“Prokurori nuk ta qit djalin pa marrë kafen. Bën 6 milionë lekë" .Fakte për pazare

Fakte për pazaret në Gjyqësor

sekseri.jpg


Investigimi ka nisur tre muaj më parë, kur një qytetar nga Puka denoncoi pranë redaksisë së emisionit “Fiks Fare” zvarritjet dhe padrejtësitë, që po i bëheshin në dyert e të ashtuquajturave institucione të drejtësisë së këtij rrethi, pasi ai dhe pesë anëtarë të familjes së tij u arrestuan për pjesëmarrje në një protestë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë Arrëz “BerAlb”.

Për ndryshimin e masës së sigurisë, për secilin prej të arrestuarve në këtë protestë, shuma që i kërkohej qytetarit ishte 5 milionë lek (të vjetra).

Investigimi disa mujor i “Fiks Fare” zbuloi një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë parà në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Ndërsa ishin paguar për 5 anëtarë të kësaj familjeje, nga 5 milionë lek (të vjetra) për lirimin e secilit prej tyre, sekserë dhe avokatë i kërkojnë parà qytetarit në emër të gjyqtarëve, për të ndryshuar masën e sigurisë për pjesëtarin e fundit të familjes së tij, që ndodhet në burg.

Shuma përfundimtare për të liruar djalin e tij ishte 6 milionë lek (të vjetra). Në prani të oficerit të policisë gjyqësore, garantohet se prokurorit i janë dhënë paratë.

Në bisedat e transmetuara në “Fiks Fare”, me zë dhe figurë, sekretarja dhe kancelarja e Gjykatës së Shkallës së Parë pranojnë se për lirimin e dy anëtarëve të familjes së qytetarit janë paguar 5 milionë lek (të vjetra) për secilin.

Ngjarjet, që u transmetuan në “Fiks Fare”, i përkasin shkallës së parë të Gjyqësorit. Në ditët në vazhdim, investigimi i “Fiks Fare” do të tregojë se pazaret vazhdojnë më tej, edhe në shkallë të tjera të këtij sistemi

Llalla pezullon prokurorin dhe oficerin e policisë gjyqësore. Reagon dhe KLD.

ofic-i-pol-gjyqesore.jpg


I menjëhershëm ka qenë reagimi i institucioneve më të larta drejtuese të gjyqësorit. Në një deklaratë të shpërndarë vetëm pak pas transmetimit të pamjeve në “Fiks Fare”, Këshilli i Lartë i Drejtësisë u shpreh se i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme me kërkesën për nisjen e hetimeve të menjëhershme. KLD i kërkoi organit të akuzës të hetojë me objektivitet ngjarjen dhe faktin nqse ka gjyqtarë të implikuar në të. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mbyll këtë deklaratë me garantimin e opinionit publik se do të mbështesë dhe do të bashkëpunojë pa asnjë rezervë me çdo institucion shtetëror, në hetimin objektiv ndaj çdo gjyqtari të dyshuar për përfshirje në veprimtari të paligjshme apo korruptive. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme gjithashtu ka bërë me dije se kryeprokurori Adriatik Llalla ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Pukës, Pëllumb Prençi dhe oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Alia.

Këtë veprim, kryeprokurori Adriatik Llalla thotë se e bazon në dyshimin për veprime antiligjore të tyre, referuar pamjeve të transmetuara në emisionin “Fiks Fare” në “Top Channel”. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm shton se zoti Llalla ka urdhëruar ngritjen e një “Task Force” në Prokurorinë e Tiranës, me qëllim hetimin e plotë dhe intensiv për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e të gjithë personave të përfshirë në këtë situatë, përfundon deklaratën e shpërndarë për mediat organi qendror i akuzës.

*** NGJARJA E PLOTث ***

Pas një investigimi disa-mujor, emisioni “Fiks-Fare” nisi nga mbrëmja e së martës transmetimin e një cikli emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor.

Historia e një familjeje, 6 anëtarët e të cilës u arrestuan gjatë një proteste për të drejtat elementare të mbijetesës, zbuloi hallkat e korrupsionit në kete sistem.

Investigimi i “Fiks-Fare” solli një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë me zë dhe figurë të vërtetën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend.

Korrupsioni në drejtësi që i referohet shpesh politika, raportet ndërkombëtare e deri tek ambasadori i SHBA kur tha se në Shqipëri ka gjyqtarë që duhet të ishin pas hekurave, erdhi në serinë e denoncimeve të Fiks Fare i provuar me fakte reale.

“Unë jam banor i Fushë Arrëzit. Në muajin Prill më arrestuan gjashtë pjestarë të familjes në një mënyrë kriminale. Arsyeja e arrestimit ishte një protestë e realizuar për arsye se kompania “Beralt” na ka shkatërruar ekonomikisht, na ka bllokuar tokën, ujin, ndot ambientin e shumë të tjera, diçka për të cilën nuk na ka kompenuar kurrë”, denoncoi në mikrofonat e “Fiks-Fare” banori që nuk deshi të identifikohej me emër dhe fytyrë.

“Protesta u zhvillua në 15 prill 2013. Gjatë protestave u arrestova dhe unë. U lirova pas dy muajsh e gjysmë, kur më ndryshuan masën e sigurisë në arrest shtëpie. Bëra kërkesë dhe u lirova me detyrim paraqitje. Nuk kishte shanse të liroheshe pa paguar. Liria më kushtoi katër milionë lekë (të vjetra)”, vazhdoi denoncimin viktima e kësaj skeme gjigante të korrupsionit në drejtësi.

“Nga Prilli deri në Gusht mund të kem shkuar në gjykata 20 herë dhe nuk pranonin të më merrin kërkesën, pasi kërkonin lekë. Unë s’isha mësuar me këtë, gjykatësit përdorin sekserë. Paratë kërkoheshin për prokurorin e gjyqtarin, kërkonin jo më pak se 5,5 mln lekë për lirim. Unë detyrohem të marr borxh, më vonë nëse vazhdon kështu do të detyrohem të shes shpinë dhe rrugë tjerë s’ka sepse nëse s’paguajmë ata s’do të dalin nga burgu”, vazhdoi denoncimin qytetari.

Të alarmuara nga ky denoncim, kamerat e “Fiks-Fare” mbërritën në vendngjarje, në Gjykatën e Rrethit Pukë, që pa shumë vështirësi mundën të takoheshin me sekserin. “Prokurori nuk ta qit djalin pa marrë kafen. Bën 6 milionë lekë. Prokurorët dhe gjyqtarët marrin në fillim kafet dhe më pas të mbarojnë punë”, thotë sekseri me zë dhe figurë përpara qytetarit.

Më pas, kamerat dokumentojnë oficerin e policisë gjyqësore, Hasan Allën, i cili ndërmjetëson lirimin pas pagimit të lekëve. Kamerat dokumentojnë takimin me avokatin Fariz Xhuxhi, i cili thotë: “Paguaj dhe për dhjetë ditë lirohet”. Ai del garant për të zgjidhur të gjithë situatën, ndërsa i pyetur nga qytetari se nëse ka rrezik që çështja të rihapet, Xhuxhi jep të sigurt se gjykatësi nuk do ta bëjë kurrë gjyqin.

“Unë do i them, në ta mban b…. liroje dhe merr lekët. Kështu funksionon, çështje interesi”, shton Xhuxhu, duke iu referuar gjyqtarit.

Në “Fiks-Fare”, në këtë emision të parë që hap një seri emisionesh që demaskojnë korrupsionin në drejtësi, dokumentohet pjesëmarrja në këtë skemë madhore edhe e kancelares e sekretares së gjykatës.

Sekretarja, nga ana e saj del garant që do të dorëzojë lekët gjykatësit dhe prokurorit, ndërsa kancelarja jep udhëzimet e duhura për mënyrën se si duhet të realizohet të gjitha veprimet. “Kam 21 vite që merrem me këtë punë, unë jam mafie”, thotë në një moment sekretarja.

Ngjarjet e transmetuara këtë të martë i përkasin shkallës së Parë të Gjyqësorit. Por, në ditët në vazhdim, investigimi i ”Fiks-Fare” do të tregojë se pazaret bëhen edhe në shkallët më të larta të gjyqesorit.

Biseda me sekretaren dhe kancelaren e Gjykates së Shkallës së Parë:

Kancelarja - Më tha mbaj letrat, mos i bëj konfirmimin, nesër vij unë në orën 9:30 tha, n.q.s vjen Pali.
Qytetari - Nuk do bëj konfimim?
Kancelarja - Më ka thënë të mos e bëjmë konfirmimin sot, do e bëjmë sikur e ke bërë të dielën... A ke folur me prokurorin ti?
Qytetari - Shiko si e kam punën, tani të flasim drejt, më kupton apo jo, kam hallin e lekëve.
Kancelarja - Nesër i ka thënë Bardhës me ardhur.
Qytetari - Nesër.
Kancelarja - Po don me ia marr Bardhës, nuk do me t’i marrë ty ajo.
Qytetari - Nuk do me m’i marr mua ajo!
Kancelarja - Kështu ka thënë.

Sekretarja - Tani Pal, jam duke hyrë direkt në temë. Unë kam folur dje me Shqefnin dhe më ka thënë të dorëzoj njërin, kaq.
Qytetari - Jo mo si të dojë, por dua me nxjerr dajlin, se më dhimbset, se është me kriza.
Sekretarja - Do me nxjerr djalin, do me lënë vëllanë atje ti?
Qytetari - Njëlloj i kam, si njërin, si tjetrin, a më dëgjon. Dëgjo unë kam hallin e lekëve, kush i merr?
Sekretarja - Lekët kam fol edhe me Bardhën, lekët i mbaj unë, një ditë përpara se të bëjmë gjyqin. Ose atë ditë që do e lejë Shtjefni, një orë përpara i fus lekët. Se, si të marrë lekët, nuk e vras mendjen më.
Qytetari - Një ditë përpara. Nuk bëhet fjalë me i marr sot?
Sekretarja - Nuk kam ku me i lënë, nuk kam ku me i lënë. Nuk kam ku i lë o Pal sot. Unë fola me Shtjefnin e më tha, unë jam për Palin, për vëllanë e vet.
Qytetari - Po tjetri kur del?
Sekretarja - Dëgjo Lilin, unë nuk e di kur del a kur nuk del tjetri, ai kështu më tha në telefon. Kam fol sot me të në telefon, më tha Lilajn, nuk bën të dy, se ndoshta bën bujë more Pal... E tjetrin si të eci puna. Më 1 fillon puna, data 27 sot. A do Astritit?
Qytetari - Ku t’i lë lekët?
Sekretarja-Kancelares - A po i mban ti këtu?
Qytetari - Jo këtu...
Sekretarja - Mirë, unë gjatë rrugës po marr në telefon kryetarin, që të më lerë datën dhe po i them se Pali e ka dorëzuar kërkesën, se ka thyer dorën nusja e Astritit dhe është shumë keq. Dhe ai më thotë bëj njoftime dhe unë, e unë të them Pal më datë kaq, ora kaq.
Sekretarja i drejtohet Kancelares - Po lekët.
Kancelarja - I mbaj unë në kasafortë.
Sekretarja - Se nuk kam ku i lë lekët.

Qytetari - Lekët tani, se i kam edhe të prokurorit komplet?
Sekretarja - Komplet.
Qytetari - Iku.
Kancelarja - Të kam thënë edhe atë ditë, se i ka marrë si ai, edhe ai.
Sekretarja - I kanë ndarë bashkë, tak, tak, tak.
Qytetari - 10 milionshin e kanë marrë 5 njëri, 5 tjetri.
Sekretarja - Pash këtë ujë, që lahet i gjallë e vdekur, po. Për kryet e katër fëmijëve, po. Pasha njatë djalë, se njatë djalë kam, pasha kryet e djalit, sikur m’i ka dhënë kunata jote, 5 milionë të parit, 5 milionë të dytit. Dhe ja kam shkruajtur në shifra, 2 500 000 prokurorit dhe 2 500 000 këtij (kryetarit të gjykatës). 2 500 000 atij, i kam dërguar katër zarfa, ia ka shkruajtur kunata jote 25. Harram m’i bëftë zoti... Shët bëja zotit dhe i kam thënë Bardhës futu brenda dhe thuaj a e ka marrë kafen.
Kancelarja - Vetëm se ka marrë lekët prokurori...
Sekretarja e kryetarit - Po i kam parë unë, vil-vil-vil kanë hyrë me çantë, e ka dalë pas... Unë jam mafije por nuk foli, kam 21 vite që e bëj atë punë.
Top Channel

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


 
Fiksi, “shteti” kundër korrupsionit

Jehona e investigimit të "Fiks Fare", ku me zë dhe figure u dëshmua korrupsioni në drejtësi ka mbërritur në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Pafuqinë e shtetit për të luftuar këtë korrupsion, tha deputeti socialist Fatmir Xhafaj, e ka zëvendësuar emisioni "Fiks Fare".

"Atë që nuk po e bën dot shteti, po e bën një emision televiziv, i famshmi 'Fiks Fare' i Top Channel. Vetëm 10 veta, përfshi brenda edhe Filip Cakulin, punojnë në procesin investigativ për 'Fiksin' dhe shihni çfarë bëjnë, një autopsi të sistemit të gangrezinuar nga korrupsioni. Përtej cdo arsyetimi një gjë duhet pranuar me dhimbje nga ne të gjithë. Kjo është sfida e një televizioni, që pavarësinë e tij e ka të shenjtë me një ushtri shteti, që paguan për këtë punë, por që moralin e kanë të kalbur. 10 njerëz, me shpirt dhe respekt për punën e tyre përballë një ushtrie të shtetit me mbi 1 mijë prokurorë, policë gjyqësore, inspektorë, nëpunës hipoteke, tatimesh etj, etj, që nuk kanë edhe një rast të vetëm ndëshkimi për korrupsionin e ulur këmbëkryq brenda sistemit", tha Xhafaj.

Duke iu referuar një tjetër investigimi të "Fiks Fare" deputeti Xhafaj deklaroi se gjykatësi në fjalë, jo vetëm nuk u ndëshkua, por u promovua.

"Dhe këtë nuk mund ta bëjnë këta, që vetëm pak muaj më parë promovonuan me ngritje në detyrë një gjyqtar në Gjykatën e Apelin, i cili pak vite më parë ishte ndëshkuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi po 'Fiks Fare' kishte denoncuar me zë dhe me figurë një shkelje një rëndë të ligjit prej tij. Edhe atëherë kështu ndodhi, të gjithë u skandalizuan dhe reaguan, por sot harruan dhe e promovuan. Pse? Sepse është anëtar i celulës partiake në gjyqësor, sepse duhet celula për të mbrojtur skandalet e bëra me tokat në bregdet", tha Xhafaj.

Deputeti Fatmir Xhafaj që drejton edhe Komisionin Parlamentar të Ligjeve nuk i kurseu kritikat për KLD-në dhe kreun e këtij institucioni, presidentin Bujar Nishani.

"اfarë vlerash mund të presim të reflektojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë sot tek qytetarët, tek sistemi i drejtësisë, kur KLD-ja është kthyer në një cerdhe nepotizmi dhe klientelizmi? Një nga shqetësimet e progresraportit lidhet me faktin se emërimet e KLD-së,- thuhet në të, - bëhen mbi baza subjektive dhe jo mbi kritere objektive. Kjo KLD dhe ky president nuk vlerësojnë punën e gjyqtarëve që prej vitit 2007, megjithëse ky është një detyrim po e jep ligji", u shpreh Xhafaj.

I menjëhershëm ishte reagimi deputetes demokrate Jozefina Topalli.

"Në Kuvendin e Shqipërisë nuk mund të fyhet kryetari i Shtetit, jo vetëm sepse ka një nen aty që ju detyron ju që t'i ndërprisni fjalën, por edhe ta nxirrni jashtë nga salla e Parlamentit. Në parlamentin e Shqiptarëve nuk mund të sulmohet, është e papranueshme të sulmohet presidenti i Republikës 10 minuta rresht, aq më tepër që sot ju po flisni për konsensus dhe gjithëpërfshirje. Cili është mesazhi që i jepni ju Brukselit?" u shpreh Topalli.
Top Channel

"Edhe atëherë kështu ndodhi, të gjithë u skandalizuan dhe reaguan, por sot harruan dhe e promovuan. Pse? Sepse është anëtar i celulës partiake në gjyqësor, sepse duhet celula për të mbrojtur skandalet e bëra me tokat në bregdet"Fatmir Xhafa,Deputet socialist

 
Titulli: “Prokurori nuk ta qit djalin pa marrë kafen. Bën 6 milionë lekë" .Fakte për

Video/skandali, sekretarja e gjykatës në “News24”: Na bënë presion, s’ka korrupsion
TIRANE - Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço shkarkoi dje sekretaren dhe kancelaren e gjykatës së Pukës pas videos që transmetoi emisioni “Fiks Fare”, duke pohuar se janë bërë verifikime të ngjarjes. Ndërkohë, gjatë një interviste për “News 24”, të dyja protagonistet e videos thonë se nuk bëhet fjalë për çështje korrupsioni dhe se kërkojnë që të veprojnë organet e drejtësisë. Sipas sekretares Liljana Shkjau, personi në videon e fshehtë u ka bërë presion psikologjik atyre dhe u ka lënë një sasi parash mbi tryezë me kërkesën që të lironin familjarët e tij nga burgu. “Ngjarja ndodhi në gusht kur gjykata ishte pa punë".
2lt0npx.jpg
Personi Pal Ndoka ka hyrë me dhunë, ka mbyllur derën dhe ka thënë: ‘Këtu do bëhet siç them unë’. Kujtuam se kishte armë me vete. Hodhi në tavolinë një top me lekë. Ai përmendi faktin që këto lekë duhen për lirimin e të afërmve të mi. Isha nën presion, nën terror. U binda që nuk ka armë, i thashë ti ke përgjues, ai më shtyu, hapi derën dhe doli jashtë. I mora lekët dhe ia dhashë kunatës së tij dhe nisemi për të bërë denoncim në polici. Më doli përpara: ‘Ke 24 orë kohë, se ke vetëm 1 djalë të vetëm’. Por, më pas nisi të qajë: ‘S’e kam me ty, por me eprorët e tu’. Ai më kërkoi falje dhe unë nuk e bëra publik se rasti do merrte përmasa të tjera. S’është rasti i parë, më ka persekutuar prej 3 muajsh, më ndiqte nga pas dhe unë e kam refuzuar gjithmonë. Këtë person e njeh gjithë Puka dhe ka precedent penal. Video është e mangët, nuk ka pjesët ku kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj meje. Ia kemi lënë drejtësisë”, tha gjatë intervistës për “News 24”, Liljana Shkjau. Ndërkohë, edhe kancelarja e gjykatës, Meliha Kukaj thotë se s’kishte lidhje me çështjen në fjalë. Emisioni “Fiks Fare” transmetoi gjatë këtyre ditëve një cikël emisionesh për denoncimin e korrupsionit në gjyqësor.

Sipas “Fiksit”, investigimi solli një zinxhir sekserësh, të cilët kërkojnë para në emër të gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke sjellë me zë dhe figurë të vërtetën e funksionimit të sistemit të drejtësisë në vend. Korrupsioni në drejtësi që i referohet shpesh politika, raportet ndërkombëtare e deri tek ambasadori i SHBA-ve kur tha se në Shqipëri ka gjyqtarë që duhet të ishin pas hekurave, erdhi në serinë e denoncimeve të “Fiks Fare” i provuar me fakte reale. “Unë jam banor i Fushë-Arrëzit. Në muajin prill më arrestuan gjashtë pjesëtarë të familjes në një mënyrë kriminale. Arsyeja e arrestimit ishte një protestë e realizuar për arsye se kompania ‘Beralt’ na ka shkatërruar ekonomikisht, na ka bllokuar tokën, ujin, ndot ambientin e shumë të tjera, diçka për të cilën nuk na ka kompensuar kurrë”, denoncoi banori që nuk deshi të identifikohej me emër dhe fytyrë. “Protesta u zhvillua në 15 prill 2013. Gjatë protestave u arrestova dhe unë. U lirova pas dy muajsh e gjysmë, kur më ndryshuan masën e sigurisë në arrest shtëpie. Bëra kërkesë dhe u lirova me detyrim paraqitje. Nuk kishte shanse të liroheshe pa paguar. Liria më kushtoi katër milionë lekë (të vjetra)”, vazhdoi denoncimin viktima e kësaj skeme gjigante të korrupsionit në drejtësi.
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

REAGON PAL NDOKA: PRETENDIMET E SEKRETARES ABUZIVE
Pas deklaratës se sekretares, në “News24” reagoi edhe zoti Ndoka, i cili i konsideroi abuzive pretendimet e saj. Sipas Pal Ndokës, denoncimi u bë me zë dhe me figurë dhe pretendime të tilla nuk kanë kuptim.
/BalkanWeb
 

Attachments

  • 2lt0npx.jpg
    2lt0npx.jpg
    15.3 KB · Shikime: 0
Titulli: “Prokurori nuk ta qit djalin pa marrë kafen. Bën 6 milionë lekë" .Fakte për

Kjo esht vetem maja Ajsbergut!

Emri i kryetarit Gjykates se Larte (ish kandidat per President i propozuar nga Jozefina Topalli) u permend qarte dhe me shumen qe do i shkonte atij!
"TE SHEMBET SISTEMI GJYQESOR DHE TE RINDERTOHET NGA THEMELET!" Ky do jet kushti BE...

Kam raste konkrete me njerez qe kapen naten me kg dhe te nesermen mengjes i gjej ne lokal duke pir kafe... Ky esht sistemi i "ndertuar" ne Shqiperi!

Kemi Gjyqtar si ai qe liroi Narkotrafikantin Turk para 1 viti e gjysem i kerkuar nga autoritet Gjermane si nje nder furnizuesit me te mdhenj te tregut te Narko-trafiqeve ne Europe!
Ai Turku u la ne "arrest shtepiak" dhe e forta ketu esht qe vendodhja ishte te kthesa Kamzes te pallatet dhe ktu ngrihet nje ? e madhe se si mund te lihet arrest shtepiak nje person i atij niveli dhe ajo qe s'ka ku te shkoi esht qe ky u la pa adres... Oficeret e policise Gjyqesore rrijn para shtepise ku esht i pandehuri,por kjo s'ka ndodhur me kete rast,ai njeri ndoshta s'ka shkuar kurre ne ate zone ku citonte Gjyqtari!

Ky z.Gjyqtar (qe s'me intereson emri) esht ne detyr dhe dekorohet e ngrihet ne detyr... Pyetini gazetaret qe i ka gjobitur si "shpifes" se ju tregojn dhe datelindjen jo vetem emrin.
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top