Kosove: Arrestohen 40 persona te dyshuar per aktivitete terroriste!!

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Gjyqi kundër 40 të akuzuarve për terrorizëm.

Gjykata e Prishtinës u rrethua të mërkurën me masa të rrepta sigurie gjatë shoqërimit të 40 të arrestuarve si të dyshuar për terrorizëm dhe si pjesëmarrës në luftërat në Irak e Siri.

Gjykata vendosi 48 orë arresti për të arrestuarit, ndërsa vendimi për ta pritet që të merret sot ose nesër per shkak të numrit të lartë të tyre. Avokatët e të dyshuarve thonë se të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm, e ndërsa 4 ose 5 prej tyre, kanë pranuar që kanë marrë pjesë në ushtrinë çlirimtare të Sirisë, ushtri kjo e cila sipas tyre, nuk konsiderohet si ushtri terroriste.

Avokatët e të akuzuarve janë shprehur optimistë se klientët e tyre do të shpallen të pafajshëm pasi Prokuroria nuk ka prova për akuzat e ngritura.

Por nga ajo që Top Channel ka parë në kërkesën e prokurorit special Blerim Isufaj, pothuajse të gjithë të dyshuarit akuzohen për vepra të ngjashme penale, si organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste, nxitje të urrejtjes, përçarjes, rekrutim për terrorizëm etj. Mbi këto dyshime prokurori Isufaj ka kërkuar masën e paraburgimit për të gjithë të arrestuarit e një dite më parë.

Po ashtu, Top Channel ka mësuar nga burime brenda policisë se aksionet për arrestimin e personave që dyshohet se janë infiltruar nëpër organizata terroriste do të vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme.

Mësohet se në listën e kërkimit të Policisë janë edhe mbi 150 kosovarë dhe në këtë numër në polici thonë se ka edhe femra.

Njëri prej të arrestuarëve dyshohet se kishte në plan të kryente një sulm në Doku Fest, ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë, tha për Top Ch
annel një burim zyrtar në kushte anonimati. / Top Channel
 
Titulli: Kosove: Arrestohen 40 persona te dyshuar per aktivitete terroriste!!

Ja emrat e xhihadistëve të arrestuar dje nga Policia e Kosovës
Publikuar: 10:41 / 12.08.2014

ja-emrat-e-xhihadist-euml-ve-t-euml-arrestuar-dje-nga-policia-e-kosov-euml-s_hd.jpg



Gazeta Zëri ka siguruar edhe emrat e xhihadistëve nga Kosova të cilët kanë qenë pjesë e luftës së Sirisë dhe Irakut.

Të arrestuarit për vepra penale të terrorizmit janë:


Leutrim I. Raifi, 23-vjeçar me banim në Fushë Kosovë,
Armir A. Vuniqi, 23-vjeçar me banim në Lipjan,
Shaban R. Dumani, 52-vjeçar, nga fshati Miradi e Ulët e Fushë Kosovës,
Hadi I. Nura, 26-vjeçar, nga lagjja “FV” në Prishtinë,
Burim E. Konjuhi, 30-vjeçar, nga Prugovci i Prishtinës,
Kujtim A. Bllaca, 28-vjeçar, nga Ribari i Madh i Lipjanit,
Albert Berisha, 27-vjeçar, nga Prishtina,
Visar I. Kadriu, 29-vjeçar, nga Prishtina,
Egzon J. Latifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Fatos I. Rexhepi, 36-vjeçar, nga fshati Ramjan i Vitisë,
Hajdin E. Elezi, 43-vjeçar, nga fshati Smirë i Vitisë,
Blerim Z. Syla, 22-vjeçar, nga fshati Debëllde i Vitisë,
Haviz M. Ahmeti, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Kenan R. Rushiti, 25-vjeçar, nga Lubizhdi i Vitisë,
Irfan I. Haqifi, 20-vjeçar, nga Gjilani,
Bekim V. Halili, 37-vjeçar, nga Tankosiqi i Ferizajt,
Fitim D. Dema, 27-vjeçar, nga fshati Bob i Kaqanikut,
Zejadin H. Berisha, 30-vjeçar, nga Goranci i Hanit të Elezit,
Agron Lika, 32-vjeçar, nga fshati Strazhë i Kaçanikut,
Emri R. Bushi, 36-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Fisnik R. Bushi, 31-vjeçar, nga Ferizaj,
Besim A. Shabani, 32-vjeçar, nga Shkupi por me banim në Ferizaj,
Adil Bushi, 26-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Muxhahid Braha, 25-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Jetmir Bushi, 24-vjeçar, nga Hani i Elezit,
Ilir Momqillo, 24-vjeçar, nga fshati Sllakovë i Gjilanit,
Samidin M. Halimi, 40-vjeçar, nga Dragashi,
boshnjaku Fikret J. Krco, 32-vjeçar,
Ibrahim Rashiti, 37-vjeçar, nga Opoja e Dragashit,
Mentor Bellaqa, 29-vjeçar, nga Prizreni,
Kujtim V. Bytyqi, 32-vjeçar, nga Shkoza e Malishevës,
Besim U. Lajqi, 35-vjeçar, nga Peja,
Betim R. Ibrahimaj, 26-vjeçar, nga Zhakova e Istogut,
Muhamed A. Hajrizaj, 52-vjeçar, nga Strellci i Deçanit,
Berat F. Këpuska, 26-vjeçar, nga Gjakova,
Arsim R. Istrefi, 36-vjeçar, nga Bajgora e Mitrovicës,
Sadat Kaqiku, 39-vjeçar, nga Shipoli i Mitrovicës,
Vehbi S. Gërgjaliu, 31-vjeçar, nga Studimja e Poshtme e Vushtrrisë,
Jeton A. Hajdini, 39-vjeçar, nga Kqiqi i Madh i Mitrovicës
Skender Syla, 33-vjeçar, nga Mitovica.
 
Pe: Titulli: Kosove: Arrestohen 40 persona te dyshuar per aktivitete terroriste!!

Sى ka mundësi që kalon pa komente kjo temë, ku janë latitantet religjioz të forumit
Ps. Do lirohemi akoma më shumë nga plehrat, keta janë 40 të parët

اfarë komente? Që i kanë zënë apo që kanë qenë atje?

Po çfarë terrorizmi, kur secili definon sipas qjfit!
Ma terrorista janë ata që vjedhin e plaçkisin shtetin se këtن
(nëse është e vërtetë)!

Kosova ka nevojë për punë më të mençura se këto:
si psh pikë së pari mos të punësoje analfabetë në pikat kufitare....etj., etj., etj....
 
Titulli: Kosove: Arrestohen 40 persona te dyshuar per aktivitete terroriste!!

pernime si ka mundesi te mos ket debate ne ket teme lol ja po kjo eshte me hile se ne po i mbrojm terroriste shqiptar lol....

Ps nese vertet jan fajtore duhet te marrin denimin e merituar.
 
Titulli: Kosove: Arrestohen 40 persona te dyshuar per aktivitete terroriste!!

Nuk e besoj, edhe nuk ka hiq terrorista shqiptarë, porse jane tu fantazu kot se koti....

edhe disa tjerë per me rujt karrieren, shkojn siq hajn tjertë....
 
Të biesh në dashuri

Të biesh në dashuri është njësoj si të humbasësh kontrollin e vetes. Tashmë këtë e konfirmon edhe një studim i realizuar nga një grup shkencëtarësh amerikanë.
Nuk është diçka e thjeshtë për t’u thënë, por dashuria ka të njëjtin efekt si droga, aq sa të bën të humbasësh kontrollin e vetes, të mendjes dhe të arsyes.
Në fazën e parë të rënies në dashuri nuk ka më gjë tjetër në këtë botë përveç njeriut që dashurojmë.
Gjithkush do të donte të vinte në një farë mënyre në këtë lloj gjendjeje si të dehur. Tashmë e dimë që të gjitha ndjenjat drejtohen nga truri, ashtu edhe rënia në dashuri. Studiuesit e trurit kanë matur përmes tomografisë kompjuterike veprimtarinë e trurit të njerëzve të rënë në dashuri.
Rezultati vjen pas analizës së 2500 imazheve të trurit të 17 studentëve që janë përfshirë në një marrëdhënie të re dashurie, transmeton Lajmi.net.
Grupi i shkencëtarëve ka krijuar një hartë të ndryshimit të fluksit të gjakut dhe disa pjesë të trurit që prodhojnë ose marrin dopaminë, një substancë që hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut kur dëshirohet apo pritet diçka në shkëmbim.
Rezultati ishte i qartë: me të rënit në dashuri rritet edhe prodhimi i dopaminës, gjë që shkaktonte të njëjtat reagime dhe veprime njësoj sikur njerëzit të ishin të uritur ose të etur, duke pasur emocione më të forta edhe më primitive që rriteshin progresivisht, ndërsa edhe marrëdhënia intensifikohej.
Kur je i përfshirë i tëri në një dashuri të fortë romantike humbet kontrolli i vetes dhe bëhesh tërësisht irracional”, pohon psikologu Fisher, duke shtuar se “kjo është edhe arsyeja se pse shumë herë bën edhe gjëra pa kuptim apo tërësisht absurde.
Studimi i sjelljeve që e bëjnë një çift të qëndrueshëm është një nga tendencat më të fundit të fushave të kërkimeve të psikologjisë moderne. Rezultatet e marra prej tyre janë gjithnjë shumë interesante dhe zbardhin disi sjelljen e njerëzve gjatë përjetimit të emocioneve të forta që lidhen kryesisht me dashurinë dhe procesin e rënies në dashuri dhe impulse të tjera që lidhen me të.
lajmi.net
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Aver edhe ne google translate nuk e gjeta kuptimin e fjales "rryer" . Po se pate bezdi ..thjesht me i dhone sens asaj fjalise tende
 
Titulli: Të biesh në dashuri

nuk bie ne dashuri me idiotat
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Aver edhe ne google translate nuk e gjeta kuptimin e fjales "rryer" . Po se pate bezdi ..thjesht me i dhone sens asaj fjalise tende

Eshte krahinizem. Rryer e ka kuptimin qe te fitosh njohuri nga pervoja.

Mos e keqkupto se ishte me shaka ;)
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Dashuria nuk ka arsye, nuk ben dallime, dashuria nuk ben perzgjedhje e seleksionime, dashurin nuk e dominojm ne, nuk jemi lider te dashurise.... dashuria eshte nje ndjesi, nje emocion qe llogjika, truri yne mundohet ta mberthej, ta kthej, ta refuzoj...por kjo eshte e pamundur... kur dashuria, pasioni te mbeshtjell te teren ...nuk ke shpetim do ti bindesh vetem asaj, nuk e ke veten nen kontroll edhe pse je duke e kontrolluar veten eshte vetem ceshtje kohe qe dashuria te te bej te shperthesh... :lov2:
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Dashuria nuk ka arsye, nuk ben dallime, dashuria nuk ben perzgjedhje e seleksionime, dashurin nuk e dominojm ne, nuk jemi lider te dashurise.... dashuria eshte nje ndjesi, nje emocion qe llogjika, truri yne mundohet ta mberthej, ta kthej, ta refuzoj...por kjo eshte e pamundur... kur dashuria, pasioni te mbeshtjell te teren ...nuk ke shpetim do ti bindesh vetem asaj, nuk e ke veten nen kontroll edhe pse je duke e kontrolluar veten eshte vetem ceshtje kohe qe dashuria te te bej te shperthesh... :lov2:

jam totalisht kundra...
e nisur nga vetja , edhe pse me timen kam qene e dashuruar ,nuk kam patur impulse te tilla
Asnjehere nuk kam devijuar llogjiken aq sa te bej gjera per te cilen te jem bere pishman me pas ,
cdo ndjesi , cdo veprim ka si baze te sajen llogjiken , nese kjo llogjike del jashte fuksionit atehere me vjen keq ..por te rrosh vete :p

personalisht jam shume natyre analitike , kerkuese dhe pse jo mosbesuese....ndjesi qe rrjedhin nga llogjika dhe ndergjegja.

e kaq
 
Titulli: Të biesh në dashuri

jam totalisht kundra...
e nisur nga vetja , edhe pse me timen kam qene e dashuruar ,nuk kam patur impulse te tilla
Asnjehere nuk kam devijuar llogjiken aq sa te bej gjera per te cilen te jem bere pishman me pas ,
cdo ndjesi , cdo veprim ka si baze te sajen llogjiken , nese kjo llogjike del jashte fuksionit atehere me vjen keq ..por te rrosh vete :p

personalisht jam shume natyre analitike , kerkuese dhe pse jo mosbesuese....ndjesi qe rrjedhin nga llogjika dhe ndergjegja.

e kaq

E kuptoj :)

Un personalisht jam kunder llogjikes ne dashuri...ndoshta mund te perdorim pak buon senso, por ne dashuri mendoj se nuk duhet te mbizoteroj kerkesa, arsyetimi, mendoj se duhet ndjekur instikti, deshira, vete ndjenja e dashurise.

kam perjetuar disa gjera qe ne ato momente kam then "perse e bera" ...por me pas kam kuptuar se nuk jam bere pishman per asgje....duke u nisur nga eksperienca personale, ne dashuri asnjehere sjam bere pishman dhe asnjehere sme ka ardhur keq, edhe pse kam bere cmenduri :D
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Bella

njeriun nga kafsha e diferencon pikerisht ai "instikti". Mund te kem bere e une gjera qe me pas kam rimenduar se mund ti kisha bere ndryshe , por jo sepse kam qene nen efektin e dashurise...une te tilla gjera bej cdo dite
Kam bere gjera shume te bukura , qe me kane shijuar e i kujtoj me mall....por cmendurira skam bere, ose me specifiko ti cke ne mendje me cmendurira
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Bella

njeriun nga kafsha e diferencon pikerisht ai "instikti". Mund te kem bere e une gjera qe me pas kam rimenduar se mund ti kisha bere ndryshe , por jo sepse kam qene nen efektin e dashurise...une te tilla gjera bej cdo dite
Kam bere gjera shume te bukura , qe me kane shijuar e i kujtoj me mall....por cmendurira skam bere, ose me specifiko ti cke ne mendje me cmendurira

Instikti, ndjekja e instiktit eshte pikerisht ai qe duhet ndjekur ne dashuri :) e nuk e kam fjalen per instiktin se.ksual.... por ate cdo mendimi qe te vjen, cdo shprehi qe kerkon te thuash..... cdo sjellje qe do te kesh me te dashurin, te ndjekesh ate qe ndjen e jo te represosh apo te ndrydhim instiktin sepse duhet me pare te arsyetojme, po bej mire apo jo.


cmendurira jo ne kuptimin e gjerave te medha si lexojme neper romane apo shohim ne filma.... gjera te vogla te pa specifikueshme. dua te them se personalisht jam pasionale... ka te beje edhe me natyren e cdo individi. Por jam me ate qe ne dashuri nuk duhet te rrime aty duke shtrydhur trurin me arsyetime e argumenta. dashuria udhehiqet nga organe te padukshme te trupit... shpirti :)
 
Titulli: Të biesh në dashuri

Dashuria qka eshte kjo haet pihet apo qka hiq spo e di
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top