Berisha: Arratisja e të burgosurve produkt i bashkëpunimit të tyre me qeverine

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
76606.jpg

TIRANث- Ish- kryeministri Sali Berisha fajëson qeverinë për arratisjen e 7 të burgosurve nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë. Në një postim në facebook ai shkruan se rendi dhe siguria në rënie të shpejtë.

“Të dashur miq, dje u thye në Drenovë burgu i sigurisë më të lartë dhe 7 të burgosur, shumica me dënim të përjetshëm, të armatosur deri në dhëmbë, u larguan prej tij sikur të ishin në një hotel. Ky akt i pashembullt është produkt i bashkëpunimit të suksesshëm të këtij grupi vrasësish me eksponentë dhe strukturat e reja qeveritare të interesuara apo detyruara për lirimin e tyre. Këtë fakton qartë armatosja e tyre në burgun e sigurisë më të lartë, largimi i tyre pa kurrëfarë rezistence nga rojet e armatosura të rrethimit të burgut.”- shkruan Berisha në facebook.

Më tej ai vazhdon se bandat që ndihmuan me para dhe dhunë ardhjen në pushtet të koalicionit Rama - Meta, tani një nga një kërkojnë shpërblimin e tyre. “Natyrisht ndalimi nga Policia i 4 prej 7 të arratisurve është një akt për tu përshëndetur. Por dalja e ministrit të brendshëm në media, demaskon atë si njeri të kapur dhe angazhuar në betejën e bandave që mbështesin atë me bandat rivale.”- shkruan më tej Berisha.

Sipas ish-kryeministrit në dy muaj përpjekje jo për të siguruar rendin dhe qetësinë por për të shndërruar me shpejtësi Policinë e Shtetit në policinë e Partisë Socialiste, siguria në vend po bie me shpejtësi, vrasjet, eksplozivat, maskat në rrugë, pengmarrjet, trafiqet po rriten me shpejtësi marramëndëse. “Por mjerisht ky është vetëm fillimi i procesit të shndërrimit të vendit në një protektorat krimi me pasoja shumë të rënda për çdo qytetar dhe vendin në tërësi. “- përfundon postimin Berisha.

(a.n/BalkanWeb)
 
Titulli: Berisha: Arratisja e të burgosurve produkt i bashkëpunimit të tyre me qeveri

Po kjo dihet deputet kan premtuar lirimin e tyre nqs ato vijn ne Pushtet ;)

Edhe pse Admir Tafili bashk me vellan e Tij Genc Tafili jan viktima te mafies policis Shqiptare.
 
Dhe ato t'rendomtit qe kan vra me thike komshiun se i kishte marr 2 dru jan liru se kan lidhje me Deputete?!

Te gjithe te denuarit jan kryesisht per vrasje,dhe skan asnje lidhje me Pushtetin,nese do kishin do e kishin zvarrit Procesin gjyqesor si Dajti... po t'e ishin aq "T'fuqishem" do kishin kalu kufirin e do ishin fut ne Shkoder,do ishin te Colosseo t'u darku me Tomin e shok. Po skan lidhje!

Duhet me e pyt Berishen kush ja dha lejen Admir Tafilit ne 2010 e vrau 2 njerz fal asaj leje! A dha njeri doreheqje? Per sy e faqe t'e pakten ta kishte bo ai shtatlarti qe ishte Minister Drejtsie e del na trego sistemin e burgjeve Shqiptare.
 
Titulli: Berisha: Arratisja e të burgosurve produkt i bashkëpunimit të tyre me qeveri

Berisha...i pa zevendesueshme sidomos nga nje bojaxhi
 
Bomba po te flas me fakte,deputet e Lsi ne Shkoder ka ba kto premtime qe sot jan ne qeveri.
Vrasja e dy vellezerve ishte hakmarrje,mos harro se di cila do ishte sjellja e nje individi mbas gjith asaj qe ke kalu,te vrasin baben ne oborr ndodhesh ne burg bashk me vllan i denuar nga 25 vjet burg pa ba asgja,ke grat ne shpi me femij nanen pa asnje ndihm ekonomike.Dhe pse ??? sepse nje person donte jasht loje te ndjerin Arben Zyliftarin ;)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top