Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

[video=youtube;FTDgQ8tPk-8]https://www.youtube.com/watch?v=FTDgQ8tPk-8[/video] Shqipëria është në alarm si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Sipas burimeve zyrtare situata paraqet rrezikshmëri të lartë në disa zona të jugut të vendit, ku dalja nga shtrati e lumenjve Vjosë, Drino, Gjanica, Osum dhe Shkumbin kërcënon për një katastrofë natyrore. Në kushtet e përmbytjeve të qindra hektarëve tokë e dhjetëra banesave, Shtabi i Emergjencave vendosi për evakuimin e detyrueshëm të banorëve. Janë evakuuar deri më tani rreth 70 familje, në komunën e Novoselës, në urën e Mifolit po në Vlorë, në Urën Vajgurore në Berat, Memaliaj etj, ndërsa 120 të tjerë pritet të evakuohen nga forcat e policisë.

Shefi i Shtabit të Emergjencave Civile Shemsi Prençi në një lidhje telefonike për A1 Report dha alarmin për përkeqësim të situatës dhe i bëri apel banorëve, veçanërisht atyre që ndodhen pranë lumenjve, që të largohen nga shtëpitë për të shmangur katastrofat në jetë njerëzish.

Ministri Edmond Panariti, i cili kryeson nga terreni Shtabin e Emergjencës në Ministrinë e Bujqësisë paralajmëroi rrezikshmëri të lartë në orët e pasdites si pasojë e parashikimeve për reshje të dendura shiu gjatë orëve të mbrëmjes. Ai deklaroi për A1 Report se po punohet jo vetëm për shpëtimin e jetëve të njerëzve, por edhe të bagëtive. Ai pranoi se kemi një dëm të konsiderueshëm, por tha se është shumë shpejt për të dhënë shifra për dëmin që mund t’i vijë ekonomisë shqiptare si pasojë e qindra hektarëve të përmbytur. - Shqiptarja.com
 
Titulli: Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

sa me fat jom qe jetoj ne reliev malor :gjyshja:
 
Titulli: Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

sa me fat jom qe jetoj ne reliev malor :gjyshja:

Ne mal ke me shum borë :D
 
Titulli: Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

I cuditshem ky dimer, sidomos me kete bresher
 
Titulli: Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

Hallall ju boft zoti.

“Tërbohen” lumenjtë në Shqipëri, të rinjtë i shfrytëzojnë për rafting

foto.php


Moti i keq në jug të Shqipërisë, nuk ka sjellë vetëm probleme.
Një grup të rinjsh të cilët merren me sportin e rafting e kanë shfrytëzuar ditën e sotme për një aventurë që e kanë quajtur një nisje e mbarë e 2015-ës.
Lumenjtë në jug të vendit ka qenë në momentin më të mirë të tyrë për të ushtuar sportin e Rafting.
Kështu kanë bërë edhe këta të apasionuar pas këtij sporti, të cilët nuk e kanë lënë këtë mundësi t’u largohet.

p3(5).jpg


p4(3).jpg


p5(2).jpg


p6(1).jpg


p7(2).jpg
 
Titulli: Shirat "shpërthejnë" lumenjtë Emergjencat: Ikni para darkës! -

Jan ngop me uje Xhamajkan :p :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top