Florian Homm po ndiqet nga investitorët që ai i ka mashtruar! Ai po fshihet që prej shtatorit të vitit 2007 duke mbajtur me vete edhe 150 milionë euro depozita të klientëve. Ndaj, investitorët janë bashkuar duke punësuar investigatorë private, përveç forcave speciale hetimore të SHBA-ve.
Një nga investigatorët privatë i quajtur Josef Resch ka gjetur një mënyrë të veçantë për të gjetur personin për të cilin është paguar, duke vendosur një çmim prej 1.5 milionë euro për atë që jep informacione rreth Homm. Mënyra origjinale që investigatori ka gjetur për të bërë lajmërimin është përmes një videoje në Youtube, ku ai del me fytyrë të mbuluar dhe ka përpara vetës tufën e madhe me 1.5 milionë euro që është vënë në dispozicion. Adresa e kontaktit për ata që dëshirojë të fitojnë 1.5 milionë euro dhe që kanë informacionin e kërkuar është Wirtschaftsfahndung und Inkassobüro - Wifka.de. /albeu.com/