1 Milione shqiptare kunder shkaterrimit te armeve kimike ne Shqiperi

Arfenilla

Themelues i Forumit
Të bashkohemi në sheshin ‘SKENDERBE’, të marshojmë drejt ambasadës Shqiptare në Prishtinë, për të kundërshtuar njerëzisht nismat ndërkombëtare që kanë për qëllim përdorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë për asgjësimin e armëve kimike të konfiskuara nga Republika Arabe e Sirisë në bazë të një marrëveshje Ruso-Amerikane.



1452226_10151765332352219_957035596_n.jpg

Ne i bashkohemi thirrjeve të vëllezërve tanë në Republikën e Shqipërisë dhe mendojmë që problemi i shkatërrimit të armëve kimike në Shqipëri është çështje nacionale dhe rajonale. Pasojat e saj mund të jenë shumë të mëdha dhe ato pasoja nuk njohin kufinj administrativ. Ne po reagojmë kundër politikës butake e mercenare të kryeministrit Rama dhe kundër presioneve ndërkombëtare mbi Shtetin Shqiptar.

SHثNDETI YNث ثSHTث MBI Tث GJITHA!
Ne vendosshmërisht kundërshtojmë çdo iniciativë e cila mëton që ta përdor territorin shqiptar si laborator ku eksperimentohet me armë të shkatërrimit në masë.

Kërkojmë nga autoritetet shtetërore në Tiranë, që të reagojnë si shtet dhe të veprojnë vetëm në interes të sovranit të Republikës së Shqipërisë. Kërkojmë nga autoritetet shqiptare që vendosshmërisht të shfaqin maturi politike dhe njerëzore, dhe të konsiderojnë pasojat serioze që sjellin eksperimentet e tilla të rrezikshme.lajmi

BASHKOHU EDHE TI!
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top