Teoria e evolucionit.

Titulli: Teoria e evolucionit.

Qorrsokaku molekular i evolucionit

Në pjesët e mëparshme kemi treguar se si e hedhin poshtë të dhënat fosile teorinë e evolucionit. Në fakt, ne nuk kemi nevojë t’i analizojmë ato, sepse teoria e evolucionit shembet shumë më parë se t’i vijë radha evolucionit të specieve dhe provave fosile. Gjëja që e bën këtë teori pa kuptim që në fillim është pyetja se si jeta u shfaq në fillim në tokë?

Kur shtrohet kjo pyetje, evolucionistët përgjigjen se jeta filloi me një qelizë të formuar nga rastësia. Sipas saj, 4 miliardë vjet më parë disa komponente inorganike pësuan një reaksion në aftmosferën primitive të tokës, në të cilën, nën efektin e shkrepëtimave dhe presionit, formuan qelizën e parë të gjallë. Gjëja e parë që duhet thënë është se thënia se materialet inorganike mund të bashkohen për të formuar jetën është diçka antishkencore që nuk është vërtetuar deri më sot nga ndonjë eksperiment apo observim. Jeta buron vetëm nga jeta. اdo qelizë është formuar nga riprodhimi i një qelize tjetër. Askush ndonjëherë nuk ia ka arritur të formojë një qelizë të gjallë me anë të bashkimit të materialeve inorganike, bile as edhe në laboratorët më të sofistikuar.

Teoria e evolucionit thotë se qeliza e gjallë, e cila nuk mund të pro- dhohet duke përdorur intelektin, dijen dhe teknologjinë që disponon njeriu, u formua rastësisht në kushtet e atmosferës fillestare tokësore. Në faqet që pasojnë do të ekzaminojmë pse kjo thënie është kontradiktore me shumicën e principeve bazë të shkencës.

Përralla e "qelizës së prodhuar rastësisht"

N.q.s. ndonjë beson se qeliza mund të vijë në ekzistencë rastësisht, atëherë ai nuk ka pse të mos besojë historinë që do të tregojmë tani. Ajo është historia e një qyteti:

Një ditë, një copë plisi e shtypur midis dy shkëmbinjve në një tokë shterpë u lag nga shiu. Plisi u tha dhe u forcua kur doli dielli, pastaj u bë rezistent dhe mori formë. Pastaj, shkëmbinjtë që i dhanë formë u copëtuan dhe mbeti një tullë e fortë me formë të rregullt. Kjo tullë priti në të njëjtat kushte natyrore për vite me radhë derisa të formohej një tullë tjetër si ajo. Kjo pritje zgjati për qindra mijëra vjet dhe tulla të tjera me të njëjtën formë u formuan në të njëjtin vend. Asnjë tullë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dëmtua rastësisht. Megjithëse ishin të ekspozuara ndaj stuhive, shiut, erës, diellit pjekës dhe të ftohtit ngrirës për mijëra vjet asnjë tullë nuk u kris, nuk u thye apo lëvizi nga vendi. Ato qëndruan atje duke pritur në të njëjtin vend me durim formimin e tullave të tjera.

Kur numri i tullave u bë i mjaftueshëm, ato ngritën një ndërtesë, duke u vendosur mbi njëra-tjetrën në mur nën efektin e rastësishëm të kushteve natyrore si era, stuhitë apo ciklonet. Ndërkaq materiale të tjera si çimentoja dhe rëra, të përziera nën efektin e kushteve natyrore u futën në mënyrë perfekte midis tullave për t’i lidhur ato me njëra-tjetrën. Ndërsa ndodhte e gjithë kjo, nën tokë pikërisht në vendin ku tullat ishin vendosur sipër njëra-tjetrës, minerali i hekurit nën efektet e natyrës formoi një skelet me- talik, i cili, gjithmonë nën veprimin e kushteve të natyrës, së bashku me betonin formuan themelin e ndërtesës. Më pas u ngrit e gjithë ndërtesa me të gjitha gjërat e nevojshme.

Ndërtesa sigurisht që nuk ka vetëm tulla, llaç e themele, atëherë si u siguruan materialet e tjera? Përgjigja është e thjeshtë: Të gjitha llojet e materialeve që duhen për ndërtimin e ndërtesës ekzistojnë në tokën, mbi të cilën ajo u ngrit. Silikoni për xhamat, plastika për kabllot elektrikë, hekuri për kolonat, tubat e ujit etj, të gjitha ndodhen në tokë në sasi të mjaftueshme. Duhet vetëm mjeshtria e faktorëve natyrorë për t’i dhënë këtyre materialeve formën e duhur dhe për t’i vendosur në vendin e tyre në ndërtesë. Të gjitha instalimet janë vendosur ndërmjet tullave me ndihmën e erës, shiut dhe tërmeteve. اdo gjë është rregulluar kaq mirë, saqë tullat janë vendosur në mënyrë të tillë që kanë lënë vendin e duhur për dritaret, sikur ta dinin se diçka e quajtur xham do të formohej më vonë nga faktorët natyrorë. Gjithashtu faktorët natyrorë nuk kanë harruar të lënë vend për instalimin e ujit, korentit, ujrave të zeza, ngrohjes që do të sigurohet më vonë nga kondicionerët e formuar nga faktorët natyrorë. Të gjitha këto janë bërë rastësisht. Gjithçka ka shkuar kaq mirë saqë "rastësia" dhe "faktorët natyrorë" ia kanë dalë të bëjnë diçka të përsosur.

N.q.s. e besoni këtë, ju s’keni vështirësi të besoni ndërtimin e rrugëve, lulishteve, kopshteve, hekurudhave, metrove, gradaçelave, aeroporteve, sistemeve të komunikacionit etj, në të njëjtën mënyrë, siç u ndërtua dhe ndërtesa e parë. N.q.s keni njohuri teknike dhe jeni në dijeni të kësaj gjëje, ju mund të shkruani një libër jashtëzakonisht "shkencor" me disa volume për të paraqitur teorinë tuaj për "procesin evolutiv të sistemit të ujrave të zeza të këtij qyteti dhe përshtatja e tij me strukturat prezente". Ju mund të nderoheni me një çmim të lartë akademik për studimin tuaj brilant dhe mund ta konsideroni veten një gjeni që ka hedhur dritë mbi rrugën e njerëzimit.

Teoria e evolucionit deklaron se jeta erdhi në ekzistencë rastësisht. Kjo nuk është më pak absurde sesa historia e treguar më sipër, sepse me të gjitha sistemet e saj operative, të komunikimit, transportit dhe drejtimit, qeliza nuk është më pak e komplikuar se një qytet.

Harun yahya
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Teoria e evolucionit.

Teorine e Kur'anit ? Apo Teorine shkencore qe deshmon te kunderten e asaj cfare eshte mesuar deri me sot ?

Ja po ta bej 1 pyetje, t'cilen ky ne video ua ka bere darvinisteve apo perkrahesve te teorise se Evolucionit, pyetja qe nuk na ka mesuar Kur'ani, e as ka t'beje me teorine e Kur'anit (nuk e paske lexuar fare Kur'anin as nje kaptime te vetme sic duket) ! Une nuk dua qe t'ua imponoj, thjesht paraqes faktet qe nuk ka si te kundershtohen :D

Pyetja e paraqitur ne video, nga min. 9:48 !

"Darvini ka folur per ndryshimin e llojit. A mund te me japesh nje shembull te vezhgueshem te evolucionit Darvinist ku mund te shikojme ndryshim te llojit ?

Pergjigjet e atyre shkencetareve, nqfs je e interesuar ti ndegjosh se si zihen mat, bujrum ndiqe videon ne vazhdim : plazh:

Pyetja ne video, vlen edhe per ty dhe te tjeret qe akoma e besojne kete teori "jo te Kur'anit" lool !

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Une lexova artikullin ne teresi, nuk pash asnje pergjigje ndaj pyetjes se parashtruar, apo ata ne video qenkan anetare te ndonje forumi te thjeshte, nuk e kane ditur ?!

Ta sjell linkun ne chat, per te mos e devijuar temen, pasiqe s'jemi tek nenforumi musliman !
 
Mund ta sjelleshe edhe ketu te shikojn dhe tjert loverboy, meqe edhe aty flitet per krijimin e njeriut.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Islami ka probleme akoma me token, sepse eshte akoma e rrafesht. Njeriu u krijua pasi toka u be e rrumbullaket..:p

Surja 13, ajeti 3: “ثshtë Ai që e ka shtrirë Tokën”

Surja 50, ajeti 7: “Ndërsa Tokën e kemi shtruar”

Surja 71, ajeti 19:.”Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë”

Surja 79, ajeti 30: “Pastaj e shtriu rrafsh Tokën”

Surja 91, ajeti 6: “Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar”.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Mund ta sjelleshe edhe ketu te shikojn dhe tjert loverboy, meqe edhe aty flitet per krijimin e njeriut.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Ti bere pyetjen per njeriun, te solla linkun sipas aspektit fetar, mire te sqaruar. Tani perseri pyet po keta si i krijoi (Adamin & even) ! Apo fare nuk e shiqove videon, thjesht do tvazhdosh pyetje pyetje, monolog hesapi t'themi !
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Islami ka probleme akoma me token, sepse eshte akoma e rrafesht. Njeriu u krijua pasi toka u be e rrumbullaket..:p

Surja 13, ajeti 3: “ثshtë Ai që e ka shtrirë Tokën”

Surja 50, ajeti 7: “Ndërsa Tokën e kemi shtruar”

Surja 71, ajeti 19:.”Allahu për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë”

Surja 79, ajeti 30: “Pastaj e shtriu rrafsh Tokën”

Surja 91, ajeti 6: “Për Tokën dhe për Atë që e ka shtruar”.

Para 1400 vjetesh Kurani e ka then se ;Toka rrotullohet rreth Diellit , ! Pasi Galileo publikoi konfirmimin e tij se Toka rrotullohet rreth Diellit, ne favor te sistemit te Kopernikut, ai u akuzua si heretik nga Inkuizicioni-trupi gjykues i Kishes Katolike. Ai u deklarua fajtor me 1633 dhe u denua me burgim te perjetshem,..Shkenca vetem ben zbulimin me te thjeshte per njerzimin , duhet filozofi e madhe te zberthesh ate se cfar eshte shkruar ne Kuran .
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

52 minuta per te marre pergjigjen qe ju bera :(

Pale komentet poshte videos ... nejse

Ne jemi pasardhesit e havase dhe ademit (po keta si i krijoi?) sipas kuranit, atehere i bie qe jemi te gjithe produkt incesti nder brezash kshu?!

nuk i bie ashtu e nderuar Adem a.s eshte krijuar nga balta( dheu ) qe eshte mbledh nga meleket nga qdo pjese e tokes qe ekziston ne bote dhe pastaj iu ka fut shpirti ne trup . kurse hava eshte krijuar nga nje brinje e ademit a.s.

nje informate shtese ndoshta do te kete dobi dikush nga kjo thot qe toka ndryshon prje nje vendi ne vendin tjeter dmth ndahet ne kategori te ndryshe. dikune eshte pjellore diku eshte ranore, diku e zeze diku e kafte . prandaj edhe njerzit dalloj disa te bardhe disa te zi, disa te vedhe, disa te qete disa te ashper disave pak me u spjegu kuptojne siq jane tokat pjellore pak me levru bahet bereqeti , disave shume me iu spjegu pak u ndihmon siq jane me problem per me ba bereqetin.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Teoria e evolucionit.

52 minuta per te marre pergjigjen qe ju bera :(

Pale komentet poshte videos ... nejse

Ne jemi pasardhesit e havase dhe ademit (po keta si i krijoi?) sipas kuranit, atehere i bie qe jemi te gjithe produkt incesti nder brezash kshu?!
Njeriu është i krijuar prej dheut

Krijimi i qiejve, i tokës dhe i njeriut është çështje e fshehtë e cila i takon dhe i përket Krijuesit. Megjithatë të vërtetën e krijimit e zbulon metafizika. Ajo gjithmonë të ndriçon mendjen me çështjet që ne i ndjejmë dhe i shohim. Allahu më krijoi mua nga dheu, nga balta e mpiksur, nga argjila e fortë e pastaj i fryu nga shpirti i Tij.
Nëse do të merrnim dheun e pastaj ti hidhnim ujë ai do të bëhej baltë, e nëse do ta linim të thahej ajo të përfundonte në argjilë, e të gjitha këto janë fazat e krijimit të trupit të njeriut. Njeriu u krijua nga balta, pra nga toka. Nëse i kthehemi i realitetit, pyesim veten tonë: Nga i merr njeriu elementet bazë të jetës? Nga toka, nga balta e cila është korja e tokës. E korja e tokës na jep të gjitha elementët bazë me të cilat jetojmë. Lëndët nga të cilat përbëhet toka janë të njëjtat lëndë me të cilat që është krijuar edhe njeriu. Lënda bazë është balta. Shkencëtarët analizuan trupin e njeriut dhe gjetën se ai përbëhet nga 16 elemente. I pari nga këto elemente është oksigjeni (O2) dhe i fundit është magnezi (Mg). Edhe korja e tokës është e përbërë nga të njëjtët elemente. Atëherë elementët e baltës janë të njëjtët element nga të cilët është krijuar trupi i njeriut. E kjo është mrekullia e parë. Ky eksperiment laboratorik nuk ka për qëllim vërtetimin e saktësisë apo pasaktësisë Kuranore, por ishte kërkim si shkak i shkencës tokësore.
Allahu e bëri vdekjen argument për çështjen e Krijimit. Vdekja është shfuqizimi i jetës. Pra, jeta ekziston por ndërpritet me vdekjen. Shkatërrimi i çdo gjëje vjen me të kundërtën e ndërtimit të saj. Nëse duam të ndërtojmë një pallat fillojmë me ndërtimin e katit të parë por kur duam ta prishim atë fillojmë me katin e fundit. Kështu ndodh edhe nëse arrij në një vend dhe dua të kthehem pas. Pra, filloj me hapin e fundit që hodha në vajtja duke u bërë ky hapi i parë i kthimit.
Ne nuk dimë asgjë për krijimin e jetës sepse ne nuk kemi asistuar në momentin e krijimit. Por ne shohim dhe asistojmë në vdekje çdo ditë që shkon, e ajo është ndërprerja e jetës. Pra vdekja fillon me skajin e jetës. Shohim se e para gjë që ndodh tek njeriu kur vdes është dalja e shpirtit. E shpirti është pikërisht ai që ka hyrë apo depërtuar i fundit në trup. Kështu pra fillon procesi i kundërt i krijimit. Fillimisht trupi ngurtësohet e kjo pra është faza e argjilës së ngrirë gjatë krijimit. Pastaj kalbëzohet e bëhet i paprekshëm, e kjo pra është balta e mpiksur e trupit. Pas kësaj, uji avullon prej trupit e ai bëhet dhe, e kështu kthehet përsëri në tokë. Atëherë pra, fazat e vdekjes që shikoj çdo ditë janë të kundërtat e fazave të krijimit. Kjo pra është vërtetësia e lëndës gjatë krijimit, një e vërtetë e paevitueshme. Ashtu siç është e qartë përpara meje çështja e shfuqizimit të jetës, apo thënë ndryshe e vdekjes është e vërtetë lënda e krijimit. Zoti i Lartësuar thotë diçka për këtë: “Dhe i fryva atij prej Shpirtit tim”. Kuptimi i fjalës Fryj këtu do të thotë vete – un – shpirt. Pra do të thotë shpirt i dalë nga Shpirtdhënësi (Zoti) për tek shpirt marrësi (njeriu). Kështu fillon jeta. E me çfarë përfundon ajo? Me daljen e këtij shpirti. Nëse ti pyet për çdo njeri se a ka vdekur, të mjafton përgjigja se ai nuk merr më frymë. E për ta përforcuar thuhet se ka vdekur. Pra hyrja e jetës në këtë trup është hyrja e këtij shpirti në të. Këtë e vërteton dhe e qartëson fjala e Allahut të Lartësuar: “E i fryva atij prej Shpirtit Tim”. Pra, dalja e shpirtit është dalja e jetës.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Ju lutem mos e devijoni temen, cdo debate se behet jasht temes do dergohet ne kosh.

ps . u mesua tani stafi te shahet edhe nga nena edhe nga njerka

.
 
stafi duhet te fshije postimet radhe siq i ka bere e jo dikutj po e dikujt jo. kurre deri me sot nuk ia kam sha nenen dhe as qe e kam nder mend tia shaj as tash . nuk jam eduku ne ate menyre por jam eduku qe te keqen te kthej me te mire dhe do ti permbahem kesaj. reagova sepse pash qe postimi mu eshte fshire dhe ate vetem postimi im por nuk shajta.

sa i perket kesaj teorive te deshtuar qe moti shtetet e ndryshe moti kan fillu me hjek prej planprogrami po qka me ba qe tek ne kemi njerz qe me te vertet mendoj qe jane nga majmuni . kjo eshte per keqardhje sa poshte e ulin vetem.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Po lexoja të gjitha postimet dhe shpjegimet që po jepen në ketë temë dhe kam mundur të e mbush një referat për ketë çeshtje, në një temë tjetër solla një listë doktor të shkencave të cilet kundershtojnë dhe argumentojnë kunder Teorisë së Evolucionit .
Unë personalisht jam kundershtar i madh i Teorisë Darviniste , madje po kjo teori solli mjaft lufta në botë sot vetëm mbi bazen e dominimit të të "fortit mbi të dobëtin" , kujtojeni Hitlerin , Musolinin e diktator tjerë .
Po ja që do të bejë një perjashtim për forumin, do të e pranoj teorin e evolucionit si të qenë nese ndonjë nga anëtaret me thotë se kompjuteret e tyre , laptopet , tabletet ose telefonat e tyre të mençur , u benë thjesht rastesisht si dhe pjeset e tyre u bashkuan po aq rastesisht dhe u materializuan.
Premtimin do e mbajë dhe do e pranoj teorinë e Darvinit si të qenë.

Vetoni:)

P.s Sigurisht , kjo është mundesi e mirë për debat .
 
Tani, kujtoje, se per te bere debat mbi kete ceshtje te komplikuar, se paku edhe duhet te kemi ndonje njohuri dhe nga shumica e debatuesve jam shume i sigurt qe nuk dijne as definicionin e qelizes e vijne bejne debat te pakufishem, kryesisht duke sjelle argumente dhe kunderargumente te shkenctareve tjere mbi pro apo kunder evulucionit. Kerkesa qe bene ti per debat me duket se do na sjelle perseri te ajo vazhdimesia qe eshte ebre deri tani.

Ju thuani se keni nje mori doktore shkencash qe e kundershtojne teorine e Darvinit (pa dashur te futem ne ate se cfare pranojne pra keta shkenctar) por harron te pajtohesh me ate se kemi ne anen tjeter perseri nje mori doktorr shkecash te cilet e kan pike reference kete teori dhe vazhdojne ne ate drejtim. Pra edhe une munde te sjelle nje mori te tille!

Ju thuani se urreni teorine e Darvinit ngase paska sjelle miliona te vrare nga lufterat (pa analizuar se ndoshta Darvini i pafajshem nuk kishte asnje ndikim mbi kete), madje harroni fare se Dravini nuk fliste fare ''per me te fortin'' por fliste per ''me te ambientueshmin,, dhe ne anen tjeter harroni se sa miliona te vrare kan sjelle besimet fetare????? Pra mos me thuaj se lufterat dhe viktimat fetare i ka sjelle keqintepretimi i fes sepse ato viktimat tua te Darvinit munde ti kete sjelle keqinterpretimi i Dravinit! Pra, nese urren Darvinin per sjelljen e lufterave a e bene te njejten gje edhe me besimin fetar qe ka sjelle miliona viktima???????

Nje gje qe sot duhet ta kuptojne te gjithe dhe qe nuk e kuptojne fare, eshte se Teoria e Dravinit nuk eshte teoria e evulucionit. Munde te themi se ishte nje pike uje ne teorine e evulucionit por jo e tille.

Me teorine tuaj te telefonave, kompjutereve dhe tableteve, duke dashur te sjellesh kunderargument te Darvinit po harron fare se pikerisht ke sjelle teorin e Darvinit ''me te ambientueshmin,,.

Ju pershendes dhe munde te bejme debat me njohurit tona, por jo me video, argumentime e kunderargumentime te huaja ngase edhe une munde te sjelle me miliona e miliona te tilla.
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Ka 2014 qe "kuriozet" presin qe majmuni te kthehet ne njeri por ironia e fatit ka pare qe " njeriu te kthehet ne majmun". Mos ndoshta ishte kjo maja e ajsbergut te evolucionit njerezore dhe ka filluar disheza ?, Lol
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Dreq losst me more fjalet nga goja!

Do shtoja qe majmunet do ndjeheshin te ofenduar po ti krahasonim me ca " njerez"!
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Jam ka mendoj me hap nje kopsht zologjik ! dhe jam duke i selektu disa pas'ardhsa te majmunit ketu ! me "shpresen" qe do behen dikur si majmuna ! hahaha :D
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Tani perteje shakase, eshte e vertete, qe ca majmun, edhe kan filluar te pershperisin ca gjera, por gjithsesi kjo si pasoje e evulucionit te kohes ''me te ambientueshmin,, e Darvinit.

E keqja eshte qe akoma se kan kuptuar!
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Tani, kujtoje, se per te bere debat mbi kete ceshtje te komplikuar, se paku edhe duhet te kemi ndonje njohuri dhe nga shumica e debatuesve jam shume i sigurt qe nuk dijne as definicionin e qelizes e vijne bejne debat te pakufishem, kryesisht duke sjelle argumente dhe kunderargumente te shkenctareve tjere mbi pro apo kunder evulucionit. Kerkesa qe bene ti per debat me duket se do na sjelle perseri te ajo vazhdimesia qe eshte ebre deri tani.

Ju thuani se keni nje mori doktore shkencash qe e kundershtojne teorine e Darvinit (pa dashur te futem ne ate se cfare pranojne pra keta shkenctar) por harron te pajtohesh me ate se kemi ne anen tjeter perseri nje mori doktorr shkecash te cilet e kan pike reference kete teori dhe vazhdojne ne ate drejtim. Pra edhe une munde te sjelle nje mori te tille!

Ju thuani se urreni teorine e Darvinit ngase paska sjelle miliona te vrare nga lufterat (pa analizuar se ndoshta Darvini i pafajshem nuk kishte asnje ndikim mbi kete), madje harroni fare se Dravini nuk fliste fare ''per me te fortin'' por fliste per ''me te ambientueshmin,, dhe ne anen tjeter harroni se sa miliona te vrare kan sjelle besimet fetare????? Pra mos me thuaj se lufterat dhe viktimat fetare i ka sjelle keqintepretimi i fes sepse ato viktimat tua te Darvinit munde ti kete sjelle keqinterpretimi i Dravinit! Pra, nese urren Darvinin per sjelljen e lufterave a e bene te njejten gje edhe me besimin fetar qe ka sjelle miliona viktima???????

Nje gje qe sot duhet ta kuptojne te gjithe dhe qe nuk e kuptojne fare, eshte se Teoria e Dravinit nuk eshte teoria e evulucionit. Munde te themi se ishte nje pike uje ne teorine e evulucionit por jo e tille.

Me teorine tuaj te telefonave, kompjutereve dhe tableteve, duke dashur te sjellesh kunderargument te Darvinit po harron fare se pikerisht ke sjelle teorin e Darvinit ''me te ambientueshmin,,.

Ju pershendes dhe munde te bejme debat me njohurit tona, por jo me video, argumentime e kunderargumentime te huaja ngase edhe une munde te sjelle me miliona e miliona te tilla.

Përshendetje ,

Ke dhenë pergjigje ne mendimet e mia e jo në pyetjen time që kam parashtruar direkt, dhe po më obligon me patjetër që të jap pergjigje dhe në pyetjen që kam parashtruar.
E para e punës replika nuk tha në asnjë pjesë se unë po e urrej një njeri ose një tjetër, madje për të qenë edhe më të sakt në asnjë postim timin nuk solla ndonjë video për të argumentuar qendrimet e mia dhe bindjet e mia. Unë jam VVetoni dhe jam pergjegjes vetëm për postimet e mia, nuk po me duket e drejtë dhe efektive të pergjithesohesh , madje edhe me larg që të provosh të besh ndarje në "ju" dhe "ne", por hajde po e pranojmë se kjo ndarje po vjen në bazë të mendimeve dhe bindjeve që kemi e jo për diçka tjetër.
I dashur Kitrra, unë jam kunder dhe vrasjeve që behen ne emër të fesë(të ciles do) , jam kunder vrasjeve ne pergjithesi mbi baza qofshin ideologjike ose qofshin fetare , por të duhet jo që po të obligoj të e pranosh se nga Darvinizmi linden dhe problemet e medha të ndarjeve në natyrë.
Dhe tani me lejo të dalë te problemi im , një profesor me ka mesuar shumë mirë se per problemet e medha dhe debatet e tilla të medha mund shpesh herë të kenë si zgjidhje, si analogji një problem tjetër të vogel.
Po vijoj me rallë(të garantoj se janë njohuritë e mia sepse vet po postoj:D) , për të paraqitur problemin e materializmit të Darvinit unë mora një shembull të vogel dhe të thjeshtë dhe po i parashtroj pyetje vetes dhe po i jap pergjigje pra. A mundet një kompjuter , pjeset e tij të bashkohen vet vetiu dhe të formohet kompjuteri? Dhe pergjigja e logjikshme e secilit besoj që është JO, dhe pse Jo? Sepse duhet dikush që të bashkoj pjeset e kompjuterit , pjesen hardverike dhe softerike , pjeset teknike të tij që të dalë kompjuteri apo jo? Nese ndjonjë kompjuter deri me tani është berë vet , të lutem ma sill ketu.
Dhe tani e lidhim ketë pjesë me teorinë e Darvinit (duhet të e kuptosh se gjithmonë kjo teori ka pasur një missing link), nese për të e berë një kompjuter i duhet njeriut që të i marë pjeset e tij, të i vendos një nga një dhe në fund të dalë një kompjuter , tani a mendoni se speciet do të krijoheshin nga rastesia dhe nga një tjetër do të mernin formë tjetër? Për mua është qesharake po aq sa edhe tragjike që një teori që nuk kishte për bazë as qelizen , as ADN të konsiderohet si teori e saktë , por le të shkojmë ende me tutje. Evolucionistet shpesh herë e marin si shembull fluturen ( mua me pelqejnë fluturat , janë krijesa të bukura) dhe po e nderlidh po fluturen me kompjuterin, flutura ka ngjyra të bukura por në ato transferimet dhe seleksionimet e Darvinit a u shpjegua ndonjeherë se ky seleksionim dhe kalim për shkak të kushteve të natyres lidhur me gjininë e specieve? Po si ka mundur Flutura të materializohet aq bukur? Cila pjesë e teorisë së Darvinit e shpjegon simetrinë e krijimit të flutures? Aq shumë i donte fluturat sa që femrat flutur i perjashtonte nga seleksionizmi.
Po tani të dalim në një fushë tjetër, kromozonet, proteinat, hormonet ,ADN a u vertetuan nga kjo teori? Duhet kuptuar se teoritë janë hipoteza dhe ato për të u vertetuar duhet të kenë edhe deshmi shkencore apo jo? E quajnë lidhja e humbur (ose missing link) ,si pranues i teorisë së Darvinit që po beheni duhet (sepse unë po e kundershtoj) medeomos të paraqitni ketë lidhje apo jo? Po ku të e gjejmë kur as evolucionistet nuk e gjejnë as vet.
Dhe duke pasur parasysh se kompjuteri nuk materializohet vet, por as edhe ndonjë specie(krijesë) tjetër , unë e besoj se duhet të ketë një krijues , dhe ky krijues është Zot i gjithçkaje, dhe si mund të e kundershtoj? Dhe po presupozoj se do të thuash po kush e krijoi krijuesin pasi paska një krijues , dhe ketë shpjegim mbi bazen e logjikes mua ma jep libri i Zotit që është Kurani dhe që thotë se Zoti është i Perhershmi, dhe si ka mundur një që ka qenë perher të krijohet? Por shkojmë dhe me tutje, po supozoj perseri se nuk i besoni Kuranit dhe se ky konstatim që për mua racinonal për ju nuk do të jetë i tillë, por tani do të parashtroj një pyetje, sikur të ishte Zoti krijesë, pra i krijuar a do të krijoheshim ne? Sepse me supozime çdo herë dhe duke shtruar pyetje ndoshta dhe sugjestive (për të cilat kerkoj falje) , unë mendoj se jo dhe jo të fuqishme , sepse Zoti ka aftesinë krijuese dhe vetëm ai mund të krijoj nga asgjëja. Dhe me dashje ose pa dashje permende dhe doktorat e shkencave duke perdorur dhe efektin e fjaleve për të ulur vleren e mendimeve të tyre , por me siguri se ai është kompetent me shumë se unë dhe ju. Madje shumë bukur do e thoshte dhe Dekarti se besimi në Zot/ideja për Zotin është rrenjosur në gjithë qenien e njeriut. Dhe unë besoj që Dekarti ka pasur të drejtë.
Dhe unë thash se Krijuesi krijon apo jo? Dhe se krijesa nuk mundet të krijoj, dhe tani le të shkojmë dhe me tutje, ti do thoje se njeriu e beri veturen, po e beri por nuk e krijoi, ai bashkoi pjesë të vetures ku dominon hekuri, dhe nga e mori hekurin?
ثshtë një llojë si të thuash se hena ndriçon, por a ndriçon hena apo ndriçimin e mer nga dielli që është refleksion i rrezeve të diellit, po të mos ishte dielli a do ndriçonte hena?
Tani për të permbyllur ketë replikë timen do të doja të të lus që të mos e pergjithesosh mendimin tim me te tjeret por le të e vendosim repliken dhe kunder repliken në unë dhe ti dhe jo në gjeneralizma, dhe mbi arsyen e shendoshë për të sjellur ketu një debat të mirëfillt. Duke të lutur po ashtu që të respektosh kohen time që ndava për të replikuar të mos e kthesh ketë replikë në shaka sepse nuk do të i pergjigjem.

Veton, po te them vetem tri gjera, sa per fillim:
1. Me Ju, ju drejtohem zakonisht njerezve, ndoshta nga gabimi im se respektoje njerezit. Gabim imi ky, por jo se te jam drejtuar me ''JU'' per te te identifikuar me ndonje grup. Madje as me kish shku mendja per kete gje dhe befasohem se cfare acarimi ne mendjen tuaj ka krijuar kete gje.
2. Une, nuk kam zhvilluar debat ndonjehere duke ju pergjigjur peyetjeve te te tjereve, sepse ne keso raste veshtire do me vinte radha mua te beje ndonje pyetje, pastaj une kujtoje qe jam ne debat dhe jo ne marrje pyetje. Une preferoje te jap kendveshtrimin tim ne ato qe thua dhe te nxjerre konkluzionet e mija (qofte edhe ne forme pyetjeje) dhe ju mbetet nese po apo jo per te vazhduar por pa kerkuar nga askush te me pergjigjet.
3. Nuk te akuzova per ansje video por thjeshte po jepja mendimin tim, dhe nuk besoje se bera ndonje krim perveq asaj se bera nje kerkese te zakonshme njejte me ju per nje debat te mirefillt.

E tani po mundohem te jap kendveshtrimin tim:

- Ju perseri me rastin e kompjuterit po mundoheni ta akuzoni Darvinin per rastesi (edhe pse teoria e Darvinit nuk ka asnje lidhje me rastesine). Nese ka dikush dicka me rastesin atehere jane besimet fetare (te gjitha) te cilat shprehin se zoti/krijuesi/allahu krijoi gjithcka sa qel e mbylle syte. Tani nuk di une se cila eshte rastesia ketu???? Po me befason me rastin e kompjuterit! A mos do te thuash se kompjuteri u krijua kshu sa hap e mbylle syte? Une kujtoje se kompjuteri kishte nje evulucion madje qe daton shume heret duke filluar nga llogaritja, makinat llogaritse, makinat shkrimi e hop-hop me kerkesat, me mundesit me ndryshimin u arrite deri sot. Tamam nuje vulucion Darvinist ne ndikimin e faktoreve rrethanor.

- Kam pershtypjen se gabon rende kur thua se teorit dhe hipotezat jane te njejta ngase jane krejtesisht te kunderta me njera tjetren. Pastaj e kam thene edhe ne shkrimin tjeter se Darvini nuk ka te beje me evulucionin, dhe ta pranoje se ai kishte shume ''Missing'' ngase ishte perfaqesues i pare i saj por ishin te tjeret qe vazhduan rrugen dhe sot e kesaj dite ne plotesimin e kesaj Teorie. Rezultatet ndoshta do duhet ti presim dhe ne apo ndoshta edhe pasardhesit tane. Ajo qe sot dihet sakstesisht eshte se gjenomet e njeriut dhe majmunit ndryshojne ne vetem 5%. Kjo dihet sektesisht dhe ne menyre egzakte.

- Kur flasim per evulucionin gjithashtu nuk duhet harruar se jemi duke folur per dicka qe ka vazhduar me miliarda vite dhe ne kemi te dhena qe perafrohen ne shume pak kohe.

- Sa per krijuesin une vazhdoje te shpreh mendimin tim se nese kjo bote eshte krijuar nga ai sa hap-mbylle syt dhe nese njeriu ka prejardhje nga nje burre e femra nga nje brinje e tij me linde dyshimi se cfare ngjyre kishin ata (te paret tane pra ky soji nga dy veta) dhe si ka mundesi qe nga keta dy veta qe zeme se ishin te bardhe ne kohezhvillimin e botes erdhi deri te marrja e disa ngjyrave nga njeriu (zi, kuq, verdhe etj). Si ka mundesi qe nga syri i zi i dy te pareve tane sote kemi laramani ngjyrave te syrit???? Si ka mundesi qe nga ai krijuesi u krijuan nje antarktide dhe sot shkrihet apo si ka mundesi qe akujt dikur ishin diku tjeter e shkretira diku tjeter e sot gjenden ne vende tjera? Mos dmth. se krijuesi akoma po e krijon boten me ndryshimet qe bene apo e tera kjo dmth. se eshte nje ceshtje Evulucioni Darvinist?
 
Përshendetje Kitrra .

Duke pasur parasysh që në repliken që me je drejtuar ke perfshi dhe videon mendova se "Ju" po i drejtohet një grupi njerezish e jo Vetonit personalisht, si do qoft më fal nese kam gabuar .

Po filloj me rallë, permende dhe një mori mjetesh të ndryshme të cilat u benë nga njeriu dhe ne repliken që ke berë me mirë se unë e shpjegove konceptin rastesi dhe nderlidhjen e tij me keto mjete.
E para e punës unë nuk thash se kompjuteri u bë rastesisht , thashë se është dashur një forcë e që në ketë rast është njeriu që të mbledh pjeset hardverike dhe softerike por dhe ato teknike që në fund unë dhe ju të shkruajmë apo jo? Pra kompjuteri si i tillë nuk u krijua krejt rastesisht , por ja që mendon se edhe teoria e evolucionit nuk është rastesi, materien si të tillë evolucionistet e shohin si vet mundesi e saj që të i pershtatet dhe të zhvillohet, madje qoft edhe nga një specie e vetme(ata e lidhin majmunin me njeriun me një paraardhës të perbashket ) më permiso nese e kam gabim .

Më shumë do e quaja si hiptezë se sa teori sepse po ashtu si dhe unë e theksove se ka "missing link" të shumt dhe ende të paprovuara apo jo? Fundja të dyjat janë metoda të studimit dhe për të qenë një hipotezë ne teori ajo duhet të gjejë keto "missing link" dhe me pas të punohet që të behet ligj shkencor ashtu si kemi ligjet e termodinamikës e të cilat janë kundershtaret me të medhenjë të të supozuarës teori të Darvinit(evolucionit), pra ku të i gjejmë keto prova dhe lidhje të munguara për evolucionin? Ato ende nuk u gjeten gjë që dyshoj se do të gjehen ndonjeherë përkunder jush që thoni se duhet të presim.

Permende dhe gjenomet por nuk permende ADN dhe kromozonet e njeriut dhe të majmunit e të gjitha keto në vete dallojnë apo jo?
Dhe sa i duhet botes njerezore të pres për të gjetur lidhjen e humbur të evolucionit? Po kalojnë shekuj dhe ende asgjë , madje kjo po e perforcon bindjen time se materializmi i Darvinit sot perdoret vetëm për të qenë kunder Krijimit nga Krijuesi .

E le të dalim të tema e Krijuesit, e para e punes shkrova pak a shumë për temrin krijues dhe krijes e të dyja për të mos e zgjatur janë në repliken paraprake.

E para e punës ashtu si shkenca sot por dhe Kurani ka shpjeguar etapat e krijimit të njeriut dhe ato i ka ndarë në shtatë të tilla e të cilat janë : Krijimi i fëmijës në barkun e nënës kalon në disa etapa:
Etapa e parë “Fekondimi”
Etapa e dytë “Gjaku i ngjizur”
Etapa e tretë “Copë mishi”
Etapa e katërt “Formimi i eshtrave”
Etapa e pestë “Veshje e eshtrave me mish”
Etapa e gjashtë “Formimi i trupit dhe forma e tij”
Etapa e shtatë “Formimi i shqisave”
Etapa e tetë “Dhënia e shpirtit”

Të fundit mund të mos e pranosh sepse si e tillë permendet vetëm në Kuran, por e solla të më falesh.
Sa i perket ngjyrave të trupit të njeriut Zoti ynë na ka mesuar se njeriu krijohet nga dheu dhe për ketë gjë dhe mund të e maresh pergjigjen, e bazoj dhe në një hadith të Pejgamberit .
Kurse për ngjyren e syve mund të e akuzosh Melaninë sepse ashtu si thotë shkenca femijet kur lindin i kanë sytë njesoj , dhe të duhen afersisht tre muaj që të e dish ngjyren perfundimtare të syve të femijet të cilet me vonë riten sigurisht. Po ashtu në kromozonet e njeriut gjenden ne mes tjerash dhe tipari i syrit të tij.

Të pershendes .
 
Titulli: Teoria e evolucionit.

Përshendetje ,

Tani për të permbyllur ketë replikë timen do të doja të të lus që të mos e pergjithesosh mendimin tim me te tjeret por le të e vendosim repliken dhe kunder repliken në unë dhe ti dhe jo në gjeneralizma, dhe mbi arsyen e shendoshë për të sjellur ketu një debat të mirëfillt. Duke të lutur po ashtu që të respektosh kohen time që ndava për të replikuar të mos e kthesh ketë replikë në shaka sepse nuk do të i pergjigjem.

Vetoni:)

Përshendetje Kitrra .

Duke pasur parasysh që në repliken që me je drejtuar ke perfshi dhe videon mendova se "Ju" po i drejtohet një grupi njerezish e jo Vetonit personalisht, si do qoft më fal nese kam gabuar .

Po filloj me rallë, permende dhe një mori mjetesh të ndryshme të cilat u benë nga njeriu dhe ne repliken që ke berë me mirë se unë e shpjegove konceptin rastesi dhe nderlidhjen e tij me keto mjete.
E para e punës unë nuk thash se kompjuteri u bë rastesisht , thashë se është dashur një forcë e që në ketë rast është njeriu që të mbledh pjeset hardverike dhe softerike por dhe ato teknike që në fund unë dhe ju të shkruajmë apo jo? Pra kompjuteri si i tillë nuk u krijua krejt rastesisht , por ja që mendon se edhe teoria e evolucionit nuk është rastesi, materien si të tillë evolucionistet e shohin si vet mundesi e saj që të i pershtatet dhe të zhvillohet, madje qoft edhe nga një specie e vetme(ata e lidhin majmunin me njeriun me një paraardhës të perbashket ) më permiso nese e kam gabim .

Më shumë do e quaja si hiptezë se sa teori sepse po ashtu si dhe unë e theksove se ka "missing link" të shumt dhe ende të paprovuara apo jo? Fundja të dyjat janë metoda të studimit dhe për të qenë një hipotezë ne teori ajo duhet të gjejë keto "missing link" dhe me pas të punohet që të behet ligj shkencor ashtu si kemi ligjet e termodinamikës e të cilat janë kundershtaret me të medhenjë të të supozuarës teori të Darvinit(evolucionit), pra ku të i gjejmë keto prova dhe lidhje të munguara për evolucionin? Ato ende nuk u gjeten gjë që dyshoj se do të gjehen ndonjeherë përkunder jush që thoni se duhet të presim.

Permende dhe gjenomet por nuk permende ADN dhe kromozonet e njeriut dhe të majmunit e të gjitha keto në vete dallojnë apo jo?
Dhe sa i duhet botes njerezore të pres për të gjetur lidhjen e humbur të evolucionit? Po kalojnë shekuj dhe ende asgjë , madje kjo po e perforcon bindjen time se materializmi i Darvinit sot perdoret vetëm për të qenë kunder Krijimit nga Krijuesi .

E le të dalim të tema e Krijuesit, e para e punes shkrova pak a shumë për temrin krijues dhe krijes e të dyja për të mos e zgjatur janë në repliken paraprake.

E para e punës ashtu si shkenca sot por dhe Kurani ka shpjeguar etapat e krijimit të njeriut dhe ato i ka ndarë në shtatë të tilla e të cilat janë : Krijimi i fëmijës në barkun e nënës kalon në disa etapa:
Etapa e parë “Fekondimi”
Etapa e dytë “Gjaku i ngjizur”
Etapa e tretë “Copë mishi”
Etapa e katërt “Formimi i eshtrave”
Etapa e pestë “Veshje e eshtrave me mish”
Etapa e gjashtë “Formimi i trupit dhe forma e tij”
Etapa e shtatë “Formimi i shqisave”
Etapa e tetë “Dhënia e shpirtit”

Të fundit mund të mos e pranosh sepse si e tillë permendet vetëm në Kuran,
por e solla të më falesh.

Sa i perket ngjyrave të trupit të njeriut Zoti ynë na ka mesuar se njeriu krijohet nga dheu dhe për ketë gjë dhe mund të e maresh pergjigjen, e bazoj dhe në një hadith të Pejgamberit .

Kurse për ngjyren e syve mund të e akuzosh Melaninë sepse ashtu si thotë shkenca femijet kur lindin i kanë sytë njesoj , dhe të duhen afersisht tre muaj që të e dish ngjyren perfundimtare të syve të femijet të cilet me vonë riten sigurisht. Po ashtu në kromozonet e njeriut gjenden ne mes tjerash dhe tipari i syrit të tij.
Të pershendes .

Ne momentin kur bere kerkese per te bere debat pa shaka, thashe, eu ku do kenaqemi duke shkruar e do mesojme nga njeri tjetrin, por kam pershtypjen se nuk po ju reziston dot kerkesave tua:

1. Une po flase per Gjenomin ti ma kthen duke me thene se nuk kam permend ADN dhe kromozomet??? Shaka je duke bere apo cfare?

2. Te flasesh per embrionin duke pretenduar se si i tille zbriti nga qielli dhe para tere kesaj te harrohet mundi, djersa dhe dijunia qe dhane shkenctaret e lashte ne kete lemi eshte shakaja e dyte. Ku mbeti Galeni ne kete mes??? Ku mbeten shkenctaret greke te lashtesise? Ku mbeti libri i hebrenjeve apo libra te tjere qe poashtu ka te dhena per kete dukuni? Ku????? Ti munde te thuash se ne Kuran ishte me e specifikuar, dhe e pranoj une kete (ngase kemi evulim shkence) por mos harro se Galeni kishte bere ca pershkrime 500 vite para Kuranit, pastaj dhe te tjeret.

3. Sa i perket ngjyres se njeriut dhe te syve kam pershtypjen se perseri me qellim e ke ngaterruar. Po flisnim per dy njerezit e pare! Nga na rrodhi qe nga nje njeri i pare, me strukture gjenetike te pa trasheguar dhe nje femre e krijuar nga brinja e tij (dmth. me strukture gjenetike te burrit) te na perseriten lloj-lloj racash, lloj-lloj ngjyrash, lloj-lloj gjatesie, lloj-lloj gjeresie, lloj-lloj formash (me lejohet edhe mua te beje ca shaka apo jo??). Nga????? Apo perseri duhet te dalim tek evulucioni i famshem Darvinian: ne pershtatshmeri te ambientit!
 
Unë nuk po beja shaka, thjesht po jepja mendimet e mia, Galeni ka lenë shumë gjera të mira edhe në ditet e sotshme, edhe librat e Hebrenjeve por edhe anticiteti grekolatin , për kontributet e tyre ata e kanë vendin meritor sot në botë dhe permenden, faleminderit prej Galenit që e perdori pulsin e njeriut , sot shkenca e respekton apo jo? Por sa kishte të drejtë evolucioni dhe evolucionistet lidhur me krijimin dhe gjenezen e parë të njerezimit fatura e vertetimit të tyre ende nuk ka ardhur . Sot , më shumë çdo ditë zbulimet shkencore i perafrohen Kuranit , madje Galeni që e permendet asnjeherë nuk u mor me studimin veç e veç të trupit të njeriut , studimi i anatomisë nga ana e tij është bazuar vetëm te kafshet gjë që për mua le për të dyshuar mjaft , sot shkenca i hudh posht një numër të madh të 3 milion fjalëve që i la ai . Jemi ne shekullin 21 dhe shkenca po verteton fjalet e Kuranit famëlartë apo jo? Kurse ende nuk po vertetohet pershtatshmeria e njeriut me ambientin
Ju po ashtu deklaruat se " Kurani është me i specifikuar " për ketë çeshtje që me siguri mua më parashtron pyetjen si u specifikua vetëvetiu Kurani apo erdhi nga Krijuesi. Janë pyetje që mund të tingëllojnë të çuditshme por në thelb janë të lehta për të u pergjigjur nese veprohet mbi racionalen.
Unë besoj se njeriu i parë është krijuar nga Zoti, ashtu si dhe të tjeret pasardhës, ashtu si thashë me lart njeriu ka në perberjen e tij dheun , andaj.
Jam tepër i interesuar që të shikoj etapat e krijimit të njeriut nga ndonjë shkenctar para zbritjes së Kuranit , po ashtu edhe të di bindjet tuaja në bazë të asaj që keni lexuar sigurisht për pyetjet që po i parashtroni se si u krijua njeriu i parë, se pse njerezit janë me ngjyra të ndryshme etj etj. Sigurisht, nuk e kam problem të lexoj sepse ndonese leximi është pjesë e formimit tim si njeri bindjet e mia qendrojnë të arta dhe të pacenueshme, por leximi asnjeherë nuk është i demshem.

Respekte :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top