Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Lauri

Anunnak
Vizita në Shqipëri ka përfshirë nga emocionet Presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdogan i cili në një moment nuk i ka përmbajtur dot lotët.

erd11_zpsq4zwcfuq.png

Emocionet nuk kanë të bëjnë vetëm me vendosjen e gurit të themelit të Xhamisë së madhe të Namazgjasë, por dhe në ceremoninë e hapjes së Xhamisë në Kalanë e Prezës.

Në një moment kreu i shtetit turk së bashku me bashkëshorten e tij janë përlotur nga recitimi i një vajze shqiptare me shami në ceremoninë e organizuar me këtë rast.

Në poemë mes të tjerash thuhet:

Mos e lër këtë vend, të brumosur nga myslimanët,
Pa myslimanë, Zoti im!
Na jep forcë, mos e lër fushën e xhihadit
Pa pahlevanë, Zoti im!
Mos i lër këta njerëz, që kërkojnë një hero Pa një hero, Zoti im!
Mos na lër pa dashuri, ujë dhe ajër
Dhe pa atdhe, Zoti im!”.
Kjo video është shpërndarë me shpejtësi dhe ka bërë xhiron e botës.

Tekstin e plote te poezise mund ta lexoni ketu ne link. Ja kuptimi i poezis
Po cfare eshte dhe cfare kuptoni ju me kete tekst??
Kjo poezi eshte recituar nga vete Erdogan dikur para se te burgosej si nje ekstremit ne Stamboll me thirrje te xhihadit. Ja pse u i rane lotet e krokodilit

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Hahahaha ,ska gje te keqe,perfundimisht Shqiptaret dashurojne dhunuesit e tyre.
Jemi Popull cigan e pagan.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Ka dicka me te thelle Neve, kjo po ben thirrje per xhihad. E njejta poezi e recituar nga Erdogan per te cilen eshte fut edhe ne burg si ekstremist. Sot eshte kryeminister fale "vllazerise" islame, objektivi i ketyre qelbanikeve turko-islame eshte ri-ngjallja osmane ne Ballkan. Mjaft element mysliman shqiptar mbrenda dhe jasht Shqiperise po e ndihmojne qorrazi, me sa duket kto jane spermatozo te mbjedha dikur nga osmanet.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Teksti i plote i poezise.

Ej krenaria e botës islame, Presidenti ynë, prijësi ynë Rexhep Taip Erdogan

Minaret tona mos i lër pa ezan o Allah

Ose thirrni këtu ata që bëjnë mjaltë

Ose mos na lër pa zgjojet e bletëve

Këtu janë pa zë minaret

Vendin që është bërë mysliman mos e lër pa myslimanë o Allah

Këtu trupi im është pa dashuri o Allah

Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah

Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im

Të dimë të dalim kundër armiqve Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im

Ose ndaje vendin e mbetur pa kërrkënd,

ose mos na lër pa çoban o Allahu im

Ti mos na lër neve pa ty,

pa ujë e pa ajër o Allahu im

Vendin që është pjekur me myslimanë,

mos e lër pa myslimanë o Allahu im.

Turp e POSHTERIM në Shqipërinë tonë ! / Nxënësja e Medresesë Shkodër, thirrje për XHIHAD në kalanë e Prezës

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan së bashku me bashkëshorten Emine u përlotën në ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës për shkak të poezisë që recitoi një vajzë shqiptare. BalkanWeb zbardh kuptimin e poezisë që recitoi vajza e mbuluar me shami, një dua nga poeti nacionalist turk Arif Nihat Asya, që vdiq në vitin 1975.

Erdogan e pati recituar vetë këtë poemë me rastin e 100* vjetorit të fitores së turqve në Galipoli në Luftën e Parë Botërore, por u kritikua se po shfrytëzonte historinë dhe fenë për pushtet personal.

Medreseja Shkodër prej disa vitesh financohet nga Shoqata Istanbul, e afërt me qeverinë turke në pushtet, e cila e ka zgjeruar aktivitetin e saj falë financimeve direkte të shtetit turk, me anë organizatës shtetërore turke TIKA. Të pranishëm në këtë ceremoni kanë qenë edhe drejtues të lartë të kësaj shoqate si Rafet Bilaç dhe myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari. Turmat e njerëzve të mbledhur në këtë miting janë organizuar nga qytetet dhe fshatrat e Tiranë, Shkodrës, Kavajës dhe Elbasanit, të sponsorizuara nga TIKA, ngjashëm me fushatat e partive politike në Shqipëri.

Duke qenë se Turqia me 7 qershor ka zgjedhje parlamentare, Erdogan ka shfrytëzuar motivet fetare për të bërë fushatë zgjedhore, për të ushtruar ndikimin e tij jo vetëm te elektorati besimtar në Turqi, por edhe te disa milionë banorë me origjinë shqiptare.

/E Vërteta
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Pre 500 vjet qe na kan shtyp sdo mend qe kan len dhe gjurmet e tyre ne shqiperi ..Jemi gjak i perzjer me ta kshuqe duam sduam ka dhe turq te lindur ne shqiperi .. :D
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Pse forumi yne eshte kaq i qete keta dit??
Ku jane dashamirsit e turkut qe na shordhjne veshet cdo dite, c'eshte kjo heshtje keto dite feste me ardhjen e presidentit te "vllazerise" se tyre? E ngritet flamurin turk ne kalane e Skenderbeut, hapni xhamija dhe mbyllni shkolla, beni thirrje per xhihad-kunder jo myslimanve...! Tani te hiqet edhe busti i Skenderbeut nga sheshi i Tiranes dhe te vendoset ai i Sulltan Muratit.

Festoni osmanli, festoni... :viol:
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

eh shqiptari I shkret,,, cfare sben per para .. I thote dhe Derrit daje
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Pse forumi yne eshte kaq i qete keta dit??
Ku jane dashamirsit e turkut qe na shordhjne veshet cdo dite, c'eshte kjo heshtje keto dite feste me ardhjen e presidentit te "vllazerise" se tyre? E ngritet flamurin turk ne kalane e Skenderbeut, hapni xhamija dhe mbyllni shkolla, beni thirrje per xhihad-kunder jo myslimanve...! Tani te hiqet edhe busti i Skenderbeut nga sheshi i Tiranes dhe te vendoset ai i Sulltan Muratit.

Festoni osmanli, festoni... :viol:

Dashamiresit e turkut po mirren me ceshtjen e kumanoves, aty i ke qe kane folur, perderisa ti si patriot me bateria para 1 monitori, mirresh akoma me turqit e 500 viteve :D E sheh dallimin ? Aq shume i do shqiptaret ti loool
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Dashamiresit e turkut po mirren me ceshtjen e kumanoves, aty i ke qe kane folur, perderisa ti si patriot me bateria para 1 monitori, mirresh akoma me turqit e 500 viteve :D E sheh dallimin ? Aq shume i do shqiptaret ti loool

Pse nuk i kursen fjalet, se ju duhen ti shpenzoni per thirrje turko-arabe ne troje shqiptare!!
Dashamirsit e turkut nje M... jane nga do qe te sillesh, politikan apo klerik fetar ne Kosove, Maqedoni, Shqiperi. Ashtu si para 500 vitesh poashtu edhe sot njesoj ju vjen era ....

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

U kuptua kush je e cfare je, mjaftoi:topi:
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

E din cdo shqiptar i ndershem se kush jeni, cfare doni dhe ke perfaqsoni. Po dilni pak e nga pak nga nentoka, drita e diellit do i djeg te gjithe zvarraniket sherbetor osmanli.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Keshtu jemi ne servila .
Duam të huajin e shajme njerzit tane.

Me falni por sikur qeni im te kete prejardhje Turku do ta vras me çifte.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Viedeo ishte shum e mirë dhe mua me preken ndjenjat nga poezia, pasi gjendjen e muslimaneve tere boten shihet se nuk i len qetë... Ndoshta edhe sdo duhej te thuhej ajo poezi para atyre.

Poashtu ne fund te postimit te ber ska nevoje te quhen lotet e krokodilit -sepse ska lidhje njerezit cka besojn, cdo njeri shpirt mban dhe njeriu sot e neser eshte peng i punes se vet dhe fjales qe flet.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Edhe mua me preku kjo vajza..:)

Na jep fuqi, mos e lër pa luftëtarë sheshin e xhihadit o Allah
Vitet që presin heronj, mos i lër pa heronj o Allahu im
Të dimë të dalim kundër armiqve Neve mos na lër pa shpirt o Allahu im

#Allahu ju lente pa shpirte e pa koka ju te fese se paqes.
 
Allahu ty te udhezofte :D
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Allahu eshte bere ateist me cfare degjon nga ju...! Profeti Muhamed ju ka genjyer, Allahu nuk ka thene qe te vrisni njerez.
 
Titulli: Vajza "shqiptare" qe perloti ciftin Erdogan

Ka thene populli:

"Sa qeni e lehe Hanën po kurr nuk kan mundesi me arrite atë"
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top