Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Pe: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Ku po i gjejnë regjisorët kaq të dobët?

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Do t`ju lutesha juve qe keni dyshime mbi shkaktaret e masakres se parisit ti beni postimet tuaja ne kete teme
Cil
flm
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Pikerisht ketu qendron problemi! Pra, duhet tua spjegosh atyre, qe besa edhe vetes, se ajo i takonte nje tjeter kohe, para mijera vjetesh dhe tashme eshte demoduar. Dhe jo tu thuash njerezve, lexo cfare te duash, por vetem ajo qe qendron aty eshte me e drejta sepse eshte thene nga AI dhe AI e di me se miri. :vape:

Hajde tregoju tash se cila pjese e Kuranit eshte e vlefshme sot dhe cilen pjese duhet ta marrim si histori, pra duhet ti kalojme ne arkive? :p

Ore ata, kane gabuar, opinioni i denon, ligji po ashtu, do ndalohen e do shpetojme dhe masandej dhe mund ta kuptojne sic duhet ate liber. Po c’tu bejme ketyre te tjereve qe i kane tgjitha aftesite ti kuptojne gjerat tamam, kane dhe “arsimin” e duhur ama prap, snuk, aha, akoma se marrin vesh thelbin e cdo gjeje, :p Dhe se kuptojne se nje liber i cili eshte hyjnor, eshte gjithperfshires per cdo kohe per cdo situate per njerez te ndryshem per te shkuaren per te tashmen e ardhmen. Nga e shkuara merr mesim, dhe nuk shkon ne arkive, se ndryshe sdo benim as histori boterore neper shkolla ne. Hapi i pare drejt progressit eshte te njohim zanafillen,ate qe lame pas... etj etj.... (them etj sepse ti i di sh mire te gjitha, ;), dhe s’dua te lodhem kot, madje dhe kaq sh u zgjat, Lol, )
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Pse feja islame nuk e duron vizatimin e profetit Muhamed?


CNN

Charlie Hebdo, revista satirike franceze e sulmuar të mërkurën, ka një histori të diskutueshme në përshkrimin e Profetit Muhamed, shpesh në një mënyrë të pafavorshme, e kjo ka zemëruar shumë myslimanë në mbarë botën.

Ndalimi i ilustrimit të Profetit Muhamed filloi si një përpjekje për të shmangur adhurimin e idhujve, që ishte i përhapur në vendlindjen e Islamit, në Arabi. Por në vitet e fundit, ky ndalim ka marrë një ngjyrim vdekjeprurës.

Një parim themelor i Islamit është që Muhamedi është një njeri, jo Perëndia, dhe portretizimi i tij mund të çojë në adhurimin e një njeriu në vend të Allahut.

“E gjithë kjo është e rrënjosur në nocionin e adhurimit të idhujve”, thotë Akbar Ahmed, i cili kryeson departamentin e Studimeve Islame në Universitetin Amerikan.

“Në Islam, nocioni i Perëndisë kundrejt ndonjë përshkrimi të Perëndisë apo ndonjë figure të shenjtë është shumë i fortë”.

Në disa mënyra, Islami ishte një reagim kundër krishterimit, të cilin myslimanët e hershëm besonin se është udhëhequr në rrugë të gabuar duke besuar te Krishti, jo si njeri, por si Perëndi. Ata nuk donin që e njëjta gjë të ndodhë edhe me Profetin Muhamed.
“Profeti vetë ishte i vetëdijshëm njerëzit në qoftë se do të shihnin fytyrën e tij të portretizuar nga njerëzit, ata do të fillonin adhurimin ndaj tij”, thotë Ahmed. “Kështu që ai vetë ka folur kundër këtyre imazheve, duke thënë: “Unë jam vetëm një njeri”.

Për ironi edhe më të madhe, sulmet nganjëherë të dhunshme kundër portretizimit të profetit janë lloj adhurimi, duke vrarë dhe adhuruar në mungesë të një imazhi, thotë Said Hussein Rashid, një profesor i studimeve islamike në Universitetin Hofstra në Nju Jork.

Në tetor të vitit 2011, zyra e Charlie Hebdo qe djegur në të njëjtën ditë kur revista planifikonte të lëshonte një numër me një ballinë që ngacmonte ligjin islamik.

Ballina kishte një karikaturë me figurën e Profetit Muhamed, me një mbishkrim që thoshte, “100 goditje në qoftë se ju nuk jeni duke vdekur nga të qeshurat”.

Në shtator të vitit 2012, Franca mbylli ambasadat në rreth 20 vende në mes të zhurmës globale mbi filmin anti-Islam “Pafajësia e Myslimanëve”, revista botoi një numër duke shfaqur një karikaturë ku përshkruhej një Profeti Muhamed gjysmë lakuriq i mbuluar me vetëm një mbulesë, në një karrocë duke u shtyrë nga një ortodoks.

Gazetari i Charlie Hebdo, Laurent Leger mbrojti revistën në atë kohë, duke thënë se karikatura nuk pati qëllim të provokojë zemërim ose dhunë.
“Qëllimi është për të qeshur”, pati thënë Leger në vitin 2012. “Ne duam të qeshim me ekstremistët – çdo ekstremistë. Ata mund të jenë myslimanë, hebrenj, katolikë. Gjithkush mund të jetë fetar, por mendimet ekstremiste dhe veprimet e tyre ne nuk mund t’i pranojmë…”

Por, për shumë myslimanë, pamje përqeshëse të Profetit Muhamed, jo vetëm si një profet, por edhe si një ekzemplar i moralit, nuk janë çështje për të qeshur.

Paraqitjet satirike të Profetit Muhamed nuk janë të reja, ato janë shumë moderne, tha Rashid.

“Në kontekst të Evropës, ku në shumë vende myslimanët ndjehen sikur ata janë të rrethuar, imazhet nuk janë parë si kritikë, por si ngacmim. Dhuna, si përgjigje, është qartësisht e gabuar dhe jo proporcionale. Megjithatë, kjo nuk ka shumë lidhje me zemërimin fetar, më shumë ajo është parë si hakmarrje”.

Por edhe në Shtetet e Bashkuara, ku myslimanët janë përshtatur më shumë me klimën, ekstremistët kanë kundërshtuar portretizimin e Profetit Muhamed në “South Park”, emisionin satirik e gjithashtu edhe me “Vizatoni Ditën e Mohammedit”, që shpërtheu një reaksion.

Mohamed Magid, imam i cili udhëheq Shoqërinë Islamike të Amerikës së Veriut, thotë se ndalimi mysliman në vizatimin e profetëve përfshin edhe Jezusin dhe Moisiun, që Islami i trajton si profetë.

Disa vende myslimane kanë ndaluar filmat “Noe” dhe “Eksodi” këtë vit, sepse karakteret e tyre kryesorë janë profetët hebrenj.

Në xhamitë suni, dega më e madhe e besimit, nuk ka imazhe të njerëzve të çdo lloji. Hapësirat janë zbukuruar shpesh me ajetet e Kur’anit.

“Piktura dhe imazhet janë të ndaluara të adhurohen”, thotë Magid.

Por ka pasur raste historike që përshkruanin profetin mysliman, sidomos në degët jo-sunite të Islamit, thotë Omid Safi, profesor për studimet fetare në Universitetin Duke.

“Ne kemi pasur pamje vizuale të profetit në formën e miniaturave dhe fotot në kontekstin iranian, kontekstin turk, dhe kontekstin qendrore të Azisë”, thotë Safi, autori i librit “Kujtimet e Muhamedit”.

“Një konteksti i rëndësishëm ku pamjet e profetit nuk kanë qenë të përshkruara ka qenë në kontekstin arab”.

“Nëse shkoni më larg në lindje, larg nga Gadishulli Arabik, ju mund të gjeni pamje të profetit në art,” tha Johari Abdul-Malik, imam për Qendrën Islame Dar Al-Hixhra në Falls Church, Virxhinia.

Ai thotë se imazhe të mësimeve të profetit nganjëherë përdoren për të mbushur boshllëqet në analfabetizëm.

Por edhe përshkrimi i Profetit Muhamed nga artistët myslimanë kanë qenë një çështje e ndjeshme.

Ahmed, një ish-ambasador i Pakistanit në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, thotë se artistët myslimanë vepruan në shekujt e 15 dhe 16 do të përshkruanin profetin por ata nuk përshkruanin fytyrën e tij.

“Do të ishte sikur ai të ishte i veshur me një velo mbi fytyrën e tij, kështu që me të vërtetë ortodoksët nuk mund të kundërshtojë se çfarë zgjidhje ata gjetën”, thotë Ahmed.

Në një film mysliman të quajtur “Messenger”, i cili qarkullonte në gjithë botën myslimane në vitet 1970 dhe 1980, Muhamedi përshkruhej vetëm si një hije.

Adbul-Malik ka thënë se në Kur’an, nuk ka “asnjë deklaratë nga profeti që kërkon që imazhet e tij të mos regjistrohen.”

Vargjet që ndalojnë krijimin e imazheve të profetëve kanë ardhur nga hadithi, të dhëna prej thënieve të Profetit Muhamed dhe shokëve të tij më të ngushtë. Hadithet konsiderohen dytësore për Kuranin në aspektin e autoritetit tekstual, por të dhënat nganjëherë kontradiktore kanë çuar në shekujt me debate brenda ummetit, ose bashkësisë globale myslimane.

Dijetarët e fesë thonë se kundërshtimi mysliman për të mos portretizuar Muhamedin nuk ishin shkelur në shekujt më herët: për shkak të një hendeku të madh në mes botës myslimane dhe perëndimit.

Në kohën e globalizimit, jo-myslimanët dhe kritikët e Islamit janë ndjerë të lirë të përshkruajnë Muhamedin, duke përfshirë edhe disa mënyra ofenduese.

Në vitin 2006 përshkrimi nga një karikaturist danez i profetit veshur me një bombë si një çallmë me një fitil të ndezur provokoi demonstrata në të gjithë botën.

Ahmed thotë se deri relativisht në kohët e fundit, pamje të Jezusit qenë të prirura për të qenë me nderim, por Krishterimi ka pasur një dekadatë që është marrë me trajtimet e me portretizimet negative të Jezusit në film dhe art.

Kallxo.com
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Kurren e kurres nuk jam dakort me dhunen ose vrasjen.
Me vjen keq per ato motra vellezer Musliman te cilet ofendohen kto dite nga t'pa fet.
Sa per ato karituristat ju tham i shprehje Shkodrane ka pas than nana drane mos e kruj meneren me krane se ke kru t'zezen tande.
T'pa fet sot jan te rrezikshem origjinal si ishte Hitleri ndihen superior ndaj njerzve qe i perulen Zotit e rrespektojt Njeriun ma perfekt qe ka egzistu n'tok.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Si ka mundesi qe ka njerez qe nuk e besojne kete ngjarje ?! Fundja fundit po ekzistencen e Zotin pse duhet ta besojme verberisht, vet skemi pare e degjuar gje ?!

Persa i perket autenticitetit te videos dhe rethanave te filmuara, eshte 100% reale dhe e vertete. S'ka asnje efekt te paarsyetuar, nese doni te qartesoheni hapni librin e kriminalistikes dhe lexoni mbi qitjen ne distance te afert, sa kohe vonon hemoragjia e gjakut nga momenti i penetrimit te predhes, pse nuk ka levizje shtytese ose inertesi masa trupore e qelluar ne distance te afert, si mund te menaxhohet nje prove filmike e regjistruar ne distance, detajet etj. Nese doni video te tjera te ngjashme ka plot youtube, por edhe ato mund ti klasifikoni si skenare. kesaj i thone : " ja ku e ke ujkun, jo dua gjurmet une".

Nuk mbulohet MU7I me SHURR3 o njerez, hapni syte se po shkaterroni njerezimin me mentalitetin tuaj...!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Amin Amin :p

Kshu puna goce
Amen! :p

Tani qe te rrime drejte e te flasim shtrember :p kjo ska lidhje me ty por me temen...
Zoti ska nevojen e askujt per mbrojtje e mbeshtetje, ai eshte zot dhe ka fuqine te vendose drejtesi mbi gjithcka vete!

Lidhur me komentet qe jane bere ketu nga nje anetare per heronjte e kombit, e vertet qe anetaret edhe preken edhe do sulen e do fyejne edhe shume cka(i marr me mend debatet se une skam qene) por ama deri me sot skam degjuar ndonje te hakmerret, dikush tju pres kokat myslimaneve si brenda dhe jashte forumit sepse tallen me figurat e shquara, perkundrazi jane treguar me shume tolerante se c'duhej perderisa jeni ketu dhe shkruani... Me cfare logjike behen krahasime te tilla!!
Kurani se thote kete Kurani se thote ate Kurani eshte fe e paqes etj etj dhe megjithate Islamistet vrasin,Islamistet kercenojne,Islamistet bejne propagande..Kudo qe hyn ne cdo faqe qe lexon kudo permendet Islami i shenjte por qe vete besimtaret e saj e perdhosin perdite me veprat e tyre fatkeqesisht!! Me keto qe ndodhin nga Islamistet vecse po ju vertetojne njerezeve ato qe ata besojne per kete fe,asgje e mire ne pah nuk del...

Pershendes!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Kudo qe hyn ne cdo faqe qe lexon kudo permendet Islami i shenjte por qe vete besimtaret e saj e perdhosin perdite me veprat e tyre fatkeqesisht!! Me keto qe ndodhin nga Islamistet vecse po ju vertetojne njerezeve ato qe ata besojne per kete fe,asgje e mire ne pah nuk del...


 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Ore ata, kane gabuar, opinioni i denon, ligji po ashtu, do ndalohen e do shpetojme dhe masandej dhe mund ta kuptojne sic duhet ate liber. Po c’tu bejme ketyre te tjereve qe i kane tgjitha aftesite ti kuptojne gjerat tamam, kane dhe “arsimin” e duhur ama prap, snuk, aha, akoma se marrin vesh thelbin e cdo gjeje, :p Dhe se kuptojne se nje liber i cili eshte hyjnor, eshte gjithperfshires per cdo kohe per cdo situate per njerez te ndryshem per te shkuaren per te tashmen e ardhmen. Nga e shkuara merr mesim, dhe nuk shkon ne arkive, se ndryshe sdo benim as histori boterore neper shkolla ne. Hapi i pare drejt progressit eshte te njohim zanafillen,ate qe lame pas... etj etj.... (them etj sepse ti i di sh mire te gjitha, ;), dhe s’dua te lodhem kot, madje dhe kaq sh u zgjat, Lol, )

O Soul, po pse merresh me histErin moj ti??? Ky liber eshte shume i vone. Dale dale kishte libra e libra. Ti thuaj e dua eshte dicka tjeter, po kishte me mijera libra para tij. Besa kishte edhe tre vellime te te njejtit lloj. Erdhi vellimi i katert :coca: Tash po flitet se eshte ne botim e siper i pesti :hmm: Por mos me thuaj se po e ruan historine per cdo situate se pastaj mileti Hygjym me realizu historine ne rast situate :hmm:
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Jashte Islami nga Europa!

Zoti ruajt Shqiptaret nga kjo fare...

AMIN

799977d1368837428-woah-there-hitler-youth2.jpg


Heil Xanna !
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Do me pergjigjet dikush me pasterti per kete pyetje??

Si ka mundesi qe media nuk tallet kurre me vatikanin?
e keni pyetur ndonjehere veten?
Sa e sa vrasje perdhunime ka bere vatikani?
Pse çdo gje ka kaluar ne heshtje? Ku eshte ligji media?
dalin 2 veta bejne nje masaker dhe direkt thone
e bene muslimanet?
une nuk dua te mbroj askend, por ama kush vret mban pergjegjesi personale
mos e banalizoni me, por perdorni pak trurin o njerez
sepse ketu ka gisht vetem shteti!!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Ska faje Franca qe eshte rraciste, vjen tjetri i jep strehim, e me nr me te madh te azil kerkuesve e vjen e te vret robte
ytt
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Do me pergjigjet dikush me pasterti per kete pyetje??

Si ka mundesi qe media nuk tallet kurre me vatikanin?
e keni pyetur ndonjehere veten?
Sa e sa vrasje perdhunime ka bere vatikani?
Pse çdo gje ka kaluar ne heshtje? Ku eshte ligji media?
dalin 2 veta bejne nje masaker dhe direkt thone
e bene muslimanet?
une nuk dua te mbroj askend, por ama kush vret mban pergjegjesi personale
mos e banalizoni me, por perdorni pak trurin o njerez
sepse ketu ka gisht vetem shteti!!

C'thu or vlla, jeton edhe ne Itali Lol
Nuk i kane lene gje mangut Papes as Vatikanit ne te gjithe Europen me keta revista saterike dhe programe televizive. Sa qe nuk mund ti barazosh me keta "ofeza"ndaj islamit.

Do thoja edhe me keq......!! Degjove ndonje proteste te te krishterve, se nuk po flas per vrasje..;)
ps. keta foto jane te pak jave me pare..

fv2_zps5965cc5c.png

fv1_zps336f6ac3.png
 

Attachments

  • fv2_zps5965cc5c.png
    fv2_zps5965cc5c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv1_zps336f6ac3.png
    fv1_zps336f6ac3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv2_zps5965cc5c.png
    fv2_zps5965cc5c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv1_zps336f6ac3.png
    fv1_zps336f6ac3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Opss se harrova, keta jane perballe dritares se zyres se Papes, nga e cila ju flet besimtarve cdo te Diele. Dhe jo ne Parisin laik.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Ata e kan bo, por përpara jane duke i nguc muslimanët nonstop nuk po i lojn rehat.

Po flasin keq cdokund për muslimanët vetëm për ti cvlerësuar, me qëllim qe njerezit botëror te degjojn keq per ata dhe kur të keqktrajtohen, atëher askujt mos tiu dhimbet nje musliman. Kjo eshte vertet edhe kah ndodh....

Si janë ngrit kundër muslimanëve, shpirtit vet kanë me ia bo -se ne realitet muslimanet janë të urtë -porse janë tu i nguc ata, spo i lojnë rehat askund.

Pra siq e nisin punën, ashtu iu del ne fund.

Nëse srrijn rahat, gjatë ka me shku kjo punë.... kush mbjell e korr...



Jetesa
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Me keqardhje po verej qe ju shqiptaret e kosoves jeni indoktrinaur krejt!

Jam dakort qe besimi fetar duhet respektuar por ama smund te impnoni besimin tuaj tek te tjeret ashtu dhe smund ta perhapni fene tuaj nepermjet frikes dhe vrasjeve!
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

ثshtë për të ardhur keq, kaq shumë urrejtje, zemërim, shumë jo humanitet vetëm pse ka vulën mysliman. Por në anën tjetër, ne kemi shumë të tillë të cilët mendojnë se kanë arritur kualifikimin e tyre për të dhenë vendime fetare, për të marrë jetën e tjetrit, madje edhe pa një studim, ose pa një vendim të komunitetit të dijetarëve islam.
Duke përdorur "google" dhe "youtube" për të dhenë dije dhe marrë, duke cituar pjesë kuranore pa studimin e duhur, sot është bërë e mjaftueshme për të i thënë vetës dijetar.
Po e mbushim veten tonë me arrogancë, po bëhemi njerëz që po japim mësime me vetëm një ditë të lexuar, po bëhemi më të fuqishëm se dijetaret të cilët japin jetën dhe shkrijnë çdo gjë për mësimet e vërteta, madje po këta po i nxjerrim jashtë fesë sa herë që po duam, pa hezitim.
Një hoxhë i mirë sot është një njeri që predikon Islamin i cili me patjetër duhet të përputhet me bindjet e mia, pa pasur parasysh dijen e tij, prapavijën intelektuale. Po kapemi pas personave naiv, të cilët edhe japin mesazhe jo islame më shumë se sa që janë të edukuar drejtë.
ثshtë për të ardhur keq se si feja jonë po përdoret për të treguar urrejtje ndaj të tjerëve, për të vrarë të tjerët, duke harruar se të tjerët duhet të na duan për të mirën tonë, dhe jo të frikësohen për te keqen tonë.
Jemi bërë shumë hipokrit, sa që për çdo gjë po fajësojmë të tjerët, për problemet tona, pa pasur parasysh faktet, ajo që po shkaktojmë është e tmerrshme. Me e keqja është se ne kemi humbur shumë nga vlerat tona të trashëguara : mëshirën, dhembshurinë, dijen, durimin, vetëpërmbajtjen dhe shumë gjëra të tjera të mira.
Këtë brengë timen po e shfaq pasi lexova komente në gjuhen shqipe të cilat shprehin kënaqësi për vdekjen e njerëzve, bënin dua për vrasësit dhe gjëra të tilla. Le të i thirrim mendjes, nuk është vonë.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)


Kjo nuk është asgjë e re. Cdo ditë po vrasin, kudo.....

Pra sipas disave duhet me hesht kur amerikani hyn me ushtri kur do nepër territore te huaja e ben cka don..., e duhet të flitet kur një del e bën vrasje si ky rasti. Në fakt, dyjat vrasje quhen... edhe pse nuk i pelqejmë.

Gjene fajtorin cdoher... jo vetem ku ua mban frika, te heshteni.
 
Pe: Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)


Kjo nuk është asgjë e re. Cdo ditë po vrasin, kudo.....

Pra sipas disave duhet me hesht kur amerikani hyn me ushtri kur do nepër territore te huaja e ben cka don..., e duhet të flitet kur një del e bën vrasje si ky rasti. Në fakt, dyjat vrasje quhen... edhe pse nuk i pelqejmë.

Gjene fajtorin cdoher... jo vetem ku ua mban frika, te heshteni.

Po, po , shohin vetëm Islamikët, kurse bombat që sjellin vdekje
çdo ditë nuk shohin. Me siguri e kam gabim sepse atje kanë shkuar
të sjellin paqe (Irak, Afganistan e gjetiu...).
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

do zoti s vijne ne shqiperi qelbesirat :p
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

do zoti s vijne ne shqiperi qelbesirat :p

Eshte e ndaluar rrepsisht termi QELBESIRE ne Fv. Stafi mua me ka fshire 3 postime komplet pasi perbenin kete fjale.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Me qelbësira mos u zatetshim kurr, edhe pse po behemi me ta shpesh ballë...

Thon: syri shikon të gjithë, por jo veten... Ashtu edhe njeriu.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Eshte e ndaluar rrepsisht termi QELBESIRE ne Fv. Stafi mua me ka fshire 3 postime komplet pasi perbenin kete fjale.

hahaha une nuk fola per stafin...nqs stafi s eshte qelbesire ska pse i djeg,fola per ata qe kryejne keto akte
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

hahaha une nuk fola per stafin...nqs stafi s eshte qelbesire ska pse i djeg,fola per ata qe kryejne keto akte

lol lol po qesh edhe une tani. Edhe une si ti isha drejtuar terroristave ne france, dhe jo stafit
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Me keqardhje po verej qe ju shqiptaret e kosoves jeni indoktrinaur krejt!

Jam dakort qe besimi fetar duhet respektuar por ama smund te impnoni besimin tuaj tek te tjeret ashtu dhe smund ta perhapni fene tuaj nepermjet frikes dhe vrasjeve!

Shefice!

Sa kum dasht me t'kiss qeto dite te tema e Kisseve e terhjek buzen :nxef:
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Gjate sulmit ne Paris, u vrane 4 karikaturiste, 2 prej te cileve nuk ishin pjese e stafit te revistes ne fjale, pra nuk punonin ne ate ndertese. Ata qelluan ''rastesisht'' ne ndertese, ne sallen e mbledhjeve. Eshte interesant fakti se ''terroristet'' e dinin shume mire pranine e dy karikaturisteve ne brendesi te nderteses ne castin e sulmit, sepse sic deklarojne deshmitaret, ata i kane thirrur ne emer te gjithe viktimat e tyre. Pra nga njera ane kemi te bejme me dy ''terroriste'' te armatosur rende, te stervitur mire, vrases profesioniste e gjakftohte te cilet dinin gjithcka duhej bere, dhe qe ne brendesi te nderteses ishin dy njerez qe nuk ishin pjese e stafit, pra kane patur ndihme nga brenda nderteses, por qe ne fund e prishen duke lene karten e identitetit ne makinen e braktisur, e cila ishte e ngjashme por jo e njejta me ate te arratisjes.
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

Princeshe nuk ka rendesi si i lexoj une sepse une nuk vras ne emer te askujt , per mua jeta e shenjte!
ceshtja eshte si e lexojne ata qe vishen nen pektun e fese dhe shkaktojne keto qe ndodhen dje e me heret.
Dhe kete e kam thene edhe me pare , qe fjalet e allahut keqinterpretohen dhe jo nga persona si une qe nuk kane kurrfare interesi, por keqperdoren pikerisht nga ata qe besojne ne te!

Monique me vones i shoh disa postime me fa.... problemi eshte se sot kryhen vrasje me qellime,pa qellime, me deshira, pa deshira, prej qejfi dhe prej zorti...kane dallime te medha, dhe sipas teje vrasje quhet vetem sepse keqinterpeton ndonje psikopat ndonje ajet, ose hadith....po sa vrasje ndodhin sot, vetem per arsye pushteti, dhe sic duket sot kane gjete nje metod shume te suksesshme, duke perdore fene si argument per vrasjet, a jam 1000% e sigurt, se asnje besimtar, kur them besimtar e them per seclies fe i perket, nuk vret, por njeriu kur humb sensin e jetes, dhe deshiron te arrij ne kete dynja ne nje grad pa marr parasysh cmimin e jetesve qe duhet te paguaj, ateher ato jete i sheh pengesa, e pengesa duhet te largohet prej rruge....
nuk arsyetoj asnjevrasje por keto vrasje jane bere te shpeshta...
Dhe askush qe e beson Allahun, librin e Tij, dhe Pejgamberet e Tij, nuk kryejn asnje lloj crregullimi ne toke....jane ata qe mendoj se din e ne fakt sdin asgje....zullumqaret....
 
Titulli: Vdesin 11 persona nga një sulm në një gazetë në Francë (FOTO LAJM)

C'thu or vlla, jeton edhe ne Itali Lol
Nuk i kane lene gje mangut Papes as Vatikanit ne te gjithe Europen me keta revista saterike dhe programe televizive. Sa qe nuk mund ti barazosh me keta "ofeza"ndaj islamit.

Do thoja edhe me keq......!! Degjove ndonje proteste te te krishterve, se nuk po flas per vrasje..;)
ps. keta foto jane te pak jave me pare..

fv2_zps5965cc5c.png

fv1_zps336f6ac3.png


O lauri sa prifterinj perdhunues jane te pa denuar nga gjykatat?
ketu po flas per prifterinj qe jane denoncuar per perdhunime
dhe mbas arrestit i kane transferuar direkt ne kisha te tjera, larg qytetit ku e ushtronin
paturpesine!
po te kerkosh informacione gjen plot.

ps: Ata qe dalin perpara penxheres kerkojne famen
le te dalin perdhunuesit perpara penxheres se tyre.
 

Attachments

  • fv2_zps5965cc5c.png
    fv2_zps5965cc5c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv1_zps336f6ac3.png
    fv1_zps336f6ac3.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv2_zps5965cc5c.png
    fv2_zps5965cc5c.png
    6.9 KB · Shikime: 0
  • fv1_zps336f6ac3.png
    fv1_zps336f6ac3.png
    6.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top