Amerika po përgatitet për luftë me Rusinë

Arfenilla

Themelues i Forumit
shba_rusi1.jpg
Për herë të parë që prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti i mbrojtjes së ShBA-ve është duke analizuar planet për një konflikt të armatosur me Rusinë.
Foreign Policy raporton se Pentagoni është duke planifikuar çdo skenar të mundshëm – prej konfrontimeve me Korenë Veriore e deri te pushtimi i zombive - por këto plane janë renditur në bazë të prioritetit dhe mundësive që ato të ndodhin.

Problemi i vetëm i Amerikës është se nëse hyn në këtë luftë, pritet ta humbë atë, shkruan FP.

Pas vitit 1991, planet ushtarake për t’u përballur me agresionin rus nuk ishin në radarin e Pentagonit. Tani, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, Pentagoni ka nxjerr nga raftet e pluhurosura planet dhe strategjitë ndaj Rusisë.

Shkak i këtyre planeve është bërë aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe Amerika më nuk i sheh rusët si partnerë, por kërcënues potencialë.

“Duke parë natyrën e sigurisë dhe veprimet e Rusisë, është krijuar nevoja që ne të rikthejmë planet për përgjigje ndaj çfarëdo agresioni potencial ndaj aleatëve të NATO-s”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për FP-në, përcjell koha.net.

“Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia e shtyri Amerikën që të nxjerrë nga arkiva planet e reagimit”, ka thënë Michele Flournoy, ish-nënsekretare e mbrojtjes për politikë të jashtme. “Këtyre planeve u kishte dalë afati”.

Planet e reja, sipas zyrtarëve amerikanë, ndahen në dy pjesë. Njëri plan që fokusohet në atë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon njërën nga shtetet anëtare të NATO-s; ndërsa plani i dytë është aksioni amerikan jashtë ombrellës së NATO-s.

Këto versione janë të fokusuara në sulmet e papritura të Rusisë në Baltik, skenar më së shumti i mundshëm nga rusët. /Albeu
 
Titulli: Amerika po përgatitet për luftë me Rusinë

Bashe luft me vend do ishte . bolla e bane boten tollovi duke luftu ne menyr indirekt e duke e pesu tjeret,le te ballafaqohen dy fuqit e medha
 
Pe: Amerika po përgatitet për luftë me Rusinë

shba_rusi1.jpg
Për herë të parë që prej ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Departamenti i mbrojtjes së ShBA-ve është duke analizuar planet për një konflikt të armatosur me Rusinë.
Foreign Policy raporton se Pentagoni është duke planifikuar çdo skenar të mundshëm – prej konfrontimeve me Korenë Veriore e deri te pushtimi i zombive - por këto plane janë renditur në bazë të prioritetit dhe mundësive që ato të ndodhin.

Problemi i vetëm i Amerikës është se nëse hyn në këtë luftë, pritet ta humbë atë, shkruan FP.

Pas vitit 1991, planet ushtarake për t’u përballur me agresionin rus nuk ishin në radarin e Pentagonit. Tani, sipas disa zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të Departamentit të Shtetit dhe të Mbrojtjes, Pentagoni ka nxjerr nga raftet e pluhurosura planet dhe strategjitë ndaj Rusisë.

Shkak i këtyre planeve është bërë aneksimi i Krimesë nga Rusia dhe Amerika më nuk i sheh rusët si partnerë, por kërcënues potencialë.

“Duke parë natyrën e sigurisë dhe veprimet e Rusisë, është krijuar nevoja që ne të rikthejmë planet për përgjigje ndaj çfarëdo agresioni potencial ndaj aleatëve të NATO-s”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes për FP-në, përcjell koha.net.

“Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia e shtyri Amerikën që të nxjerrë nga arkiva planet e reagimit”, ka thënë Michele Flournoy, ish-nënsekretare e mbrojtjes për politikë të jashtme. “Këtyre planeve u kishte dalë afati”.

Planet e reja, sipas zyrtarëve amerikanë, ndahen në dy pjesë. Njëri plan që fokusohet në atë se çfarë mund të bëjnë Shtetet e Bashkuara si pjesë e NATO-s nëse Rusia sulmon njërën nga shtetet anëtare të NATO-s; ndërsa plani i dytë është aksioni amerikan jashtë ombrellës së NATO-s.

Këto versione janë të fokusuara në sulmet e papritura të Rusisë në Baltik, skenar më së shumti i mundshëm nga rusët. /Albeu


Po vallah, nga zombit e ka rrezikun më të madh! :arm::confused:
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top