0 yjet e futbollit, që nuk morën dot pjesë në asnjë Kupë Bote…

fshatari

Anetar
10.bmp
Nga Ueah te Best, nga Kantona te Gigs, ja disa nga lojtarët e mëdhenj, që s’luajtën kurrë në botëror…

Uejn Runi, tashmë është në botëror. Sidoqoftë, atje mund të mos jenë fare mirë disa “yje”, duke filluar nga Henri dhe Ronaldo, të cilët rrezikojnë të kenë fatin e Ibrahimoviçit, që u eliminua me Suedinë. Ndër vite ka pasur edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj, që nuk e patën asnjëherë fatin të ishin të pranishëm në Kupën e Botës.

1.Xhorxh Best

Ndryshe nga dy më të mëdhejtë, të ngjashmit e afërt të tij, Pele e Maradona, Besti anjëherë nuk pati mundësinë të fitonte qoftë edhe i vetëm një botëror, siç bëri Pele mirë dhe akoma më mirë Maradona; madje ai as që ishte i pranishëm në një të tillë. Irlanda e Veriut u kualifikua për Botërorin 1958, por në kohën që luante i madhi Best, ato nuk ishin më e njëjta forcë futbollistike dhe nuk arritën të kualifikoheshin në vitet kulmore të tij. Irlanda e Veriut u kualifikua edhe për Kupës e Botës 1982 në Spanjë. Në atë kohë u fol që trajneri Billi Bingëm pati ndërmend ta përfshinte në skuadër Bestin, por në moshën 36‑vjeçare ai ishte dhjetë vjet larg më të mirës së tij dhe me një ton birrë në atë trup të munduar. Kështu që nuk ndodhi asgjë.

2.Alfredo di Stefano

Ky njeri i dha futbollit ndërkombëtar më të mirën e tij, duke luajtur për tre përfaqësuese, Argjentinën, Kolumbinë dhe Spanjën, por përsëri nuk arriti të luante në një botëror. Më 1950, Argjentinën e shpërfillën si vend mikpritës dhe ai refuzoi të merrte pjesë në përfaqësuese, nuk mund të përzgjidhej për Spanjën më 1954, ndërsa Spanja nuk u kualifikua në vitin 1958, së fundi në Kupën e Botës 1962 ai ishte i dëmtuar, pra i pamundur të merrte pjesë.

3.Rajan Gigs

Do të kish luajtur të paktën në tre botërorë, nëse nuk do të ishte lindur në Kardif të Uellsit. Kështu, me pak zili i shihte shokët e tij të skuadrës të Mançester Junajtid çdo katër vjet, që bënin përpara në turneun më madhor të futbollit, ndërkohë që qëndronte në shtëpi, duke u ushtruar me goditjet e lira.

4.Xhorxh Ueah

“CV”‑ja e Xhorxh Ueasë ngjan me një listë 137ndrrash për çmime‑trofe të futbollit të madh: “Futbollisti europian i vitit” (Topi i Artë), “Futbollisti FIFA i Vitit”, tre herë “Futbollisti më i mirë i Afrikës”, “Futbollisti Afrikan i Shekullit”, fitues i titullit dhe Kupës së Francës, dy herë kampion i Italisë, shënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve më 1995/96. Pavarësisht suksesit të pamatë vetiak, ai asnjëherë nuk iu qas këtij suksesi me përfaqësuesen e atdheut të tij, Liberisë. Kësaj iu afrua dëshpërimisht pranë, kur nuk u kualifikuan për Botërorin 2002, vetëm për një pikë. Ai mbetet i vetmi fituesi i “Topit të Artë”, që nuk ka luajtur në asnjë ndeshje të Kupës së Botës.

5.Erik Kantona

Francezi enigmatik pati një karrierë të trazuar ndërkombëtare. Pasi u thirr për herë të parë në vitin 1987, një vit më pas ai u përgjigj duke u vetëpërjashtuar, pasi e quajti publikisht trajnerin e asaj kohe, Henri Mishel, “një thes me m…”. Mishelin e larguan më vonë, pasi Franca nuk arriti të kualifikohej për botërorët “Italia 90″ e “USA 94″. Më 1995, ai iu “dha luftimit kung fu” me një tifoz të Kristal Palasit në radhën e parë të tribunës, duke humbur shiritin e kapitenit të Francës dhe duke u pezulluar nga përfaqësuesja. Në kohën e pezullimit të tij, Zinedin Zidani kishte hedhur “rrënjë” në skaudrën e “Le Bleus”. Që nga ajo kohë, Kantonaja nuk luajti më asnjëherë për Francën.

6.Jan Rash

Ndoshta hedh disi dritë mbi përfaqësuesen e Uellsit, po të përmendësh se Rashi më parë debutoi për uellsinët se sa për Liverpulin. “Makina e golit” e Liverpulit, ishte një prej sulmuesve më të mirë të brezit të tij, por fatkeqësisht për atë vetë, kolegët e asaj përfaqësueseje ishin shumë larg tij. Kështu, ata nuk arritën të kualifikoheshin në asnjë turne madhor, përgjatë të gjithë karrierës së tij futbollistike. Në përfundim ishte shumë mirë që Rashi e kuptoi që në fillim, pasi befasisht e transferuan tek Juventusi, se “çdo të thotë të jetosh në një vend të huaj”, çka mund t’i kish ndodhur edhe në Spanjë e gjetiu.

7.Bernd Shuster

Një tjetër futbollist, me një sallon të pasur trofesh, që i fitoi, kur luante për Barcelonën dhe Realin, por edhe një titull kampioni të Evropës, më 1980, kur ishte më i miri në përfaqësuesen e Gjermanisë Perëndimore. Sidoqoftë, një sërë mosmarrëveshjesh me Federatën Gjermane të Futbollit, trajnerin Jup Derval dhe vetë shokët e skuadrës bënë që të mos ishte pjesëmarrës në Botërorin 1982. Ai u largua nga futbolli ndërkombëtar vetëm kur ishte 24 vjeç.

8.Mat Lë Tisier

Legjenda e Sandërlendit, u la mënjanë, si rregull nga trajnerët e Anglisë, që pasonin njëri‑tjetrin, paçka talentit të tij të dukshëm dhe aftësisë për të shënuar gola. Kur iu dha mundësia të luante në skuadrën përfaqësuese të drejtuar nga Glen Hodëlli për Botërorin 1998, në një ndeshje miqësore me Anglinë B, kundër Rusisë ai shënoi një trigolash por nuk mjaftonte dhe përsëri Glen Hodëlli nuk e përzgjodhi. Hodëlli mund të jetë penduar për këtë vendim, kur nuk e kishte në dispozicion ekspertin e 11‑metërshave, Lë Tisie, pikërisht kur Anglia edhe një herë eleminohej me ato gjuajtje 11‑metërshash.

9.Jari Litmanen

“Finlandezi Fluturues” fitoi shumë tituj dhe kupa me Ajaksin, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve më 1995, vit kur u rendit i treti në votimin për Futbollistin Evropian të Vitit. (Topi i Artë). Madje edhe në kohën e tij tek Liverpuli, kohë e mbushur me dëmtime, ai fitoi medalje të Kupës së Federatës Angleze (FA apo Kupën e Mbretëreshës), Kupën Uorthington dhe atë UEFA. Por në skenën ndërkombëtare, Jari ishte “peshku i madh në një hauz të vogël finlandez” dhe asnjëherë nuk pati mundësinë të demonstrojë atë që vlente në kompeticionin më madhor të futbollit botëror.

10.Paulo Di Kanio

Kur nuk shtynte gjyqtarët, nuk fitonte çmime të “fair play”‑it, apo duke demonstruar përshëndetje fashiste, Paulo Di Kanio ishte një futbollist tejet i talentuar, dhuntitë e të cilit, ia vlenin edhe çmimin më të kripur të pagave, biletave etj. Por, ish‑sulmuesi i Uest Hemit, Milanit, Juves, Napolit, Lazio, jo vetëm që nuk ishte i pranishëm në një Botëror, por për më tepër asnjëherë nuk u thirr në përfaqësuesen e vendit të tij. Mospërfshirja e përhershme e tij në përfaqësuesen italiane, zakonisht i vishet karakterit dhe prirjes së tij për të ngjizur zënka me trajnerët e vet. Ish‑trajneri i Italisë, Dino Xof e sintetizoi mjaft mirë kur e pyetën se përse nuk e thirrte Di Kanion: “Sepse, tashmë kam mjaft probleme dhe nuk më duhet edhe një shtesë”.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top