Shkodër, plumba për borxhet, 51-vjeçarin s'e preku njeri me dorë

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
100301_3.jpg

SHKODER- Me silenciator është qëlluar dje për vdekje një 51-vjeçar në Shkodër, teksa policia dyshon për borxhe të shumta dhe aktivitete të dyshimta të paligjshme. Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “ura Dervishbeg”, teksa viktima është Palok Lazri, 51 vjeç nga fshati Melgushë i Shkodrës. Hetimet paraprake flasin se autorët pretendonin që viktima u kishte një borxh në shuma të konsiderueshme.

Policia tha se 51-vjeçari ka qenë duke ecur në këmbë dhe në momentin që është ulur në tavolinën e jashtme në një lokal aty pranë është qëlluar nga një distancë e afërt më armë zjarri silenciator. Sipas policisë, afër viktimës është afruar një person me kapele dhe armë zjarri, me silenciator që e mbante në xhepin e xhupit dhe pasi ka zbritur nga motorri, e qëlloi me 5 plumba në gjoks dhe viktima ka rënë nga karrigia në tokë.

Autori ka ecur normalish dhe kjo ka bërë që shumë përsona aty pranë të mos e kuptojnë në çast se ç’ndodhi edhe për shkak të eleminimit të zhurmës së pistoletës. Por më pas ngjarja ka shkaktuar panic, pasi viktima është mbuluar me gjak dhe disa plumba kanë hyrë dhe në ambientet e lokalit ku ndodhej viktima. Fillimisht banorët kanë hezituar në dhënien e ndihmës së shpejtë, ku viktima ka qëndruar për 10 minuta pae lëvizur askush nga vendi, derisa ka mbërritur ambulanca.

Viktima është dërguar në gjendje tepër të rëndë në spital dhe pak minuta më vonë ka ndërruar jetë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve, ku fillimisht në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 3 gëzhoja pistolete si dhe janë shoqëruar personat që ndodheshin në lokal, për të dhënë deklaratat e tyre rreth asaj që kanë parë apo dëgjuar. Nga hetimet e e para, sipas policisë, dyshohet se viktima prej disa kohesh kishte konflikt me disa persona në lidhje me një çeshtje borxhi në shuma të konsiderueshme dhe dyshimet janë se autorët e vranë në shenjë hakmarrje.

Policia ka marrë në pyetje edhe familjarët e viktimës për të mësuar më shumë në lidhje me konfliktin që ai kishte si dhe janë ngritur menjëherë disa postoblloqe të lëvizshme, në pjesë të ndryshme të qytetit. Palok Lazri ishte babai i 3 fëmijëve dhe banonte në fshatin Melgushë, 15km pa shkuar në qytetin e Shkodrës.

Ai, herë pas herë ishte marrë me aktivitete të ndryshme private, si dhe kishte qenë edhe emigrant disa herë. Persona që e njihnin kanë deklaruar për policinë se Lazri kishte marrë shumë borxhe kohët e fundit dhe u ishte ankuar të njohurve se nuk kishte mundësi t’i shlyente.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
 
Titulli: Shkodër, plumba për borxhet, 51-vjeçarin s'e preku njeri me dorë

Gjynah....
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top