POGRADEC - 28-vjeçari Bledar Hamza, nga fshati Leshnicë i rrethit të Pogradecit, është shqiptari i vrarë dy ditë më parë në Siri.
Lajmi i kobshëm ka mbërritur edhe tek familjarët nga bashkëshortja e tij e cila prej 6 muajsh shoqëronte bashkëshortin në Siri, së bashku me vajzën 2-vjeçare ndërsa priste të sillte në jetë edhe një tjetër fëmijë. Familjarët tregojnë se 28-vjeçari, prej kohësh ishte përqëndruar tek feja islame dhe u largua nga Shqipëri 1 vit e gjysmë më parë, ndërsa asnjëherë nuk e tregoi vendndodhjen e tij të vërtetë.
Ata tregojnë se 28-vjeçari u kishte thënë familjarëve se ndodhej në Arabi dhe askush nuk shqetësohej për fatin e tij.
"Iku 1 vit e gjysmë më parë. Na tha se do shkonte në Arabi dhe do të punonte. Në verë mori dhe bashkëshorten me vete, të dy ishin besimtarë. Asnjëherë nuk na treguan të dy për të vërtetën se ku ndodheshin, por Bledi tha se punonte kuzhinier. Sirinë nuk e përmendi kurrë.'- tha tezja e 28-vjeçarit Zeliana Lipo.
Familjarët i bëjnë apel shtetit të sjellë sa më parë trupin në Shqipëri. Vetëm në fshatin Leshnicë janë edhe tre të rinj të tjerë të cilët janë larguar në Siri duke luftuar kundër regjimit të Assad, njëri prej tyre ka humbur kontaktet me familjarët 9 muaj më parë dhe askush nuk di asgjë për fatin e tij.
/BalkanWeb