LUSHNJE - “Për herë të parë babai më përdhunoi 4 muaj më parë. Në darkë, rreth orës 22:30, hyri në dhomë dhe u shtri në krevatin tim. Më kërkoi seks dhe më zuri gojën me pëllëmbë të dorës".
Kjo ka qenë dëshmia tronditëse e një 13-vjeçareje nga fshati Lekaj i Lushnjës, dhënë për blutë e komisariatit të këtij rrethi. M. Leka, ka denoncuar dje babain e saj se ka abuzuar seksualisht me të, ndërsa pas kallëzimit i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku ka rezultuar se 13-vjeçarja kishte kryer marrëdhënie disa herë.
E mitura kërkon ndihmën e shtetit, pasi pretendon se i ati e ka kërcënuar se do ta vrasë. Ndërkohë edhe gjyshi i vajzës ka kërkuar dënim maksimal për djalin e tij.
Menjëherë blutë e Lushnjës kanë vënë në pranga 45-vjeçarin Bashkim Leka, babain e së miturës, si dhe 3 djem të tjerë nga i njëjti fshat, që kanë kryer marrëdhënie seksuale me 13-vjeçaren në kohë të ndryshme.
DENONCIMI
Minorenia M.Leka jetonte me babain e saj Bashkimin, vëllain, si dhe gjyshin, pas divorcit të prindërve. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Lushnjës, mbrëmjen e së enjtes, 45-vjeçari i ka kërkuar sërish së bijës të kryejë marrëdhënie seksuale. Kjo gjë ka bërë që 13-vjeçarja të mos mundet më të durojë një situatë të tillë dhe dje i është drejtuar policisë, ku ka kryer edhe denoncimin e skandalit. E mitura është marrë në pyetje në prani të një psikologu dhe ka rrëfyer gjithçka i kishte ndodhur përreth 4 muaj, që nga mesi i tetorit kur ishte përdhunuar për herë të parë nga babai i saj.
Vajza nuk kish treguar tek e ëma, sepse babai e kishte kërcënuar. Ajo i është nënshtruar edhe ekspertizës mjeko-ligjore, e cila ka konfirmuar se 13-vjeçarja kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe herë të tjera. Pasi është rimarrë në pyetje, vajza ka pohuar gjithë ngjarjen duke nxjerrë edhe emrat e tre të rinjve që kishin qenë të dashurit e saj. Në kushte të tilla, policia nuk ka ngurruar që t'u hedhë prangat, 45-vjeçarit Bashkim Leka, 14-vjeçarit A. Leka, 26-vjeçarit Bertol Leka dhe 24-vjeçarit Fatjon Gashi, që të tre banues në fshatin Lekaj, por që nuk kanë asnjë lidhje farefisnore mes tyre. 13-vjeçarja ka deklaruar se pas përdhunimit të të atit, kishte pasur marrëdhënie seksuale me tre djemtë, në kohë të ndryshme.
POLICIA
Denoncimi i vajzës ka tronditur edhe vetë efektivët e policisë së Lushnjës, të cilët kanë vepruar menjëherë, duke arrestuar 45-vjeçarin Bashkim Leka si dhe tre të rinjtë. Mësohet se babai i së miturës nuk e ka pranuar përdhunimin. Policia e Lushnjës pohon se ndalimi i 45-vjeçarit u krye për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur" dhe "Marrëdhënie seksuale me persona në gjini ose nën kujdestari", ndërsa 3 djemtë do të përgjigjen për akuzën "Marrëdhënie seksuale me të mitur". Materialet procedurale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, Seksioni i të Miturve, për veprime të mëtejshme.
/BalkanWeb

Redaktimi i fundit: