1 mijë agjentë të huaj zbarkojnë në Tiranë si turistë dhe gazetarë

Lauri

Anunnak
1 mijë agjentë të huaj zbarkojnë në Tiranë si turistë dhe gazetarë, 3 mijë trupa angleze vijnë pas zgjedhjeve

Faktori ndërkombëtar, sidomos Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Brukseli, si asnjëherë më parë, kanë vendosur të marrin nën kontroll zgjedhjet e 23 Qershorit për të mbrojtur votat nga kupola e partisë në pushtet, në funksion të rotacionit politik. Ndërsa Sali Berisha po lëviz çdo gur për të vjedhur zgjedhjet e 23 Qershorit, faktori ndërkombëtar, nisur nga lëvizjet dhe veprimet konkrete, duket më i vendosur se kurrë për të mbrojtur vullnetin e shqiptarëve. Edhe pse Sali Berisha ngriu marrëdhëniet me ambasadën amerikane dhe Parlamentin Evropian, me qëllim për t’i mbajtur larg zgjedhjeve të 23 Qershorit, prezenca e të huajve në Shqipëri ka shënuar një rekord historik. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brukseli po i vëzhgojnë në mënyrë të shumëfishtë zgjedhjet e 23 Qershorit për të mbyllur çdo hapësirë manipulimi. 14 shtete anëtare të OSBE kanë vendosur që të dërgojnë 430 vëzhgues për zgjedhjet e 23 Qershorit. Ky është numri më i madh i vëzhguesve që vendet e OSBE kanë darkuar ndonjëherë në ndonjë vend. Numri më i madh i vëzhguesve të dërguar deri më tani ka qenë 220, të dërguar në Bullgari. Por 430 vëzhguesit, disa delegacione dhe ekipet vëzhguesve të ambasadave, përbëjnë vetëm një pjesë të monitorimit të zgjedhjeve nga faktori ndërkombëtar. Rreth 1000 mijë agjentë të shërbimeve sekrete të huaja kanë zbarkuar dhe po vijojnë të zbarkojnë në Tiranë, për të vëzhguar lëvizjet e qeverisë Berisha në raport me zgjedhjet. Të kamufluar herë si turistë të huaj dhe herë si pjesë e misioneve të vëzhgimit, agjentët e shërbimeve sekrete të huaja do të shpërndahen në terren ditën e zgjedhjeve dhe ditët pas votimit. Agjentët do të jenë kryesisht të shërbimeve sekrete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe të disa vendeve të tjera të Bashkimit Evropian.

3 mijë ushtarë anglezë

Faktori ndërkombëtar duket se po merr masa edhe për mundësinë e shpërthimit të trazirave pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, nëse kryeministri Sali Berisha do të tentojë të qëndrojë në pushtet me dhunë. Rreth tre mijë ushtarë anglezë do të zbarkojnë në Shqipëri pas zgjedhjeve të 23 Qershorit për stërvitje. Por, ushtarët anglezë do të krijojnë edhe siguri për situatën paszgjedhore si dhe do të jenë pengesë e përdorimit të Ushtrisë nga Sali Berisha për të mbajtur pushtetin. “Akt normativ Nr. 4, datë 21.5.2013 për zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare- amfibe “Albanian Lion, 2013”. Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c” të pikës 1 të nenit 14 të ligjit nr. 9363, datë 24.3.2005 “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave vendosi: Neni 1. Zhvillimin dhe pjesëmarrjen e forcave ushtarake të Britanisë së Madhe në stërvitjen e përbashkët detare-amfibe “Albanian Lion, 2013”, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. Neni 2. Lejimin e hyrjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të 3000 (tre mijë) trupave ushtarake të Britanisë së Madhe”, thuhet në aktin normativ.

Qëllimi i stërvitjeve

Qëllimi i kësaj stërvitjeje është realizimi i operacioneve të evakuimit joluftarake (NEO-Non- Combatant Evacuation Operations) nëpërmjet detit dhe ajrit, duke përfshirë anije luftarake zbarkuese, helikopterë dhe forca speciale për veprimtaritë në tokë. Stërvitja zhvillohet në periudhën 10 gusht - 20 shtator 2013, në rajonin e gjirit të Vlorës, gadishullin e Karaburunit, ishullin e Sazanit, bazën e Porto - Palermos, Bizë, Zall - Herr, bazat ajrore të Kuçovës e të Rinasit dhe në Poshnjë, Berat. Në këtë stërvitje angazhohen 3000 (tre mijë) trupa, 2 (dy) helikoptermbajtës, 2 (dy) anije tip frigatë, 2 (dy) anije zbarkuese, 1 (një) anije civile, 3 (tre) anije të tjera mbështetëse, 2 (dy) avionë ushtarakë dhe 1 (një) avion transporti, të cilët do të kryejnë lëvizje në rajonin e përcaktuar të stërvitjes, sipas nenit 4 të këtij akti normativ. Nga 3000 (tre mijë) trupat britanike, 800 (tetëqind) - 1000 (një mijë) forca do të zbarkojnë në operacione tokësore. /Adriatik Doçi

ps. Cfare...mos valle jemi ne prak te nje lufte, apo ne prak te votimeve?
 
Titulli: 1 mijë agjentë të huaj zbarkojnë në Tiranë si turistë dhe gazetarë

Hem,,do zoti te shkojn mire keto zgjedhje..eshte nje prov e forte..
Frika me abuzimin e votes nga ana pushtetit eshte nje rrezik real,,dhe do mundohet me c"do forme ti manipuloj.
I shalla shkojn qetesisht dhe respektohet vullneti i popullit.
 
Titulli: 1 mijë agjentë të huaj zbarkojnë në Tiranë si turistë dhe gazetarë

Pa tjeter qe do shkoje mire Neve, te henen do i hyp avionit per n eAl e te ndihmoj partine time me vota..;)
 
Titulli: 1 mijë agjentë të huaj zbarkojnë në Tiranë si turistë dhe gazetarë

Votoni 44 votoni ndryshim perpara dhe le te vije kush te doje
 
Back
Top