1 Dhjetori Dita Kunder AIDS..

AjSi

...
V.I.P
Në mbarë botën aktualisht janë rreth 33 milion njerëz të infektuar me virusin e HIV-it. Në ditën ndërkombëtare të SIDA-s, kujtohet impakti që ka shkaktuar kjo sëmundje në jetët e të gjithë banorëve të tokës dhe në politikën publike, që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e deri në Afrikë. Më shumë se 500 mije persona kanë gjetur vdekjen nga sëmundjet e lidhura me SIDA-n në SHBA në 27 vitet e fundit. Në fund të vitit 2005, pothuajse një milion amerikanë u diagnostikuan me virusin HIV-AIDS, që nga koha kur u zbulua për herë të parë, në vitin 1981.

Ndërkohë që pikërisht në ditën Botërore të AIDS-it, një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara bën të ditur se testimi i hershëm dhe kurat e vlefshme mund të rrisin numrin e foshnjave të ekspozuara që i mbijetojnë sëmundjes. Raporti në fjalë thekson se nevojiten më shumë fonde për të siguruar kushtet për për testim për nënat që janë të infektuara me HIV, gjithashtu edhe kushtet për marrjen e medikamenteve, dhe ato testimin e nevojshëm të foshnjave për praninë e virusit në organizmin e tyre.

Por ndërsa kriza globale financiare vazhdon, qeveritë në mbarë botën janë duke ribërë llogaritë në buxhetet e tyre. Kreu i programit për HIV/AIDS në agjencinë e ndihmës, ActionAid, Leonard Okello deklaron se programet e parandalimit mund të rrezikoheshin për shkak të situatës. Sipas tij, nëse fondet mbarojnë, shumë programe parandaluese do të çalojnë dhe kjo do të ishte një sfidë e madhe në kundërpërgjigjen ndaj AIDS-it.
Alst



Po ju vete do te beni ndonje veprim sensibilizues sot?Pershembull shkolla jone do te krijoje nje lloj ekspozite me disa punime te vete nxenesve qe paraqesin siden edhe cfare shkakton ajo.
Nje faktor tjeter i cuditshem eshte se me gjithe numrin e madh te fushatave sensibilizuese edhe me masat e shumta te mrojtjes qe kane dale tani perseri Sida mbetet semundja e shekllit edhe perseri vazhdon te rritet me masa alarmante.


P.s.Se di nese eshte nje teme e tille por meqe kontrrolllova edhe nuk gjeta...:(

n-aids.jpg
 
Ministria e Kultures Rinise dhe Sportit te Republikes se Kosoves ishte bashkangjitur nje fushate dhe rruges ca bukuroshe po shperndanin pamflete ndergjegjesimi dhe prezervativ falas.
Fatkeqesisht shperndanin vetem numra te vegjel.......:gjujpeshk:
 
Cfare eshte AIDS ???
 
Kunder Sides(Aids'it ) eshte perdorni Kondoma :P
 
Back
Top