Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e ti.

xhebrail1

INTERIST

Djaloshi nga Kavaja enderronte te behej mjek. Por kushtet jo te favorshme ekonomike e pengojne endrren e tij. Vazhdon shkollen "Skenderbej" dhe pas viteve '90 nis udhen e larget te kurbetit ne Londer. Vetem 22 vjec Indrit Cara "braktis" kryeqytetin e Anglise, per t'u reshtuar ne rradhet e UCK-se, ku dhe bie mes plumbave te zi te serbit... Me 26 janar 1999 pret nje bilete avioni per t'u kthyer ne Kavaje e me pas ne Kosove. Arti ushtarak i mesuar ne shkollen "Skenderbej" e ndihmon ate qe te stervis djemte e Kosoves qe ishin ne Londer. Ketu kish dhe grupe te UCK-se. Ne aeroportin e Londres Indriti takon rastesisht gjeneral Alfred Moisiun dhe ushtarakun Agim Bino, te dy perfaqesues te shoqates Euroatlantike. Gjeneralit i bie ne sy 22 vjecari me trupin e gjate e veshtrimin e embel e te thelle, qe fliste shqip.

-Me falni, nga c'vend jeni, e pyet gjeneral Moisiu.

-Nga Shqiperia, pergjigjet i shpenguar 22 vjecari.

-Nga te folurit dukesh si nga Shqiperia e Mesme, ben pyetjen retorike serish gjenerali.

-Po jam nga Kavaja, thote Indriti, djali i Lulezim Cares. Duke pritur te niseshin per ne Shqiperi, gjenerali e pyet per lidhjen e tij me doktor Caren. Demir Cara, xhaxhai i Indridit, kish sjelle i pari aparatin kardiologjik ne Shqiperi.

Kete here 22 vjecari flet dhe me i emocionuar, tek i permend gjenerali emrin e xhaxhait te tij, pasi enderronte te behet si ai doktor.

Por mundesite ekonomike, tregon i ati i Indritit, Lulezim Cara, nuk qene, qe te realizohej kjo deshire e madhe, qe u mbeti peng prinderve te tij. "Atehere ishim pa shtepi, vetem me nje dhome e aneks", kujton me ze te dridhur i ati. Keshtu qe djali i tyre u detyrua te vazhdonte shkollen "Skenderbej".

Por dhe njohurite e marra ne shkollen ushtarake do ta ndihmonin djaloshin nga Kavaja qe t'u mesonte "artin e luftes kunder serbeve qe bene masakra te percudnuara ne Kosove, duke e mbushur ate me varre masive.

Braktisja e Londres

Ai do te linte pas Londren, punen si kamarier ne nje nga lokalet e saj moderne dhe kursin dyvjecar per kompjuter per te shkuar ne Kosove, ku vazhdonte lufta. Ka qene ora 21.00, kur ai eshte kthyer ne shtepizen e tij permes eres se ftohte te fundjanarit. Ne ishim te tezja e Indritit, tregon i ati Lulezim Cara. Sapo ishim ulur, kur bie telefoni i komshies Tina. Tina lajmeron tezen e djaloshit duke i thene:

-Lajmero Lulin e Xhemailen te vijne shpejt se ka ardhur Indriti. Nuk kish drita ne pallatin e Lulezim Cares, por fqinjet kishin ndezur qirinjte dhe me to ne duar e ftonin te futej brenda.

-Kishin dale te gjithe fqinjet, kujton i ati Lulezimi. Sa me pa mu hodh ne qafe e me tha: - Erdhe, o ba! Fqinj-_ katit te dyte shihnin djalin e bere burre dhe thonin:

-Po ky qenka si engjell!

Pasi u larguan fqinjet, kujton e ema Xhemaile, na tha se kish ardhur ne Shqiperi me tre gazetare angleze. Me ta do te shkonte ne Tropoje dhe ne Maqedoni.

-Nuk do rrime me shume se 21 dite, do na thoshte. Pastaj do te shkojme ne Spanje e nga Spanja ne Angli. Te nesermen u nisen drejt Tropojes. Pasi mberrin atje, njofton tezen e tij ne telefon. Kalojne 15 ditet e para te shkurtit kur zeri i tij le nje mesazh prekes permes linjave te largeta:

-Mami mos u beni merak per mua!

Ku bie Drenica?

Para se te nisej per ne Kosove, (prinderit nuk e dinin ne fillim kete "itinerar te tij), Indriti kish pyetur te atin se ku bie Drenica! Por kurre nuk e kish kuptuar ne ate moment arsyen e kesaj pyetje. Tek kalonte kufirin drejt Kosoves ai me dy tre shoke kosovare qe kishin ardhur nga Anglia, do te perballej me tre prita te shkjaut. Ne njeren nga pritat do te merrte plage kosovari Fation Klimaliu te cilin do e mbante ne shpine e do e kalonte ne bregun tjeter te Drinit te bardhe. Mes ushtimes se valeve te tij sikur i kumbonin ne vesh sokollimat e Sef Koshares e Azem Betjes.

Gjemime ne kodrat e Gallushes

Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se ne luftimet ne zonen e Pashtrikut, Pagarushes, ne kodrat e Gallushes ka patur luftime te ashpra mes forcave serbe e atyre te UCK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtare e teknike. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare. Mes tyre dhe ushtar Kavaja. "Pas xhirimeve te luftimeve nepermjet nje kasete,- kujton i ati i Indritit,- nje nga ushtaret ka thene: ky eshte ushtar Kavaja". Shtabi i Pergjithshem i UCK-se jep njoftimin se ushtar Kavaja eshte djaloshi i ardhur nga Anglia, shqiptar me emrin Indrit Cara. Ky njoftim gjeme i percillet dhe te vellait te Indritit, Dorianit ne Angli. "Ne,- thote i ati,- nuk dinim gje. Doriani me 1 prill njofton tezen e tij:- U thuaj prinderve se Indriti eshte vrare ne lufte ne Kosove. Rastesisht u ndodh aty dhe e ema, Xhemailja. Por tezes se Indritit nuk i bente zemra t'ia thoshte te motres gjemen per djalin. Siria i thote djalit te madh Bashkimit.

Lajmero Lulin se Indriti eshte vra ne lufte ne Kosove"!
Edhe Bashkimit si behej t'i thoshte babait te Indritit lajmin e hidhur, pati kurajon per ta percjelle kete lajm ngjethes Skenderi, xhaxhai i Indritit. Lulezim Cara po rrinte te stolat, afer xhamise se qytetit, kur e mori vesh lajmin nga i vellai. Per nje cast shtangu. I ngjau se ajo minarja e larte e xhamise iu shemb ne gjoks. Por shpejt u detyrua ta mbledhe veten. Skenderi i thote se kete njoftim e ka dhene Doriani, si dhe Pleurat Sejdia, minister i Shendetesise se Kosoves bashke me perfaqesuesit e UCK-se. Lajmi qe thene neper eter qe me 31 mars, por me pseudonimin ushtar Kavaja, Ushtar Kavaja qe varrosur fillimisht ne fshati Guxat. Ai do te zhvarrosej prej aty, si ne baladat e lashta shqiptare, per te bere me tej rrugen ne Prizren-Kukes. E prej kendej nje helikopter do ta sillte ne Kavaje, duke mbetur i gjalle ne bustin e ngritur mes qytetit te tij si "qytetar nderi" dhe Deshmor i Kombit. Por prinderve, ai u mungon shume.
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Kenge per Indrit Caren nga Ilir Shaqiri
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

hej bubullim tek shkembi kavajes
jo jo ai vinte qe adej t'pres bubullimat e kosoves
asnjehere su ngop , su ngop toka me djelle
kur nuk u kenaq zogu me qelle
vjen nga londra e mjegullt ,vjen e boren shkrin
thon esht is , thon esht boletin
ma kan mbjellur shekujt trmije vjet lirine
qe te luftoj per shqiperine
pritem tok e arbrit pritem se po vij
pa kosove jo nuk ka shqiperi
tungjatjeta vellezer djemt e dardanise
jam ushtar kavaja , ball i trimerise
vellai adem jasharit ,nip i skenderbeut
neve do ja qepim vete harten atedheut
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

PRISHTINث, 31 Mars 2009(VushtrriaPRESS)-Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu ka dekoruar Indrit Carën me Medaljen “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari”. Presidenti Sejdiu e dekoroi me këtë medalje Indrit (Lulëzim) Carën, me motivacion për trimërinë dhe kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Indrit Cara, pas shpërthimit të luftës në Kosovë, kishte lënë Londrën, ku jetonte dhe iu kishte bashkuar luftës, duke rënë edhe dëshmor në altarin e lirisë. Medalja “Luftëtari i Lirisë – Adem Jashari” u jepet qytetarëve të Kosovës e të huaj që kanë treguar trimëri dhe që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Indrit  Cara .jpeg Indrit Cara
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

1-Indrit.jpg ...Indrit Cara
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Indrit Cares
 
Pjese nga dokumenti MIDIS DY DASMAVE kushtuar djaloshit nga KAVAJA
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

hej bubullim tek shkembi kavajes
jo jo ai vinte qe adej t'pres bubullimat e kosoves
asnjehere su ngop , su ngop toka me djelle
kur nuk u kenaq zogu me qelle
vjen nga londra e mjegullt ,vjen e boren shkrin
thon esht is , thon esht boletin
ma kan mbjellur shekujt trmije vjet lirine
qe te luftoj per shqiperine
pritem tok e arbrit pritem se po vij
pa kosove jo nuk ka shqiperi
tungjatjeta vellezer djemt e dardanise
jam ushtar kavaja , ball i trimerise
vellai adem jasharit ,nip i skenderbeut
neve do ja qepim vete harten atedheut

vargje qe i dua shum ti ndegjoj
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Gjemime ne kodrat e Gallushes

Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se ne luftimet ne zonen e Pashtrikut, Pagarushes, ne kodrat e Gallushes ka patur luftime te ashpra mes forcave serbe e atyre te UCK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtare e teknike. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare.

Pagarusha, nuk ka fare te beje me vendin ku eshte vra Indrit Cara dhe nuk e di pse ne shume emisione permendet e njejta gje. Kam pershtypjen se me keso dezinformata shpesh tentohet te fshehet dicka dhe me konkretisht se kush apo cfare njesi te UCK -se operonin ne ate zone. Betejat e atyre diteve dhe humbjet e armikut i permend edhe Shesheli ne gjykimin ne HAGE kur flet per shtabin e UCK ne Bershace te Suharekes.

Indrit Cara eshte vrare ne malet mes fshatrave Nishor, Bllace, Duhel dhe Semetisht te Suharekes. Madje ketu nuk permendet fare as luftimet e Grykes se Semetishtit te cilat ishin celesi i suksesit te luftimeve te atyre diteve dhe konkretsht ne ato dite ne ate vije frontale jane vrare 20 ushtar te UCK-se dhe plagosur mbi 80. Kam degju se fronti eshte mbajtur me kenge.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Pagarusha, nuk ka fare te beje me vendin ku eshte vra Indrit Cara dhe nuk e di pse ne shume emisione permendet e njejta gje. Kam pershtypjen se me keso dezinformata shpesh tentohet te fshehet dicka dhe me konkretisht se kush apo cfare njesi te UCK -se operonin ne ate zone.

Indrit Cara eshte vrare ne malet mes fshatrave Nishor, Bllace, Duhel dhe Semetisht te Suharekes. Madje ketu nuk permendet fare as luftimet e Grykes se Semetishtit te cilat ishin celesi i suksesit te luftimeve te atyre diteve dhe konkretsht ne ato dite ne ate vije frontale jane vrare 20 ushtar te UCK-se dhe plagosur mbi 80. Kam degju se fronti eshte mbajtur me kenge.

Po nuk e di aty une kitrra aty .

Thjeshte vepra e ketij djalit eshte sikurse legjende.
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Po nuk e di aty une kitrra aty .

Thjeshte vepra e ketij djalit eshte sikurse legjende.

Une nuk thashe se nuk eshte legjende, madje e potencova se ato dite qendrese (pikerisht 12 dite luftime balle me balle, rruge me rruge e shtepi me shtepi) eshte luftuar dhe njerezit jane vrare duke kenduar panderprere. I tille ishte dhe Indrit Cara.

Thjeshte sjella nje te vertete.
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Një refugjat nga Shqiperia ashtu si Alma,asgje me shume
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Një refugjat nga Shqiperia ashtu si Alma,asgje me shume

Leon nuk krahasohet vepra e Indrit Cares me krejt politikanet e kosoves te gjalle e te vdekur se bashku.
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Se dija me kaq hollesi historine

Lavdi per keta njerez !!!
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Kenge per Ushtar Kavajen
 
Titulli: Indrit Cara i njofur si Ushtar Kavaja qe vdiq ne Kosove -Biografia e

Indrit cara.jpg
Kjo foto eshte fotoja e fundit qe Indriti beri kur u largu nga shtepia per ne Kosov
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top