1/3 e francezëve shmang ilaçet dhe shërohen me metoda shtëpiake

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
51878.jpg

PARIS-Sipas anketës së Institutit për vlerësimin e opinionit publik Ipsos, të bërë për nevojat e laboratorëve farmaceutikë “Boaran”, 36 për qind e francezëve rregullisht apo përkohësisht përdorin barna popullore në kushtet e shtëpisë.

Kjo formë e shërimit është rritur për 15 për qind që nga viti 2004, kur herën e fundit është kryer studimi i këtij lloji, në të cilin theksohet që 66 për qind e francezëve, apo më shumë se dy të tretat kanë tentuar që të paktën njëherë të shërohen në këtë mënyrë.

Madje 77 për qind e të anketuarve kanë deklaruar që kanë besim “të plotë” apo “më të madh” tek barnat popullore sesa në mjekësinë klasike dhe vaksinat e ilaçet e saj, dhe para së gjithash në antibiotikë, shkruan Femina.

Kjo mënyrë, të cilën francezët e kanë vetëpraktikuar për të luftuar kundër gripit dhe viruseve, stresit apo alergjisë, ka hyrë në përdorim gjithnjë më të madh për largimin e sëmundjeve më të ndryshme.

Mosbesimi i francezëve në ilaçet alopatike, siç theksohet në gazetën franceze “Figaro” pjesërisht është shkaktuar edhe me aferën “Mediator”, lidhur me ilaçin e kompanisë farmaceutike “Servije”, i cili sipas vlerësimeve, ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 500 njerëzve nga viti 1976 deri në vitin 2009, ndërsa rreth 3.500 pacientë janë shëruar nga pasojat e marrjes së këtij ilaçi.

Më shumë se 150 milionë të kutive të shitura të “Mediator”, të cilin e kanë përdorur pesë milionë pacientë, kryesisht janë dedikuar për diabetikët që kanë pasur kilogramë të tepërt. Gjatë viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar, ilaçi ishte ndaluar në shumë vende, si në Zvicër, Spanjë, Itali, SHBA, ndërsa në Francë që nga tetori i vitit 2009.

Por, edhe impiantet me defekte të kompanisë franceze RIP po ashtu kanë tronditur publikun, si dhe vaksinat e diskutueshme kundër virusit H1N1.

Por, metoda shtëpiake është shumë larg marrjes së pëlqimit të gjithë komunitetit shkencor. Kritikat më të shpeshta që i drejtohen kësaj mënyre janë psh, që ajo është pseudoshkencë dhe i përngjan alkimisë, ndërsa pacientët janë subjekt i efektit placebo. Kritikët pohojnë që ilacet popullore nuk bëjnë efekt, sepse përdor doza jashtëzakonisht të vogla të cilat nuk mund të veprojnë në pacientë, bën të ditur “Figaro”.

(d.b/BalkanWeb)
 
Titulli: 1/3 e francezëve shmang ilaçet dhe shërohen me metoda shtëpiake

Hu the fajk kears
 
Back
Top