“1 mijë vite nga shfarosja. Të arratisemi nga ky planet”
Njerëzimit i kanë mbetur pak shekuj kohë për të planifikuar arratisjen nga planeti ynë i brishtë dhe nëse nuk do të gjejë rrugët e mënyrat për t’u larguar prej tij, rrezikon të shfaroset.
Ky është paralajmërimi i radhës fizikantit dhe teoricienit më të zëshëm të ditëve moderne në fushën e astrofizikës, Stephen Hawking.
Duke folur në një simpozium me studentë në Universitetin e Oksfordit, shkencëtari britanik, i famshëm për disa parashikime të tjera të zymta për të ardhmen e njerëzimit, ka paralajmëruar se apokalipsi mund të jetë shumë më afër nga sa besohet deri më tani.
“Duhet të vazhdojmë të eksplorojmë hapësirën për hir të njerëzimit dhe ekzistencës së tij. Unë mendoj se nuk do të mbijetojmë më shumë se 1 mijë vjet të tjera në Tokë nëse nuk gjejmë rrugët dhe mënyrat për t’u arratisur nga planeti ynë i brishtë”, deklaroi ai.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë radhë Hawking nuk u ndal tek fenomenet që mund të shkaktojnë fundin, por duke iu referuar deklaratave të mëhershme të tij, ato janë të shumta, që nga inteligjenca artificiale, një konflikt i mundshëm global bërthamor dhe deri tek rreziku alien.
/ Top Channel