Ado
FISEBILIL-LAH
Kryeministri shqiptar, Sali Berisha gjatë qëndrimit disaditor në Kinë ka zhvilluar një takim edhe me presidentin e Republikës Socialiste të Vietnamit, Nguyen Minh Triet. Gjatë takimit, kryeministri Berisha u shpreh se qeveria shqiptare po vlerëson mundësinë e hapjes së Misionit Diplomatik në Hanoi, me qëllim ngritjen e marrëdhënieve mes vendeve në nivelin më të lartë, ndërsa kërkoi mbështetje edhe për Kosovën.
Presidenti i Vietnamit shprehu vlerësim e tij më të lartë për arritjet e Shqipërisë në të gjitha fushat e zhvillimit dhe kërkoi nga kryeministri Berisha që bashkëpunimi të jetë sa më i gjerë, veçanërisht në fushën ekonomike, thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.
Berisha e njohu presidentin me zhvillimet në rajon, duke u ndalur në stadin e ri të paqes dhe stabilitetit dhe frymës integruese që Ballkani po jeton. Biseda u përqendrua veçanërisht në pavarësinë e Kosovës. Berisha e njohu Triet me progresin e shtetit të ri, të njohur në një kohë të shkurtër nga 44 vende, të cilat, vijoi kryeministri nuk e kanë njohur atë për të ndëshkuar Serbinë, por sepse kanë parë tek pavarësia e Kosovës bindjen se kjo është mënyra e vetme për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Kryeministri Berisha theksoi se Kosova sot sheh drejt integrimit dhe marrëdhënieve ndër rajonale me një optimizëm të ri.
Presidenti Triet e ftoi kryeministrin Berisha që të vizitojë së shpejti Vietnamin, ftesë e cila u pranua me kënaqësi nga kryeministri. Gjithashtu, Kryeministri Berisha ftoi presidentin Triet dhe kryeministrin e Vietnamit që të vizitojnë Shqipërinë.
Berisha, gjatë pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike, ka zhvilluar takime me zyrtarë kinezë, ku në qendër të bisedave ka qenë pikërisht njohja e pavarësisë së Kosovës. Në takimin me kreun e marrëdhënieve me jashtë në Komitetin Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, ثang Jiarui, Berisha shprehu vlerësimin e lartë që do të kishte rishqyrtimi i pavarësisë së Kosovës nga ana e Kinës. Berisha tha se tek Shqipëria, Kina ka një vend mik dhe me Kosovën e pavarur do ta ketë një vend tjetër mik./Telegrafi/