Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Lauri

Anunnak
Mbrëmë pas mesnatë është rrëzuar busti i Nënës Terezë që gjendet në qendër të qytetit të Mitrovicës, transmeton KTV.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes pas lajmërimit nga banorët dhe ka nisur hetimet lidhur me këtë rast. Por drejtues të policisë ende nuk dinë për motivet dhe nuk janë të sigurt nëse busti është rrëzuar vetë apo është rrezuar nga dikush.

Policisë dhe banorëve të shumtë i është bashkuar edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, të cilët e kanë rikthyer bustin. Bahtiri ka thënë se komuna shumë shpejt do të bëjë një bazament më të fortë për bustin që kjo gjë të mos përsëritet.
/Zeri

terza_zpsc87ed95f.png
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Ndryshe nga policia dhe kryetari aktual i komunës së Mitrovicës, që mendojnë se shembja e bustit të Nënës Terezë ka ndodhur për shkaqe natyrore, ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës Nexhmedin Spahiu është i bindur se busti, është rrënuar nga dikush që është anti- katolik e anti-islam.

Më poshtë po e sjellim të plotë reagimin e Nexhmedin Spahiut:

“Si ideator, nismëtar dhe kontribuuesi kryesor së bashku me Dr.Don Jak Prenkun, ingritjes së përmendores së Nënës Tereze në Mitrovicë, shpreh indinjatën më të thellë me rastin e rrëzimit të saj gjatë natës së mbrëmshme. Përmendorja është ngritur me kontributet vullnetare të qytetarëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora ku kontributin kryesor e kanë dhënë vëllezërit Gojcaj nga Amerika. Ngritja e përmendores së Nënë Terezës në qytetin ku 99 për qind të popullsisë janë myslimanë ka qenë një dëshmi e fortë e vlerave islame siç janë mirëkuptimi dhe toleranca. Kryesve potencialë të kësaj vepre të ultë nuk mund t'ua paragjykojë përkatësinë etnike, fetare apo kombëtare, por një gjë është e sigurt: qëllimi i tyre është anti-Mitrovicë, anti-Kosovë, anti-katolik dhe anti-islam”.

shkruan Nexhmedin Spahiu
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Kryetari i ri i Mitrovicës, Agim Bahtiri thotë se ka shkuar te busti i Nënës Terezë posa ka marrë lajmin se ai ishte rrezuar. Ai ka treguar se sipas asaj që ka parë arsyeja e rrëzimit të bustit ishin shtrafat e vjetëruar. Sidoqoftë, Bahtiri thotë se nëse në rrezimin e bustit ka gisht dora e njeriut atëherë duhet dënuar fuqishëm. Ai mohon se ky incident ka ndodhur pas takimit që ka pasur kohë me parë me Shefqet Krasniqin.

Agim Bahtiri po thotë se është i bindur se busti i Nënës Terezë në Mitrovicë u rrëzua për shkak se bulonat (shtrafat) kanë qenë të vjetruar dhe nuk kanë mundur të mbajnë më trupin e bronztë të Nënës Terezë.

Ai thotë se Policia dhe Prokuroria kanë marrë të gjitha incizimet, të cilat do ta tregojnë të vërtetën rreth ngjarjes që ndodhi mbrëmë në Mitrovicë.

"Po, ia lë kohës se çka ka ndodhur, pavarësisht se si ka ndodhur nëse ka dorë dikush unë jam për t'u dënuar ashpër. E gjithë situata është e regjistruar me kamerë dhe unë po mendoj që ka ardhur vetvetiu sepse shtrafi që e ka mbajtur bustin ishte shumë i vjetërsuar", ka thënë Bahtiri për Express, të dielën.

"E pash se buloni (shtrafi), i cili e shtrëngon bustin ishte shumë i vjetër", ka shtuar ai.

Bahtiri i ka quajtur absurde idenë se rrëzimi i bustit të Nënës Terezë lidhet me takimin që ka mbajtur ditë më parë me një hoxhë, i cili kishte fyer publikisht Nënën Terezë.

"Jo, jo, absolutisht", ka thënë Bahtiri, kur është pyetur nëse rrezimi i bustit lidhet edhe me takimin që ka pasur kohë më parë me imamin Shefqet Krasniqi, i cili para disa vitesh kishte thënë se Nënë Tereza duhet të shkoj në ferr.

Sidoqoftë, Kryetari i ri i Mitrovicës thotë se Nënë Tereza është Nëna e gjithë shqiptarëve dhe e gjithë botës.

Dhe nëse dikush ka gisht në rrëzimin e bustit, ai thotë se duhet të dënohet fuqishëm.

"Nënë Tereza është Nëna më e madhe që ekziston në popullin shqiptar. Kushdo që mundohet të lidh diçka me Nënën Terezë është absurd. Nënë Tereza është e të gjithëve dhe ne krenohemi me te, jo vetëm shqiptarët, por e tërë bota. Ajo është Nëna e gjithë neve dhe e gjithë botës. Nëse busti është prekur nga dora e njeriut, ajo dorë është e mallkuar", ka shtuar ai

Kryetari i ri i Mitrovicës, Agim Bahtiri
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Vetë nuk ka sesi të rrëzohet një bust sepse nuk është një pemë e vitit të ri që dhe mund t'a rrëzojë era ;)..
Uroj të gjejnë autorët e kësaj ngjarje të ulët dhe ti dënojnë..
Gjithsesi, ky gjest mban emrin antishqiptar..
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Uroj qe te jete vertete shkaku natyror,rrezimi i bustit te Nene Terezes.
Nese nuk eshte ky shkaku,mendoj se jemi ne prag te nje lufte te madhe midis njeri-tjetrit.
Nje lufte qe nuk ka shkaqe perfituse monetare,por nje lufte te rende fetare.
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

simas policijet dyshohet si kishin hedh njerezit ,,kshu thanen ne (lajme )
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Une nuk e di pse behet kaq e madhe nje gje e tille ! po rrezohen shtepi e pallate dhe spo behet kaq e madhe ! eshte rrezu dhe shum arsyje pse mundet te rrezohet ! mund ta ket rrezuar DIKUSH !? por ai DIKUSHI mund te jete edhe ndonje person qe i intereson hekja e atij busit per arsyje ekonomike ! nuk e di ku gjendet por mundet te jete ne ndonje pjese ku shum biznesmen munde te ndertojne nje pallat aty ! pra leverdi te hiqet... pastaj nese mund te flasim per aspektin fetare ! mund ta ken rrezuar edhe ateistet komunistet e enverit ! sepse ajo eshte katolike (fetare ) dhe ata jan kunder tyre ! pse jo mund ta ken rrezuar "muslimanet" ne radh te pare edhe po te ishin ata persona "muslim" pra per kete arsyje te rrezohet , ata jan injorant ne radhe te pare ! sepse nje musliman ka miliona gjana ma te rendesishme me u mirr se me nje cop guri ! beton apo nga qka eshte maruar ai bust ! pastaj edhe arsyja qe ndoshta eshte kryesorja , sot tek ne ndertuesit e nje gjeje mundohen te perfitojne shum nga diqka pra qe te jene perfitues , dhe te marrin sa ma lek nga ajo qe bejne , keshtu qe mundet ta ken ndertuar dobet dhe eshte rrezuar ! sidoqoft mendoj qe sa i ipet kaq shum buje kesaj gjeje shum te pa rendesishme , eshte me mire me u mirr me gjana shum ma te rendesishme , si varferia 40-50 % gjithashtu papunesia ne kete mase , vetvrasjet e personave te ndryshem per shkak te ketyre dyjave qe kam permend me pare , pastaj krimi , droga tek te rinjet ejt ejt shum gjana tjera !
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Behet e madhe pasi Nene Tereza eshte simbol ne historine e kombit shqiptar Ado prandaj.
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Behet e madhe pasi Nene Tereza eshte simbol ne historine e kombit shqiptar Ado prandaj.

ne krahasim me ato qe kam permend une , nje bust edhe zero. mundet te jete tereza si person por jo nje bust qe 10-15 tjere te tille jan ne vend ! :D
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

MOS PREK PثRMENDORET...

Simboli yt ashtë qyqja, n’at t’blertin tand flamur,
oj fara e shkretines, se shqipja s’mund t’jetë kurrë.
O ndoj zog i nates, n’form t’miut që don terrn e zi,
se drita s’ka çka i vyen, për t’verbtit ata sytë e tij.

Mos na i fyej hyjnorët, pjellë që jan e shqiptarisë,
fanar që na kan ndrique, rrugën tonë drejt lavdisë.
Mos i prek përmendoret, birë qeni ti qofsh mallkue,
t’kti poplli që sheriatin, kurrë s’ka me ta pranue.

Shko atje ku shurra e deves, ilaq ty t’u baft me e pi,
se ky truell prej shqipnijet, kurr s’kthehet n’ Arabi.
Lsho mjekerr sa t’duesh, as shqip ti mos fol për mue,
por mallkimit t’nanes, zot s’ka që mund me t’shpëtue.

(Bashkim Buxhovi)
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Une mendoja se kishit pak me sh kuluture.

Ti Ado gjej edhe gjilperen ne kashte ,mire?

Turp se Nen Tereza nuk i zuri vendin kujte akoma me turp kush e mbron kete gje.
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Une nuk e di pse behet kaq e madhe nje gje e tille ! po rrezohen shtepi e pallate dhe spo behet kaq e madhe ! eshte rrezu dhe shum arsyje pse mundet te rrezohet ! mund ta ket rrezuar DIKUSH !? por ai DIKUSHI mund te jete edhe ndonje person qe i intereson hekja e atij busit per arsyje ekonomike ! nuk e di ku gjendet por mundet te jete ne ndonje pjese ku shum biznesmen munde te ndertojne nje pallat aty ! pra leverdi te hiqet... pastaj nese mund te flasim per aspektin fetare ! mund ta ken rrezuar edhe ateistet komunistet e enverit ! sepse ajo eshte katolike (fetare ) dhe ata jan kunder tyre ! pse jo mund ta ken rrezuar "muslimanet" ne radh te pare edhe po te ishin ata persona "muslim" pra per kete arsyje te rrezohet , ata jan injorant ne radhe te pare ! sepse nje musliman ka miliona gjana ma te rendesishme me u mirr se me nje cop guri ! beton apo nga qka eshte maruar ai bust ! pastaj edhe arsyja qe ndoshta eshte kryesorja , sot tek ne ndertuesit e nje gjeje mundohen te perfitojne shum nga diqka pra qe te jene perfitues , dhe te marrin sa ma lek nga ajo qe bejne , keshtu qe mundet ta ken ndertuar dobet dhe eshte rrezuar ! sidoqoft mendoj qe sa i ipet kaq shum buje kesaj gjeje shum te pa rendesishme , eshte me mire me u mirr me gjana shum ma te rendesishme , si varferia 40-50 % gjithashtu papunesia ne kete mase , vetvrasjet e personave te ndryshem per shkak te ketyre dyjave qe kam permend me pare , pastaj krimi , droga tek te rinjet ejt ejt shum gjana tjera !

Nen tereza nuk ka lidhje se esht katolike apo musulumane ....Enje nje njeri qe ka ber shum per varferin me aq sa ka pasur mundsi ka mbajt ne prer si muslumanet si katoliket ..Mos ti kthejem cdo tem ne lidhje fetare ...
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

MOS PREK PثRMENDORET...

Simboli yt ashtë qyqja, n’at t’blertin tand flamur,
oj fara e shkretines, se shqipja s’mund t’jetë kurrë.
O ndoj zog i nates, n’form t’miut që don terrn e zi,
se drita s’ka çka i vyen, për t’verbtit ata sytë e tij.

Mos na i fyej hyjnorët, pjellë që jan e shqiptarisë,
fanar që na kan ndrique, rrugën tonë drejt lavdisë.
Mos i prek përmendoret, birë qeni ti qofsh mallkue,
t’kti poplli që sheriatin, kurrë s’ka me ta pranue.

Shko atje ku shurra e deves, ilaq ty t’u baft me e pi,
se ky truell prej shqipnijet, kurr s’kthehet n’ Arabi.
Lsho mjekerr sa t’duesh, as shqip ti mos fol për mue,
por mallkimit t’nanes, zot s’ka që mund me t’shpëtue.

(Bashkim Buxhovi)

Mendoj qe personi i pare qe duhet arrestuar per kete gje eshte ky personi qe ka shkarravit ketu ! sepse ky jua kaloj policise e zbuloj se kush e paska ba ! pra ky vet sic duket e ka ba kete gje dhe eshte pergadit me kete shkarravitje ! apoo ka marak me ja sha mamin dikush e prandaj shkruan gjana te tilla ! :D
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Ai personi qe ka "shkarravit" keta vargjet eshte nje ish mysliman, qe nuk e kalon me deren e xhamise!!!
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Vandalizmi eshte i denueshem. e nese eshte i tille. aq me shume nje ikone dhe simbol i shpirtit te miresise se madhe e Shqiperis si Nene Tereza eshte dyfish e denueshme.... ska vend per shume batuta... apo sipas "interesit" jan gjerat thoni ju :p
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Nje pyetje kisha une per disa antar ktu vertet e shikoni nga ana fetera Nen Terezen ?? Apo nga ajo per cfar esht shquar dhe kujtohet ne te vertet ??

Se une se kujtoj se esht katolike apo muslumane ..E kujtoj si nje humane ....Mos flisni si kodrat mbas bregut duke ber cdo gje ceshtje fetar...
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

E kam thene edhe pak dite me pare , dhe po e perseris dhe nje heremjere Shqiptaria qe i ka disa .
Ne vend qe te denohet nje akt i tille, jo i vetem i Nene Terezes, por per cdo ikone tjeter Shqiptare qe kryhen akte te tille. Pse jo mund te jete edhe nje akt i serbve,
Nje del e zgerdhin dhembet nje ja fut kot si perhere, tjetri del e e akuzon per hajdute . Hajde trushperlare hajde , si nuk ju vjen turp te mohoni indenitetin tuaj.
Pse ju ja bete llogarite asaj ? pse cfare ndertoj villa dhe pallate ajo ?berijete lluksoze ? ajo ka jetuar me nje kg oriz ne jave , ka hapur jetimore ne mbare boten , po pse juve ju duket vetja me te mencur se shume krere botetore ? qe e vleresuan si te tille ?
 
Ti ke te drejt ore vlla ..Por ktyre ju flet bindja fetare jo ajo llogjike..Se po te flasin me llogjik edhe pa an fetare do e vlersonin jo te qeshnin...
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Deri aty shkon njeriu te beje nje veprim te tille.
Per me keq edhe komentet e ulta qe bejne disa ....
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Nje pyetje kisha une per disa antar ktu vertet e shikoni nga ana fetera Nen Terezen ?? Apo nga ajo per cfar esht shquar dhe kujtohet ne te vertet ??

Nenen Terez e shohe keshtu : ta mohosh Zotin tend , eshte mekati me i madhi qe mund te bej njeriu ! Dijetaret thone se mohimi i Allahut nga njeriu eshte aq mekat i madhe saqe ja kalon krimit te vrasjes !!! E Nena Terez e ka bere kete !
Nenen Terez e shohe si nje plak te urte , e cila nuk ka pasur familje , e cila e ka kaluar gjithe jeten e saj duke u lutur pran nje statuje(kryqi) ! Por , edhe tjetra , ajo 'njihet' si humaniste gjate kryerjes se misionit te saj . Kete fakt s'duhet mohuar . Per humanizem duhet marre shembull , kurse per kufer(mohim) duhet kritikuar .
 
Pe: Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Ka mohuar Zotin e saj?
Me gjithe respektin qe kam per ty si antar i FV kush je ti qe te percaktosh kush eshte Zoti i NENE TEREZES, Zoti im, Zoti i kujtdo tjeter person ne kete bote qofte???
Besimi ne ZOT eshte dhurate e Zotit dhe e askujt tjeter.Sipas llogjikes tende Franck Riberi e shume te tjere qe kane zgjedhur islamizmin si besim kane mohuar Zotin e tyre???
 
Titulli: Pe: Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Ka mohuar Zotin e saj?
Me gjithe respektin qe kam per ty si antar i FV kush je ti qe te percaktosh kush eshte Zoti i NENE TEREZES, Zoti im, Zoti i kujtdo tjeter person ne kete bote qofte???
Besimi ne ZOT eshte dhurate e Zotit dhe e askujt tjeter.Sipas llogjikes tende Franck Riberi e shume te tjere qe kane zgjedhur islamizmin si besim kane mohuar Zotin e tyre???
Une jam vetem keshilldhenes !
Zoti , Krijuesi i njerezve duhet te adhurohet , dhe jo te mohohet . E ne vend te Zotit , te adhurohohen kryqat prej bronzi , lopet , njerzit , zjarri dhe gjesendet tjera eshte gabim/mekat . Nena Terez kete e ka bere , dhe ju pergjigja antarit me larte , kaq . Nese mendoni ju , se te behet simbas imagjinates suaj Zoti , si kafshe , njeri , zjarre , diell apo ku ta di une , eshte e drejte e juaja . Po , Zoti eshte i pa te meta nga ajo qe ju e besoni .
Riberi dhe shume te tjere e kane gjeture Zotin e vertete . Dhe jo 'zotin' e paraardhesve te tij !
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Parashikohet qe pas ketij rrezimi, shkaku i se ciles nuk dihet ende, autoritetet perkatese do punojne dite e nate qe busti te rivendoset sic ka qene! ... Lol

p.s.se marr vesht ca diskutoni ktu aman... Nqs eshte rrezuar per shkaqe natyrore ska problem do rregullohet, nqs eshte rrezuar per shkak vandalizmi qytetar shume gabim dhe serish do rregullohet...
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Nenen Terez e shohe keshtu : ta mohosh Zotin tend , eshte mekati me i madhi qe mund te bej njeriu ! Dijetaret thone se mohimi i Allahut nga njeriu eshte aq mekat i madhe saqe ja kalon krimit te vrasjes !!! E Nena Terez e ka bere kete !
Nenen Terez e shohe si nje plak te urte , e cila nuk ka pasur familje , e cila e ka kaluar gjithe jeten e saj duke u lutur pran nje statuje(kryqi) ! Por , edhe tjetra , ajo 'njihet' si humaniste gjate kryerjes se misionit te saj . Kete fakt s'duhet mohuar . Per humanizem duhet marre shembull , kurse per kufer(mohim) duhet kritikuar .

Kush je ti shoku qe ti tregosh rrugen e zotit asaj apo ndo nje tjetri ? Kush je ti une apo te tjer per ta kritikuar ate per bindjen evet fetare ?? Ate e vlerson nje bot e ter ne dalkemi i e i bekemi kritika e paragjykyme per bindjet e saj fetare ...Do te vinte mir ty qe te te them une ben mekat qe beson ne ahlla?? Cfar paska ber nene tereza qe ja paska kaluar krimit dhe vrasjes dhe ku di gje ti per familjen e saj qe paska qen e vetme ....Mos ja fusni si kodra mbas bregut ..Respektoje bindjet e cdo kujt kurr mos e kritiko...
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Kush je ti shoku qe ti tregosh rrugen e zotit asaj apo ndo nje tjetri ? Kush je ti une apo te tjer per ta kritikuar ate per bindjen evet fetare ?? Ate e vlerson nje bot e ter ne dalkemi beson ne ahlla?? Cfar paska ber nene tereza qe ja paska kaluar krimit dhe vrasjes dhe ku di gje ti per familjen e saj qe paska qen e vetme ....Mos ja fusni si kodra mbas bregut ..Respektoje bindjet e cdo kujt kurr mos e kritiko...
Mbase po me drejtohesh ne kete menyre , une po tu pergjigjem , se une jam prej muslimaneve , qe therras per ne te verteten dhe te keshilloj te largohesh ti dhe te tjeret prej te gabuares ? Therras te besohet Nje Zot i vetem , dhe jo te besohen zotera te imagjinuar !
Nenen Terez e kane vlersuar per humanitet , dhe jo per fene e saj shqiptaret . Per te tjeret kuptohet , kur behet propaganda e forte multimilioneshe , taman puna mos te vlersohet !

Cfare ka bere Nena terez keq , lexo kete : “Ska dyshim se Allahu nuk falë (mëkatin) ti përshkruhet Atij shok (idhujtarinë) e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush i përshkruan Allahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh”, (Ajeti 48 Suretu En-Nisa).
Dhe kete :'' Krijesat më të dëmshme te Allahu janë ata që mohuan, nuk pritet që ata të besojnë”, (Ajeti 55 Suretu El-Enfal).
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Nene Tereza ne fakt, gjate jetes se saj, eshte rrezuar qindra here, por eshte ngritur secilen here edhe me e fuqishme andaj dhe kesaj radhe me gjurmet qe ka lene do ngrihet.

Cte bejme me te tjeret te cilet le qe jane rrezuar e perbaltur per vete, por, ne pamundesi per tu ngritur, shkrryhen neper lloq me tendencen per te perlloqur sa me shume te tjere nen klithjet: Ska si lloqi! :fshin::fshin::hmm:
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Problemi kryesor ketu eshte qe shum persona ketu qe kan dal kunder kometeve te X personit apo te mijave ! jan personat qe me se paku ju han b.. per Terezen edhe me pak se mua , por shiten ketu qe ju intereson fort pra tregojn fallsitet ! :D
 
Titulli: Rrëzohet busti i Nënë Terezës në Mitrovicë

Nuk mund te rrezosh respektin e nje bote mbare ndaj miresis se kesaj Shejtnorje njerzore.
Ata qe kan bere nje veprim te tille,duhet gjetur dhe denuar Ashper per perbaltje te FIGURAVE KOMBTARE SHQIPTARE.
(Deri diku jam e bindur qe eshte veper e ndonje ekstremisti,njeriu te semur nga injeksione injorante)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top