PiNkY
Anëtar i Nderuar
Thuajse te gjithe e thone dhe e dine se pirja e duhanit eshte nje ves i keq dhe se cigaret ndihmojne ne pershpejtimin e plakjes. Por kete, tani e demonstron edhe shkenca, sipas te ciles, pirja e duhanit ndikon negativisht në lëkurën tonë.Madje, disa studime kanë arritur deri aty sa të gjejnë edhe dëmin real që paraqet pirja e duhanit, përmes shifrash. Disa shembuj? Pirja e 20 cigareve në dite eshte e barabarte me grumbullimin e rrudhave në fytyrë, sa për një afat kohor 10-vjeçar. Dhe nëse pini 35 paketa cigaresh në një vit (rreth 3 në muaj, ose vetëm 2 cigare në ditë) apo nëse e ekspozoni fytyrën tuaj në diell për dy orë në ditë, rreziku i plakjes së parakohshme është 11.4 herë më i lartë nga ata që nuk pinë duhan dhe rrine ne hije. Ky përfundim interesant eshte publikuar së fundmi në revistën shkencore “Cosmetic Toiletries Science Applied”. “Plakja e lëkurës së fytyrës, paraqitet në proporcion me numrin e cigareve të pira”, pohon Houard Maibach, një dermatolog në Universitetin e Kalifornisë, autor i njerit prej ketyre studimeve.../lexo-tani/