Vlorë, Universitetit i hiqet emri “Ismail Qemali”. Revoltohen vlonjatët

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Skandali i Radhes....:(:(:(:

Një vendim i padëgjuar ka shokuar qytetarët e Vlorës. Senati i universitetit të këtij qyteti ka votuar pro heqjes së emrit “Ismail Qemali” që mban ky institucion i arsimit të lartë.
Sipas burimeve në Vlorë, ka qenë rektori i universitetit Tanush Haska ai që ka kërkuar nga senati të votojnë heqjen e emrit të njëriut që themeloi shtetin shqiptar. Pretendimi në senat ka qenë se Ismail Qemali nuk ka qenë ndonjë figurë akademike dhe emri i tij nuk është e përshtatshëm për të merituar një universitet. Sipas burimeve nga senati vendimi është marrë me dy vota diferencë, 8 pro dhe 6 kundër. Gjithashtu burimet nga senati bëjnë të ditur se nga diskutimet e bëra gjatë mbledhjes është folur që prezantimi i Universitetit të Vlorës në botë është më mirë që të bëhet thjesht si “Universiteti i Vlorës”, se sa me emrin “Ismail Qemali”. Por gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe diskutimet mesa anëtarëve të senatit të cilët kanë kontestuar këtë vendim.
Pasi senati hoqi emrin e Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës, kanë reaguar me habi dhe revoltë jo vetëm pedagogë por edhe qytetarët vlonjate të cilët kanë kundërshtuar në mënyrë absolute heqjen e emrit “Ismail Qemalit”. Po ashtu kanë reaguar edhe deputetë të këtij qyteti. Konkretisht Bujar Leskaj e ka konsideruar një gafë vendimin e senatit universitar e cila sipas tij nuk duhet të tolerohet.
Po kështu edhe historiani i njohur vlonjat Bardhosh Gaxho është shprehur nga Kroacia ku ndodhet aktualisht, se ky vendim është absurd dhe se emri i patriotit të njohur, jo vetëm në Vlorë por në të gjitha botën, është një nder që mbahet prej Universitetit të Vlorës duke qenë edhe simboli i qytetit.
Për tu zyrtarizuar vendimi duhet të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave. Por burime nga qeveria kanë bërë të ditur se ky ndryshim është shumë vështirë të kalojë si vendim pasi emri i të madhit Ismail Qemali është një simbol kombëtar.


BAlkanweb
 
Edhe une tani e degjova ne lajme.
Thane qe do tja heqin Emrin Ismail Qemali se nuk ka kontribuar per shkollen.
Cjane keto budallalliqe.
 
Qysh do ja vendos sali berisha?
 
Nese ka nje alternative te nje figure qe ka dhene per universitetin ne Vlore, s'shoh ndo1 gje te keqe. Po edhe stadiumi Q. Stafa, pa lidhje me duket psh.
 
Kerkesa e ketij rektorit ka qene qe te jete vetem "Universiteti i Vlores"...ku i dihet mbase ai tip mendon se emri Ismail Qemali nuk eshte me trendy :(:(:(
 
Kerkesa e ketij rektorit ka qene qe te jete vetem "Universiteti i Vlores"...ku i dihet mbase ai tip mendon se emri Ismail Qemali nuk eshte me trendy :(:(:(

Atehere duket thjesht lufte ndaj figures se I. Qemalit. S'ka sens nese nuk ka nje alternative me te mire.

Pikerisht ky eshte problemi i atij fakulteti, emri sepse mesa duket rektori gjithe te tjerat i ka ne rregull.
 
".............sipas te thenave dhe te degjuarave kafeneve thuhet se do hiqet fare ai emer(ismail Qemali) mbasi i ka sherbyer me shume sherbimit diplomatik turk sesa shtetit te ri shqiptar.Thone se jane pasaktesite e tij pa mbeti e coptuarshqiperia.Tani qe ka ardhur shekulli i shqiptareve do korigjoje dhe historine dhe gabimet.Patriotet dhe nacionalistet sot nuk kane jehonen dhe vitalitetin qe kishin.Shoqerite demokratike apo multietnike nuk kane nevoje per sherbime apo mendime te patriotizmit apo nacionalizmit ekstrem.. mbasi sipas ketyre mendimtareve kultura eshte pjese e popullit dhe jo e e elitareve,.............................. Nga rishikimi i historise dhe shkencetarve qe ka prodhuar universiteti shqiptar per kete ceshtje ne populli do mesojme shume.Lum kush e ka mendjen te fresket dhe te re me qellim qe te nxere dhe te mos lajthise................"
 
eshte nje vendim i gabuar,aksush nuk ka te drejt te gjykoj nese ''ismail qemali'' e meriton emrin e shkolles apo jo,ai eshte nje figur historike qe meriton me shume se kaq.
 
".............sipas te thenave dhe te degjuarave kafeneve thuhet se do hiqet fare ai emer(ismail Qemali) mbasi i ka sherbyer me shume sherbimit diplomatik turk sesa shtetit te ri shqiptar.Thone se jane pasaktesite e tij pa mbeti e coptuarshqiperia.Tani qe ka ardhur shekulli i shqiptareve do korigjoje dhe historine dhe gabimet.Patriotet dhe nacionalistet sot nuk kane jehonen dhe vitalitetin qe kishin.Shoqerite demokratike apo multietnike nuk kane nevoje per sherbime apo mendime te patriotizmit apo nacionalizmit ekstrem.. mbasi sipas ketyre mendimtareve kultura eshte pjese e popullit dhe jo e e elitareve,.............................. Nga rishikimi i historise dhe shkencetarve qe ka prodhuar universiteti shqiptar per kete ceshtje ne populli do mesojme shume.Lum kush e ka mendjen te fresket dhe te re me qellim qe te nxere dhe te mos lajthise................"

Pikerisht je ti duhet ta rishikosh historine qe di. Nga 3 delegacionet diplomatike qe perfaqesuan Shqiperine, I. Qemali ishte perkrahesi i Shqiperise natyrale sepse njera pale ishte per te qene vasale te turqve dhe tjetra kishte qendrim nen sovranitetin italian.
 
He mo se mbase don t'i veje emrin e tij rektori,po do e kete lene surprize,fundja ai vete ka dhene per unin se eshte rektor aty,mbase do e leje zevendes I .Qemalin
Ncuq ncuq ..........:grusht3:
 
ja sa te vete vet :grusht3::grusht3::grusht3::arme::grusht5:
:automatik::kallash::karate::cekic:byca::djalle:
 
ja sa te vete vet :grusht3::grusht3::grusht3::arme::grusht5:
:automatik::kallash::karate::cekic:byca::djalle:

:peshngritje:Do vij edhe une :motor:
 
Megjithate merrni ne konsiderate faktin qe universitet boterore nuk kane emra figurash te caktuara qofshin historike, patriotike, etj, por quhen thjesht Universiteti i Oksfordit (marre nga qyteti oksford), Universiteti i Bolonjes (marre nga qyteti i Bolonjes) etj
Pra personalisht nga njera ane nuk shoh ndonje problem kaq te madh, edhe sepse ka plot e plot figura shqiptare qe kane kontribuar ndofta po aq sa edhe Ismail Qemali per Shqiperine por qe nuk ua gjen emrat ne asnje vend madje as dhe ne librat e historise!
 
C'te keqe ka te quhet Universiteti i Vlores?
Po ashtu eshte njohur...pse nuk thua ne Rome ti Universiteti i Romes ?
 
ja ja hoqen e pastaj?

meqe vlora ka vetem nje universitet le te quhet universiteti i vlores.

si eshte puna duan ta heqin rektorin e sapoemeruar keta? po i ben ndonje puc zv.rektori aktual se i tille eshte ai.
 
ja ja hoqen e pastaj?

meqe vlora ka vetem nje universitet le te quhet universiteti i vlores.

si eshte puna duan ta heqin rektorin e sapoemeruar keta? po i ben ndonje puc zv.rektori aktual se i tille eshte ai.
Edhe ? Mire ja te fillojme me radhe dhe per gjerat e tjera...skan qene shkrimtar apo artista apo cfare gjeje, dhe heqim emrat ...pa lidhje kjo...smund ti heqesh nje simbol...se po te thuash ku studion ketej...the te thote te "La Normale" e di direkt ku i bje ska nevoje ti thuash vendin...dhe ne Shqiperi..Ismail Qemali ne Vlore ;)..leri zvendesat e sekretaret, jemi mesuar ne...ngacmojme m...te vije era :brrr
 
Tanime cdo gje eshte e perfunduar..

Senati i Universitetit i heq emrin "Ismail Qemalit"

Reagon politika dhe arsimi.
Leskaj: Vendimi i senatit është gafë.

Rrokaj: Universiteti të shikojë prioritetet
Universitetet kanë marrë pushimet verore, stafet janë larguar për pushime. Të vetmit që kanë menduar që ditën e 7 të javës ta bëjnë punë kanë qenë anëtarët e senatit të universitetit të Vlorës, "Ismail Qemali". Në një mbledhje të zhvilluar dje, 14 anëtarët e senatit të këtij universiteti kanë menduar të bëjnë diçka të re, t‘i propozojnë Këshillit të Ministrave heqjen e emrit të "Ismail Qemalit" nga institucioni arsimor. Senati e ka miratuar heqjen e emrit të tij nga universiteti me 8 vota pro dhe 6 vota kundër. Propozimi ka ardhur nga rektori i këtij universiteti, Tanush Haska. Vendimin përfundimtar nëse universiteti do e mbajë emrin e Ismail Qemalit apo jo, e ka të drejtën ta marrë vetëm Këshilli i Ministrave. ثshtë ky që vendos apo heq emërtimet e institucioneve shtetërore. Në mbledhje, senati ka menduar se duke u nisur nga fakti që Ismail Qemali nuk ka kontribuar në arsim, atëherë do të ishte më mirë që institucioni të njihej vetëm si Universiteti i Vlorës. Pas këtij vendimi ka reaguar menjëherë deputeti Bujar Leskaj, i cili e ka konsideruar këtë vendim si një gafë shumë të madhe dhe të pa menduar mirë. Nga ana tjetër, jo vetëm si ish-rektor i Universitetit të Tiranës, por edhe si vlonjat, ka reaguar edhe Shezai Rrokaj. Sipas tij, duke u nisur edhe nga përvojat në botë, nuk ka asnjë arsye të fortë për heqjen e emrit të Ismail Qemalit, pavarësisht se ai nuk ka dhënë kontribut në arsim.

"Ti heqësh emrin Ismail Qemalit sepse ai nuk është themelues, nuk është një arsye reale. Në të gjithë botën me figura të tilla nderohen institucionet. Ka plot raste botërore që i kanë lidhur universitetet me figura të mëdha. Ajo që më befason në këtë vendim është se cili është motivi real. Simbolika e Universitetit të Vlorës lidhet me pavarësinë e fjalës, pavarësinë e vendit.
Universiteti nuk ka atribute për të luftuar me, por për të folur me fjalë",
tha ish-rektori i Universitetit të Tiranës, Shezai Rrokaj. Sipas tij, simbolika është e gjetur dhe nuk ka një arsye thelbësore për heqjen e emrit nga universiteti.

Ish-rektori Rrokaj ka theksuar në një prononcim për gazetën "Shqip" se senati duhet të ketë një arsye të fortë që në fund të muajit korrik, atëherë kur universiteti ka 1 mijë probleme, merret me të tilla vendime. "Pse ky paska qenë shqetësimi real i Universitetit të Vlorës? Në fund të korrikut universitetet duhet të përgatisin planin e punës, të diskutojnë mbi realizimin e Bolonjës, standardeve, autonomisë universitare". Heqja e emrit të Ismail Qemalit nga ky institucion do të ishte diskutim i një shkalle më të gjerë. Kjo, pasi të tilla vendime janë shumë të rëndësishme. Për heqjen e emrit të Qemalit do të duhej të paktën një referendum. "Universiteti nuk është pronë e një senati, por është pronë e qytetarëve të Vlorës, të studentëve nga gjithë Shqipëria. Nuk mund të mblidhen 40 senatorë dhe një ditë të bukur të marrin një vendim të tillë. Një vendim i tillë kur të gjithë janë me pushime, një vendim i tillë që prek sensibilitetet kombëtare, s‘mund të jetë atribut i 18 vetave", sqaroi ish-rektori.

Tradita


Nuk ka asnjë ligj që të bëjë dallime për emërtesat e institucioneve

Në legjislacionin shqiptar nuk ka asnjë ligj që të ndalojë apo të bëjë dallime mes emërtesave të institucioneve. Nuk ka asnjë ligj që të parashikojë nëse figurat që nderojnë këto institucione kanë dhënë kontribute në sektorë të caktuar apo jo. Në të gjithë botën, figura si Aristoteli, Gorki, nderojnë institucione të ndryshme, pavarësisht fushës në të cilën kanë dhënë kontribut. Vendimi i senatit të Universitetit të Vlorës është konsideruar si i gabuar dhe jo i menduar mirë. Për universitetet në Shqipëri vendosin qytetarët, studentët, profesorët dhe jo vetëm një senat me disa anëtarë. Vendimet dhe kompetencat e këtij organi janë të miratuara sipas një rregulloreje, megjithatë për çështje të tilla, si ajo e diskutuar dje në Vlorë, preket ndjeshmëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Veç Universitetit të Vlorës, një tjetër institucion arsimor mban emrin e tij, edhe një prej gjimnazeve më me traditë në Tiranë.

"Senati i Universitetit është futur në një qorrsokak pa pasur një shqetësim real. Detyra e përfaqësuesve të universitetit në këtë kohë është të luftojnë për autonominë, investimet, planet mësimore, reformën sipas Bolonjës. Ky është shqetësimi real dhe jo hapja e pseudo problemeve", ka përfunduar prononcimin e tij ish-rektori Rrokaj.


SHQIP
 
Nipi i Ismail Qemalit: Inatet e rektorit

Reagime të ashpra pas propozimit për heqjen e emërtimit të Universitetit të Vlorës: Turp kombëtar. Shpjegohet Shaska: Ja pse nuk e dua këtë emër

Nipi i Ismail Qemalit, profesor Nedim R. Vlora, ka reaguar përmes një letre të hapur, mbi propozimin për heqjen e emrit të shtetformuesit shqiptar, nga Universiteti i Vlorës, "Ismail Qemali". Ai është përpjekur të hedhë dritë mbi qëllimet e vërteta të propozimit të Tanush Shaskës, rektorit të universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë.

Pasardhësi i Kryeministrit të parë të shtetit shqiptar i ka kujtuar rektorit Shaska se "në qoftë se ai prezantohet me nder jashtë vendit si një qytetar shqiptar, ia detyron pikërisht Ismail Qemalit dhe veprës së tij". Ndërsa e ka konsideruar si një njeri që nuk është në gjendje të vendosë për çështje historike.

Pasi ka mësuar për vendimin e senatit akademik të Universitetit të Vlorës, i propozuar nga rektori, nipi i Ismail Qemalit, profesor Vlora, në letrën e tij të hapur shkruan: "Duke lënë mënjanë çdo konsideratë të natyrës akademike, që lidhet me titujt e personazhit të çështjes në fjalë, marr të drejtën të them se dr. Shaska, të cilit i uroj një karrierë brilante akademike në të ardhmen, nuk është në gjendje të vendosë për çështje të natyrës historike".

Profesor Vlora bën me dije më tej edhe një tjetër situatë që ka ndodhur përpara marrjes së këtij vendimi nga ana e rektorit Shaska. Sipas profesor Vlorës, ka qenë pikërisht indiferenca e rektorit Shaska, ajo që çoi në djegien e fondeve që Universiteti i Barit kishte akorduar për atë të Vlorës, përmes një marrëveshjeje të përbashkët bashkëpunimi. Vlora pohon se ka qenë një iniciativë e tij personale dhe punë këmbëngulëse që çoi deri në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje. Por menjëherë më pas ka ardhur edhe propozimi i bërë në senat për heqjen e emrit të Kryeministrit të parë të vendit nga ky universitet.

Në fillim të letrës së tij, nipi i Ismail Qemalit shkruan se

"nga rektori Shaska duket se qenka e mundur të presësh gjithçka".

Ai tregon se që në prill 2008, pas një marrëveshjeje bashkëpunimi (mbi një iniciativë timen dhe pas një interesimi këmbëngulës) mes Universitetit të Barit dhe Universitetit të Vlorës, fiksova një takim me rektorin e ri. Shkova posaçërisht në Vlorë për të dërguar përshëndetjet e Universitetit të Barit dhe për të festuar Ditën e Drejtësisë, 10 majin, sipas kërkesës së profesorëve të Departamentit të Drejtësisë, në Universitetin e Vlorës". Por ditën e takimit, sekretarja e rektorit, i ka bërë të ditur se Shaska, për shkak të dëborës, nuk mundi të nisej nga Shtetet e Bashkuara. "Të shtunën pasuese, rektori ishte në zyrën e tij në Vlorë, e dinte për praninë time, por nuk më priti duke më thënë përmes sekretares së tij se të shtunën ai nuk punonte", sqaron më tej profesor Nedim Vlora. Pas kësaj indiference ai ka vendosur që të niset për në Itali dhe në takimin e parë me rektorin e Universitetit të Barit i ka paraqitur atij dorëheqjen nga kjo detyrë, "duke hequr dorë nga financimet që ky universitet kishte vendosur të jepte në kuadër të marrëveshjes me universitetin ‘Ismail Qemali‘ të Vlorës". Edhe pse ka njoftuar për aktin e dorëheqjes edhe rektorin Shaska, sërish nuk ka pasur asnjë përgjigje prej tij.

Nga ana tjetër, profesor Nedim Vlora ka shtuar se "edhe mënyra e drejtimit të Universitetit të Vlorës nga ana e rektorit Shaska nuk është fort e pranuar, që nga momenti që janë të shumta kundërshtimet e profesorëve, të cilëve i janë shtuar edhe kundërshtimet e forta dhe të motivuara të studentëve".

Vetë rektori Shaska, i cili flet për marketing, tashmë ka mundësinë që të shpjegojë se kush është ndonjë figurë tjetër simbol për Vlorën, më e rëndësishme se sa Ismail Qemali, që të përmirësojë marketingun që ai pretendon.



Akademiku Gudar Beqiraj


"Jam kundër. ثshtë e palogjikshme"


Nënkryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, është shprehur dje se "personalisht është kundër heqjes së emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës". Ai ka pohuar se arsyeja që ndryshimi i emrit të këtij universiteti kërkohet të bëhet nën pretendimin se Ismail Qemali nuk është marrë me punë akademike, nuk mund të qëndrojë. "Po çfarë mund të themi për emrat e shkollave të tjera", pyet me të drejtë akademiku Beqiraj. Ai përmend emërtimin e shkollës "Partizani" në kryeqytet dhe thotë se emri i saj nuk mund të ndryshojë me këtë logjikë.

Po kështu reagime kundër këtij propozimi të bërë nga rektori i universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë ka pasur edhe nga njerëz të tjerë të arsimit, por edhe të politikës, të pasuara këto nga një indinjatë e përgjithshme qytetare.


Herostrati i Vlorës: Pse nuk e dua Ismail Qemalin


Rektori Shaska mundohet të shpërndajë tymin e shashkës së tij


Pasi la me gojë hapur të gjithë shqiptarët, rektori i universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës, Tanush Shaska, u mundua dje që të shpërndante tymin e "shashkës" që hodhi vetë të shtunën në mbrëmje. Shaska doli dje në një konferencë shtypi, ku mori mbi vete të gjitha përgjegjësitë për propozimin skandaloz për heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës. "ثshtë e rëndësishme të kihet parasysh se përgjegjësia morale mbi këtë veprim bie plotësisht mbi mua si kryetar i senatit dhe rektor i universitetit ‘Ismail Qemali‘ të Vlorës", tha dje Shaska, duke marrë pozicionin e Herostratit (shek IV p.e.s.), i cili dogji një tempull të mrekullueshëm vetëm e vetëm për t‘u bërë i famshëm.

Dje, Shaska mundi të mblidhte në ambientet e universitetit aq shumë gazetarë sa nuk kishte mundur t‘i mblidhte në të gjitha deklaratat e tij publike të marra së bashku. Pa pikën e pendesës për irritimin që shkaktoi, rektori tha se ishte ai vetë që propozoi mbrëmjen e datës 26 gusht 2008 ndryshimin e emrit të universitetit nga "Universiteti Ismail Qemali i Vlorës" në "Universiteti i Vlorës".

"Isha i përgatitur për një reagim të ashpër nga opinioni në Vlorë dhe tejembanë trojeve shqiptare. Kjo për vetë faktin se figura e Ismail Qemalit dhe vepra e tij patriotike është madhore dhe e padiskutueshme në historinë e kombit shqiptar", tha Shaska. Ai shtoi se "është e rëndësishme të kihet parasysh se përgjegjësia morale mbi këtë veprim bie plotësisht mbi mua si kryetar i senatit dhe rektor i universitetit ‘Ismail Qemali‘ të Vlorës".

Më tej, rektori renditi disa nga ato që ai i quan arsye dhe që e justifikojnë propozimin e paprecedent për të fshirë nga Universiteti i Vlorës emrin e njeriut të cilit i atribuohet formimi i shtetit shqiptar.

Arsyeja e parë, sipas rektorit, është fakti që emri i Ismail Qemalit pengon "marketingun" e universitetit. Në këtë prizëm, Shaska sqaroi: "Universiteti ‘Ismail Qemali‘ i Vlorës po merr një karakter gjithmonë e më shumë ndërkombëtar. Vetëm këtë vit, ne kemi me qindra kërkesa për studime nga vende si Kina, India, Bangladeshi, Pakistani, vendet e Lindjes së Mesme etj. Në këto kushte, përmirësimi i imazhit të universitetit është synimi ynë kryesor. Duke pasur parasysh këtë, unë ende mendoj se ‘Universiteti i Vlorës‘ është shumë herë më i marketueshëm se sa ‘Universiteti Ismail Qemali‘. Emrat e shkurtër janë shumë më efektivë se sa emrat e gjatë".

Për të ilustruar idenë e tij gjeniale për ta bërë universitetin më të "marketueshëm" (kjo fjalë nuk ekziston në Fjalorin e Gjuhës Shqipe), rektori solli edhe shembuj nga Perëndimi: ...universitete si ‘Oxford University‘, ‘Cambridge University‘, ‘University of Michigan‘, ‘University of Florida‘, ‘University of California at Berkeley‘, ‘University of California at Los Angeles‘, etj., sot njihen vetëm me emrat Oxford, Cambridge, UM, UF, Berkeley, UCLA, etj.". Por rektori Shaska harron se asnjë nga këto universitete nuk e ka ndryshuar zyrtarisht emrin.

Ndërkohë, rektori mendon se figura e Ismail Qemalit nuk dëmtohet nga heqja e emrit të tij nga Universiteti i Vlorës. Në këtë pikë, Tanush Shaska hidhet në kundërsulm, duke thënë se "ndoshta ne do të bënim më shumë për figurën e Ismail Qemalit sikur të siguronim disa fonde që disa prej studiuesve tanë që po studiojnë figurën e tij të financohen nga shteti dhe universitetet... Ismail Qemali është themeluesi i shtetit shqiptar, por nuk ka ende asnjë bust të tij në kryeqytetin e Shqipërisë....". Rektori mendon se vetë Ismail Qemali do të ishte tepër i lumtur që Vlora të dilte në plan të parë dhe jo Ismail Qemali. "Të mos harrojmë se Vlora, Shqipëria, janë ato me të cilat asnjë individ nuk mund të baraspeshohet, ato për të cilat ne duhet të bëjmë përpjekjet maksimale për të dalë në plan të parë".

Vetëm në fund të deklaratës së tij të gjatë, kreu i universitetit "Ismail Qemali" doli te çështja që i dhemb më shumë: Mungesa e fondeve për universitetin. Pasi kishte deklaruar se universiteti po merrte përmasa mbarëkombëtare e madje ndërkombëtare, rektori Shaska tha se: "Ne jemi universiteti me kushtet më të këqija të infrastrukturës në të gjithë Shqipërinë. Në kuadrin e akreditimit të universiteteve nga agjenci të huaja akreditimesh, universiteti ynë do të ketë probleme të thella. Ne kemi nevojë për ndihmë të menjëhershme nga pushteti lokal në Vlorë, biznesi vlonjat dhe qeveria për godina të reja dhe tokë për një kampus të ri". Sipas Shaskës, këto janë nevoja urgjente që rrezikojnë ekzistencën e Universitetit në Vlorë. Dhe kjo mund të jetë në fakt arsyeja e vërtetë e kësaj përpjekjeje prej Herostrati, për të përqendruar vëmendjen tek Universiteti modest i Vlorës.



Analogjia


Kush ishte Herostrati


Herostrati (Herostratus) ishte një burrë i cili më 21 korrik të vitit 356 p.e.s. i vuri zjarrin Tempullit të Artemisës, për shkak të dëshirës së tij për famë. Tempulli ishte një ndërtesë e mrekullueshme dhe konsiderohej si më e bukura ndër faltoret e ndërtuara nga grekët për të nderuar zotat e tyre. Tempulli ishte gjithashtu një nga Shtatë Mrekullitë e Botës së Lashtë. Pasi shkatërroi mrekullinë e grekëve, Herostrati nuk e shmangu veten nga përgjegjësia, përkundrazi e pranoi me mburrje atë që kishte bërë dhe tha se kjo vepër do ta fuste në histori. Për këtë arsye, autoritetet, pasi e dënuan me vdekje, nxorën një dekret që ndalonte përmendjen e emrit të tij. Por, Herostrati ia arriti qëllimit, emri i tij u fut në histori.

Kryebashkiaku Gjika dhe kreu i PS-së lokale dënojnë aktin e rektorit


Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, dhe kryetari i degës së Partisë Socialiste në këtë qytet, Eltar Deda, kanë qenë të ashpër dje në deklaratat e tyre kundër propozimit të senatit të universitetit "Ismail Qemali". Kryebashkiaku Gjika ka dalë dje me një deklaratë për shtyp, në të cilën thuhet mes të tjerash se "është vërtet për t‘u shqetësuar, që ndërkohë që universiteti ‘Ismail Qemali‘ i Vlorës ka ‘background‘ të konsoliduar, i cili nuk mund të vlerësohet pa emrin historik që ka, rektori po senati vijnë në një vendim të tillë, që në një farë mënyre i heq pjesën më të bukur këtij universiteti".

Kryebashkiaku Gjika thotë se jo më kot i është vendosur emri i Ismail Qemalit Universitetit të Vlorës. "Unë dua të bëj publik faktin që ky universitet për mua dhe për të gjithë qytetarët e Vlorës është institucioni më prestigjioz në qytetin tonë, pra nuk është as Bashkia, as Prefektura, as Qarku apo institucione të tjera. Në këtë kuptim, një institucioni prestigjioz lipset që t‘i vihet një emër shumë prestigjioz, siç është emri i figurës më kryesore të historisë së shtetit shqiptar, emri i Ismail Qemalit, i cili është nder, pasi është edhe qytetar i Vlorës", shprehet Gjika. Ai kërkon nga rektori dhe nga senati në mënyrë të veçantë, që sa më shpejt ta anulojnë vendimin absurd dhe më shumë se sa heqje dhe vendosje emrash të shikojnë për të vlerësuar edhe të kaluarën e universitetit "Ismail Qemali", por në mënyrë të veçantë për t‘i dhënë atij atë dimension që realisht kërkohet nga rinia vlonjate.

Ndërkohë, kreu i PS-së së Vlorës, Eltar Deda, tha dje se vendimi për ndryshimin e emrit të Universitetit të Vlorës sjell një dëm të paimagjinueshëm në jetën e qytetit dhe përbën një precedent të rrezikshëm për çdo vlerë kulturore, historike, patriotike, akademike dhe shoqërore të qytetit dhe të mbarë vendit. Sipas Dedës, "vënia e emrit të Ismail Qemalit universitetit është një veprim që jo vetëm ka kuptim, por edhe krijon atmosferën e ngrohtë dhe të nevojshme për një edukim në shembullin e jetës së tij brilante".

Sipas kreut të PS-së së Vlorës është e pakuptueshme dhe dashakeqe heqja e emrit, për çfarëdo arsyeje, mendimi apo hamendësimi, sepse emri i tij është guri i themelit të shtetit shqiptar dhe çdo tjetërsim i emrit të këtij universiteti do të prekte këtë vlerë. Në emër edhe të forcës politike që përfaqëson, kreu i socialistëve vlonjatë kërkoi që "bashkë me rektorin të përgjigjen përpara komunitetit për këtë veprim edhe të gjithë ata që kanë votuar për heqjen e emrit dhe të mbajnë përgjegjësi deri në largimin e tyre nga puna, sepse vetëm edukues nuk mund të jenë këta pedagogë".



Meta: Ky është turp kombëtar


Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar dje me anë të një deklarate të Ilir Metës, në lidhje me vendimin e senatit të Universitetit të Vlorës për të hequr emrin e Ismail Qemalit. "LSI-ja shpreh indinjatën e thellë të saj në lidhje me heqjen e emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës. Ky akt në vetvete përbën një turp kombëtar dhe një veprim shumë të rëndë ndaj njërit prej simboleve më të denja të kombit shqiptar, Ismail Qemalit", tha dje Ilir Meta. Ai shtoi se "askush sot, as rektori i ri i këtij universiteti dhe as tetë pjesëtarët e një senati të përkohshëm dhe për më shumë edhe në një proces votimi të paligjshëm s‘mund të lejohen të njollosin kujtesën tonë kombëtare". Sipas Metës, arsyetimi se emri i Ismail Qemalit hiqet nga ky universitet, pasi ai nuk ka dhënë ndihmesë në fushën e arsimit dhe nuk ka qenë një akademik, provokon thellësisht ndërgjegjen tonë kombëtare. "Ismail Qemali nuk i përket Vlorës dhe as vetëm Shqipërisë, por ai është babai dhe simboli i kombit shqiptar", tha Meta. Ai shtoi se "heqja e emrit nuk është tregues thjesht i mendjelehtësisë, por është tregues i krizës së thellë të vlerave deri dhe kombëtare që po kalon mazhoranca e sotme berishiane, e cila kërkon të ndryshojë gjithçka". LSI-ja i kërkon vëmendjen ministrit të sapoemëruar, zotit Beja, si dhe Presidentit Topi, që të ndërhyjnë për të shmangur këtë skandal me përmasa kombëtare.



Qëndrimi


Paraardhësi i Shaskës: Ishte një gjest i turpshëm


Ish-rektori i universitetit "Ismail Qemali", aktualisht dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Drejtësisë, Kreshnik Bello, e konsideron gjest të turpshëm atë që ka kryer senati dhe rektori i universitetit. Bello ka deklaruar se propozime të tilla për heqjen e emrit të Ismail Qemalit janë të turpshme. Ai theksoi se ky universitet duhet ta meritojë këtë emër. Sipas Bellos, nuk është ky problemi i universitetit, pasi ato janë të shumta jo vetëm nga ana akademike, por edhe nga ajo shkencore. "Ne duhet të merremi me gjërat që janë vërtet shqetësuese për këtë universitet. Unë gjykoj se është një ngjarje jo korrekte nga ana e senatit dhe rektorit madje senati, rektori dhe i gjithë stafi i këtij universiteti, si dhe studentët, duhet të përpiqen për të merituar këtë emër kaq të madh të burrit të shtetit Ismail Qemali dhe jo të merremi me veprime të tilla, pa u konsultuar me historianë, njerëz të artit, të kulturës, pedagogë etj. Prandaj them se është një veprim tejet i nxituar i tetë senatorëve si dhe i rektorit dhe përshëndes ata senatorë që janë treguar të kujdesshëm dhe të matur, duke kanë votuar kundër", thotë dekani Bello. Ai shton se "unë më i shqetësuar jam për mënyrën se si po drejtohet ky universitet nga rektori. Kohët e fundit kemi edhe ndërprerje të marrëdhënieve me një kolegj në Amerikë, me të cilin kemi pasur shkëmbime të shkëlqyera eksperience. Këto duhen parë e shumë të gjëra të tjera që nuk shkojnë në këtë universitet, ndërsa nuk gjej asnjë shkak logjik që të ndërrohet emri i universitetit se gjoja nuk na pranoka bota".


Gazeta shqip
 
Ministri i ri i Arsimit, Beja pro Ismail Qemalit

"Nëse do të më vijë propozimi, do ta refuzoj"

Ministri i sapoemëruar i Arsimit dhe Shkencës, Fatos Beja, në ditën e tij të parë të punës në këtë post është detyruar që të japë një përgjigje të prerë për pozicionin që ai mban lidhur me debatin e fundit për çështjen e heqjes ose jo të emrit të Ismail Qemalit nga Universiteti i Vlorës. "Deri më sot, në MASH nuk ka ardhur asnjë kërkesë nga universiteti i Vlorës. Por mund t‘ju them që edhe nëse vjen, nuk do ta kalojmë si Vendim të Këshillit të Ministrave", deklaroi Beja . Sipas tij, ligji i Arsimit të Lartë garanton autonominë e universiteteve dhe funksionimin e tyre mbi bazën e statutit dhe të rregulloreve. Ai ka shpjeguar se është e mundur të ndryshohet emri i një universiteti dhe që një rektor të bëjë një propozim, pas një vendimi të mbështetur në vendimin e senatit. "Por është akti i krijimit të vetë universitetit, i cili duhet të ndryshohet dhe kjo nuk është atribut i senatit, por i Këshillit të Ministrave. Një vendim i Këshillit të Ministrave ndryshohet po nga Këshilli i Ministrave", sqaroi më tej ministri i sapoemëruar. Beja shtoi se çështja e emrave është shumë komplekse dhe nuk lidhet vetëm me universitetet. "Shqipëria ka nevojë që të ecë sipas modeleve më të përparuara dhe opinioni publik, kuptohet, do të respektohet nga vendimmarrësit", përfundoi Beja.



Gazeta Shqip
 
Redaktimi i fundit:
Dhjetë ditë më parë janë shpërndarë 220 diploma pa emrin e "Ismail Qemalit"
 
e tmerrshme . po keto a jan ne terezi apo jo . ej zot i madh. po pse i pengonte emri ismail qemali???
 
Po ashtu eshte njohur...pse nuk thua ne Rome ti Universiteti i Romes ?

Po pse ne Rome si thua?

Ketu ne Angli psh, cdo shkolle, (fillore a tetvjecare), Cdo kolegj, dhe cdo universitet ka emrin sipas vendit ku eshte. Edhe keto kane plot figura letrare dhe historie por i ruajne emrat per muzeume, shoqata, rruge e jo per shkolla e universitete.
 
Po pse ne Rome si thua?

Ketu ne Angli psh, cdo shkolle, (fillore a tetvjecare), Cdo kolegj, dhe cdo universitet ka emrin sipas vendit ku eshte. Edhe keto kane plot figura letrare dhe historie por i ruajne emrat per muzeume, shoqata, rruge e jo per shkolla e universitete.

La Sapienza...thuaje ne gjithe boten... ROME eshte mendimi pare(per ate qe ka pak njohuri :D)

thuaj....La Normale...te thone direkt PISA...dhe ne pavaresisht nuk eshte me emer...Ismail Qemali = Vlore...
Lere se gjyshi tij me vodhi token, une di marr shtepine ...ca jan keto perralla nga e kaluara :lexim::lexim::lexim:
 
Sipas rektorit te Universitetit te Vlores "Ismail Qemali", emri i ketij
universiteti duhet te nderrohet, sepse "Ismail" eshte emer mysliman, dhe
kjo nuk u le pershtypje te mire...te huajve. Medemek kjo ndodh ne kuader
te globalizmit.
Hajde vlonjate, hajdeee!!!

Ne ndihme te rektorit te universitetit te Vlores, redaksia ka
bashkangjitur te pakten 9 propozime shume moderne per ndryshim...


P.S Ismail Kadare i lexoi keto te gjitha dhe tha:

"Jazëk ju qofte. Medemek asnjë shkollë s'të mbajë emrin tim!!!"
Mësohet se Rexhep Qosja iu kundërpërgjigj: "Idiot. Mirë të bëhet. Vetë
u kruajte me identitetin evropian të shqiptarëve. Mbaje tani!"


JA DHE PROPOZIMET:
 

Attachments

  • GetAttachment1.jpg
    GetAttachment1.jpg
    35.8 KB · Shikime: 17
  • GetAttachment3.jpg
    GetAttachment3.jpg
    34.5 KB · Shikime: 18
  • GetAttachment4.jpg
    GetAttachment4.jpg
    35.3 KB · Shikime: 21
  • GetAttachment5.jpg
    GetAttachment5.jpg
    34.9 KB · Shikime: 18
  • GetAttachment6.jpg
    GetAttachment6.jpg
    34.9 KB · Shikime: 20
* .
 

Attachments

  • GetAttachment.jpg
    GetAttachment.jpg
    34.8 KB · Shikime: 17
  • GetAttachment85.jpg
    GetAttachment85.jpg
    35.2 KB · Shikime: 21
  • GetAttachment54.jpg
    GetAttachment54.jpg
    35.6 KB · Shikime: 15
  • GetAttachment8.jpg
    GetAttachment8.jpg
    35.3 KB · Shikime: 17

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top