Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi zemra

cent

...Lontano
TIRANث-Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në kryeqytet. Sipas policisë rreth orës 01:00 pas mesnate burri ka vrarë gruan dhe më pas është vetëdorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Saukut të vjetër. Policia bën me dije se Fehim Brahaj 49-vjeç ka vrarë gjatë natës bashkëshorten e tij Radivije Brahaj 45-vjeçe me profesion mësuese, dhe më pas është dorëzuar në polici. Nga rezultatet e para mjeko-ligjore dyshohet se viktima është mbytur me këllëfin e jastëkut nga bashkëshorti i saj. Sipas ekspertizës bashkëshorti e ka lidhur më parë në qafë me këllëfin e jastëkut dhe më pas e ka shtrënguar deri sa gruaja ka gjetur vdekjen.

Ende nuk janë zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes, por dyshohet se konfliktet e mbartura prej kohësh mes çiftit të kenë çuar deri në krimin e sotëm. اifti Brahaj ka tre fëmijë të moshave 21, 20 dhe 15 vjeç.

Ndërkohë familjarët e 49-vjeçarit Fehim Brahaj deklarojnë se viktima vuante nga probleme kardiake dhe se mund ti ketë pushuar zemra gjatë konfliktit me bashkëshortin.

/BalkanWeb
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Me siguri nga dashnia modhe e ka myt lool
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Me siguri nga dashnia modhe e ka myt lool

ashtu vertet ska mundesi tijeter ... ose do jet budalla komplett ...
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Cmenduria nuk ka skaj, dhe pasojat e kesaj cmenduri do ti vuajn femijet e pafajshem. Nuk di pse perendia u fal femije atyre qe nuk ua dijne vleren.
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Po normal qe e pushoi zemra nga ajo e mbytur, skish zemer celiku e shkreta ti rrinte 12 ore jasteku ne fyt.
Gjynah :(
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Siduket do i ket kercit damari mavris dhe ajo sdo ja ket dhen qe e detyroj te nderrmar kte hap te dashur duke i dhen fund zemres s'gruas....
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Kan shkalluar njerzit gjynah
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

ky paska qene mashkull kerme.
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Ky qenka nje rast i rend per femijet...nuk dua te paramendoj si ndjehen ato...tmerr
 
Titulli: Burri mbyt bashkëshorten me këllëf jastëku, familjarët e autorit: I pushoi z

Dëshmia, "Vrava gruan, e mbyta me këllëfin e jastëkut", nxënësit në lot për mësuesen
05/11/2013
TIRANE-"Kam vrarë gruan... Nuk e dija se ç'po bëja... Nuk më besohet që ajo nuk është më...". Janë fraza të shkëputura, por që bashkë ndërtojnë një realitet të madh të hidhur, siç është ai i vrasjes së 45-vjeçares Ravdije Brahja nga dora e bashkëshortit të saj, Fehmiut. Ky i fundit, pasi ka bërë aktin makabër të vrasjes së bashkëshortes së tij është vetëdorëzuar në polici, ku edhe ka deklaruar se si ka ndodhur ngjarja. 49-vjeçari i tronditur psikologjikisht është paraqitur në dyert e Policisë së Tiranës pak minuta pas krimit dhe u ka treguar efektivëve të policisë duke qarë me dënesë që ka mbytur me këllëfin e jastëkut gruan e tij. "E mbyta... Jam penduar për këtë që kam bërë... Nuk më besohet që ajo ka vdekur", ka thënë i shokuar 49-vjeçari, i cili është vënë menjëherë në pranga nga forcat e policisë.

Ngjarja
Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy netë më parë në zonën e Saukut të vjetër, ku bashkëshorti ka mbytur gruan e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën "Selim Brahja", në afërsi të shkollës së zonës së Saukut të Vjetër, 49-vjeçari Fehmi Brahja pas një konflikti të çastit, ka mbytur me këllëfin e jastëkut nënën e tre fëmijëve të tij, 45-vjeçaren, Ravdije Brahja. Sipas policisë, kohët e fundit çifti konfliktohej shpesh për shkak të djalit të tyre të vogël, i cili donte që të linte shkollën. Sipas bluve, më i vogli i fëmijëve të çiftit ishte 15 vjeç dhe kohët e fundit nuk donte që të shkonte më në shkollë. Kjo ka qenë edhe arsyeja se pse në familjen Brahaj kishin nisur konfliktet, ku 49-vjeçari nuk pranonte për asnjë arsye që djali i tij të linte shkollën. Kjo temë ishte hapur edhe natën kur ndodhi ngjarja. Rreth orës 16:00, Fehmi Brahja ka shkuar në shtëpi dhe aty ka nisur të debatojë me djalin e tij, madje edhe duke e qëlluar atë në kokë. Pas kësaj zënke, ka qenë viktima ajo që ka ndërhyrë mes bashkëshortit dhe 15-vjeçarit, duke tentuar që t'i ndajë. Në këto momente, 49-vjeçari i është kthyer gruas së tij duke e akuzuar për sjelljen e të birit. "Ti e ke edukuar keq. Ti je shkaktarja që djali do të lerë shkollën", mësohet se i ka thënë autori bashkëshortes së tij, e cila ishte edhe mësuese tek shkolla e Saukut të Vjetër. Burime policore bëjnë me dije se pas kësaj, 49-vjeçari ka shkuar nga Liqeni Artificial bashkë me djalin e tij dhe aty janë zënë sërish dhe pas kësaj i riu ka lajmëruar forcat e policisë se "babai po e rrihte". Pas kësaj, 49-vjeçari është kthyer në shtëpi, ku ka vijuar me bashkëshorten e tij. Pas një debati të ashpër, në një moment gjaknxehtësie, ai e ka mbytur gruan e tij me këllëfin e jastëkut, duke e lënë atë të pajetë. Pas kësaj, autori ka dalë nga shtëpia dhe ka lajmëruar fëmijët e tij që të shkojnë të shikonin nënën, sepse ai nuk ishte i sigurt se çfarë kishte ndodhur me të. Pasi është bindur se ajo kishte ndërruar jetë, 49-vjeçari është vetëdorëzuar në polici, duke shfaqur edhe shenjën e pendesës për krimin që ka bërë.

Familja
Janë të shumtë njerëzit që janë mbledhur në hyrje të shtëpisë ku banonte familja Brahja, një familje e respektuar në të gjithë zonën. Në hyrje takojmë disa familjarë të viktimës, të cilët shprehen me lot në sy se janë habitur shumë kur kanë marrë vesh ngjarjen. "Nuk e prisnim që të ndodhte diçka e tillë. Ata kanë qenë familje shumë e mirë, e respektuar nga të gjithë. Nuk kanë pasur asnjëherë zënka mes tyre. Nuk e dimë se si ka ardhur gjendja deri në këtë pikë", pohojnë familjarët. Edhe fqinjët e familjes pohojnë të njëjtën gjë, duke shtuar se në momentin e krimit kanë dëgjuar disa të bërtitura, por nuk ua kishte marrë mendja se do të arrinte puna deri në këtë pikë. Të shumtë janë edhe nxënësit që janë mbledhur në hyrje të shtëpisë, të cilët me lot në sy po presin të përcjellin për në banesën e fundit mësuesen e tyre.

Nxënësit: Ka qenë një nënë për ne
Janë të shumtë nxënësit e mësuese Ravdijes, të cilët me tufa lulesh dhe kurorash në duar kanë ardhur t'i thonë "lamtumirë" mësueses së tyre të dashur. Ata janë nga të gjitha moshat, madje ka edhe nga ata që kanë qenë ish-nxënësit e saj, të cilët edhe pse janë rritur, nuk e kanë harruar mësuesen e tyre. "Ne jemi ish-nxënësit e saj. Erdhëm këtu posa morëm vesh se çfarë kishte ndodhur. Ende nuk arrijmë ta besojmë se kjo ka ndodhur dhe mësuese Ravdija nuk është më mes nesh. Ajo ka qenë një nënë për ne, ka qenë tip i qetë dhe nuk nxehej me ne, duronte shumë. Na jepte histori dhe edukatë qytetare që nga klasa e katërt deri në klasë të nëntë. Ne jemi rritur me të", pohojnë nxënësit me lot ndër sy.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top