tha për rajonipress se është shumë e pakënaqur me këtë vendim.”Unë do të ankohem edhe në EULEX dhe nëse është nevoja edhe në Gjykatën Supreme dhe në Gjykatën Kushtetuese. U kam thënë publikisht sot trupit gjykues se nëse ju nuk e qoni drejtësinë në vend , atëherë unë edhe pse jam grua do t`i ndjek të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për të kërkuar dënimin e merituar për këtë rast “tha Demolli.

LajmeShqip
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top