Krimi në familje ka shënuar viktimën e radhës në fshatin Togëz, të Librazhdit, ku një 35-vjeçar ka therur me thikë të atin pas një grindjeje banale. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në familjen اota, ku 35-vjeçari Ermir اota dyshohet se ka qëlluar me thikë në organet jetësore të atin, Ferit اota, 60 vjeç. Ky i fundit është dërguar më pas në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit, i cili ka tentuar tu fshihet efektivëve blu. Ndërkohë ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur detaje të tjera rreth krimit të rëndë. Paraprakisht mësohet se 35-vjeçari vuante nga depresioni, që prej divorcit nga bashkëshortja e tij.
12 Janar 2014 (gazeta-Shqip.com)